• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
1 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

  • POLITIKË

    Përvjetori i Forcës Tokësore, Vengu: Konsolidimi i ushtrisë dhe shtetit, procese të pandashme

    Presidenti Begaj pret luftëtarët e parë për çlirimin e Kosovës: Shqipëria, mbështetëse e palëkundur dhe avokate e Kosovës

    Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, Spiropali në Shkodër: Nuk është kurrë vonë për të bërë drejtësi

    Mirënjohje publike dhe nderim për forcat e angazhuara me guxim dhe trimëri në luftën kundër zjarreve

    Ministri Hasani: Konferenca e Ambasadorëve “Diplo 2025” mbahet në Tiranë në 8-10 shtator

    Presidenti Begaj dhe Kryetarja Spiropali urojnë zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës

    Zelensky falënderon Begajn: Shqipëria, partner i besueshëm i Ukrainës në skenën ndërkombëtare

    Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali: Shqipëria do të jetë gjithmonë në krahun e lirisë

    Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë

  • SOCIALE / KULTURË

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

    Kryepeshkopi Joan pret në takim një delegacion nga Kisha Ortodokse e Rusisë

    “Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

    Ndre Mjeda, poeti i “Vajit të Bylbylit” dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare

    Libër me vlera për  Arbëreshët e Zarës

    Shën Klementi i Ohrit dhe zëri që në kohë i një prejardhjeje të mundshme shqiptare nga Kelmendi

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidenti Begaj pret luftëtarët e parë për çlirimin e Kosovës: Shqipëria, mbështetëse e palëkundur dhe avokate e Kosovës

    Troccaz: KFOR-i, mision kyç në stabilitetin e Kosovës

    Ministri Liburn Aliu njofton dorëheqjen pas zgjedhjes së Bashës kryeparlamentar

    Presidenti Begaj dhe Kryetarja Spiropali urojnë zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës

    Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani: Partitë t’i lënë anash dallimet dhe të konstituojnë Kuvendin

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

‘Samiti për Demokracinë’ si përpjekje amerikane për të riaktivizuar skemën dominuese në botë

24 Nëntor, 2021
in FOKUS, NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Genc Mlloja

Pak javë kanë mbetur nga data kur do të mbahet ‘Samiti për Demokracinë’ (9-10 dhjetor 2021) i thirrur nga Presidenti amerikan Joe Biden në Uashington por si në asnjë ngjarje me përmasa ndërkombëtare të mbajtura gjatë këtyre dy viteve të fundit të ngarkuar me pasoja katastrofike njerëzore dhe ekonomike si pasojë e pandemisë ku çdo veprimtari ka patur një platformë të qartë nën moton e shpëtimit të njerëzimit nga katastrofa në frymën e solidaritetit e multilateralizmit, takimi i parashikuar amerikan mbetet i veshur me paqartësi të tematikës dhe madje mister të listës së vendeve pjesëmarrëse. Që në krye të bie në sy një përzgjedhje e vendeve pjesëmarrëse në bazë të ndryshimeve ideologjike larg asaj çka kërkojnë kohërat e tanishme tejet të turbullta në botë për solidaritet në fatkeqësi fatale shëndetësore si kjo e tanishmja.

Një dokument i mbiquajtur ‘Menu Ilustrative e Opsioneve’, e cila ka dalë në dritë këto ditë nga shtypi, përfshin si tema potenciale të kësaj mbledhje ‘mbrojtjen kundër autoritarizmit,’ ‘adresimin e luftës kundër korrupsionit’ dhe ‘çuarjen përpara të të drejtave të njeriut’. Kurse më parë në shkurt 2021 Biden shkruante mbi këtë takim të sponsorizuar prej administratës se tij : “Samiti do të fokusohet mbi sfidat dhe mundësitë që kanë përballë demokracitë dhe do të paraqesë një platformë për udhëheqësit që të dy- angazhimet individuale dhe kolektive të mbrojnë demokracinë dhe të drejtat e njeriut brenda vendit dhe jashtë tij”. Por është për tu nënvizuar thirrja e tij se mbrojtja e vlerave demokratike të Amerikës është e pandashme nga avancimi i interesit të saj kombëtar. “Demokracia dhe të drejtat e njeriut janë nën kërcënim në mbarë botën”, jep alarmin Biden.

