Kryeministri Edi Rama është takuar me princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan në Abu Dabi, lidhur me rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit dhe Konferencën e Donatorëve që do të mbahet në Bruksel në datë 17 shkurt.
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, ku është takuar ditën e sotme me Princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan.
Në një postim në facebook, Rama bën me dije se ky takim është bërë për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit dhe Konferencën Donatorëve në Bruksel, për tërmetin që la 51 viktima.
“Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe – Me Princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan, enkas për Rindërtimin e Konferencën Donatorëve në Bruksel”, shkruan Rama.