• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Gusht, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

  • POLITIKË

    Trump letër Presdientit Begaj: Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë, më të fortë dhe me të sukseshme.

    Gonzato: BE solidaritet me Shqipërinë

    Presidenti Begaj dekreton për një mandat të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji

    Shembet me shpërthim të kontrolluar objekti 3-katësh në Vlorë, Rama: Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje

    Rama thirrje qytetarëve: Denonconi shkeljet te “Hapësira ime publike”, autorët para drejtësisë

    Kryeministri Rama reagon pas protestës për lirimin e ish-krerëve të UÇK: Pse Kuvendi i Kosovës nuk ngre zërin me një rezolutë, pa dallime partish?

    Protesta në Prishtinë, Spiropali: Rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë

    Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund kësaj lufte

    “Politico” artikull për kryeministrin Rama: Ambicia për Shqipërinë pa para në dorë deri në 2030-ën

  • SOCIALE / KULTURË

    Kryepeshkopi Joan pret në takim një delegacion nga Kisha Ortodokse e Rusisë

    “Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

    Ndre Mjeda, poeti i “Vajit të Bylbylit” dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare

    Libër me vlera për  Arbëreshët e Zarës

    Shën Klementi i Ohrit dhe zëri që në kohë i një prejardhjeje të mundshme shqiptare nga Kelmendi

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ngrihet akt-akuza e parë për dëbimin e 800 mijë shqiptarëve nga Kosova gjatë periudhës së luftës, 21 të pandehur

    Kushtetutesja në Kosovë: Votim i hapur për kryeparlamentarin

    Mijëra qytetarë protestojnë në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale: Drejtësi!

    Kosovë/ Ambasada britanike: Të respektohen pavarësia dhe vendimet e Kushtetueses

    Kryeministri Kurti priti në takim emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen

    Përplasja mes presidentit Milatoviq dhe zëvendëskryeministrit Gjeloshaj përfundon në Prokurori

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Samitet diplomatike jo për bujë propagandistike!

5 Dhjetor, 2023
in Kryesore, Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

 Dr. JORGJI KOTE

Muajt e fundit vërehet shtimi i ndjeshëm i vizitave dhe samiteve diplomatike shumëpalëshe brenda dhe jashtë vendit. Kryesimi i OSBE-së më 2020, anëtarësimi i përkohshëm në KS të OKB-së ( 2022 – 2023), rizgjedhja  tani së fundi në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së dhe në bordin ekzekutiv të UNESCO-s, Samiti i BE-së /Ballkani Perendimor  më 6 Dhjetor 2022, ai i Procesit të Berlinit më 16 Tetor dhe vizita e Macron, e para e një presidenti francez më 17 Tetor 2023 në Tiranë janë shenjat më  të qarta dalluese  në këtë drejtim.

Natyrisht janë ngjarje të madhore, me efekte pozitive për imazhin e vendit, forcimin e demokracisë, zhvillimin e ekonomisë, etj. Ndonëse nuk janë arritur brenda një nate, si produkt i demarsheve shumëvjeçare dhe përvojës së mëparshme në forume dhe organizma të ndryshme  si KiE, OSBE, NATO, etj, qeveria “Rama“ e 10 këtyre viteve ka meritat e saj të veçanta; jo vetëm se ” i ra bingo”, por në përgjithësi për mënyrën si i ka menazhuar, mes krizave dhe vështirëve jo të pakta, si tërmeti i vitit 2019, korona, agresioni rus ndaj Ukrainës, tensionet në veri të Kosovës, etj.

Ndërkohë, krahas vlerave të tyre të njohura pozitive, tërheqin vëmendjen 10 dukuri negative në interpretimin publik dhe mediatik qeveritar të këtyre ngjarjeve diplomatike, të cilat trajtohen më tepër ose kryesisht si fasadë propagandistike.

Së pari, fetishizimi deri në hyjnizim i samiteve dhe vizitave dy/shumëpalëshe të shoqëruar me propagandimin e tyre hiperinflacionist si ” historik”! Vështirë të gjesh një ngjarje dhe vizitë të këtyre viteve të fundit që të mos jetë “historike“!.  Me ngut dhe pa asnjë logjikë u shpallën historike tri propozimet e Komisionit Europian më 2018 – 2020 për çeljen e negociatave, çka u bë e mundur vetëm në korrik 2022 nga Këshilli Europian; “historike“ janë cilësuar dhe 6 ngjarjet në fillim të shkrimit.

