• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
6 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Spiropali viziton Institutin e të Miturve në Kavajë: Prioritet riedukimi dhe parandalimi, jo ndëshkimi

    Kodi i ri Penal, Manja: Miratohet pas konsultimeve dhe “vulës” nga Brukseli

    Turizmi 2030/ Rama: Prioriteti ynë, rritja e cilësisë dhe turistëve që konsumojnë në vendin tonë

    Krijohet Operatori i Ujit, Rama: Shërbim më cilësor për qytetarët, fragmentarizimi ishte katastrofë

    Forumi Strategjik i Bled/ Hasani: “Rinia, motori kryesor i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor”

    Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të “Interreg Europe”, vendi i parë kandidat që mban këtë rol

    92% e shqiptarëve mbështesin integrimin në BE, Rama: E vetmja “perandori” e zgjedhur lirisht

    Forumi Strategjik i Bledit, i pranishëm dhe kryeministri Rama

    Përvjetori i Forcës Tokësore, Vengu: Konsolidimi i ushtrisë dhe shtetit, procese të pandashme

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

    Kryepeshkopi Joan pret në takim një delegacion nga Kisha Ortodokse e Rusisë

    “Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

    Ndre Mjeda, poeti i “Vajit të Bylbylit” dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kushtetuesja vendos masë të përkohshme që ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së Kosovës

    LVV-ja pritet ta rikonfirmojë të dielën Albin Kurtin si mandatar për kryeministër

    Ndërkombëtarët të shqetësuar me ngërçin politik në Kosovë

    Sa “u rifreskua”? Pesëvjetori i ndryshimit të pushtetit në Mal të Zi

    BE-ja i liroi mjetet nga kësti i parë për Maqedoninë e Veriut

    Presidenti Begaj pret luftëtarët e parë për çlirimin e Kosovës: Shqipëria, mbështetëse e palëkundur dhe avokate e Kosovës

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Spiropali viziton Institutin e të Miturve në Kavajë: Prioritet riedukimi dhe parandalimi, jo ndëshkimi

    Kodi i ri Penal, Manja: Miratohet pas konsultimeve dhe “vulës” nga Brukseli

    Turizmi 2030/ Rama: Prioriteti ynë, rritja e cilësisë dhe turistëve që konsumojnë në vendin tonë

    Krijohet Operatori i Ujit, Rama: Shërbim më cilësor për qytetarët, fragmentarizimi ishte katastrofë

    Forumi Strategjik i Bled/ Hasani: “Rinia, motori kryesor i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor”

    Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të “Interreg Europe”, vendi i parë kandidat që mban këtë rol

    92% e shqiptarëve mbështesin integrimin në BE, Rama: E vetmja “perandori” e zgjedhur lirisht

    Forumi Strategjik i Bledit, i pranishëm dhe kryeministri Rama

    Përvjetori i Forcës Tokësore, Vengu: Konsolidimi i ushtrisë dhe shtetit, procese të pandashme

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

    Kryepeshkopi Joan pret në takim një delegacion nga Kisha Ortodokse e Rusisë

    “Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

    Ndre Mjeda, poeti i “Vajit të Bylbylit” dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kushtetuesja vendos masë të përkohshme që ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së Kosovës

    LVV-ja pritet ta rikonfirmojë të dielën Albin Kurtin si mandatar për kryeministër

    Ndërkombëtarët të shqetësuar me ngërçin politik në Kosovë

    Sa “u rifreskua”? Pesëvjetori i ndryshimit të pushtetit në Mal të Zi

    BE-ja i liroi mjetet nga kësti i parë për Maqedoninë e Veriut

    Presidenti Begaj pret luftëtarët e parë për çlirimin e Kosovës: Shqipëria, mbështetëse e palëkundur dhe avokate e Kosovës

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home FOKUS

Rëndësia Supreme e Jetës në Kinë Përballë Farsës Perëndimore Mbi të Drejtat e Njeriut