Nga sa më sipër e sintetizuar në binomin ”mbrojtja e vlerave demokratike të Amerikës është e pandashme nga avancimi i interesit tonë kombëtar” nuk lë vend për të hamendësuar mbi synimet që mbart ky takim i sponsorizuar amerikan. Ai nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e kësaj administratë për të rikthyer SHBA në skenën politike botërore me rolin e tyre të ëndërruar dominues të mëparshëm në botë nën maskën e mbrojtjes ala- amerikane të ‘vlerave demokratike’ që barazohen me interesat e tyre kombëtare.

Por një lexim i vëmendshëm i disa dokumenteve të shpërndara nga mediat botërore dëshmon se më shumë se për ‘demokracinë e popullit’, që është në qendër të të gjithë konventave dhe dokumenteve të tjera të OKB-së, ngjarje të tilla si ky takim vërtiten si përpjekje për krijimin e ‘aleancave demokratike të udhëhequra nga SHBA për të përballuar, sikurse shkruante Politico më 4 nëntor 2021, rritjen e “një vizioni alternativ të internetit si një mjet i kontrollit shtetëror të promovuar nga pushtetet autoritare si Kina dhe Rusia”. Dhe nga çfarë është bërë publike thelbi paraprak i rendit të ditës përfshin ndër të tjera zhvillim të standardeve për privatësi të të dhënave, siguri e të dhënave dhe standarde super të sigurta kibernetike, kurse vendet pjesëmarrëse do të ‘angazhohen’ të jenë të hapur për akses në softuear dhe teknologjitë celulare.

Mirëpo pa filluar takimi shumë vende anëtare po pyesin se si kjo ‘aleancë’ e re do të jetë ndryshe nga Koalicioni i Lirisë Online (Freedom Online Coalition) dhe ata i shqetëson më shumë nëse kjo aleancë do të jetë një fotokopje e FOC-së ekzistuese në të cilën SHBA janë anëtare.

Por, nga ana tjetër, po përforcohet mendimi se ka ikur koha kur një vend, qoftë SHBA, ti identifikojë vendet e tjera në të tërë anët e botes sipas interesave të tyre gjeopolitike se ‘ju jeni demokraci; ju nuk jeni demokraci’. Sigurisht, ky lloj etiketimi ka lënë një shije të hidhur e po shtohen ankesat se Uashingtoni nuk mund ‘të bëjë zgjedhjen se cili vend është demokratik e cili jo’. Kjo ngjet se për shume vende ‘recetat’ demokratike të imponuara nga SHBA kanë krijuar mjaft konflikte në vende të ndryshme, madje edhe në rajone të tëra. Kësisoj nuk është aspak e habitshme që disa vende nuk i janë përgjigjur akoma Uashingtonit nëse do të marrin pjese në një takim të tillë virtual kur në kornizën e OKB-së ka shumë institucione, organizma e mekanizma, që trajtojnë me devotshmëri çështje të demokracisë dhe sigurisë, të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore, autokracisë. Mjafton të përmendim sesionin e fundit të radhës të Komisionit për të Drejtat e Njeriut ku shumë vende anëtare ndër të tjera prekën në plagët e ‘pashëruara’ edhe të demokracisë amerikane, duke iu kthyer edhe popullsisë indigjene indiane e diskriminuar në mënyrën më çnjerëzore historikisht.

Nuk i shpëton syrit në materialet që qarkullojnë për këtë takim fjalia ‘urdhërore’ si SHBA u kërkojnë vendeve të ndryshme të mbledhin një komision të përbashkët të shoqërisë civile-zbatuesve të ligjit, i cili të trajtojë çështjet e të drejtave të njeriut . Madje, sipas njoftimeve, mund të kërkohet një vend në komitetin e OKB-së që merret me OJQ-të si një mënyrë për të kundërballancuar influencën e ‘qeverive autoritative’.

