• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
1 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

  • POLITIKË

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

    Kryeministri Rama reagon ndaj deklaratës së Farage-n për emigrantët shqiptarë në Britani: Të sfidoj për shifrat reale

    Plani i azilit për vendet e treta tregon se Mbretëria e Bashkuar është në “një vend shumë të errët”, thotë kryeministri Rama për “The Guardian”

    Kryeministri Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

    Presidenti Begaj në Kalabri: Investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si portë për të gjithë Ballkanin Perëndimor

    Kryeministri Rama në Samitin e NATO-s në Hagë: Diskutim për investimin në Portin e Durrësit dhe përgatitjet për Samitin 2027 në Tiranë

    MEPJ apelon qytetarët shqiptarë në vendet e Gjirit Persik për kujdes të shtuar

  • SOCIALE / KULTURË

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

    Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pa konstituuar

    Mitologjia Serbe përballë Kritikës Shkencore: Instituti “OCTOPUS” organizon forum mbi Vidovdanin dhe rolin e tij në Projektin Kombëtar Serb

    Takimi me liderët e partive/ Kurti nuk arrinë marrëveshje për dalje nga ngërçi në Kuvend

    Trumpi pohon se parandaloi një luftë të re në Ballkan dhe frenoi Serbinë; Me këtë ai ka parasysh takimin e çuditshëm në Shtëpinë e Bardhë,

    Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur inicdente në Gazimestan

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Samiti i Dytë i Diasporës: Përpjekje serioze, apo fasadë në retorikën e radhës

1 Mars, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

S(ulltan H)amiti e quan me ironi shkrimtari gjuhëmprehtë Agron Tufa Samitin e Dytë të Diasporës që po zhvillohet në datat 1 dhe 2 mars në Tiranë. Ironia pasqyron paksa edhe pakënaqësinë që ndjehet tek gjithnjë e më shumë qytetarë të Shqipërisë prej tashmë disa muajsh ndaj politikës aktuale në vend e që Tufa e përmbledh me fjalët: “fasadë, propagandë, korrupsion”. Shkrimtari nga Tirana, i njohur për gjuhën e tij polemizuese, nuk është i vetmi që përdor fjalë kaq të ashpra ndaj samitit.

As Ardian Vehbiu nga Nju Jorku, shkrimtar dhe administrator i blogut “Peizazhe të Fjalës”, nuk heziton ta quajë samitin një “shaka të shpëlarë”. Ndërsa Tufa bën analogji me periudhën osmane, Vehbiu sjell në kujtesë një periudhë më të afërt nga e kaluara e Shqipërisë, nisur dhe nga motoja e samitit “E gjithë vëmendja për diasporën”, që sipas Vehbiut, rimerr një moto të Partisë Socialiste: “E gjithë vëmendja për ju.” Për mua, ky “samit” është diçka midis karnavalit dhe festivalit folklorik – një festë me kostume dhe buzëqeshje të subvencionuara. Ndoshta pushteti në Shqipëri ka nevojë për vaki të tilla – shqiptarët që jetojnë anembanë botës dhe që nuk kontribuojnë për këtë klasë politike jo”, përfundon Vehbiu për DW. Ai vetë, megjithëse tashmë një figurë e njohur ndër intelektualët e diasporës, nuk është ftuar në këtë samit. Blogu i drejtuar prej tij nuk i ka kursyer kritikat ndaj politikave në vend, sidomos në fushën e kulturës dhe mjedisit.  

Shumë fjalë e pak vepra

Por nuk janë vetëm të paftuarit ata që janë kritikë ndaj Samitit të Dytë të Diasporës. Rando Devole, sociolog dhe ekspert në fushën e migracionit, ka marrë pjesë në samitin e kaluar dhe madje për këtë samit është propozuar për Këshillin e Kombëtar të Diasporës, por pa dijeni te tij. Por ai e vëzhgon për së largu, nga Roma, tubimin e dytë madhështor të mërgatës në atdhe. Edhe ai i thotë DW-së se sheh një rrezik që Samiti i Dytë të shndërrohet në “një fasadë për retorikën e radhës”. Devole konstaton se përparimet e bëra nga samiti i parë i diasporës, në nëntor të vitit 2016, janë shumë të vogla: Deri tani janë ngritur Agjencia Kombëtare të Diasporës. Fondi i Zhvillimit të Diasporës dhe Qendra e Botimit për Diasporën, por sipas Devoles, aktiviteti i tyre është minimal.

