• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
10 Maj, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

    OKB: Ekonomia globale në rrezik real recesioni në 2025-n

    Si Lufta Tregtare SHBA-Kinë po i Dëmton të Gjithë

    FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump holds a "Foreign Trade Barriers" document as he delivers remarks on tariffs in the Rose Garden at the White House in Washington, D.C., U.S., April 2, 2025. REUTERS/Carlos Barria TPX IMAGES OF THE DAY/File Photo

    Pezullimi i tarifave: Çfarë fshihet pas kthesës së Trump?

  • POLITIKË

    Partia Demokratike mban mitingun përmbyllës; Berisha: Brenda 100 ditëve të para do të vendosim themelet që çdo i ri dhe e re të mund të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri.

    PS mbyll fushatën elektorale në Parkun Olimpik Tiranë

    Partia Mundësia mbyll fushatën/ Shehaj: Mundësi historike për të lënë pas të kaluarën

    Presidenti Begaj apel qytetarëve për 11 majin: Ushtroni të drejtën tuaj për të votuar me qetësi, përgjegjësi dhe dinjitet!

    IFIMES/ Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri: Shansi i fundit për Shqipërinë që të bëhet një ‘shtet normal’

    Varshavë/ Ministri Hasani: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë prioritet, garanci ndaj kërcënimeve hibride

    Zgjedhjet parlamentare/ Parashikimi i kryeministrit Rama: PS merr 78-88 mandate

    Bashkimi Evropian konfirmon ritmin e shpejtuar të anëtarësimit të Shqipërisë në BE: hapen negociatat për kapitujt e Grupimit 3

    Presidenti Begaj uron kancelarin Merz: Gjermania, mbështetëse e përhershme në rrugëtimin tonë evropian

  • SOCIALE / KULTURË

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

    Java kulturore e Maqedonisë së Veriut nis në Tiranë: Art, traditë dhe risi në zemër të Shqipërisë

    “Ecim së bashku si vëllezër” – Kisha Ortodokse shqiptare nderon trashëgiminë bashkuese të Papa Françeskut

    Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit

    Arkiva Marubi, shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

    Kina, një fuqi globale në rendin e ri botëror

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    AFET - Confirmation hearing of Marta KOS, European Commissioner-designate for Enlargement

    Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE

    “Si po (vazhdon të) zhbëhet shqipja në Maqedoni të Veriut. Dhe nga vetë shqiptarët.

    LDK fton partitë parlamentare në Kosovë për qeveri tranzitore

    Për të dhjetën herë dështon konstituimi i Kuvendit i Kosovës

    Hapet Ambasada e Kosovës në Kuala Lumpur, Osmani-Ibrahim: Moment historik

    Branislav Krstic dhe BIA: dy deklarata për relativizimin e dy sulmeve terroriste të Serbisë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home EKONOMI

Sa përfitoi Shqipëria dhe sa ka humbur Serbia prej taksës “Haradinaj”

1 Korrik, 2019
in EKONOMI, FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në pak muaj, Kosova është kthyer për Shqipërinë në partnerin e dytë tregtar të eksporteve, duke lënë pas Spanjën e duke u renditur direkt pas Italisë. Nëse analizojmë statistikat e tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, rezulton se kthesa e fortë ka nisur në muajin shkurt të këtij viti, me rritjen e parë prej 600 milion lekë më shumë e duke u konsoliduar në pas me një rritje progresive prej 1.2 miliardë lekësh më shumë nga muaji në muaj. Në fakt, duket se vendosja e taksës 100 % të mallrave nga Serbia dhe Bosnjë – Hercegovina në Kosovë, ka filluar të japë efektet e para dhe në Shqipëri. Bazuar në raportet e përmuajshme të INSTAT mbi tregtinë e jashtme, eksporti i mallrave në Kosovë është rritur me shifra të konsiderueshme. Në 4 muajt e këtij viti (janar-prill 2019) rritja është 3 miliardë lekë më shumë se në janar-prill 2018.

Referuar të dhënave të INSTAT, Shqipëria eksportoi në Kosovë 8.9 miliardë lekë mallra këtë vit, në një kohë që në janar-prill të vitit të kaluar ka eksportuar 5.8 miliardë lekë. Vlera e mallrave të eksportuar në Kosovë në Janar 2019 kap vlerën e 1 miliardë lekëve. Në shkurt shifra ishte 1.9 miliardë lekë, duke njohur një rritje prej më shumë se 800 milionë lekësh në krahasim me muajin janar. Tendenca rritëse vijoi edhe në muajt pasues; në mars 2019 në 2.7 miliardë lekëve dhe në prill në vlerën e 3.1 miliardë lekëve.

