• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    “Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

    Miratohet programi dhe qeveria e re, opozita bllokon foltoren dhe bojkoton votimin

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home ME TE LEXUARAT

Sa shumë shtyrje në Ballkan !

24 Qershor, 2019
in ME TE LEXUARAT, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Java e kaluar shënoi shtyrjen e dy ngjarjeve madhore – çeljen e negociatave me Shqipërinë për në vjeshtë dhe Samitin e Parisit të datës 1 Korrik pa afat. Në fakt, këto janë dy rastet më të fundit, sepse në Ballkan shtyrjet janë të pafund  e të çdo lloji; gjen shtyrje datash, axhendash, gjyqesh, procesesh, procedurash, marrëveshjesh, dialogjesh, samitesh, negociatash e të tjera. Aq sa shtyrjet për ne janë bërë rregull i përgjithshëm dhe mënyrë jetese me pasoja të pallogaritshme.

Shtyrja më e «  lashtë » seriale  është ajo e aderimit të Turqisë në BE, rreth 55 vjet, si bashkëudhëtare e marrëdhënieve ndërmjet tyre, sipas parimit «  tërhiq e mos këput » Vjen pastaj shtyrja e moszgjidhjes së statusit të Qipros, plot 45 vjet pas pushtimit të pjesës veriore nga Turqia, pa kurfarë zgjidhje në horizont.  Nuk mbetet pas as Greqia me një shtyrje në kalendat e saj gati 80 vjeçare të mosheqjes ende të Ligjit famëkeq të Luftës me vendin tonë. Drejt shtyrjes po shkon dhe Marrëveshja e Detit e shfuqizuar dhe aspekte të tjera. Diplomacia jonë u përpoq tre vite më parë ta nxiste këtë proces në mënyrë dilentanteske me metodën e «  goditjes » dhe të aksionit » duke i «  futur të gjitha vezët në një shportë » Gaboi sepse sidomos në diplomaci kush « nxiton vonon » Shtyrja tjetër historike ishte ajo çështjes së Emrit Greqi – Maqedoni që zgjati 25 vite rresht. Çka solli shtyrjen e negociatave të Maqedonisë  me BE-në dhe antarësimin e saj në NATO gjatë 15 viteve të fundit.

Me shtyrje të përsëritura ka ecur dhe Shqipëria nga viti 2001 sidomos lidhur me integrimin në BE; tre vjet u shty statusi kandidat dhe po aq çelja e negociatave e rishtyrë për në vjeshtë. Shumë shtyrje ka dhe brenda vendit,  shtyrje gjyqesh, të reformës së drejtësisë, shtyrje e afateve për krijimin e Gjykatës Kushtetuese, të Prokurorit të Përgjithshëm, madje dhe  shtyrjen e vlefshmërisë të Kartave të Identitetit. Tani së fundi është kërkuar dhe shtyrja e zgjedhjeve lokale, «  molla më e re e sherrit » politik e mbarsur me shtyrje të tjera me dhe pa afat.

Dhe më shumë shtyrje ka patur Kosova, nisur nga liberalizimi i vizave, dialogu me Serbinë madje dhe në zbatimin e marrëveshjeve me vendin tonë.

Por, le të jemi më konkretë e të shpjegojmë  pse »-të dhe « si- « të e shtyrjes së Samitit të Parisit të datës 1 Korrik.

Nga përvoja e gjatë diplomatike mund të them se formulat justifikuese diplomatike dhe në rastin e kësaj shtyrjeje gjinden dhe sajohen  pa vështirësi.

Në fakt, pas dështimit të Samitit të BE-së të Brukselit më 21 Qershor ku nuk u arrit dot konsensusi për caktimin e  « top liderëve » të rinj të BE-së,  u vendos të thiret Samiti tjetër më 30 Qershor. Por, për shkak të kundërshtive të shumta kryesisht midis Merkel dhe Macron ka të ngjarë që ai Samit të vijojë dhe më 1 Korrik apo më vonë, duke e pamundësuar Samitin më 1 Korrik. Ndërsa më 5 Korrik do të jetë Samiti i Poznanit në Poloni për Ballkanin Perendimor në kuadrin e Procesit të Berlinit. Gjithsesi lind pyetja: a nuk mund të bëhej Samiti i Parisit një ditë pas atij të Poznanit meqenëse atje do të jenë të gjithë liderët e Ballkanit apo dhe disa ditë më vonë e jo të shtyhej pa afat?

Kjo do të ishte plotësisht e mundur nga pikpamja e axhendës, POR  me kusht që Serbia dhe Kosova të kishin konfirmuar gatishmërinë  me platforma dhe kompromiset e rastit e jo për të « treguar muskujt » si në Berlin. Fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur, ndaj nuk ka pse habitemi me këtë shtyrje.   

