• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Revolucion demokratik anti-establishment dhe anti-korrupsion

15 Shkurt, 2021
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Prof.Lisen BASHKURTI

 Ajo që pritej në Kosovë ndodhi. Vetvendosja me përfshirjen në listën e saj të Vjosa Osmanit dhe të një grupi nga Lidhja Demokratike fitoi bindshëm zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Mbështetja popullore për këtë alternativë ishte më e madhe se votat e të gjitha partive të tjera shqiptare të marra së bashku, LDK, PDK dhe AAK. Ishte kjo një fitore e konsiderueshme, “referendare” sic e quajti lideri i VV, Albin Kurti. Po, përse votuan kosovarët?

1.Vote anti-establishment

Prej vitit 2008, kohë kur u shpall pavarësia e Kosovës deri në vitin 2020, Kosova është udhëhequr prej establishmentit të trashëguar nga paralufta dhe lufta e saj, pra nga Lidhja Demokratike, nga Partia Demokratike dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Këto tre forca politike, në formula të ndryshme, herë legjitime dhe herë jo legjitime kanë krijuar koalicione, levizje dhe rotacione në krye të institucioneve kryesore të Kosovës. Duke u drejtuar nga fare pak figura politike, LDK,PDK dhe AAK krijuan një establishment koracë, të ngurtë, të pandryshueshëm, pa dinamikë, pa ndryshime dhe pa kurrëfarë zhvillimi social-ekonomik për vëndin.

Lidershipi i kësaj treshe, LDK, PDK dhe AAK pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, pavarësisht dinamikave të votës qytetare, me kompilacione politike nga lart-poshtë e sundoi Kosovën jo bazuar në parimet Evropiane të qeverisjes, në legjitimitet, transparencë, llogaridhënie dhe gjithëpërfshirje. Kompilacionet politike krijuan një establishment nga lart-poshtë që ushqeu keq-qeverisjen e vëndit, me fryrje politike të administratës qëndrore dhe me nepotizëm, krahinarizëm e familjarizëm.

Establishmenti i fosilizuar dhe politizuar deri në ekstrem solli në administratën qëndrore dhe vendore rritje të injorancës dhe paaftësisë në drejtimin, administrimin dhe menagjimin e politikave publike, për pasojë rënie të theksuar të ekonomisë, të punëve sociale, arsimit dhe shëndetsisë. Në tërësi Kosova nisi të bjerë në rënie të lirë. U rrit papunësia, varfëria, depresioni i rinisë dhe emigrimi.

Në politikën e jashtme dhe diplomaci rënia ishte edhe më e madhe. Kosova nisi të bëjë hapa prapa në procesin e njohjeve ndërkombëtare. U izolua në procesin e integrimit në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale. Ngeci tërësisht në procesin e liberalizimit të vizave për në BE. Dialogu me Serbinë u fut në spirale të erreta dhe të paqarta, në alternativa dhe skenare të rrezikshme për Kosovën, Ballkanin dhe mbarë Evropën. U vunë në pyetje pavarësia, sovraniteti dhe integriteti territorial i vëndit. Reputacioni ndërkombëtar i Kosovës nisi të dëmtohej seriozisht.

Ndërkohë diplomacia e Kosovës, në të dy dimensionet, në Ministrinë e Jashtme dhe në trupin diplomatik të akredituar jashtë Kosovës u shndërrua në një sipërmarrje për dhurata e shpërblime politike dhe personale ose më saktë u bë një zgjatim i nepotizmit, krahinarizmit e familjarizmit të brëndshëm në shërbimin e jashtëm diplomatik. E keqja e administratës diplomatike brënda në MPJ u transferua edhe jashtë në ambasada e kosullata.

Pra establishmenti i vjetër në Kosovë u atrofizua tërësisht dhe mori me vete në këtë rrugë atrofizimi gjithë vëndin. Kishte ardhur koha për t’i thënë ‘mjaft’ dhe qytetarët e Kosovës e kuptuan dhe reaguan me votën e tyre të lirë dhe demokratike për ta realizuar këtë vendim. Vota e 14 shkurtit i tha ‘mjaft’ establishmentit të vjetëruar, të fosilizuar dhe të atrofizuar nga paaftësia dhe papërgjegjshmëria, nga nepotizmi, krahinarizmi dhe familjarizmi.

  1. Votë antikorrupsion

Një nga plagët e hapura në Kosovë nga establishmenti i vjetër është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Këto dy plagë kanë prekur gjithë sistemin kapilar të politikës dhe të institucioneve të politizuara publike të Kosovës. Liderët politik të establishmentit të vjetër shfrytëzuan konjukturat e tranzicionit të administrative nga ish-Jugosllavia, te UNMIK e prej këtij të fundit te institucionet vendore për të tjetërsuar pasuritë e pronat publike të Kosovës, për të privatizuar dhe administruar ato si një mall pa zot. Gjithcka u kap nga politika.

E keqja, korrupsioni e krimi i organizuar u shtrinë si virus kapilarisht në të gjithë institucionet politike e shtetërore, duke e shndërruar vëndin në një truall të vjedhur e plackitur barbarisht nga fare pak duar dhe enturazhet e tyre.

