• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Maj, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

    OKB: Ekonomia globale në rrezik real recesioni në 2025-n

    Si Lufta Tregtare SHBA-Kinë po i Dëmton të Gjithë

    FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump holds a "Foreign Trade Barriers" document as he delivers remarks on tariffs in the Rose Garden at the White House in Washington, D.C., U.S., April 2, 2025. REUTERS/Carlos Barria TPX IMAGES OF THE DAY/File Photo

    Pezullimi i tarifave: Çfarë fshihet pas kthesës së Trump?

  • POLITIKË

    Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA: Marrëveshje për të përmirësuar sigurinë dhe mbrojtjen

    Rama me kryeministrin britanik: Bashkëpunim i suksesshëm kundër rrjeteve kriminale dhe emigracionit të paligjshëm

    Kryeministri Rama mikpret Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer/ Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi

    Presidenti i Republikës pret në takim Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer

    09 April 2025, Berlin: Friedrich Merz, CDU candidate for chancellor and CDU federal chairman, speaks at a press conference of the CDU/CSU and SPD party chairmen to present the coalition agreement in the Paul Loebe House. Photo: Kay Nietfeld/dpa

    Kancelari gjerman, Merz uron Ramën: Pres me padurim vijimin e bashkëpunimit

    Fjalimi i fitores/ Rama: Faleminderit Shqipëri për besimin historik!

    Liderët ndërkombëtarë urojnë Kryeministrin Rama pas fitores së mandatit të katërt në zgjedhjet parlamentare

    Berisha: Zgjedhjet më të grabitura në histori, protestë paqësore më 16 maj

    Rama për “Correire della sera”: Vota e emigrantëve për PS është besim, po u japim një imazh që i bën krenarë

  • SOCIALE / KULTURË

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

    Java kulturore e Maqedonisë së Veriut nis në Tiranë: Art, traditë dhe risi në zemër të Shqipërisë

    “Ecim së bashku si vëllezër” – Kisha Ortodokse shqiptare nderon trashëgiminë bashkuese të Papa Françeskut

    Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit

    Arkiva Marubi, shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

    Kina, një fuqi globale në rendin e ri botëror

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 16-të

    Antonio Costa në Shkup: BE-ja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Maqedonisë së Veriut

    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa: Mali i Zi mund të pranohet në BE në vitin 2028

    “Defender Europe 2025”/ Albin Kurti: Kosova më 13 qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA

    AFET - Confirmation hearing of Marta KOS, European Commissioner-designate for Enlargement

    Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE

    “Si po (vazhdon të) zhbëhet shqipja në Maqedoni të Veriut. Dhe nga vetë shqiptarët.

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Rijetësimi i bashkëpunimit gjermano-polak!

15 Korrik, 2024
in FOKUS, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

EKSKLUZIVISHT PËR ARGUMENTUM:

Dr. Jorgji KOTE

Më në fund, dialogu i shumëpritur  dypalësh  Gjermani – Poloni rifilloi dhe po i rikthehet normalitetit të 10 viteve më parë; kur  u ndërpre mbas ardhjes në pushtet të Partisë konservatore Për Ligj dhe Drejtësi ( PiS). Për pasojë, vitet e  fundit  midis të dy këtyre vendeve ka patur grindje, tensione dhe polemika të vazhdueshme, të cilat arritën kulmin me kërkesën polake për dëmshpërblimin e reparacioneve të Luftës së II Botërore.  Kjo e fundit u institucionalizua, duke ngritur komisione të posaçme në Varshavë të cilat mbi bazën e përfundimeve të tyre formuluan kërkesën ndaj Berlinit zyrtar për shumën marramendëse prej 1,85 Trilion Euro.

Këto pretendime u hodhën kategorikisht poshtë nga Gjermania me argumentat e  njohura se ky problem ishte mbyllur përfundimisht me ribashkimin gjerman më 3 tetor 1990. Mirëpo kjo ngjarje u kthye në pretekst të fortë për nacionalistët në Poloni për acarimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në të gjitha fushat ndërmjet këtyre dy vendeve kyçe për bashkëpunimin dhe stabilitetin europian.

Për pasojë, u ndërpre dhe tradita e zhvillimit të Konsultimeve qeveritare ndërmjet tyre dhe e formatit të ” trikëndëshit të Vajmarit”, ku përfshihet dhe Franca.

