• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Maj, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

    OKB: Ekonomia globale në rrezik real recesioni në 2025-n

    Si Lufta Tregtare SHBA-Kinë po i Dëmton të Gjithë

  • POLITIKË

    Vizitë zyrtare në Sarajevë: Ministri Hasani takon homologun Konaković dhe inauguron Ambasadën Shqiptare

    Dashamir Shehi largohet nga drejtimi i koalicionit “Djathtas për Zhvillim Kombëtar”

    Rama për televizionin austriak ORF: ”Ndihma” e Vladimir Putinit ishte e nevojshme për të rinisur shpejt proceset e integrimit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha: Zgjedhjet e 11 majit ishin farsë elektorale

    100 vite KLSH, Spiropali: “Kuvendi do të jetë nxitës i një kulture të re bashkëpunimi e llogaridhënieje në të gjithë spektrin institucional”

    Mbështetje daneze për integrimin evropian të Shqipërisë, Ministri Hasani: “Forcojmë bashkëpunimin gjatë presidences daneze të BE-së”

    Presidenti Begaj pret Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes: Institucionet shqiptare të vendosura për rritjen e buxhetit të mbrojtjes

    Presidenti Begaj në Vatikan, në krye të delegacionit shqiptar për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

    FA zhvillojnë stërvitje me aleatët e NATO-s në Bullgari

  • SOCIALE / KULTURË

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

    Java kulturore e Maqedonisë së Veriut nis në Tiranë: Art, traditë dhe risi në zemër të Shqipërisë

    “Ecim së bashku si vëllezër” – Kisha Ortodokse shqiptare nderon trashëgiminë bashkuese të Papa Françeskut

    Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

    Kina, një fuqi globale në rendin e ri botëror

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Konventa për Demokraci të Angazhuar, Vëllimi 3: Angazhohu, Frymëzo, Fuqizo! do të mbahet në Shkup nga data 21 deri më 23 maj.

    Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 16-të

    Antonio Costa në Shkup: BE-ja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Maqedonisë së Veriut

    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa: Mali i Zi mund të pranohet në BE në vitin 2028

    “Defender Europe 2025”/ Albin Kurti: Kosova më 13 qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA

    AFET - Confirmation hearing of Marta KOS, European Commissioner-designate for Enlargement

    Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

    OKB: Ekonomia globale në rrezik real recesioni në 2025-n

    Si Lufta Tregtare SHBA-Kinë po i Dëmton të Gjithë

  • POLITIKË

    Vizitë zyrtare në Sarajevë: Ministri Hasani takon homologun Konaković dhe inauguron Ambasadën Shqiptare

    Dashamir Shehi largohet nga drejtimi i koalicionit “Djathtas për Zhvillim Kombëtar”

    Rama për televizionin austriak ORF: ”Ndihma” e Vladimir Putinit ishte e nevojshme për të rinisur shpejt proceset e integrimit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha: Zgjedhjet e 11 majit ishin farsë elektorale

    100 vite KLSH, Spiropali: “Kuvendi do të jetë nxitës i një kulture të re bashkëpunimi e llogaridhënieje në të gjithë spektrin institucional”

    Mbështetje daneze për integrimin evropian të Shqipërisë, Ministri Hasani: “Forcojmë bashkëpunimin gjatë presidences daneze të BE-së”

    Presidenti Begaj pret Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes: Institucionet shqiptare të vendosura për rritjen e buxhetit të mbrojtjes

    Presidenti Begaj në Vatikan, në krye të delegacionit shqiptar për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

    FA zhvillojnë stërvitje me aleatët e NATO-s në Bullgari

  • SOCIALE / KULTURË

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

    Java kulturore e Maqedonisë së Veriut nis në Tiranë: Art, traditë dhe risi në zemër të Shqipërisë

    “Ecim së bashku si vëllezër” – Kisha Ortodokse shqiptare nderon trashëgiminë bashkuese të Papa Françeskut

    Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

    Kina, një fuqi globale në rendin e ri botëror

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Konventa për Demokraci të Angazhuar, Vëllimi 3: Angazhohu, Frymëzo, Fuqizo! do të mbahet në Shkup nga data 21 deri më 23 maj.

    Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 16-të

    Antonio Costa në Shkup: BE-ja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Maqedonisë së Veriut

    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa: Mali i Zi mund të pranohet në BE në vitin 2028

    “Defender Europe 2025”/ Albin Kurti: Kosova më 13 qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA

    AFET - Confirmation hearing of Marta KOS, European Commissioner-designate for Enlargement

    Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home FOKUS

‘Rreziku kinez’ nuk është alibi e falimentimit të fasadës mbi ‘demokracinë’ amerikane

7 Korrik, 2022
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Genc Mlloja

Në raste përkujtimesh të ngjarjeve të mëdha, që janë gurë themeli në historinë e çdo vendi dhe populli, janë ata që gjykojnë dhe çmojnë realisht rëndësinë e tyre sikurse ishte edhe rasti i Ditës së Pavarësisë për popullin amerikan më 4 korrik. Veç aspektit festiv ata shërbejnë si momente reflektimi për të vlerësuar gjendjen e vërtetë aktuale të vendit, të vetë atyre, rrugën e përshkuar dhe perspektivat për të ardhmen. E në këtë kuadër në botën e sotme multipolare askush nuk shmang pyetjen: sa ka vlerë reale vetëpërcaktimi i SHBA-së prej korifejve të saj si ‘fanari i demokracisë’ dhe kampion i të drejtave të njeriut në botë.

Kur jemi në shekullin 21-të pas dy luftërave botërore të një shekulli me parë dhe të Luftës së Ftohtë që pasoi pas viteve 1950, realiteti dëshmon se shumë energji po konsumohet në përpjekjet amerikane që t’ua shesin ose më mirë me thënë t’ua imponojnë ‘produktin demokratik’ të prodhuar prej strategëve të tyre vendeve të tjera ‘jashtë gardhit ala demokratik’, kryesisht atyre të Evropës Lindore, Ballkanit Perëndimor, vendeve në zhvillim, kryesisht atyre më të varfra si në Afrikë, Azi, Amerikë Latine e gjetkë.

Diku ata kanë patur sukses, diku jo, e kjo ‘jo’ po bëhet gjithmonë e më e tingëllueshme sepse sot bota, komuniteti njerëzor nuk janë më si shumë dekada më parë kur modeli i demokracisë amerikane e karta e të ‘drejtave të njeriut’ e reklamuar prej tyre konsideroheshin si udhërrëfyese e pranoheshin prej shumë vendeve derisa shumë popuj liridashës në mbarë botën ua prenë tentakulat hegjemoniste e neokolonialiste SHBA-së e aleatëve të tyre duke u vënë përballë të drejtat e vërteta të njeriut me një standard për mbarë njerëzimin sikurse parashtrohen në organizatën panbotërore të Kombeve të Bashkuara dhe institucione të tjera të saj ku të gjithë vendet anëtare janë të barabartë e të pavarur të përcaktojnë fatet e tyre.

E nga ana tjetër publikisht ata demaskojnë e nuk pranojnë më imponimin e modelit amerikan të demokracisë as në teori e aq më pak në praktikë sepse shumica e tyre janë bërë edhe më të varfër, me dhjetëra vende janë përfshirë në konflikte të përgjakshme të brendshme dhe lokale me një kosto të frikshme në humbje njerëzore si pasojë pikërisht e këtij hegjemonizmi të ri nën maskën e demokracisë. Pjesë e tragjedisë njerëzore vazhdojnë të jenë, madje në përkeqësim të mëtejshëm, plagë të tilla si uria, prapambetja ekonomike e sociale, analfabetizmi, e sistemi shëndetësor i pamundur të shërojë mjaft popuj.

Afganistan. /VCG

Afganistan. /VCG

E shembulli më i fundit i karakterit monstruoz të modelit të ‘demokracisë’ amerikane është Afganistani ku 20 vjet pushtim nën këtë egidë e kanë katandisur popullin afgan në mizerjen më të tmerrshme. Por anti-vlerat e ‘humanizmit demokratik’ amerikan janë pa dyshim goditjet më të rënda në psikikën e atij populli, i cili u braktis dhe qindra mijëra trupa, personel tjetër i kualifikuar spiunazhi dhe i agjencive të tjera me etiketime të ndryshme sëbashku me trupën diplomatike ‘avulluan’ natën pa hënë si hajdutë. Ngjarja e Afganistanit është ndër më të fundit, por historiku i gjëmave të tilla anti-njerëzore është plot me tmerre tashmë të njohura botërisht të kryera nën maskën e ‘demokracisë’ amerikane.