E keqja më e madhe ishte zhytja në korrupsion dhe krim e shumë kontigjenteve të dala nga lufta clirimtare e Kosovës. Nën petkun e luftës, të meritave, të skarificave, nën aureolen e martirëve dhe dëshmorëve të rënë, nën identifikimit të veteranit dhe të invalidit u krijua një network korruptiv dhe kriminal që udhëhiqej, mbrohej dhe justifikohej nga lidershipi i establishment të vjetër të Kosovës. Nga kjo rrëshqitje morale, ‘luftëtarët’ e luftës u bënë biznesmenë, bosë, me prona, toka, vila në fshatra e qytete, me veshje fashion dhe makina luksi mijra eurosh. Kështu u krijua një zingjir nga lart-poshtë. Nga kjo lidhje njëra dorë fëlliqte dorën tjetër dhe të dyja së bashku fëlliqnin fytyrën e gjithë shtetit të Kosovës.

Korrupsioni ushqen krimin e organizuar dhe ky i fundit, nga ana tjetër, mbështetet te korrupsioni. Prona, pasuritë dhe paratë publike në Kosovë u inkriminuan në një masë të konsiderueshme. Krimi i organizuar nisi të gjallërohej paralelisht me korrupsionin e lartë dhe kapilar. Mungesa e institucioneve të pavarura, profesionale dhe me integritet të drejtësisë dhe kapja e tyre nga establishmenti politik e shtetëror i krijuan klimë të lirë lulëzimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. U dobësua shteti i së drejtës, u cënuan liritë dhe të drejtat e njeriut, u rrezikua ekonomia e tregut të lirë.

Koha erdhi që këtyre problemeve të rënda t’i jepej një goditje e fortë mbarë popullore. Dhe kjo ndodhi me 14 shkurt me votën e lirë dhe të ndershme qytetare në Kosovë. Vota referendare ishte votë anti-korrupsion dhe krim të organizuar. Ose me fjalë të tjera ishte votë për shtetin e së drejtës, për lirinë e të drejtat e njeriut, për ekonominë e tregut të lirë, pra, për ngjalljen e shpresës mbarë popullore për ndryshim të thellë, të gjërë dhe të shpejtë.

  1. Votë për tre prioritete

Në fushatën elektorale partitë politike në Kosovë hapën thasët e premtimeve. Por, qytetarët e Kosovën u treguan mjaft të zgjuar për të bërë seleksionimn e tyre, bazuar në prioritetet themelore. Kështu Vetevendosje. Albin Kurti, së bashku me Vjosa Osmanin u votuan kryesisht për tre prioritete: së pari, për anti-korrupsion e anti-krim të organizuar, pra për c’kapjen e politikës dhe shtetit prej tyre; së dyti, për mëkëmbjen e ekonomisë dhe zgjidhjeve sociale, pra për papunësisë, varfërinë, arsimin dhe shëndetsinë; së treti, për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare, pra për normalizmin e marrëdhënieve me Serbinë, zgjerimin e njohjeve ndërkombëtare dhe integrimin në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.

Këto tre prioritete janë sfida të mëdha për qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 në Kosovë. Renditja e prioriteteve tregon se ndryshimi madh në Kosovë fillon nga zgjidhjet e brëndshme. Vëndi ka nevojë për një qeverisje të re, me parime evropiane të qarta me legjitimitet, transparencë, përgjegjshmëri dhe gjithëpërfshirje. Vëndi ka nevojë për rimëkëmbje ekonomike dhe sociale, të thellë, të gjërë dhe të shpejtë. Që të ngjallë shpresa te qytetarët për jetë, liri, siguri, punë e mirëqënie në vëndin e tyre.

E, pastaj, natyrisht Kosova ka nevojë edhe për zgjidhjet ndërkombëtare, sic janë thellimi dhe zgjerimi i marrëdhenieve me Shqipërinë, zhvillimi i dialogut me Serbinë për njohje reciproke, përparimi i integrimit në BE dhe NATO si dhe fuqizimi i marrëdhënieve strategjike me ShBA. Prioriteti për zgjidhjet ndërkombëtare lypet të paraprihet nga dy prioritetet e tjera, pasi vetëm një Kosovë me mirëqeverisje evropiane, pa korrupsion dhe krim të organizuar, me zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social, me shtet të së drejtës dhe liri e të drejta njeriu do të mund të ketë dinjitetit dhe autoritetin ndërkombëtar për të zgjidhur problemet ndërkombëtare ne interes të qytetarëve dhe të shtetit te vet dhe në përputhje me parimet, vlerat e normat ndërkombëtare.

/argumentum.al

© Argumentum

Tags: Albin KurtiKosovelisen bashkuritVetevendosjezgjedhejt

Related- Posts

OP/ED

Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

2 Shtator, 2025
OP/ED

Pse “hesht” Kina?

28 Gusht, 2025
OP/ED

Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

25 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

15 Shtator, 2025

Strategjia “kokëposhtë” e Kissingerit. Iluzioni i Trumpit i cili është i destinuar me dështim

15 Shtator, 2025
The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

Delegacioni i BE-së viziton Shqipërinë dhe Malin e Zi për të vlerësuar përdorimin e fondeve europiane

15 Shtator, 2025

Revista “Qiushi” publikon artikullin e Xi Jinping-ut mbi nxitjen e ndërtimit të një tregu të njësuar kombëtar

15 Shtator, 2025

Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

15 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.