Konfuzioni i krijuar rreth këtij takimi ka bërë që disa aleatë amerikanë të heshtin e madje të dyshojnë nëse po marrin pjesë në një eveniment për demokracinë apo në një të ashtuquajtur ‘aleancë teknologjike’ të llojit të ri për t’iu kundërvënë të ‘padëshiruarve’.

Vendet dhe popujt e botës nuk kanë nevojë për aleanca të reja, të cilat përçojnë interesa të disa fuqive perëndimore në luftën e tyre për rivendosje të sundimit të tyre nën maska më të sofistikuara kur balancat në raportet ndërkombëtare po ndryshojnë duke preciptuar si pasojë e krizës pandemike.

Para sfidave të përbashkëta të sotme me të cilat po përballet njerëzimi ka gjëra tejet parësore që kanë të bëjnë, e thënë drejtpërdrejtë, me shpëtimin e rruzullit tokësor që është i kërcënuar. Së pari, sikurse tregojnë të dhënat vazhdimisht të përditësuara pandemia po godet me një valë tjetër tërë Evropën dhe shumë vende po u kthehen kufizimeve, deri në karantina lokale. Gjendja është akoma më dramatike në vendet e varfra në zhvillim ku mungesa në pajisje mjekësore dhe vaksina është e frikshme. Këtij aspekti fatal i shtohet rënia ekonomike dhe një rritje e pandalshme e varfërisë, çka u vu në dukje me shqetësim edhe në takimin e nivelit të lartë të G20-tës në Romë.

Kur Uashingtoni thotë se ka rëndësi për të çfarë bëjnë demokracitë në vende të tjera menjëherë të lind pyetja: A ia bëjnë ndonjë herë këtë pyetje vetes kur hiqen si kampionë të demokracisë, e lirive dhe të drejtave të njeriut? Shumë ngjarje të afërta për të mos u kthyer më përpara në kohë jo ja kanë krisur por ja kanë kanë rrënuar themelet ‘karabinasë’ amerikane, që arriti kulmin me sulmin mbi Capitol më 6 janar 2021 nga mbështetësit e ish- presidentit Donald Trump, i cili vazhdon të akuzojë për pushtetin e vjedhur nga presidenti aktual Joe Biden. A mund të quhet ky shembull pozitiv për të tjerët, e në këtë kontekst edhe aleatët më të ngushtë akoma nuk a kanë kapërdirë atë akt tragjik të luajtur në skenën e demokracisë së ‘kulluar’.

“Në të gjitha komunikimet tona diplomatike rreth samitit, ne po fillojmë nga një vend i përulësisë dhe duke pranuar se asnjë demokraci, përfshirë natyrisht Shtetet e Bashkuara, nuk është e përsosur,” tha një zyrtar i administratës. Nga ana tjetër, kërkohet që SHBA të ndërmarrë angazhimet e veta sepse askush nuk e fsheh skepticizmin për ‘shëndetin’ e demokracisë së tyre. “Pas humbjes së zgjedhjeve të nëntorit 2020 ndaj Bidenit, pretendimet e rreme të Trump për mashtrim i hapën rrugën sulmit të 6 janarit të mbështetësve të tij në Capitol të SHBA-së, një episod i paprecedentë që habiti qeveritë e huaja dhe liderët autoritarë për të vënë në pikëpyetje me arsye qëndrueshmërinë e demokracisë amerikane”, tha nje zyrtar amerikan ne kushtet e anonimetit.

Duke ndjekur metodikën e organizimit ndjekur prej iniciatorëve të ‘Samitit për Demokracinë’ natyrshëm lind pyetja: përse kjo ndarje me thikë të prerë e botës në ‘demokratike’ dhe ‘autokratike’ në shekullin e 21? A ka të drejtë një vend me pasuesit e tij të gjykojë vendet e tjerë si jo demokratikë?