Çfarë eksportoi Shqipëria në Kosovë

Nëse analizojmë grup-mallrat e eksportuara, rezulton se peshën më të madhe në këtë rritje e ka pasur grupi ‘minerale, lëndë djegëse e energjisë elektrike’ dhe grupi ‘materiale ndërtimi dhe metale’. Sipas të dhënave të INSTAT për tregtinë e jashtme sipas grup – mallrave, në periudhën janar – prill 2019, Shqipëria ka eksportuar grup – mallra ‘ushqime, pije, duhan’, me vlerë 266 milionë lekë më shumë se në janar-prill 2018, 208 milionë lekë më shumë grup – mallra ‘produkte kimike dhe plastike’, 113 milionë lekë më shumë grup – mallra ‘prodhime druri dhe letre’, 624 milionë lekë më shumë mallra ‘materiale ndërtimi dhe metale’ dhe plot 1.716 miliardë lekë më shumë grup – mallra ‘minerale, lëndë djegëse, energji elektrike’.

Çfarë i ndodhi Serbisë dhe Bosnjes nga vendosja e taksës?

Që prej vendosjes së taksës, në tetor të vitit të kaluar, ndikimi i tërthortë në Shqipëri është ndjerë pas një periudhe tremujore, kohë e mjaftueshme për të “zbrazur” rezervat e Kosovës me mallra serbe dhe ato të Bosnjë – Hercegovinës. Vendosja e taksës në fakt, ka dhënë pasur impakt direkt e të menjëhershëm në uljen e importeve të Kosovës. Nëse analizojmë shifrat e Institutit të Statistikave të Kosovës, rezulton një ‘prerje’ e menjëhershme e importeve të Kosovës nga Serbia dhe Bosnja.

Referuar të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në muajin nëntor 2018 (pak pas vendosjes së taksës) importet e Kosovës nga Serbia ranë në 15.5 milion euro, duke njohur më shumë se përgjysmim të tyre në krahasim me nëntorin e vitit 2017 kur importet ishin në nivelin 36.9 milion euro. Të njëjtin efekt, taksa e pati për Bosnjë – Hercegovinën, ku importet në nëntor të vitit 2018 ishin 3 milion euro, në një kohë që në nëntorin e vitit 2017 ato kanë qenë në nivelin 6.2 milion euro. Në dhjetor situata e importeve të Kosovës nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina njohu rënie të mëtejshme.

Referuar të dhënave të Agjencisë së Statistikave në Kosovë, në dhjetor 2018  niveli i importeve të Kosovës nga Serbia ra në 5.3 milion euro ndërsa me Bosnje-Hercegovinën rënia ishte edhe më dramatike, në 199 mijë euro. Kujtojmë faktin se në të njëjtën periudhë të një viti më parë (nëntor 2017) importet e Kosovës nga Bosnje-Hercegovina ishin 7.9 milion euro. Edhe janari ka qenë një muaj humbjesh të konsiderueshme për Serbinë dhe Bosnjen, në të cilin importet e Kosovës nga këto vende ishin përkatësisht 1.4 milion euro dhe 312 mijë euro.

Shkurti dhe marsi i këtij viti kanë qenë gjithashtu muaj ku niveli i shkëmbimeve tregtare të Bosnjes dhe Serbisë me Kosovës ranë në nivelet më minimale. Në shkurt Kosova, nga niveli mujor i 30 milion eurove që ishte më parë, importoi vetëm 482 mijë euro mallra nga Serbia. Po ashtu, edhe me Bosnjen niveli i shkëmbimeve ra në kuotën 829 mijë euro. Edhe muaji marsi i këtij viti vijoi me të njëjtën tendencë. Në Kosovë u futën 535 mijë euro mallra serbe dhe vetëm 34 mijë euro mallra nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Fatura” e humbjeve të deritanishme të Serbisë dhe Bosnjes. Nëse analizojmë shifrat e Institutit të Statistikave të Kosovës, që prej muajit nëntor të vitit të kaluar e deri në mars të këtij viti, Serbia ka humbur rreth 20-30 milion euro çdo muaj, krahasuar me nivelin e para vendosjes së taksës. Ndërkohë, edhe Bosnja ka njohur humbje të konsiderueshme. Referuar shifrave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga muaji nëntor i vitit të kaluar deri në marsin e këtij viti, Bosnje-Hercegovina ka humbur të paktën 18 milionë euro, krahasuar me nivelet e mëparshme të mallrave që fuste në Kosovë.