Por një pikë kulminante, që nuk do të harrohet kurrë nga njerëzimi, është braktisja nga SHBA e aleatët e tyre perëndimor i të gjithë komunitetit ndërkombëtar kur shpërtheu pandemia vdekjeprurëse kovidiane para rreth tre vitesh. Vlerat e ‘democracisë’ amerikane u goditën edhe teorikisht edhe në praktikë se edhe idhtarët më të zellshëm të saj nuk kishin çfarë tu thonin popujve të tjerë sepse u la në mëshirë të fatit edhe vetë populli amerikan, të gjitha shtresat e tij, por veçanërisht ata me ngjyrë dhe emigrantët. Megjithëse tragjik në këtë rast popullsia e bardhë më shumë e ndjeu vetë edhe njëherë mbi kurriz çfarë do të thoshte diskriminim social nga hendeku i thellë ndërmjet të pasurve dhe të varfërve. E çfarë mund të thonë shtresat e ndryshme të popullsisë me ngjyrë kalvari i të cilëve ka filluar që në themelet e krijimit të atij vendi nën të cilat janë djersa, gjaku e jeta e afrikano- amerikanëve. Ishte nisja e skllavërisë më mizore, që vazhdon pa mëshirë por në forma të tjera, të cilat e radhisin SHBA në krye të vendeve më raciste në botë.

VCG

VCG

Por shkelmimi prej autoriteteve sunduese amerikane i të drejtës themelore për të jetuar, për kujdes të barabartë shëndetësor, duke e lënë popullin në mëshirë të fatit, është ndër krimet më të rënda që mund ti bëhet njeriut; e kjo i ngjau amerikanit të thjeshtë në shekullin 21 në vendin për të cilin ai ka qenë krenuar si ‘numri një’ në botë për çdo gjë, veçanërisht për të drejtat e njeriut. Por pajisjet dhe teknologjia mjekësore më e avancuar në botë e instaluar në SHBA nuk shpëtoi njeriun e thjeshtë, nuk ia kurseu jetën zezakut, latinit, emigrantit nga të katër anët e botës, nuk i mëshiroi as fëmijët, as gratë e aq më pak pleq që humbën jetën në një tragjedi njerëzore. Asgjë nuk ka qenë e mundur të fshihet sipas traditës së mëparshme të kamuflimit të çdo gjëje të keqe që ndodhte në Amerikë. Dhe faktet tregojnë se SHBA kanë numrin më të madh të infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID-19 në nivel global. Madje administrata amerikane nuk i rimendon kurrë masat e saj të reagimit dhe ende i mungojnë plane efektive kundër epidemisë, ankohen specialistë të epidemiologjisë. E tragjedikomedia bëhet më e pacipë kur në vend të luftës kundër virusit brenda vendit, politikëbërësit e Uashingtonit kanë hedhur në lojë skemën manipulative të çoroditjes së opinionit publik brenda dhe jashtë vendit – nxitja e gjurmimit të origjinës së COVID-19!!!

VCG

VCG

Por çfarë tregojnë faktet e deritanishme që kanë dal në dritë? Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, deri në fund të shkurtit 2022, numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në SHBA kishte tejkaluar 78 milionë dhe numri i vdekjeve i kaloi 940,000. Numri i vdekjeve nga COVID-19 të regjistruara në vitin 2021 ka tejkaluar shumë totalin krahasuar me vitin 2020. Sipas analizave të bëra nga studiuesit në Universitetet e Kalifornisë Jugore dhe Princeton, vdekjet e shkaktuara nga COVID-19 kanë ulur jetëgjatësinë e përgjithshme me 1.13 vjet, rënia më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Por jetëgjatësia u vlerësua të kishte rënë me 2.10 vjet për popullsinë afrikano-amerikane, dhe 3.05 vjet për latinët, ndërsa rënia e jetëgjatësisë është 0.68 vjet ndërmjet popullsisë së bardhë. Sjelljet joshkencore, të pabarabarta dhe të papërgjegjshme të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë nga qeveria amerikane kanë dëmtuar seriozisht të drejtat e njerëzve të saj për jetë dhe shëndet. Gazeta New York Times raportoi më 18 nëntor 2021 se pandemia ka rezultuar të ishte një test stresi gati dy-vjeçar kur SHBA u “shkatërruan” dhe se besimi i popullit amerikan në qeverinë e tyre kishte “falimentuar”. Nga ana tjetër deri në fund të vitit 2021, gati 30 përqind e amerikanëve ende nuk ishin vaksinuar, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Agjencia amerikane e lajmeve the Associated Press shkruante më 19 dhjetor 2021 se spitalet amerikane ishin të mbingarkuar pasi rastet e COVID-19 dhe shtrimet në spital të shkaktuara nga infeksionet midis të pavaksinuarve vazhduan të rriteshin.