Në vijim të disa shkrimeve me këtë temë dhe te « Argumentum », më poshtë po sugjerojmë nga këndvështrimi i realpolitikës se çfarë duhet bërë nga Serbia dhe Kosova, dhe me mbështetjen e Shqipërisë që është temë më vehte, me qëllim që të afrohet sa më shumë data e samitit të ardhshëm, si shpresa e madhe për një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Meqenëse periudha e verës do të jetë e zenë për Gjermaninë dhe Francën me zgjedhjen e drejtuesve të rinj dhe procedura të tjera plus pushimet verore, ka kohë të mjaftueshme për përgatitje serioze me të gjitha alternativat minimale dhe maksimale të rastit.

Në radhë të parë, paraprakisht kërkohet detyrimisht krijimi i klimës dhe mjedisit të nevojshëm politik dhe njerëzor midis të dyja palëve. Duke hequr dorë gjatë kësaj periudhe nga gjuha e drunjtë, akuzat, epitetet dhe incidentet e ndryshme midis dy vendeve duke treguar me mirësjellje diplomatike vullnet dhe predispozicion pozitiv. 

Njëkohësisht, të dyja palët me ndërmjetësimin e BE-së Gjermanisë dhe Francës duhet të mendojnë si të lëvizin nga «  llogoret » e tyre, duke treguar pjekuri, moderacion, tolerancë, frymë kompromisi dhe lëshimesh reciproke. Kështu krijohen dhe masat e sigurimit dhe besimit si baza e çdo marrëveshje të ardhëshme.

Më konkretisht, Serbia të heqë dorë nga lobimi i saj agresiv kundër njohjeve të Kosovës, tërheqjes së tyre nga disa vende, gjuha e forcës bashkë me etiketime raciste si ajo e Kryeministres së saj. Gjithashtu ajo të heqë dorë nga lobimi kundër antarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale.

Synimi i këtyre masave paraprake do ë jetë njohja e Kosovës nga Serbia. Kjo do t’i siguronte kësaj të fundit përfitme të shumta të të gjitha llojeve dhe mbi të gjitha antarësimin në BE, në rast se këtë objektiv e ka seriozisht dhe jo të rremë.

Nga ana e vet, Kosova duhet të ofrojë « pakon » e saj ; të heqë dorë nga incidentet e ndryshme me zyrtarë serbë, të vendosë një status të veçantë ndërkombëtar për kishat serbe, dhe mbi të gjitha të heqë, fillimisht përkohësisht taksat ndaj mallrave serbe. Është koha që Kosova të tregojë më shumë diplomaci aktive e jo vetëm kryeneçësi dhe kokëfortësi me pasoja për të ardhmen e saj. Mirë bëri për sanksionet që vendosi ndaj Serbisë, përderisa ajo nuk donte t’ia dinte e përkëdhelur dhe nga Hahn e Mogherini. Këta të fundit deshnin të na kthenin 20 vite pas duke çbërë strategjinë e BE-së me tezat famëkeqe të ndryshimit/këmbimit/korrigjimit të kufijve. Por, boll me aq dhe për respekt të partnerëve tanë evropianë/ amerikanë që na kanë qëndruar pranë në momentet më të vështira. Nuk mund të ketë afrim dhe dialog me qëndrime të ngurta dhe refraktare.  

Liderët e Kosovës duhet të kuptojnë qartë se ndryshe nga lufta ku nuk lëshohet asnjë centimeter, në paqe dhe në dialogje të kësaj natyre ndodh krejt ndryshe. Ndryshe, kur ti nuk krijon mundësi për  negociata, nuk bën lëshime, nuk heq dorë nga një praktikë qoftë dhe përkohësisht, pra kur nuk bën një hap para, atëhere nuk ka si të ketë ndërmjetësim, nuk ka diplomaci dhe aty ku kjo e fundit  mungon atëhere bie era luftë. E pra, çfarë suksesi mund të pritej nga Samiti i Parisit kur të dyja palët do të shkonin pa lëvizur nga istikamet e tyre të blinduara, vetëm me « Jo » dhe « Nuk » që në diplomaci thuhen shumë rallë ose me « lezet ».

Mirëpo duke vepruar kështu pengohet përparimi, ndërsa kriza  kthehet në « konflikt të ngrirë » që nuk ka Zot ta «  shkrijë »  Sepse nuk jemi më në situatën  20 viteve më parë, kur Kosova ishte në krye të axhendës botërore. Kanë rrjedhur shumë ujra qysh atëhere, elita botërore është «  përmbytur » nga shumë kriza të tjera dhe vetë brenda BE-së ; aleatët tanë kanë njëqind telashe të tjera  dhe prapë tregohen dashamirës dhe duan të na ndihmojnë. Po ne çfarë bëjmë, kur veç dështimeve zhgënjyese tani duam të tregojmë «  dhëmbët » pra « logjikën e forcës dhe jo forcën e logjikës » duke mos u dhënë atyre mundësinë për ndërmjetësim?!.