Shtetet ballkanike që përfituan prej taksës

Nëse analizojmë gjeografinë tregtare të Kosovës, bazuar në të dhënat e Institutit të Statistikave, rezulton se në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pjesë e marrëveshjes CEFTA, Shqipëria dhe Maqedonia janë përfitueset më të mëdha.

Prej pak muajsh, mallrat e Shqipërisë kanë njohur një rritje të ndjeshme të prezencës në territorin e Kosovës duke dalluar ‘kapërcime” të forta të shifrave që prej muajit shkurt.

Rritja e 4 muajve të parë të vitit vlerësohet në rreth 3 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë (janar-prill 2018).  Në fakt, e njëjta tendencë konstatohet edhe me Maqedoninë. Edhe mallrat e Maqedonisë kanë njohur një rritje të prezencës, me të njëjtën peshë sa mallrat e Shqipërisë.

Referuar të dhënave statistikore të institucioneve të Kosovës, rezulton se në vlera e mallrave maqedonase të eksportuara në Kosovë ka arritur në nivelin 20 milionë euro duke barazuar Shqipërinë.

Kush po zëvendëson Serbinë dhe Bosnjen në Kosovë?

Shqipëria dhe Maqedonia janë dy vendet e rajonit të Ballkanit që po përfitojnë më shumë. Megjithatë, në hartën e gjeografisë tregtare të Kosovës, shteti që po përfiton më shumë rritje të shkëmbimeve që prej vendosjes së taksës është Sllovenia. Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave të Kosovës, rezulton se Sllovenia ka rritur në mënyrë të ndjeshme eksportet në Kosovë duke i dyfishuar ato në pak muaj.

Sipas ISK, në nëntor të vitit 2018 kur u aplikua taksa, nga 4. 8 milion euro që ishin importet nga Sllovenia në nëntor të vitit 2018, në nëntorin e  vitit 2019 ato u rritën në 9.6 milion euro. Edhe në dhjetor 2019, importet ishin 16 milion euro në një kohë që në të njëjtën periudhë të vitit paraardhës ato kanë qenë në nivelin 7.1 milion euro. Në janar, tendenca rritëse për Slloveninë vijoi dhe më tej. Importet e Kosovës nga Sllovenia ishin në nivelin 13.8 milion euro në një kohë që në janar të vitit 2018 ato kanë qenë në nivelin 5.4 milion euro.

Edhe në muajin shkurt 2019 importet e Kosovës nga Sllovenia qëndruan në nivelin 13.5 milion euro në një kohë kur në shkurt të vitit 2018 ato kanë qenë në nivelin 4.3 milion euro. Ndërkohë, në muajin mars 2019, importet nga Sllovenia ishin në nivelin 8.6 milion euro në një kohë që në në mars të vitit 2018 niveli i importeve ishte 5.6 milion euro. Në këtë mënyrë, duke se Sllovenia ka konsoliduar një nivel të ri të shkëmbimeve tregtare me Kosovën nga 6-7 milion euro në muaj, duke kaluar shifrën e mbi 10 milionë euro në muaj. Gjithsesi, mbetet për t’u parë ecuria vjetore e shkëmbimeve mes këtyre vendeve.

Nëse tendenca e konstatuar në këto muaj do të vijojë të qëndrojë e tillë edhe në muajt në vijim, atëherë mund të thuhet se shteti që përfiton më shumë, në vlerë, nga vendosja e taksës mund të jetë Sllovenia. Edhe Turqia ka njohur një “hov” të ri të shkëmbimeve tregtare me Kosovën që pas vendosjes së taksës për produktet serbe dhe ato të Bosnjes, edhe pse nivelet e arritura pas vendosjes së taksës, i ka ‘cekur’ në muaj të caktuar para vendosjes së saj. Turqia, ashtu si Sllovenia, ka rritur eksportin me 22.7 milionë euro, krahasuar me periudhën janar – mars 2018. Rritjen më të madhe e ka pasur në muajin mars, me 13.6 milionë euro më shumë nga marsi i vitit 2017. Në nëntor të vitit 2018, nga Turqia u importuan në Kosovë rreth 30.8 milion euro mallra.