E shkon kundër jetës ‘pamundësia’ e SHBA për të ndihmuar vendet e varfra me vaksinat anti-Covid kur mëse 30 përqind e amerikanëve ishin të pavaksinuar në fund të 2021. A mund të pritet ndihmë nga kjo pretende për ‘numrin një’ në botë? E dyshimtë kjo për një vend që nuk ka rregulluar shtëpinë e vet.

Por, gjithësesi, pse duhet politikëbërësit amerikanë të përpiqen të pengojnë Kinën në fuqizimin e luftës kundër pandemisë e madje të shpifin se kjo është pjesë e shtrirjes së influencës së saj në botë kur ajo ishte vendi i parë që ka njoftuar se do t’i bëjë vaksinat një të mirë publike globale, ka mbështetur heqjen dorë nga të drejtat e pronësisë intelektuale për vaksinat e COVID-19 dhe ka kryer prodhimin e përbashkët të vaksinave me disa vende në zhvillim. Kina ka furnizuar më shumë se 2.2 miliardë doza vaksinash në më shumë se 120 vende dhe organizata ndërkombëtare. Deri në fillim të majit, Kina kishte ofruar 4.6 miliardë pajisje mbrojtëse, 18 miliardë komplete testimi dhe mbi 430 miliardë maska për fytyrën në 153 vende dhe 15 organizata ndërkombëtare.

Në fund të vitit të kaluar, presidenti Xi Jinping njoftoi se Kina do të dhurojë 600 milionë dhe 150 milionë doza të tjera vaksinash për vendet e Afrikës dhe ASEAN përkatësisht. Përveç kësaj, Kina dërgoi 37 ekipe ekspertësh mjekësorë në 34 vende dhe ndau përvojën kundër epidemisë me më shumë se 180 vende dhe organizata ndërkombëtare. Kjo është një pjesë e të dhënave mbi kontributin e Kinës e cila në vazhdën e COVID-19 propozoi vizionin e një komuniteti global të shëndetit për të gjithë, shfrytëzoi plotësisht fuqitë e saj, siguroi stabilitetin e zinxhirëve globalë të furnizimit kundër epidemisë dhe avancoi në mënyrë aktive bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e vaksinave për të kontribuar në luftën globale kundër koronavirus. Të dhënat e mësipërme janë bërë të mundshme nga Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Zhao Lijian në një konferencë shtypi më 13 maj 2022 botuar nga agjencia Xinhua.

Përballë këtij realiteti a me të vërtetë mashtrohet njeri se kjo ndihmë humanitare është rreziku i rritjes së hegjemonisë kineze në vende të tjera sikurse trumpetohet nga Uashingtoni? Përkundrazi, vazhdimi i këtij kontributi jetik po i shërben ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen dhe ndihmat kineze kanë qenë dhe janë shumë të mirëpritura nga popujt në mbarë botë.

Ndihma mjekësore kineze për Shqipëri./Xinhua

Ndihma mjekësore kineze për Shqipëri./Xinhua

Edhe shqiptarët iu gëzuan kontingjenteve të vaksinave kineze e pajisjeve anti-epidemike, ndër të parat që erdhën në Tiranë në fillimet e pandemisë kur askush në rajon, BE, apo SHBA nuk ofruan asgjë. U desh kohë që të hapej ‘rubineti’ i tyre… por ndjenjat lehtësuese në popull në fillimet e sëmundjes janë të paharrueshme gjë që është konfirmuar edhe nga autoritetet më të larta të këtij vendi të vogël ballkanik.