Në fakt, pa hyrë në teorizime boshe, sipas “hierarkisë“ përkatëse terminologjike, “historike“ janë ngjarjet që lenë gjurmë në histori, me vendime të cilat sjellin ndryshime epokale, u japin fund luftrave, çojnë në paqe të qëndrueshme, etj.

Më konkretisht, historike ishin dhe mbeten vizita e parë e Sekretarit amerikan të Shtetit, James Baker në Tiranë në qershor 1991; mbasi ajo  i çeli rrugën integrimit tonë perendimor mbas 45 vitesh izolimi; veçanërisht historike ishte vizita e Presidentit Bush më 2007; mirëpo kjo jo vetëm pse ishte e para dhe e vetmja deri tani e një Presidenti amerikan në detyrë,  por sepse aty mori rrugë pavarësimi i Kosovës dhe anëtarësimi në NATO! Historik  ishte liberalizimi i vizave me BE-në në dhjetor 2010, që realizoi ëndrën e shqiptarëve për të udhëtuar lirshëm në Europë.

Ngjarjet e tjera, sado të rëndësishme, përfshirë samitet dhe vizitat e  lartpërmendura të nivelit më të lartë mund të cilësohen ” samiti ose vizita e parë/e shënuar dhe madhore,  sepse nuk kanë dhënë ndonjë ndihmesë dalluese në histori.

Së dyti, samitet/vizitat e përmendura në hyrje të këtij shkrimi nuk ishin as historike dhe as forume të vërteta pune, siç bëhen në Europë, ku liderët e gdhijnë  me debate e diskutime për disa ditë derisa dalin me një vendim ose komunikatë, e jo me disa  orë si në Tiranë; ku nuk pati asnjë komunikatë dhe deklaratë, se vendim është shumë. Shqip, të dy samitet në Tiranë  ishin “simbolike dhe festive“, bashkë me elementë folklorikë brenda tyre; synimi i tyre kryesor ishte përcjellja e mesazhit të rëndësishëm  se proceset  e Brukselit dhe të Berlinit po bëhen “pronë“ e vendeve në rajon.

Ca më tepër se këto samite dhe vizita nuk bëhen “nga malli“ por nga halli“ që e ka gjetur Europën me rajonin. Të mos gënjejmë vehten, është realpolitika,  problematika e nxehtë rajonale e cila i ka detyruar liderët europianë dhe amerikanë të vijnë më shpesh dhe në nivele më të larta në rajon dhe në Tiranë, plus trysnia nga brenda, nga media, opozita, shoqëria civile dhe diaspora brenda tyre dhe asgjë tjetër.

Së treti, në vijim të cilësimeve të lartpërmendura vazhdohet me referime dhe krahasime butaforike, të cilat ne që e kemi përjetuar, këto na ngjajnë “si dy pika uji“ me monizmin para viteve 90; kështu, vizita e Macron u përmend “si e para në 101 vite marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve“ dikush tjetër e çoi dhe më tej “qysh nga shpallja e pavarësisë më 1912!“ Mirë që nuk e çuan bazën e krahasimit deri te Skënderbeu! Mirëpo, realisht,  cili kryetar shteti/qeverie do të “guxonte“ të vinte në Shqipëri deri më 1944! Ndërsa gjatë periudhës së monizmit dihet se shumë prej tyre donin që çke me të të vinin në Tiranë, natyrisht jo për turizëm por për qëllime politike, por ja që për sistemin e asaj kohe ishin “non – grata“!

Gjithashtu propagandistët pa logjikë harrojnë se nuk jemi më në vitin 1992 apo 1997, por 30 vite më vonë, kur jemi hapur tërësisht ndaj botës dhe kur liderët tanë siç i thonë fjalës “java shtatë dhe dita tetë“ ecejakin dhe bisedojnë me homologët e tyre në forume dhe samite të çdo lloji në rajon, Europë dhe në botë.

Po kështu stërfryhet zgjedhja e vendit tonë “ për herë të parë në KS të OKB-së nga viti 1955 kur u pranuan më OKB, pra mbas 67 viteve, kur në fakt do thënë mbas 32 viteve në demokraci. Sepse dihet mirë se gjatë monizmit ne mezi e “përtypnim“ OKB-në e jo më të pranonim të zgjidheshin në organet e saj drejtuese, çka nuk ishte problem atëhere për ne, derisa kishim mbështetjen e ish BS-së dhe të Kinës.