Pse të mos e themi se në shtyrjen e gjatë të dialogut Kosovë – Serbi kanë ushtruar ndikimin e tyre të madh dhe qëndrimet e gabuara e dritëshkurtër të politikës kosovare, duke prodhuar vetëm teza dhe propozime pa ditur se ku të çojnë ato. Pas një viti të humbur me tezat e kufirit, erdhi ndonëse me të drejtë vendosja e taksave ndaj mallrave serbe. Ndërkohë, njëherë flasin për njohjen nga OKB-ja, sipas shembullit ukrainas, pastaj kërkojnë futjen në lojë të SHBA-vë, kur ajo dhe tani së fundi e ka shprehur qartë se mbështet plotësisht BE-në e deri te propozimi për përfshirjen e Rusisë. Mirëpo liderët e Kosovës nuk e dijnë se si pasojë e këtyre propozimeve, sidomos ajo e menazhimit nga OKB-ja dhe përfshirja e Rusisë,   dialogu dhe marrëveshja Serbi – Kosovë do të shtyhej sërish, por tashmë në kalendat greke. Sepse po shkoi dosja në OKB, nuk « shqitet » atje për vite e dekada si rasti i Qipros, sidomos po u fut në lojë Rusia që mezi pret. Rusia do ta  shfrytëzojë në të drejtën e vet  këtë rast si precedent, por dhe për të treguar se pa të nuk ka problem që mund të zgjidhet në mënyrë të qëndrueshme. Plus depërtimin e saj në Ballkan tashmë  me ftesë nga vetë Kosova dhe fuqizimin e Serbisë, në demarshet e saj për ta « marrë nga brenda  kalanë » e BE-së.

Sikur të mos mjaftonin këto, Thaçi  para ca javësh bëri thirje të hapur për ribashkimin me Shqipërinë si Plan « B » në rast se BE-ja nuk liberalizon vizat me Prishtinën dhe nuk çel negociatat me Tiranën! « Municion » më të mirë për propagandën serbe nuk mund të ketë! Me të drejtë mund të shtrohet pyetja: « Po atëhere përse u kërkojmë vendeve të tjera njohjen e Kosovës kur një ditë ajo do të bashkohet me Shqipërinë? Çduhet antarësimi i Kosovës në OKB, UNESCO, Interpol e të tjera ? E përse të mos rishohinin vende të ndryshme siç po ndodh nën trysninë serbe mundësinë e tërheqjes së njohjeve të tyre, përderisa Shqipëria me Kosovën pritet të jenë një? »

E shihni që nuk funksionon dot kështu politika e jashtme dhe diplomacia duke  kryer veprime pa i dhënë përgjigje pyetjes «  what comes next »  ose «  po më tej, çdo të ndodhë ?

Së fundi, shpresojmë shumë që ardhja në krye të institucioneve evropiane e sidomos pasardhësi i Mogherinit, kësaj dështakeje të madhe dhe të dialogut Serbi – Kosovë do ta promovojë dhe përshpejtojë atë, me qëndrime të vendosura dhe të ndershme ndaj të dyja palëve, veç jo sipas parimit «  një i nënës dhe tjetri i njerkës » Vetëm kështu mund të marrë fund njëherë e mirë politika e gabuar  e shtyrjeve në dëm të përparimit të vërtetë të vendeve tona dhe bashkëpunimit rajonal, si kusht paraprak për antarësimin e plotë në BE.

Ekskluzivisht për Argumentum.al

© Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

2 Shtator, 2025
OP/ED

Pse “hesht” Kina?

28 Gusht, 2025
OP/ED

Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

25 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ministri i Jashtëm i Sirisë në Uashington, në vizitën e parë të një zyrtari të Damaskut në 25 vjet

18 Shtator, 2025

“Zapad 2025-a po farkëtohet një aleancë e re midis rusëve, amerikanëve dhe bjellorusëve?”

18 Shtator, 2025

Kosova në Zemër të Politikës Britanike: Londra Pret Debatin mbi Sigurinë e Ballkanit

18 Shtator, 2025

“Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

18 Shtator, 2025

Filmi rreth Repartit 731 të ushtrisë japoneze në Luftën e Dytë Botërore shënon rekord për të ardhurat nga biletat në ditën e parë të shfaqjes

18 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.