Por krahas mangësive në aspektin e pandemisë e të pasojave të saj në shumë fusha të jetës, që pa mëdyshje vazhdon të mbetet një ndër betejat më të ashpra, a mund të quhet Amerika shoqëri me të vërtetë demokratike kur situata e sigurisë publike në vend po përkeqësohet për ditë dhe aktet terroriste janë bërë tragjike për shoqërinë e këtij vendi?

E sikur mos te mjaftonin 365 ditët e vitit edhe Dita e Pavarësisë, sikurse ka njoftuar shtypi amerikan duke cituar autoritetet vendase, u përgjak pasi një terrorist vrau 6 vetë e plagosi 30 të tjerë në paradën e organizuar në Ohajo me 4 korrik. Të tmerruar nga ky akt terrorist i radhës por sinjifikativ për ditën kur ngjau –Dita e Pavarësisë – disa qytete amerikane si Evanston, Deerfield, Skokie, Waukegan e Glencoe anulluan çdo festim. Tashmë amerikani ka frikë edhe të festojë se në çdo hap jeta e tij dhe e familjes së vet është në rrezik sepse e drejta për jetën nuk është e garantuar.

Sikurse dëshmohet krimet e dhunshme nga më monstruozet janë përhapur me shpejtësi në SHBA dhe nuk po u shpëtojnë as vetë forcat policore, të cilat, për hir të së vërtetës, kanë një emër të keq për dhunën e tyre, veçanërisht ndaj popullsisë me ngjyrë. Të dhënat zyrtare tregojnë se kanë ndodhur 693 të shtëna masive në vitin 2021 shifër që është 10,1 për qind më e lartë kundrejt vitit 2020. Më shumë se 44,000 njerëz u vranë nga dhuna me armë. E kërkesat në rritje të popullsisë për kontrollin e armëve ka rënë ne vesh të shurdhër se në radhë të parë ata që e pengojnë një masë të tillë janë manjatët e establishmentit të prodhimit të armëve. Këta të fundit po kalojnë ndër periudhat më të begata duke patur parasysh edhe tregun kolosal që u është hapur në Ukrainë prej luftës me Rusinë, dhe nisur nga interesat e tyre ‘tregtarët e vdekjes’ urojnë që ajo luftë t’mos mbarojë kurrë, madje mundësisht të përhapet edhe në pjesë të tjera të Europës. Sepse nën justifikimin e mbrojtjes së frontit lindor në këtë kontinent ka një rikthim të SHBA-së me trupa e armatime të shtuara si në periudhën e Luftës së Ftohtë kur manjatët e industrisë ushtarake nxorrën fitime përrallore.

VCG

VCG

Por ‘demokracia’ amerikane ndërkohë po bëhet gjithnjë e më shumë në një prej burgjeve më të mëdha për popullin e saj. Kështu në atë vend ndodhen në burgje 25 për qind e të burgosurve të të gjithë botës (!!) ndërsa popullsia e tij është sa vetëm 5 për qind e të gjithë popullsisë së botës. E shkeljet e të drejtave të njeriut nuk njohin kufi se ndër të tjera puna e detyruar është një problem kritik në SHBA dhe sipas një raporti të ri nga Unioni Amerikan i Lirive Civile, të burgosurit amerikanë prodhojnë më shumë se 11 miliardë dollarë fitime dhe shërbime, pavarësisht se paguhen me një pagë për orë midis 0,13 dhe 0,52 dollarë. Por ka edhe më keq- është zbuluar se 7 shtete nuk paguanin kompensim për punën e burgut. Të burgosurit cituan se dënimi në formën e izolimit dhe vizitës familjare zbatohej në mënyrë rutinore kundër atyre që refuzonin të punonin. Dy të tretat e më shumë se 1.2 milion njerëzve që vuajnë dënime në burgjet shtetërore ose federale janë të angazhuar në një formë pune të detyrueshme. Për më tepër, pakicat etnike dhe racore si afrikano-amerikanët përbëjnë shumicën e popullsisë së burgosur të SHBA-së, çka dëshmon se puna e detyruar në burgjet amerikane synon grupe të veçanta sociale.