28 Qershor, 2021
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Genc MLLOJA

Në çdo sesion të viteve të fundit të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së (UNHCR) si në sesionin e tanishëm të 47-të të radhës, i cili ka nisur punimet në Gjenevë më 21 qershor dhe do ti mbyllë më 13 korrik 2021, vërehen ndryshime në punimet e tij dhe çfarë po bie gjithnjë e më shumë në sy është se disa aktorëve të vjetër perëndimor nuk po u del me sukses skenari i vjetër, që vinte në bankën e të ‘akuzuarve’ ata vende që kishin shënjeshtruar, sipas interesave të tyre politike dhe ekonomike por edhe ushtarake, me lloj- lloj akuzash lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut. Shumë më ndryshe nga para disa viteve komuniteti i gjerë ndërkombëtar po e ngre zërin fort kundër një praktike të tillë denigruese e dashakeqe aspak të sinqertë për çështjet që diskutohen dhe nuk po mbyll vesh e sy por po flet hapur për të vërtetën në mbrojtje të të drejtave të njeriut në vendet e tyre si dhe për shkeljet e drejtave të njeriut në vendet e zhvilluara perëndimore.

9 minutat e 29 sekondat e vrasjes mizore të George Floyd që dha shpirt me fjalët: “Nënë! Nuk marr dot frymë!” në qershor 2020, protestat që pasuan me pjesëmarrjen e miliona e miliona qytetarëve amerikanë por edhe në vende të tjera, si dhe sulmi mbi Kapitol në janar 2021, viktimat nga pandemia kovidiane prej pabarazive sociale në SHBA e vende të jera të zhvilluara perëndimore, diskriminimi shëndetësor mbi baza sociale e raciale, papunësia e pakontrolluar, hendeku që po thellohet midis të pasurve që pasurohen më shumë edhe në krizën më të rëndë shëndetësore që nga Lufta e Dytë Botërore (!!!) dhe të varfërve që po përjetojnë mizerje jetësore, krimi i organizuar nën drejtimin e Mafias shtetërore, të gjitha këto janë sekuenca të kronikës së vërtetë të dhimbshme të shkeljes çnjerëzore të përditshme të të drejtave të njeriut në ato vende. Në sallat dhe ambjentet e tjera të UNHCR-së në Gjenevë apo edhe të EKOSOK-ut në ‘pallatin e xhamtë’ në Nju Jork këto sekuenca dikensiane janë pasqyra e thyer e mitit të ‘korifejëve’ të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në botë. Tashmë atyre po u duhet të përballen botërisht me realitetin e tyre të hidhur duke bërë që sulmet e denigrimi prej tyre i vendeve të tjera plot me shpifje e sajesa të humbasë në vlerë. Ata e kanë të pashmangshme dhe urgjente rregullimin e punëve në shtëpitë e tyre para se të mësojnë të tjerët si ta sistemojnë shtëpinë e vet. Atyre u duhet, më mirë herët se vonë, ti bashkohen frontit të përbashkët të komunitetit ndërkombëtar me sinqeritet dhe jo si xhandarë ndërkombëtarë në përpjekjen për të riformatuar rendin e ri ndërkombëtar nën flamurin e OKB-së dhe për të kontribuar që të mposhten epidemitë e shumëfishta të cilat kanë goditur mbarë botën në aspektin e të drejtave të njeriut, të më sublimes- të drejtës për jetën.

Tani askush nuk mund tu fshihet plagëve sociale, dhe për të ndërtuar një shoqëri të drejtë, të barabartë e njerëzore për të gjithë dhe anti-raciste duhen dëgjuar dhe marrë në konsideratë rekomandimet e të gjithëve. Viktimat, të vuajturit nga Covid-19 u kërkojnë qeverive të shteteve të tyre si në SHBA, për shembull, përse vendi i tyre super i pasur, nuk i ka mbrojtur por radhiten të parët në botë për humbjet tragjike në jetë njerëzish.

Po kështu meqë është çështje jete- e drejta themelore e njeriut- njerëzit me të drejtë pyesin si, përse, në ç’mënyre Kina apo disa vende të tjera ia dolën të vënë nën kontroll pandeminë me minimalen e fataliteteve dhe të kthejnë në normalitet ekonominë, shëndetësinë, arsimin, diplomacinë, të gjithë aspektet e jetës, kurse shoqëritë e tyre jo, lëngojnë akoma.

E në thelb të tilla shqetësime janë në fokus të kontributeve të përfaqësuesve të të vendeve të ndryshme në punimet e këtij sesioni të UNHCR-së, e jo si disa që i shmangen realitetit të hidhur apo devijojnë plagët e rënda sociale të vendeve të tyre duke ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera nën maskën tashmë të çjerrur të mbrojtjes fallco të të drejtave të njeriut si në rastin e Kinës. Krejt si kopje e takimit të G7-s, samiteve SHBA-BE dhe të NATO-s, edhe në Gjenevë korifejt perëndimorë përsërisin stampat propagandistike mbi shkeljen e të drejtave të njeriut në Xinjiang, Hong Kong e të tjera historia që u përkasin arkivave të tyre të errëta të së shkuarës kolonialiste e imperialiste.