“Diaspora ka vite që i kërkon shtetit shqiptar akte konkrete, të prekshme, fundja të realizojë atë që ai vetë deklaron e premton me të madhe në dokumente zyrtare, por, në thelb, jemi ende në nivelin e fjalëve dhe njoftimeve”, i tha Devole Deutsche Welle-s. I pakënaqur është Devole edhe me përgatitjet për Samitit të Dytë. Rando Devole kërkonte këto ditë me dëshpërim në rrjet listën e folësve në panel, e cila u bë e njohur vetëm një ditë para samitit, për të një mangësi që flet për mungesën e seriozitetit në lidhje me çështjet e diasporës.

Mendime dhe plane

Në katër panelet e së premtes (01.03.) që zhvillohen pas panelit hyrës është paraparë të flitet për votat, identitetin, ekonominë dhe turizmin.  Veç konferencës që zhvillohet të premten, është paraparë në mbrëmje edhe një mbrëmje gala ku do të jepen çmime dhe tituj, si dhe një aktivitet tjetër të shtunën që parasheh festimin në Lezhë të 575-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës. Se çfarë pritet të dalë konkretisht nga këto panele, kjo nuk është shumë e qartë.

Anduena Stephan, konsulle nderi e Shqipërisë në Dyseldorf të Gjermanisë, dhe presidente e Shoqatës Integrative Gjermano-Shqiptare (IDEAL), e cila, nga emigrantët që pyeti DW, ishte ndër të paktat aktiviste të Diasporës që do të shkonte sërish në samit, nuk e konkretizon pritshmërinë e saj: “Pres që të strukturohen në një plan veprimi për dy vitet e ardhshme rezultatet e Kuvendit 2019. Pres një ndërveprim proaktiv me aktore të diasporës, të shoqatave të saj, me propozime të tyre, me projekte e iniciativa që të ndërthuren, rrjetëzohen dhe të kenë efekte veprimi si ne vendet ku është diaspora, ashtu dhe në ndërrjetëzime mes shtetesh e kontinentesh. Po kaq e rëndësishme është edhe përgatitja dhe ndjekja e një plani pune në nivel projektesh konkrete në të mirë të vendeve te origjinës, e cila ne fund te ditës prodhon efekte pozitive ne te mire te familjeve te diasporës që jetojnë e punojnë aty”, thotë ajo për DW.

Artur Elezi, profesor matematike dhe aktivist i kahershëm në Uashington, i cili ka marrë pjesë gjithashtu në samitin e parë është mirëkuptues që pritshmëritë ndaj Samitit të Dytë nuk jan aq konkrete. “Pa pasur një strukturë bashkëbisedimi nuk mund të bëhet gjë,” thotë ai dhe vë në dukje se organizimi i miliona shqiptarëve në diasporë është një punë shumë e vështirë. “Me kë do të flasë qeveria? Ka milionë emigrantë dhe kushedi sa zëra! Duhet një strukturë si fillim, që të jetë përfaqësuese e Diasporës, në bisedim me qeverinë për hartimin e një strategjie afatgjate”, thotë Elezi. I cili sheh disa , duke përmendur si arritje pozitive  “bashkëpunimin deri diku të mirë midis qeverisë dhe diasporës për mbarëvajtjen e shkollave shqipe.”

Shumë para për pak punë

Por një gjë ia vret sytë shumë vetëve në këtë samit, dhe kjo jo vetëm Elezit: Kostoja që ai do t’i kushtojë tatimpaguesit shqiptar. Në rrjetet sociale qarkullon një listë me shpenzimet e samitit që në total janë 67 milionë lekë (afro 500 mijë euro) që do të thotë, më shumë se dyfishi i samitit buxhetit vjetor të paraparë për projekte me diasporën. Ndërkohë që vetë vizitorët vijnë me shpenzimet e tyre. Kostot janë vetëm për eventin, transportin, kancelari dhe dekor etj., shuma këto, që në Shqipërinë e varfër konsiderohen tepër të majme.

