• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

    Vizitë zyrtare e Kryetares së Kuvendit Bullgar në Shqipëri, Spiropali: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë

    Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta: Gjyqësori i Pavarur, garanci për Demokracinë

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

    Dështon përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Rendi i ri (botëror) apo apokalipsi global

13 Prill, 2022
in JO VETEM LAJM, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Dragan Biseniç*

Ekonomitë Perëndimore dhe europiane në rastin e krizës ukrainase po përjetojnë fatin e udhëtarit të humbur në shkretëtirë. Në fillim atij i duket se gjithçka do të jetë e lehtë dhe se zgjidhja është e afërt, se uji, fresku dhe oazi janë diku aty afër. Por përballja me realitetin nis kur fillojnë haluçinacionet  dhe kur serioziteti i fatit është i qartë dhe  njohur. Më duket se vetëm tani po ftillohet vetëdija se konflikti në Ukrainë nuk ka për të qenë i shkurtër, as i thjeshtë, dhe se, as bota pas konfliktit nuk ka për të qenë e ngjashme me vitin e lehtë 2019. Lufta në Ukrainë është ngjarje historiko-botërore, akt përmbyllës i periudhës së pas Luftës së Ftohtë dhe fillim i një ere të re dhe të panjohur.

Spektri i ecurive të mundshme lëviz nga një  Luftë e re e Ftohtë jostabël ose luftë e nxehtë që përfshin Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Kinën, deri te konflikti i ngrirë në Ukrainë, ose zgjidhje postputiniane në të cilën Rusia bëhet pjesë e arkitekturës së rinovuar europiane të sigurisë.

Sido që të jetë, planifikuesit amerikanë tashmë e parandjejnë mundësinë e shpërbërjes së rendit botëror të tillë si e njohim deri tani, gjithçka e bazuar në besimin dominues se konflikti në Ukrainë nuk është afër zgjidhjes  dhe se ka për të zgjatur me vite të tëra. Pentagoni amerikan, pastaj NATO-ja, më tej presidenti amerikan  Bajden, kanë përsëritur kësaj jave se mendojnë se Ukrainën e presin vite të tëra lufte, ndërsa Shefi i Shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura amerikane, Mark Mili thotë së ShBA-të dhe aletatët e saj duhet të jenë të gatshëm ti kundërvihen agresionit rus në Europën Lindore “për një kohë mjaft të gjatë”.

Vlerësime të njejta vinë edhe nga qarqet e shërbimeve të informimit. “Ne do të marrim pjesë për një kohë të gjatë në këtë konflikt dhe për ne kjo do të jetë luftë e cfilitjes”, thotë Stiv Holl, ish shefi i operaciuoneve ruse të CIA-s. “Kjo luftë do të mund të vazhdojë ende gjatë por Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah Ukrainës dhe popullit ukrainas në luftën për liri”, shton Bajdeni.

PASOJA TË PALLOGARITSHME: E gjithë kjo tregon se bota do të përballet ne  pasoja afatgjat, më shumë se asnjëherë më parë. Ministrja amerikane e financave, Xhenet Jelen, paralajmëron për “pasoja stërmëdha” që do të ketë lufta në Ukrainë te rezervat globale udhqimore dhe energjetike, gjë që në këmbim do të krijojë një zinxhir pasojash politike në kryeqytetet amerikane dhe Perëndimore. Goditja e luftës në çmimet e benzinës dhe prodhimet ushqimore në ShBA, të cilët tashmë janë rritur në nivelin e inflacionit të lartë, mund të kenë implikime politike, përfshirë edhe fatin e demokratëve dhe të presidentit Xho Bajden në zgjedhjet e ardhshme në mesin e mandatit.

Pasojat globale ekonomike të luftës në Europën Lindore kanë filluar të groposin ekonominë e deritanishme. Drejtori e Blekrok-ut, Lari Fink, i cili administron portofolin më të madh të pronës botërore me shumë prej 10 trilionë dollarësh, parashikon ndërprerjen e lidhjeve ekonomike që kanë lidhur botën pas Luftës së Ftohtë. Nga ana tjetër, ekonomia botërore është përballur me sfida të vështira edhe para luftës në Ukrainë. Pandemia i ka bërë lëmsh zixhirët globalë të furnizimit, gjë që ka sjellë rritjen e inflacionit.

Sanksionet e ashpra ndaj ekonomisë ruse nuk ndëshkojnë vetëm Putinin, por shkaktojnë reaksion negativ edhe në vendet që i kanë vënë. Çmimet e benzinës kanë kërcyer meqënëse Rusia është nxjerrë jashtë nga pjesa më e madhe e tregut global të naftës.

Bajdeni kritikoi “shtrenjtimin e Putinit” në përpjekje për të fituar njëfarë mbulese politike te votuesit e tij që janë të zhgënjyer se po afrohen zgjedhjet e mesit të mandatit. Presidenca e tij- e lindur në krizën e shkaktuar nga pandemija- tani do të shenjohet me një konflikt  tjetër të Perëndimit me Kremlinin.