Por në sesionin e 47-të pjesa dërmuese e komunitetit ndërkombëtar ka risjellë në vëmendjen e shumicës së anëtarëve të Këshillit në Gjenevë dhe opinionit publik mbarëbotëror zërin për drejtësi dhe më tepër se 90 vende u shprehën publikisht kundër çdo përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera nën maskën e të drejtave të njeriut.

Politizim të çështjes së të drejtave të njeriut; Jo Standarde të dyfishta!

Sa më sipër është bërë kryetemë në punimet e UNHCR-së si thirrje për veprime praktike konstruktive në aspektin e të drejtave të njeriut duke iu kundërvënë masivisht moralizimeve politike perëndimore të cilëve nuk u interesojnë realisht të drejtat e njeriut se sa ana propagandistike për të krijuar turbullira në vende të tjera me moralizime të konsumuara.

Kësisoj fjalimi i përbashkët i përfaqësuesit të Bjellorusisë, që foli në emër të 65 vendeve më 22 qershor, ishte përgjigja konkrete se si duhet të funksionojë Këshilli. Ai theksoi se respektimi i pavarësisë sovrane dhe integritetit territorial të të gjitha vendeve dhe mosndërhyrja në punët e brendshme të tyre janë normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ndërkohë sipas mendimit të deklaruar të 65 vendeve anëtare të OKB-së, punët e rajoneve kineze të Hong-Kongut, Xinjiang-ut dhe Xizang-ut janë çështje të brendshme të Kinës dhe forcat e jashtme nuk duhet të ndërhyjnë. Palët duhet të zbatojnë objektivat e parimet e Kartës së OKB-së, të respektojnë të drejtën e njerëzve të të gjitha vendeve për të zgjedhur në mënyrë të pavarur rrugën e zhvillimit të të drejtave të njeriut në përputhje me kushtet e tyre kombëtare dhe kundërshtojnë politizimin e kësaj çështje dhe standardet e dyfishta. Nga ana tjetër ata denoncojnë veprimet e motivuara politikisht dhe akuzat e paarsyeshme kundër Kinës bazuar në informacione të rreme, dhe kundërshtojnë që të drejtat e njeriut të përdoren si një justifikim për të ndërhyrë në punët e saj të brendshme.

Nga ana tjetër të gjashtë vendet e Gjirit kanë dërguar letra për të mbështetur qëndrimin e Kinës dhe mbi 20 vende gjithashtu kanë mbështetur dhe bërë jehonë për Kinën përmes fjalimeve të ndryshme.

“Mbi 90 vende të sipërpërmendura kanë bërë thirrje për drejtësi në Këshillin e të Drejtave të Njeriut. Kjo thjesht tregon se ka opinione publike dhe drejtësi. Kjo gjithashtu pasqyron plotësisht mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe ekspozon një numër të vogël të vendeve perëndimore ndaj ndërhyrjes në vendet e tjera përmes çështjeve të të drejtave të njeriut. Faktet kanë provuar vazhdimisht se disa vende perëndimore janë të etura të trillojnë thashetheme rreth Kinës dhe të ndërhyjnë në punët e saj të brendshme nën flamurin e të drejtave të njeriut në mënyrë që të shtypin dhe të përmbajnë Kinën dhe pengojnë procesin e zhvillimit të saj. Këto orvatje janë të destinuara të dështojnë,” deklaroi Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian duke folur mbi zhvillimet në sesionin e 47-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së më 23 qershor.

Ndërkohë ai vuri në dukje se vendosmëria e Kinës për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e veta të njeriut është e palëkundur dhe vendosmëria e saj për të mbrojtur sovranitetin kombëtar, sigurinë dhe interesat e zhvillimit është e palëkundur.

”Kina nxit disa vende perëndimore si Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar të reflektojnë thellësisht, të marrin masa konkrete për të zgjidhur problemet e tyre serioze të të drejtave të njeriut, t’u përmbahen objektivave dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe normave themelore, dhe të bëjnë vepra konkrete dhe në dobi të zhvillimit të shëndetshëm të të drejtave ndërkombëtare të njeriut”, vuri në dukje diplomati kinez.