Përfaqësuesit e shoqatës GERMIN, Liza Gashi nga Prishtina dhe Mark Kosmo nga Bostoni, i kanë nisur prej kohësh një letër ministrit të diasporës, Pandeli Majko, ku ndër të tjera i luten që t’i ulë shpenzimet e samitit dhe, ç’është më e rëndësishmja, që shpenzimet në lidhje me politikat e Diasporës të bëhen transparente. Por, Mark Kosmo i thotë DW-së se deri tani nuk ka marrë ende përgjigje. “Ndoshta e merr kolegia ime Liza Gashi, e cila është një nga folëset në program”, sqaron ai më tej. Edhe Deutsche Welle u përpoq në disa mënyra të merrte një përgjigje nga Ministria e Diasporës për buxhetin e samitit, por pa sukses.

Rrezik politizimi dhe instrumentalizimi

Në letrën në fjalë, kërkohet edhe që qeveria të mos ketë një rol kaq ndikues mbi diasporën, por që diaspora ta bëjë vetë organizimin e saj. Kosmo dhe Gashi kritikojnë se diaspora është “mysafire, dhe jo partnere”. Sepse, me gjithë organizimin e madh dhe shumë tradicional të shqiptarëve në diasporë, samiti është organizuar direkt nga qeveria, dhe të ftuarit janë përzgjedhur nga ambasadat përkatëse në këto vende. Po ashtu, ambasadat kanë perzgjedhur edhe kandidatët për Këshillin Koordinues të Diasporës. Artur Elezi, megjithatë, mendon se kush ka dashur të shkojë në samit, nuk ka pasur nevojë për ftesë speciale. Mjafton të shprehje dëshirën. Ai tërheq vëmendjen se gjërat nuk duhen parë ose bardhë ose zi.

As Jozef Radi, president nderi i shoqatës “Aquila” të Anconës, i cili me anë të blogut të tij radiandradi është kthyer në një tjetër përçues të rëndësishëm të diskursit intelektual të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, nuk ka marrë ftesë. Në bisedë me DW ai thotë se parimisht e përkrah idenë e një samiti, nëse ky do të ishte i vërtetë. Por sipas Radit, ajo që do të sjellë tubimi është për “të ndarë mallin e të mërguarve me vendin”. Radi e sheh me skepticizëm edhe projektin e votës së diasporës, përsa kohë që demokracia në Shqipëri nuk është konsoliduar ende. “Politizimi i diasporës është një manovër që s’mund të prodhojë ndonjë efekt pozitiv, por vetëm sa do ta përçajë më tej atë,” thotë ai.

Një përçarje e parë vihet re edhe nga pritja që po i bën diasporës elita vendore: Në samit janë ftuar të mbajnë fjalime presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, por jo ai i Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, por jo ai Kosovës, Ramush Haradinaj. I ftuar ka qenë edhe Lulzim Basha, kryetar i opozitës, i cili para pak fillimit bëri të ditur nëpërmjet një mesazhi në Twitter-it se nuk do të shkonte në samit. 

Kjo përçarje e diasporës është pasojë e përçarjes politike si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, dhe po vazhdoi kështu, vetëm sa do ta degradojë diasporën, paralajmëron Tufa. Për të që tani ky samit nuk është gjë tjetër, veçse “rekrutim i diasporës, në mënyrë që kur të përfshihen në zgjedhje votat e emigrantëve ta kenë infrastrukturën të ngritur e nën kontroll”. Tufa, i cili është tashmë i mllefosur nga “stili autokratik drejtues i Ramës”, kujton se mekanizma të tillë janë përdorur edhe nga Erdogani dhe Putini, të cilët ndërkohë “e kanë hemogjenizuar diasporën dhe kanë instaluar në të një rrjet të fortë propagandistik”. DW

Related- Posts

OP/ED

Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

29 Qershor, 2025
OP/ED

Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

27 Qershor, 2025
OP/ED

Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

21 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Studentët u mashtruan  nga propaganda e lirë e Vuçiçit: Ndodhi një kthim radikal djathtas, revolta e humbi kuptimin, ndërsa shansi u humb

30 Qershor, 2025

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

30 Qershor, 2025

Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

30 Qershor, 2025

Xi Jinping-u kërkon qeverisjen e rreptë të Partisë

30 Qershor, 2025

Partia Komuniste e Kinës forcohet ndërsa anëtarësia e saj i tejkalon 100 milionët

30 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.