Lufta e gjatë do të jetë e mundimshme dhe test për unitetin e NATO-s. Fakti që 63 antarë republikanë të Dhomës së përfaqësuesve, kryesisht mbëshetës të Trampit, votuan kundër rezolutës së kësaj jave cila mbështet NATO-n, lind natyrshëm frikën për atë se çfarë do të thoshte për unitetin e aleancës së NATO-s kthimi i Trampit në Shtëpinë e Bardhë.

DEJTONI NË DON: Ministrja britanike e punëve të jashtme, Liz Tras bën thirrje për rishikimin e qëndrimit perëndimor në lidhje me sigurinë.

“Koha e bashkëpunimit me Rusinë ka përfunduar. Na nevojitet një qëndrim i ri për sigurinë në Europë i bazuar në forcë, mbrojtje dhe kundërsulm”, tha ajo në Bruksel. Nëse lufta do të zgjasë një vit, atëherë viti 2023 do të jetë vit krize të jashtëzakonshme, parashikojnë analistët e Pentagonit. Ajo për të cilën flitet më së shumti është “konfliti i ngrirë”, i cili çon në “Luftë të Ftohtë të dyfishtë”, ose më mirë të themi konflikt i njëkohshëm amerikan në dy fronte, me Rusinë por edhe me zgjatimin e saj, Kinën. Kësisoj, Ukraina do të shndërrohet në “Bosnjë Eurolindore” në të cilën konflikti do të përmbyllej me njëfarë konference ndërkombëtare e cila mund të quhej Dejtoni në Don.

Në këtë rast, në vitin 2023, çmimet botërore të naftës mbeten mbi 100  dollarë për barelë, ndërsa Europa do të luftojë për tu çliruar nga vartësia prej energjentëve rusë. Dimri i vitit 2022/23 mund ti detyrojë vendet e BE-së që të fillojnë racionalizimin e furnizimit me energji. Kësisoj Europa hyn në recesion.

Megjithëse Shtetet e Bashkuara nuk do të përballen me recesion, çmimi i lartë i benzinës po vazhdon ti zemërojë amerikanët. Për këtë Partia demokratike është në rrezik të humbasë kontrollin në Senat dhe në Dhomën e përfaqësuesve në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti. Sipas skenarit, i cili palës amerikane i duket më i mundshëm, palët ndërluftuese do të mbeten të mbërthyera në një konflikt të cilit nuk i dihet fundi, ndërsa liderët europianë do të këmbëngulin të zbusin recesionin ekonomik duke i ofruar Rusisë heqjen e sanksioneve në këmbim të tërheqjes nga Ukraina. Administrata Bajden ndoshta nuk do ta heqë embargon energjetike, por duke dëshiruar rënien e çmimit të naftës në ciklin e zgjedhjeve presidenciale që fillon në mesin e vitit 2013, do ti mbyllë sytë para përdorimit të energjentëve rusë nga ana e vendeve të tjera, përfshirë edhe aleatët e  saj europianë.

Supozohet se bisedimet paqesore që po zhvillojnë Franca, Gjermania, Truqia dhe Izraeli, do të zgjasin shumë.

Moska kërkon garanci se NATO-ja të ndërpresë furnizimin me armë për forcat ukrainase dhe të tërheqë premtimin e saj të vitit 2008 se do të pranojë në radhët e aleancës atlantikoveriore Ukrainën dhe Gjeorgjinë. ShBA-të nuk do ta lejojnë një gjë të tillë, megjithëse Zelenski këto kohët e fundit shprehet se ëndërra e Ukrainës për antarsim në NATO nuk është më e realizueshme. Vlerësohet se presidenti  ukrainas do ta pranojë neutralitetin nëse pesë antarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit (ShBA, Rusia, Kina, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca), plus Gjermania dhe Turqia do të jenë garantë të sigurisë së Ukrainës. Ndërkohë Zelenski nuk ka dëshirë të njohë pavarësinë e rajoneve të shkëputura të vendit të tij, Donjeckut dhe Luganskut.

Meqënëse ka shumë mundësi që bisedimet të mbërthehen në këto pika, Uashingtoni do të dëshirojë të dyfishojë furnizimet me armë për forcat ushtarake ukrainase, ndërsa Franca dhe Gjermania shresojnë se mund të arrijnë një marrëveshje me Moskën. Presidenti francez Emanuel Makron dhe kancelari gjerman Olaf Sholc propozojnë një konferencë të gjërë paqesore e cila mund ti përshpejtonte bisedimet mbi kontrollin e armëve mes NATO-s dhe  Rusisë. Synimi tyre është të evitojnë një Luftë të re të Ftohtë në Europë.

Ndërkohë, Uaashingtroni kundërshton idenë e mbajtjes së një konference të tillë, sepse shumë veta nga elita e politikës së jashtme amerikane mendojnë se Putini nuk ka paguar akoma sa duhet për invazionin e tij të pajustifikuar në Ukrainë. Antarët drejtues të Kongresit nga të dyja partitë i bëjnë thirrje presidentit të mos i heqë sanksionet, madje edhe ato më të butët, që i janë vënë Rusisë – hap i cili Makroni dhe Sholci mendojnë se janë të nevojshëm për forcimin e paqes edhe kështu të brishtë.