Sa për KiE, OSBE, BE, NATO dihet se ata ishin shpallur armiqtë më të mëdhenj të socializmit, ndaj as që bëhej fjalë për lidhje me to e jo më në forumet e tyre! Ndërsa në 32 vitet e fundit dihet se jemi anëtarë në të gjitha këto forume, ndaj dhe zgjedhja në organet e tyre më të larta drejtuese nuk ka pse të na habisë e të na hedhë në eufori të tejskajshme. Ndaj, ju lutem, krahasimet bëjini me 32 vitet e fundit të demokracisë e jo më larg. Se dhe në monizëm krahasimet statistikore filluan e bëheshin jo më me vitin 1938, por me 1960 dhe me periudha të mëvonshme.

Së katërti, nisur nga sa sipër, vizita dhe evente të tilla diplomatike  janë ngjarje normale, madje të vonuara në rastin tonë. Pa mohuar rëndësinë e tyre, në fakt, kryesimi i OSBE-së, 30 vjet mbas anëtarësimit në të, Samiti i BE-së në Tiranë 15 vjet mbas kërkesës për anëtarësim, Samiti i Berlinit në Tiranë 9 vjet mbas lançimit të tij dhe 4 vjet mbas dualizmit absurd nga “Ballkani i Hapur“ apo dhe zgjedhja në KS të OKB-së, 32 vjet mbas shpalljes së pluralizmit politik janë tejet të vonuara dhe më shumë përfitime të munguara.

Ca më tepër kur vendet rreth nesh, madje dhe më të vegjël  kanë 20 vite që kryesojnë BE-në, janë zgjedhur e rizgjedhur kohë më parë në KS të OKB-së, ato zhvillojnë dhjetra samite të vërteta europiane dhe ndërkombëtare në vendet e tyre, pa zhurmë dhe bujë, pa etiketimet “historike“. Në muajt e ardhshëm dhe me radhë, si Tirana do të mikpresin Samitin e Berlinit dhe të BE-së, do të zgjidhen në KS të OKB-së, por nuk do t’i quajnë “historike“; siç nuk e quajti dhe Shkupi kryesimin e e tanishëm të OSBE-së, ndonëse në rrethana tejet të ndezura gjeopolitike; se ato nuk janë historike por thjesht të parat, madhore, me jehonë dhe shumë të rëndësishme.

Së pesti, zhurma dhe buja propagandistike  që bëhet duket sikur synon më tepër të lerë në hije dhe të mbulojë dështimet dhe sfidat e brendshme, të devijojë dhe të zvogëlojë vëmendjen prej tyre.  Ndaj dhe në fjalimet tona  nuk përmendet asgjë për gjendjen e brendshme, për sfidat, aspektet negative, qoftë dhe me zhargonin e kujdesshëm diplomatik. Kursesi, vetëm deklarime bombastike dhe ligjërata për Europën, se te ne  “all is well”( gjithçka është mirë)!  Liderët tanë duke përfituar nga mirësjellja diplomatike, nga gjuha dhe stili i saj e kanë  shumë të lehtë të bëjnë marketing të efektshëm diplomatik për të krijuar idenë se rëndësi ka që na do bota, na bënë Europë të Ballkanit, që e duan liderin tonë,  mahniten nga zyra, vizatimet, dhuratat dhe batutat e tij, të tjerat nuk na duhen! Mirëpo ne të keqen e kemi ”nga brenda, ndaj pa zgjidhur ato asgjë nuk do të na ndihmojë, as sikur të jemi në Këshillin e Përhershëm dhe Kryetarë të KS të OKB-së, të BE-së dhe sikur të bëjnë nga një samit të tillë në muaj!

Këto tendenca dhe dukuri negative shpien në qëndrime gjigandeske, në propagandë butaforike, në vend që të shfrytëzohen eceejaket dhe eventet diplomatike për të patur një vend më të begatë, një jetë më dinjitoze, paga më të mira për pensionistët, një shëndetësi më të mirë, një vend më të sigurt, jo me përshkallëzim të krimit dhe korrupsionit, etj.

Së gjashti, padyshim që mikpritësi i Samitit, Kryeministri Rama shquhet për aftësitë komunikuese dhe në gjuhë të huaja. Gjithsesi, që samitet shqiptare të jenë europiane në frymë dhe në gërma, do të ishte mirë që të ketë më pak omniprezencë dhe protagonizëm personal prej tij dhe më shumë hapësirë për pjesën tjetër të lidershipit; për të dhënë mesazhin madhor se BE-ja, Brukseli, Berlini dhe metropolet e tjera i takon jo vetëm qeverisë, por dhe Kuvendit, shtetit, gjithë shoqërisë. Përqëndrimi te një njeri si One Man Show, që mesazhet i zëvendëson me truke, artificie të jashtme dhe anësore  nuk le shije të mira. Kështu, në Samitin e Procesit të Berlinit ne Tirane me 16 tetor, fare mirë drekën mund ta kishte dhënë Kryetarja e Kuvendit, darkën me Presidentin Macron Presidenti i Republikës që dhe e priti. Pse jo mund të kishte vend dhe për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, si mikpritëse e tyre.