Të gjitha këto zhvillime të padëshirueshme kishin krijuar një mjedis që është pak të thuhet i helmuar, ku sundonin mosbesimi, ndjenja armiqësore, sulme e dhe ofendime  nga ta dyja anët.  Por, tani që  PiS dhe lideri i saj Jaroslaë Kazcynski u largua nga pushteti, iu çel sërish rruga dialogut, mirëkuptimit dhe besimit reciprok, për një të ardhme më të mirë të të dy popujve. Kjo pritet të jetë me  shumë rrjedhoja pozitive për këto dy vende të mëdha dhe me peshë, sidomos në kushtet e sotme të shtimit të konfliktualitetit mes Perëndimit dhe vendeve autoritare, rajonin dhe  përparimin e BE-së, përfshi këtu zgjerimin drejt Ballkanit Perendimor dhe vendit tonë të cilin e mbështetin të dy këto vende dhe në kuadrin e Procesit të Berlinit.

Faktori kryesor këtu ishte fitorja e forcave të moderuara polake me Kryeministrin Donald Tusk. Ky ishte lajmi i mirë dhe i vetmi vend ku ndryshe nga disa të tjera, sidomos Franca tani së fundi ata ranë nga pushteti. Tusk, njihet si  europianist i bindur, ish President i Këshillit Europian gjatë periudhës 2014 – 2019.

Theksojmë  se Tusk është i vetmi nga drejtuesit më të lartë të BE-së, që u rikthye fitimtar në betejën zgjedhore në vendin e tij mbas shumë vitesh. Të tjerët, përfshi këtu presidentë të Europarlamentit, zv.presidentë të Komisionit dhe Shërbimit të Jashtëm Europian kanë dështuar, madje keq në kandidimet në zgjedhjet europiane dhe në vendet e  tyre.

Ky ishte lajm i mirë për Gjermaninë, e cila nuk nguroi dhe nuk priti gjatë, por mori nismën për një rijetësim dhe kthesë madhore në marrëdhëniet e saj dypalëshe dhe në nivel europian me Poloninë fqinje. Një binom mjaft i rëndësishëm mbas dhe bashkë me boshtin franko-gjerman për paqen, stabilitetin dhe demokracinë në Europë, tani kur e djathta ekstreme ka mprehur dhëmbët dhe armët për të ” pushtuar” metropolet më të rëndësishme në Europë dhe në Amerikë.

Në këtë atmosferë të lehtësuar dhe të çliruar nga tensionet e mësipërme, më 2 Korrik u zhvillua në Varshavë Raundi i 16-të i Konsultimeve qeveritare midis dy vendeve, të bashkëdrejtuar nga Donald Tusk dhe Kancelari gjerman Olaf Scholz; ky i fundit kishte marrë me vehte 12 ministrat më të rëndësishëm.

Kancelari Scholz  deklaroi se ” ne jemi fqinjë të mirë, partnerë të ngushtë dhe miq besnikë; dhe që duam të krijojmë një dinamikë të re në bashkëpunimin tonë”

Ndërsa Tusk tha se « askush nuk duhet të ketë dyshime mbi rëndësinë e bashkëpunimit tonë të mirë  me Gjermaninë”

Ndërkohë, duke iu referuar gjendjes aktuale dhe kërcënimit të së djathtës ekstreme në Europë, Tusk the se forcat e moderuara dhe pro-europiane do të gjejnë përgjigje të mençura dhe bindëse për ato që tashmë janë bërë përparësi për njerëzit e zakonshëm: lufta me efikasitet kundër migrimit të paligjshëm, forcimi i sigurisë, rritja e vetëmjaftueshmërisë ekonomike dhe vendosmëria e Europës për mbrojtjen e interesave të saj në botë”

Në përfundim të këtyre Konsultimeve të përbashkëta, u nënshkrua një Plan Veprimi me 40 faqe, ku preken të gjitha aspektet jetësore të politikës së brendshme dhe të jashtme – ekonomia, bashkëpunimi në fushën e  sigurisë, forcimi i BE-së, klima, energjia, emigracioni, infrastruktura e deri te ndërtimi i një linjë hekurudhore të shpejtë Berlin – Varshavë.