VCG

VCG

Shembull tjetër i kaosit të vërtetë në sistemin e drejtësisë amerikane është ndryshimi i mbrojtjeve ligjore për të drejtat e abortit, një problem që e ka futur akoma më thellë këtë vend e shoqërinë e tij në një kolaps të vërtetë lidhur me një aspekt jetik të të drejtave të njeriut duke krijuar përçarje më të mëdha shoqërore.

Me pak fjalë SHBA po përjetojnë një krizë të thellë legjitimiteti, e cila vetëm sa po përkeqësohet. Është vendi ku akoma ish- presidenti Donald Trump justifikon sulmin e mbështetësve të tij kundër Kapitolit teksa Joe Biden, presidenti aktual, u shpall fitues.

Domethënëse në këtë aspekt është çfarë raportonte agjencia Reuters më 28 qershor të këtij viti se ish-Presidenti Trump u përpoq të kapte timonin e limuzinës së tij presidenciale më 6 janar 2021, kur rojet e tij të sigurisë nuk pranuan ta çonin atë në Kapitol, ku përkrahësit e tij po protestonin dhe u futën me dhunë në selinë e tij. Odisea e pretendimit të Trump e pasuesve të tij për manipulim të zgjedhjeve në vendin e vetëquajtur më demokratik në botë vazhdon, ndërsa sistemi i drejtësisë duket se është në kolaps për të thënë të vërtetën…

Edhe pse vetëm maja e ajsbergut, faktet e mësipërme dëshmojnë se SHBA ndodhen në një krizë të vërtetë ligjitimiteti dhe shkeljet në shtim progresiv të të drejtave të njeriut janë bërë shqetësim parësor për shoqërinë e këtij vendi. E politikëbërësit amerikanë e mjetet e tyre të propagandes nuk reshtin në përpjekjen që të devijojnë vëmendjen nga gjendja e brendshme. E në këtë kuadër “kërcënimi”, “autoritarizmi” , shkelja e të drejtave të njeriut ne Xinjiang e pjesë të tjera të Kinës ku jetojnë pakica kombëtare vazhdojnë të jenë pjesë e fushatës shpifëse pa baza ndaj këtij vendi.

Në morinë e këtyre shpifjeve, që marrin edhe karakter qesharak, mbetet Akti Ujgur i Ndalimit të Punës së Detyruar i miratuar nga President Joe Biden në fund të vitit 2021. Por çdo gjë që pretendon SHBA ndaj Kinës lidhur me punën e detyruar është një praktikë e zakonshme në jetën amerikane.

Mirëpo përballë përvojave të hidhura të shpifjeve prej SHBA-së të provuara nga shumë popuj të komunitetit ndërkombëtar mbi veten e tyre, këta të fundit në shumicë nuk pajtohen me fushatën e shpifjeve amerikane kundër Kinës për shkelje të të drejtave të njeriut, për gjoja ‘punë të detyruar’ në Xinjiang, për synime ekspansioniste në botë etj. etj.

E ashtuquajtura strategji e re që SHBA e stamposi në grupe të tilla të mbyllura si G7 apo në grupime politiko-ushtarake si NATO-ja për të ‘frenuar’ Kinën me synim izolimin e saj u kujton popujve ‘xhandarin ndërkombëtar’ që rruzullin tokësor e shikon si hapësirën e vet jetike. Madje kur amerikanët filluan dërgimin e satelitëve ne hënë nuk e fshehën ëndrrën për ta shpallur atë si domen të tyre. Prandaj të mbetur me gisht në gojë nga përparimi i vendeve të tjera si Kina edhe në fushën hapësinore ata arrijnë deri në marrinë që ta akuzojnë këtë vend se synon të pushtojë hënën. Shumë poshtë, sikurse thotë një shprehje popullore, po e ulin stekën strategët e Uashingtonit në përrallat e tyre që janë për dimër e jo në këta muaj të nxehtë vere të vitit 2022!