Po ashtu, që këto evente në të ardhmen që me siguri do të shtohen të jenë forume të vërteta pune e jo simboliko/festive, është koha të merren masa për ndërtimin e qendrave të përhershme dhe të kompletuara për të tilla samite, siç kanë dhe vendet e tjera. Madje, kujdesi duhet të forcohet qysh tani deri te përkthimi pa mungesa, jo si në rastin e Kancelarit Scholz dhe shmangien e lapsuve problematikë, si në rastin e  fjalës së ish Presidentit Clinton dhe  të Presidentit Macron, dhe puna shkoi deri atje sa ato të “vidhnin“ dhe vetë ngjarjen apo lajmin kryesor.

Së shtati, ta “përkthejmë“ mirë dhe të mos abuzojmë me gjuhën dhe mirësjelljen karakteristike diplomatike europiane dhe të BE-së. Kjo e fundit shquhet për gjuhën e saj pozitive, me finese dhe elegancë, pa krijuar asjë lloj keqkuptimi, jo sulmuese dhe ofenduese. Veç komplimenteve, me stilin e saj, ajo bën ndërmjet rreshtave dhe me stof diplomatik dhe vërejtjet dhe kërkesat përkatëse, gjithmonë në formë inkurajimi, pozitive, si fakte të kryera,  ”pa e vendosur gishtin në plagë” por duke i ” rënë pragut të dëgjojë porta” Ajo ia le të zotit të shtëpisë apo mysafirit në metroplet e  saj që të kuptojë drejt mesazhet dhe t’i përkthejë ato siç duhet për popullin e vet.

Kjo u pa dhe në Samitin e Tiranës, kur premtimi për ndihmë dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit u kushtëzua açik me reforma dhe forcimin e shtetit ligjor.  Apo Macroni kur na bëri qejfin se ne kemi krijuar dhe jemi në Europë, ndaj shtrohet ribashkimi me të! Gjithnjë me fjalë të mirë, keni bërë goxha, bravo ju qoftë, por keni ende rrugë për të bërë. Për fat të keq, liderët tanë theksojnë pjesën e parë dhe e lenë pas dorë të dytën.

Mos prisni asnjëherë gjuhë të drunjtë nga Europa. Gjuha e të folurit publik kryeministror është e mirëstrukturuar dhe standardizuar në shkollat e lidershipit politik dhe askush nuk guxon të dalë jashtë kuadratave të tyre. Kunjat, sulmet personale, negativiteti në të folur, ironitë dhe batutat janë të panjohoura. Sepse ata janë zgjedhur për të drejtuar shtetin/qeverinë e jo për kunja, batuta, dhe shaka për të cilat ka gaztorë dhe komikë. Pikë! Tjetër gjë që ata tani janë mësuar dhe jo vetëm nuk nuk bezdisen më, por “zbaviten“ me ne, se e dijnë që realisht  nuk peshojmë në gjeopolitikë, dhe sikur në majën e fronit botëror diplomatik të ngjitemi!

/Argumentum.al

© 2023 Argumentum

Related- Posts

Bota

Zelenski në Uashington i shoqëruar nga partnerët evropianë

18 Gusht, 2025
Bota

Udhëheqësit evropianë dhe kreu i NATO-s do t’i bashkohen Zelensky-t në takimin me Trump në Shtëpinë e Bardhë

17 Gusht, 2025
Bota

“Kërkimi i Paqes”/ Përfundon pa marrëveshje takimi historik Trump-Putin

16 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Zelenski në Uashington i shoqëruar nga partnerët evropianë

18 Gusht, 2025

Vuçiç: Vendi ynë është në rrezik të madh, në 3-4 ditët e ardhshme do të shihni vendime të papritura,

17 Gusht, 2025

Ushtria polake synon të jetë fuqia e parë e NATO-s në Europë

17 Gusht, 2025

Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

17 Gusht, 2025

Zelensky i kërkon Evropës të mbetet e bashkuar kundër luftës “anti-evropiane” të Rusisë në Ukrainë

17 Gusht, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.