Pala polake vlerësoi shumë gatishmërinë gjermane të shprehur nga Kancelari Scholz për të marrë përsipër bashkëpërgjegjësinë për  garantimin e sigurisë në   kufijtë lindorë të Polonisë me ndërtime në infrastrukturëë dhe mbështetje ushtarake. Këtë  Scholz e argumentoi me faktin se ”siguria e Gjermanisë dhe e Polonisë janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njera tjetrën. Çka do të thotë se siguria për Gjermaninë është dhe siguri për Poloninë”

Në kushtet kur qeveria e re polake hoqi dorë nga kërkesat për dëmshpërblime, vend të rëndësishëm në këtë plan të përbashkët veprimi ze kompensimi moral dhe financiar për viktimat dhe të mbijetuarit e nazizmit gjerman gjatë Luftës së II Botërore. Ndihma finanicare gjermane për ta llogaritet në disa qindra milionë Euro, e megjithatë ajo nuk është asgjë krahasuar me reparacionet e lartpërmendura të luftës. Po ashtu mendohet për ngritjen ngha Gjermania të një një memoriali në nderim të tyre. Ndërkohë, pala polake vlerësoi gatishmërinë e Kancelarit Scholz për hapjen në Berlin të një Shtëpie të përbashkët gjermano-polake, mesazh ky sipas Scholzit ”kundër harresës të së kaluarës dhe paralajmërim për të ardhmen”.

Të tria këto veprimtari dhe aspekte marrin rëndësi të veçantë tani, në prag të 85 Vjetorit të pushtimit të Polonisë nga Gjermania, 80 Vjetorit të revoltës së Varshavë, të 75 Vjetorit të themelimit të NATO-s dhe Samitit të saj të fundit në Uashington.

Siç pohojnë shumica e ekspertëve dhe analistëve politikë, rijetësimi i bashkëpunimit gjermano-polak është në interes të të dy vendeve dhe lidershipeve të tyre politikë, sidomos Gjermanisë, koalicioni qeveritar i të cilës ndodhet në pozita tejet të vështira mbas rezultateve katastrofikee në zgjedhjet europiane dhe afrimit të zgjedhjeve të reja parlamentare shtatorin e ardhshëm. Por dhe për qeverinë e re polake dhe shefin e saj, Donald Tusk. Ca më tepër se ky i fundit qysh nga  viti 2005 është shigjetuar si agjent i Gjermanisë, akuza të cilat do ta ndjekin mesa duket gjatë. Ndaj atij i del dhe detyra për ta përgënjeshtruar me fakte dhe prova këto shpifje; mirëpo, për këtë i duhet doemos ndihma dhe mbështetja gjermane lidhur me përparimin e  marrëdhënieve mes tyre.

Vetëm se për këtë qëllim, Gjermania has në një pengesë të madhe që e ka emrin PARA. Kohët e fundit ajo është në krizë për shkak të deficiteve të shumta dhe ” politikave të ” frenimit ” buxhetor që po ndjek koalicioni i atjeshëm qeveritar. Nga ana tjetër, shtimi i kërkesave për fonde gjermane për sigurinë europiane e ka shtuar dhe më tepër trysninë ndaj Gjermanisë. Problemi është se ende nuk dihet se sa do të jetë kontributi financiar gjerman në këtë fushë të re me plot të panjohura, krahas ndihmave për Ukrainën, ku Gjermania renditet e dyta mbas SHBA-ve. Ndërkohë dhe Polonia kërkon pjesën e vet, që gjithsesi është shumë më e vogël se dëmshpërblimet e qeverisë së mëparshme për  reparacionet e luftës.

Ajo çka kërkohet tani prej të dy këtyre vendeve dhe lidershipeve të tyre është vullneti politik, lidhja dhe mbajtja e fjalës dhe kalimi nga fjala te veprat në terren.

Ndryshe, vërtet që ekstremi i djathtë në Poloni para një viti iku nga pushteti, por ai mund të kthehet sërish në rast dështimi, i nxitur dhe yshtur më tej nga Le Pen në Francë dhe një fitore e mundshme e Trump në SHBA.

/Argumentum.al

© 2024 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Pse mblidhet Evropa në Tiranë?

15 Maj, 2025
Kryesore

“Evropa e re në një botë të re…”, Shqipëria mikpret Komunitetin Politik Evropian

15 Maj, 2025
Kryesore

Fjalimi i fitores/ Rama: Faleminderit Shqipëri për besimin historik!

14 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA: Marrëveshje për të përmirësuar sigurinë dhe mbrojtjen

15 Maj, 2025

Rama me kryeministrin britanik: Bashkëpunim i suksesshëm kundër rrjeteve kriminale dhe emigracionit të paligjshëm

15 Maj, 2025

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 16-të

15 Maj, 2025

Antonio Costa në Shkup: BE-ja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Maqedonisë së Veriut

15 Maj, 2025

Pse mblidhet Evropa në Tiranë?

15 Maj, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.