Në të njëjtën periudhë të vitit paraardhës importet ishin në nivelin e 23.9 milionë eurove. Në dhjetor 2018, shifra e importeve të Kosovës nga Turqia shkoi në 32 milionë euro, për të njohur një rënie në janar të viti 2019 në 19.7 milionë euro e për të vijuar rritjen në muajin shkurt dhe mars me përkatësisht 25 milionë dhe 38 milionë euro. Niveli i importeve në mars 2019 nga Turqia arriti pikën më të lartë. Një tjetër partner i tregtisë së jashtme me Kosovën që ka ecur me hapa përparues (të paktën deri në mars të 2019) është Bullgaria. Kjo e fundit, në fakt, duket të jetë treguar “e shkathët” duke vënë në lëvizje eksportet drejt Kosovës që në fillimet e taksës 100 % për mallrat nga Serbia dhe Bosnja.

Sipas INSTAT- it të Kosovës, nëse në tetor 2017 eksporti i Bullgarisë drejt Kosovës ishte në vlerën e 5.266 milionë euro, në tetor 2018 vlera e mallrave të eksportuar nga Bullgaria në Kosovë ishte 6.179 milionë euro.  Në nëntor 2018 pati gjithashtu rritje të mallrave të eksportuara nga Bullgaria në Kosovë me 137 mijë euro nga nëntori i vitit 2017. Kurse në dhjetor 2018, Bullgaria bëri një diferencë të dukshme, me plot 2.876 milionë euro diferencë në rritje nga dhjetori i vitit 2017.

Eksporti bullgar drejt Kosovës përgjatë muajit të fundit të vitit 2018 ishte 8.566 milionë euro, kurse në dhjetor 2017, kjo vlerë eksportesh ishte 5.690 milionë euro. Mesa duket, kjo taksë drejt Serbisë dhe Bosnjës ka qenë një mundësi e mirë edhe për shtete të tjera; mundësi e cila nuk mbeti pa shfrytëzuar. Bullgaria ka vazhduar të rrisë eksportet drejt Kosovës edhe përgjatë tremujorit të parë të 2019, duke i përngjasuar Sllovenisë.

Në periudhën janar – shkurt – mars 2019, importet nga Bullgaria, Kosova i ka rritur me 8.4 milionë euro, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.  23.4 milionë euro është vlera e mallrave të eksportuar në Kosovë nga Bullgaria në tremujorin e parë të 2019, ndërsa në po të njëjtën periudhë në vitin 2018, mallrat e eksportuar nga Bullgaria drejt Kosovës kapnin vlerën 15 milionë euro.

Hungaria dhe Greqia janë dy shtete të tjera të cilat kanë përfituar nga “mundësia e artë” e vendosjes së taksës. Greqia ka pasur “boom-in” më të madh në muajin mars të 2019, me një rritje eksportesh në vlerën e 12 milionë euro. Nga ana tjetër, Hungaria, në tre muajt e parë të vitit 2019 ka eksportuar 5.8 milionë euro më shumë mallra sesa në periudhën janar – shkurt – mars 2018.

Ky progres tremujor i  Hungarisë nuk kap as progresin njëmujor të Greqisë, megjithatë, në vetvete, secili vend ka marrë një copë të “tortës” serbe.  Këto shifra, krahasuar me vitet paraardhëse por dhe me njëra – tjetrën, na nxjerrin në përfundimin se nëse Serbia renditej e para, tani jo vetëm që është “zhdukur” nga harta e gjeografisë tregtare të Kosovës, por ka konsoliduar pozicionin e Gjermanisë në vendin e parë të partnerëve tregtarë të Kosovës. Nga ana tjetër, “vendi i dytë” duket se është ndarë mes shumë shteteve të tjera, me të cilat niveli i importeve varion nga muaji në muaj.

Related- Posts

FOKUS

BE-ja përpiqet të justifikojë Vuçiçin me të gjitha mënyrat

9 Maj, 2025
FOKUS

HABEMUS PAPAM: Leo XIV është Papa i zgjedhur për të udhëhequr Kishën Katolike

8 Maj, 2025
FOKUS

Lufta partizane në Shqipëri – kryesisht luftë për pushtetin e komunistëve!

8 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

SPAK hap numrin e gjelbër për denoncimin e paligjshmërive gjatë ditës së zgjedhjeve

9 Maj, 2025

Partia Demokratike mban mitingun përmbyllës; Berisha: Brenda 100 ditëve të para do të vendosim themelet që çdo i ri dhe e re të mund të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri.

9 Maj, 2025

PS mbyll fushatën elektorale në Parkun Olimpik Tiranë

9 Maj, 2025

Partia Mundësia mbyll fushatën/ Shehaj: Mundësi historike për të lënë pas të kaluarën

9 Maj, 2025

Kancelari gjerman dëshiron të zgjerojë partneritetin me Turqinë, e quan aleat të rëndësishëm të NATO-s

9 Maj, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.