DEGLOBALIZIMI: Sipas skenarit të përpunuar në Pentagon, çmimet e naftës bien, por mbeten në hapësirën nga 75-95 dollarë për barelë. Europa përshpejton përpjekjet e saj për të forcuar burimet e rinovueshme të energjisë, përfshirë edhe ato bërthamore.

Rritja ekonomike e BE-së, pas recesionit 2022/23 arrin një përqind në nivel vjetor, ndërsa ShBA-të do të kenë një rritje dy përqind, ndërsa Kina bie nën pesë përqind. Meqënëse rritja globale bie nën katër përqind, po bëhet gjithnjë e më e sigurtë se bota mund të mbërthehet në një periudhë të gjatë zhvillimi të ngadaltë ekonomik.

Trazirat do të përshkallëzohen edhe në disa pjesë të Afrikës dhe të Lindjes së Afërt që varen nga eksporti ukrainas i grurit. Si pasojë e mbështetjes që i jep Kina Rusisë, Lufta e re e Ftohtë zgjerohet edhe drejt Pekinit. Në këmbim, Moska dhe Pekini thellojnë bashkëpunimin mes tyre. Kina zgjeron sistemin bankar ndërkombëtar të pagesave në mënyrë që tu mundësojë dy fuqive fqinjë të anashkalojnë sistemin ndërkombëtar të pagesave SWIFT. Rusia dhe Kina e kryejnë shumicën e tregtisë mes tyre me juanë dixhitalë, duke ulur kësisoj nevojën për dollarë. Kina gjithashtu në këtë mënyrë pastron rezervat ruse të arit, për të cilat mendohet se vlejnë njëqind miljardë dollarë, duke i shndëruar ato në juanë kinezë të cilat Rusia mund ti përdorë për të blerë mallra kineze. Presidenti kinez Si Gjinping sheh përparësi në zgjerimin e Luftës së Ftohtë me Shtetet e Bashkuara, përforcon retorikën e tij nacionaliste, duke kërkuar mbështetje për luftë të regjimit të tij kundër Perëndimit dhe duke ulur në këtë mënyrë pakënaqësinë në rritje ndaj qeverisjes së tij të kundërshtarëve në Partinë komuniste kineze që dëshirojnë të ndërmarrin reformat e ekonomisë së tregut.

Në këtë situatë lind një bllok joformal kombesh të paangazhuara me asnjërën palë i cili përfshin Indinë, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Vjetnamin, Turqinë dhe Brazilin. Shumica e këtyre vendeve kanë arritur të mbajnë marrëdhënie të mira me Rusinë edhe përkundër presionit të Perëndimit për të izoluar Moskën. Të varur ekonomikisht edhe nga tregtia me Kinën ata gjithashtu dëshirojnë marrëdhënie të mira me Pekinin.

Bashkëpunimi ndërkombëtar, duke filluar nga ndryshimet klimatike deri te sfidat e përbashkëta ekonomike, standarteve globalë teknologjikë dhe ndihmës zhvillimore për vendet e varfëra bëhet më i vështirë. Interneti vazhdon të shpërbëhet, sepse rivaliteti në rritje mes ShBA-e dhe Kinës i detyron ata të tentojnë që, në lidhje me problemet dixhitale, të tërheqin sa më shumë shtete në anën e tyre.

Rritja ekonomike globale vazhdon prirjen drejt rënies me forcim të deglobaizimit. Institucionet multilaterale ndërkombëtare, që nga Kombet e Bashkuara e deri  te Organizata Botërore e Tregtisë dhe Organizata Botërore e Shendetsisë shpërbëhen, ndërsa rendi botëror i tillë sikurse e njohim ne dezintegrohet.

Nga kjo pikë janë të mundshme dy rrugë: krijimi i një rendi të ri, ose rendja drejt apokalipsit global. Për këtë Dejtoni në Don është e nevojshme sa më parë.

https://www.danas.rs/nedelja/novi-svetxski-poredak-ili-globalna-apokalipsa/

Tags: RusiaUkrainexhelal fejza

Related- Posts

JO VETEM LAJM

“Parada ushtarake e presidentit Trump-çelja e një etape të re në historinë e politikave amerikane dhe botërore”

15 Qershor, 2025
Bota

Cilët janë skenarët më të këqij të konfliktit izraelito-iranian?

15 Qershor, 2025
JO VETEM LAJM

Hill: SHBA-ja nuk do të ndërhyjë më si dikur – Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet

14 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

President Donald Trump walks on the South Lawn upon arrival at the White House in Washington, Saturday, Jan. 19, 2019, after attending the casualty return at Dover Air Force Base, Del., for the four Americans killed in a suicide bomb attack in Syria. (AP Photo/Manuel Balce Ceneta)

Ballkani pa Amerikën

16 Qershor, 2025

Trump dhe udhëheqës të tjerë botërorë mbërrijnë në Kanada për samitin e G7-ës

16 Qershor, 2025

Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

16 Qershor, 2025

Bashkëpunimi tregtar është zgjedhja e duhur

16 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Merz: Iranit nuk mund t’i lejohet të ketë armë bërthamore

15 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.