Duke hedhur këto radhë më rastitisi të mësoja se më 5 korrik u zhvillua me anë të videos sesioni i 50-të i Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së. Tema e këtij sesioni ishte “Forcimi i qeverisjes së të drejtave të njeriut, përhapja e vlerave të përbashkëta të njerëzimit”. Pjesëmarrësit në të diskutuan mbi drejtimin dhe rrugët e mundshme të qeverisjes së të drejtave të njeriut, duke pohuar arritjet, konceptin e qeverisjes dhe praktikat e Kinës lidhur me të drejtat e njeriut. Në këtë mbledhje foli edhe kryetari i Shoqatës së OKB-së të Kinës, Wang Chao dhe disa mendime janë përfshirë më poshtë në këtë shkrim.

Sipas Wang Chao, të drejtat e njeriut janë simboli i përparimit të qytetërimit njerëzor dhe qytetërimet e ndryshme i kuptojnë në mënyra të ndryshme dhe kanë fokus të ndryshëm për sa u përket të drejtave të njeriut, por mbrojtja e jetës, vlerave e dinjitetit dhe të drejtat e njeriut për të gjithë janë kërkesat e përbashkëta të njerëzimit. Ai theksoi se tani ligji ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, i përqendruar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, është pasuruar gjithnjë e më shumë, por disa vende e shpërfillin Deklaratën dhe krijojnë qëllimisht divergjenca sa u përket të drejtave të njeriut, duke vendosur pengesa të shumta përpara përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Një sfidë e madhe ndaj sistemit të tanishëm global të të drejtave të njeriut është që disa vende perëndimore po e shfrytëzojnë këtë sistem, po e politizojnë dhe instrumentalizojnë pandërprerë atë dhe po përdorin me shumicë standardet e dyfishta, duke ndërhyrë në punët e brendshme të të tjerëve me pretekstin e të drejtave të njeriut. Të gjitha këto e kanë helmuar rëndë atmosferën ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut dhe atyre duhet t’u kushtohet rëndësi dhe të ndryshojnë”, tha Wang Chao.

Si përfundim mund të thuhet se Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe konventat ndërkombëtare mbi këto të drejta njerëzore ashtu sikurse edhe OKB-në e Kartën e saj nuk mund ta zëvendësojnë as modeli amerikan i ‘demokracisë’ e as vlerat e imponuara prej Uashingtonit dhe aleatëve të tij perëndimor sipas stampës së tyre mbi të drejtat e njeriut. Koha po e dëshmon në të gjitha aspektet se ndërhyrja arrogante e tyre në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe promovimi me detyrim i vlerave dhe modelit perëndimor janë dështim i tyre që kuptohet se u dhëmb shumë. Por ‘rreziku kinez’ nuk është as shkaktari e as ilaçi shërues i krizës së tyre globale, sikurse nuk mund të jetë as ‘goma e shpëtimit’ e dekadencës së shoqërisë amerikane dhe të ashtuquajturave vlera të demokracisë së saj të kulluar./cri

Related- Posts

FOKUS

Promovimi i Kulturës dhe Gjuhës Arabe në Kuadrin e Diversitetit dhe Dialogut Kulturor.

21 Maj, 2025
FOKUS

Polonia fuqi e re politike, ekonomike dhe ushtarake europiane

20 Maj, 2025
FOKUS

Serbia nuk e dëshiron demokracinë europiane, të sajën nuk e ka

18 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Papa Leoni XIV: “Situata në Rripin e Gazës gjithnjë e më shqetësuese dhe e dhimbshme”

21 Maj, 2025

Mbi ndërgjegjien e zgjuar bafas të Europës për vuajtjet e palestinezëve

21 Maj, 2025

Vizitë zyrtare në Sarajevë: Ministri Hasani takon homologun Konaković dhe inauguron Ambasadën Shqiptare

21 Maj, 2025
(L-R) Martin Werding, member of the German Council of Economic Experts, Achim Truger, member of the German Council of Economic Experts, Monika Schnitzer, Chairwoman of the German Council of Economic Experts, Ulrike Malmendier, member of the German Council of Economic Experts, and Veronika Grimm, member of the German Council of Economic Experts, stand during the presentation of the spring report of the German Council of Economic Experts at the Federal Press Conference. Photo: Sebastian Christoph Gollnow/dpa

Këshilltarët ekonomikë gjermanë e ulin parashikimin e rritjes ekonomike për vitin 2025 në zero

21 Maj, 2025

Turqia dhe SHBA-ja njohin rëndësinë e ruajtjes së integritetit territorial të Sirisë

21 Maj, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.