Bashkëpunimin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ishte ndërkohë temë e kontributit të Chen Xu, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, i cili mbajti një fjalim të përbashkët në emër të rreth 20 vendeve, si Rusia, Bjellorusia, Venezuela, Egjipti, Irani, Taxhikistani, Sri-Lanka, Kamboxhia, Bolivia etj., në mbledhjen e 47-të të UNHCR-së. Në këtë fjalim iu bëhej thirrje të gjitha vendeve të promovojnë bashkëpunimin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe të mbrojnë drejtësinë ndërkombëtare.

Sipas rezolutës 60/251 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për krijimin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, puna e tij duhet të ndjekë parimet e universalitetit, paanësisë, objektivitetit e joselektivitetit, si dhe dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv ndërkombëtar, tha Chen Xu.

“Jemi seriozisht të shqetësuar për praktikën e disa vendeve që shpërfillin problemet e tyre serioze të të drejtave të njeriut, duke i përdorur ato si justifikim për akuza të pabaza dhe për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera, e duke shkelur rëndë qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së”, theksoi ai.

Diplomati u shpreh gjithashtu se të gjitha vendet duhet të mbështesin parimin e barazisë sovrane, të zhvillojnë multilateralizmin e vërtetë, t’u kushtojnë rëndësi të drejtave të njeriut, të respektojnë rrugën e zhvillimit të të drejtave të njeriut që zgjedhin vendet në mënyrë të pavarur sipas kushteve të tyre kombëtare, të promovojnë bashkëpunimin ndërkombëtar rreth të drejtave të njeriut dhe të ruajnë drejtësinë ndërkombëtare

Kina fshikullon shkeljen e të drejtave të njeriut të refugjatëve e emigrantëve në Perëndim

Duke qenë konkret me fakte përfaqësuesit diplomatikë të Kinës kanë shprehur shqetësimin e tyre në disa forume dhe raste për shkeljen e të drejtave të njeriut të refugjatëve dhe emigrantëve në Perëndim si në SHBA, BE, Britaninë e Madhe, Australi dhe Kanada kur trajtimi i tyre është bërë një shqetësim për opinionin ndërkombëtar por edhe vetë grupe të shoqërisë vendase që ndihen të turpëruar për trajtimin mizor të atyre fatkeqëve shumë prej të cilëve kanë humbur jetën të braktisur nga pseudo humanizmi perëndimor.

Ky shqetësim i mbështetur mbi fakte, që qarkullojnë në mediat dhe rrjetet sociale të vendeve të lartëpërmendura por në mbarë botën, u konkretizua nga Jiang Duan, zyrtari i lartë i Kinës në misionet e OKB-së në Gjenevë, i cili deklaroi se një numër i madh vdekjesh anormale në qendrat e ndalimit të emigrantëve janë shkaktuar nga mungesa e shërbimeve themelore, duke përfshirë ushqimin, ujin dhe furnizimet mjekësore.

“Ne jemi të shqetësuar në veçanti që Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar të ndajnë familjet e emigrantëve, duke ua marrë me forcë fëmijët prindërve të tyre. Shumë fëmijë kanë humbur kontaktet me prindërit dhe familjet e tyre, gjë që ka çuar në tragjedi të mëdha njerëzore”, theksoi Jiang në fjalën e vet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së. Sipas diplomatit kinez, disa vende madje mbajnë emigrantë në qendrat e ndalimit jashtë vendit, ku ata janë subjekt i abuzimit. Në disa vende, institucionet private operojnë qendra të ndalimit të emigrantëve dhe keqtrajtimi e përdorimi i tepruar i forcës janë të shpeshta, duke çuar në shkelje të të drejtave të njeriut.

Ai më tej i bëri thirrje Këshillit të të Drejtave të Njeriut dhe institucioneve të tjera të OKB-së që të kenë në fokus të vëmendjes shkeljet e të drejtave të njeriut në qendrat e ndalimit të emigrantëve në vendet në fjalë.

Jiang i nxiti këto vende të ndalojnë menjëherë shkeljet e të drejtave të njeriut në qendrat e ndalimit, të mbyllin të gjitha qendrat e ndalimit jashtë vendit, të ndalojnë menjëherë praktikën e ndarjes së familjeve dhe të respektojnë e të mbrojnë të drejtat e njeriut të emigrantëve, veçanërisht të fëmijëve.

Përgjigje nga Pekini në një libër

Pikërisht ndërsa skenari i trillimeve përsëritet në Gjenevë, Kina ka hedhur më shumë dritë mbi gjendjen reale të të drejtave të njeriut përfshi edhe sistemin e partive politike në vend dhe mënyrën se si funksionon bashkëpunimi ndërmjet tyre nëpërmjet konsultimit.

“Të drejtat e njeriut” nuk janë fjalë politike abstrakte, por përfshijnë përmbajtje konkrete, si rritja e të ardhurave, pjesëmarrja në politikën demokratike kombëtare, zhvillimi i bashkërenduar mes krahinave të zhvilluara dhe krahinave të brendshme, lulëzimi i përditshëm në rajonet e pakicave kombëtare etj.

Kështu shprehej një shënim i shpërndarë nga CRI duke njoftuar më 25 qershor 2021 botimin e Librit të Bardhë me titull “Sistemi i partive politike i Kinës: Bashkëpunim dhe konsultim”.

Botimi i këtij këtij libri përkon edhe me një ngjarje të madhe historike- 100 vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), dhe ai ndihmon këto brenda dhe jashtë Kinës të kuptojnë vendosmërinë dhe përpjekjet e PKK-së në nxitjen e zhvillimit të çështjes së të drejtave të njeriut në vend në 100 vitet e kaluara. ”Siç shpjegohet në Librin e Bardhë, lumturia e popullit kinez dhe rilindja e kombit kinez janë aspirata origjinale dhe misioni i PKK-së, si edhe parimet thelbësore të të drejtave të njeriut të PKK-së”, thuhet në një koment të CRI.

Sistemi i bashkëpunimit dhe konsultimit politik shumëpartiak nën udhëheqjen e PKK-së është një sistem themelor politik i Kinës, që zhvillohet në bazë të historisë, kulturës e realitetit kinez dhe përmban urtësinë kineze. Ky sistem gjithashtu mëson dhe përthith nga arritjet politike të vendeve të tjera. Në këtë sistem, përveç PKK-së, ekzistojnë edhe tetë parti të tjera politike. Sistemi përfshin gjithashtu individë pa parti. PKK-ja dhe parti të tjera politike formojnë një marrëdhënie bashkëpunimi dhe harmonie afatgjatë. Partitë e tjera politike marrin pjesë plotësisht në administrimin e çështjeve shtetërore nën udhëheqjen e PKK-së, shpjegohet në Libër.

Kina e vërtetë në sytë e botës

Si konkretizim i fjalëve mbi të drejtat e njeriut me vepra, se për udhëheqjen kineze ky aspekt jetik nuk është propagandë por platformë qeverisëse në të mirë të popullit, për rritjen e mirëqenies së tij, mjafton të përmendim zhvillimet më të fundit nga ‘fronti kinez’ dhe si shembull i parë impresionues është eliminimi i varfërisë: nga viti 2012 deri në fund të vitit 2020 rreth 989.9 milionë banorë të fshatit e kapërcyen cakun e varfërisë, duke krijuar mrekullinë e re të zhvillimit të të drejtave të njeriut për një popullsi prej 1.4 miliard banorësh.

Ngjarje tjetër me përmasa panbotërore është përballja me pandeminë COVID-19 dhe vendosmëria e palëkundur e PKK-së për zbatimin e parimit të vënies së jetës së popullit në plan të pare. E konkretisht janë zhvilluar veprimet e ndihmës mjekësore me përmasa më të mëdha qysh nga formimi i Kinës së Re, duke garantuar në nivelin më të lartë jetën dhe shëndetin e banorëve.

Në sa e sa raste Presidenti Xi Jinping e ka theksuar se jeta e njeriut është parësore por do të mbetet e pashlyeshme theksi që ai i vuri këtij zotimi human në kulmin e pandemisë në Kinë.

Duke folur në një mbledhje të udhëheqjes së PKK-së, Presidenti Xi, i cili është edhe Kryetar i kësaj partie, deklaroi në janar 2020 se Kina “po përballet me gjendjen tejet të rëndë të një përhapje të shpejtë të coronavirusit të ri”, por vendi “patjetër do të jetë në gjendje ta fitojë betejën”.

“Jeta është e një rëndësie supreme”, deklaroi Xi. (DW, 25 janar 2020) “Ne duam që të mbrojmë jetën dhe shëndetin e popullit me çdo kosto”, ritheksoi Xi ne punimet e ditës së parë të sesionit vjetor të Kongresit Kombëtar të Popullit, legjislatura kombëtare kineze, më 22 maj 2020.

A ka përkushtim më sublim se kjo ndaj të drejtave të njeriut? Kush nuk do ta shikojë, kuptojë dhe vlerësojë ngadhënjimin mbi virusin vdekjeprurës në një kohë rekord, që mund ta quajmë faqe të veçantë të historisë së Kinës moderne, s’ia ka fajin njeri. Të anashkalosh këtë shprehje konkrete të kuptimit dhe zbatimit të të drejtave të njeriut në Kinë është djallëzi!

Në një shkrim timin botuar në Tirana Observer më 21 dhjetor 2020 me titull “Të kuptohet me Mire Kina: Domosdoshmëri e Kohës” kam shkruar mbi konferencën e pestë tre-ditore mbajtur në Guangzhou, në Provincën Guangdong, në jug të Kinës, më 20 nëntor 2020 me temë “Ndryshim i madh, sprovë serioze dhe bashkëpunim i gjerë: marshimi i ri i Kinës drejt modernizimit dhe një bashkësie të një të ardhme të përbashkët të njerëzimit“ (“Huge Shake-up, Big Test, Great Cooperation – China’s New March Toward Modernization and a Community of a Shared Future for Humanity”) ku morën pjesë mbi 600 politikanë, strategë, dijetarë e sipërmarrës të shquar si dhe përfaqësues nga organizata ndërkombëtare një pjesë e të cilëve nëpërmjet internetit.

Pjesë e shkrimit ishte një citim i Stephen Roach, professor në Universitetin Yale, ku ndër të tjera ai vinte në dukje: “Asnjë vend nuk i kupton përfitimet e hapjes më mirë se Kina. Kjo ishte e vërtetë nën udheheqjen e Deng Xiaoping dhe është e vërtetë edhe sot”, vuri ne dukje profesori i Yale. Sipas tij, hapja nuk ngjet në një boshllëk, por profesori vëren se ndërsa është për tu përshëndetur theksi i ri për një nivel më të lartë hapje si një shtyllë e politikës së fundit të Kinës, shumë në botë nuk janë rehat ndaj kësaj perspektive. “Unë prej kohësh kam pas pikëpamjen se për SHBA lufta tregtare ka të bëjë më shumë me politikën se sa me ekonominë”, mendonte Roach i cili shpresonte se SHBA do të hidhnin sytë prapa në këtë kohë vendimtare për të thelluar kuptimin e Kinës dhe të botës ku Kina është e angazhuar. “Kjo mund të jap rezultat nëse mosbesimi i hap rrugë rifitimit të besimit reciprok. Ndërsa kjo nuk do të jetë e lehtë, turp për ne nëse humbasim këtë mundësi”, mendonte profesori Stephen Roach.

Prandaj ka vlerë dhe nuk është aspak rastësi propagandistike inkurajimi që Presidenti Xi Jinping u bëri më 19 qershor 2021 studentëve ndërkombëtarë në Universitetin e Pekinit në një përgjigje të letrës së 45 përfaqësuesve të tyre nga 32 vende, të cilët po studiojnë në Pekin, që të mësojnë më shumë për Kinën e vërtetë dhe t’u tregojnë më shumë njerëzve mbi përvojën e tyre në vend. Presidenti Xi i inkurajoi studentët e huaj të kontribuojnë për promovimin e shkëmbimeve njerëzore./CRI

Tags: genc mlloja .kinakia

Related- Posts

FOKUS

Parisi, “i sëmuri i ri i Evropës”

5 Shtator, 2025
FOKUS

Nga Kina me dashuri

4 Shtator, 2025
FOKUS

Kështu po dobësohen Evropa dhe SHBA-të

3 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Vladimir Putin paralajmëron se trupat perëndimore në Ukrainë do të ishin “objektiv legjitim” për Moskën

5 Shtator, 2025

Udhëheqja e Kishës Serbe në shërbim të regjimit të Vuçiçit

5 Shtator, 2025

Trump rikthen “Departamentin e Luftës”

5 Shtator, 2025

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme që ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së Kosovës

5 Shtator, 2025

Trump thotë se India dhe Rusia duken “të humbura” përballë “Kinës më të thellë dhe më të errët”

5 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.