Demokracia është një e drejtë që gëzojnë njerëzit e të gjitha vendeve, jo një e drejtë e veçantë e rezervuar për një vend individual, deklaroi Presidenti i Republikes Popullore të Kinës Xi Jinping në një fjalim më 13 tetor 2021. “Ka shumë mënyra për të arritur demokracinë dhe nuk ka një model të përshtatshëm për të gjithë”, vuri në dukje Xi. Është jodemokratike në vetvete të përdorësh një matës të vetëm për të përcaktuar sistemet e ndryshme politike të botës dhe të shqyrtosh civilizimin e pasur politik të njerëzimit me një sy monoton, tha ai.

Realiteti tregon se vlerësimin nëse një vend është demokratik apo jo duhet të bëhet nga populli i tij, jo me dylbi nga një pjesë e vogël e të tjerëve dhe nga ana tjetër nëse një anëtar i bashkësisë ndërkombëtare është demokratik apo jo, duhet të gjykohet nga bashkësia ndërkombëtare së bashku, jo nga një pakicë vetëdrejtësie.

Kësisoj jeta po e provon fuqishëm se demokracia popullore në të gjithë procesin në Kinë ka qënë funksionale dhe novatore dhe gjykimin për këtë e jep vetë populli me arritjet e vendit te vet.

Jeta e shtetasve kinezë është përmirësuar në të gjitha fushat dhe vendi ruan një stabilitet social afatgjatë, sipas një rezolute historike të publikuar në Pekin më 16 nëntor 2021. Pjesëmarrja e publikut në qeverisjen sociale po rritet dhe qeverisja sociale po bëhet më e zgjuar, më e bazuar në ligj dhe më e specializuar që nga Kongresi i 18-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës, citon “Xinhua”. Sipas rezolutës, Kina ka vazhduar të zhvillojë një atmosferë të shëndoshë në të cilën njerëzit janë në gjendje të jetojnë dhe të punojnë në paqe dhe kënaqësi dhe të mbizotërojë stabiliteti dhe rendi social.

Rezoluta u shqyrtua dhe u miratua në plenumin e gjashtë të Komitetit Qendror të 19-të të Partisë Komuniste të Kinës. Ajo vë në dukje eliminimin e varfërisë absolute në Kinë dhe arritjet kryesore strategjike në luftën kundër Covid-19. Në të thuhet se Kina po ndërmerr gjithashtu hapa për të parandaluar dhe luftuar dhunën dhe terrorizmin, llojet e reja të krimit kibernetik dhe krimin transnacional.

Konkretisht, sepse është temë shumë sensitive, zhdukja e varfërisë absolute në të gjithë Kinën si dhe ndërtimi i një shoqërie relativisht të begatë në të gjitha aspektet e shpallur më 1 korrik të këtij viti janë arritje për popullin e jo zbukurim për propagandë. Në fund të vitit 2020 e gjithë popullsia prej 99 milionë banorësh të varfër në zonat rurale doli nga varfëria dhe shifrat zyrtare tregojnë se rreth 750 milionë kinezë dolën nga varfëria absolute gjatë 4 dekadave të fundit një shifër që është sa gati tre të katërtat e numrit global gjatë asaj periudhe në mbarë botën. E ndër 6 objektivat e agjendës së OKB-së 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm të miratuar nga të gjithë vendet anëtare të saj në krye është objektivi i zhdukjes së varfërisë dhe urisë çka demokracia popullore kineze e realizoi në mënyrë të mrekullueshme 10 vite para afatit!

Nuk janë të braktisur e në mëshirë të fatit të moshuarit në Kinë çka dëshmon për një aspekt tjetër të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Sipas të dhënave statistikore mbi popullsinë, në Kinë ka 264 milionë njerëz mbi moshën 60-vjeçare dhe 191 milionë mbi moshën 65-vjeçare, të cilët përbëjnë përkatësisht 18.7% dhe 13.5% të popullsisë së përgjithshme të vendit. Në prag të Ditës së të Moshuarve të Kinës Presidenti Xi dha një udhëzim mbi punët në lidhje me të moshuarit më 14 tetor duke u bërë thirrje niveleve të ndryshme të pushtetit t’i kushtojnë rëndësi të madhe punës në lidhje me plakjen e popullsisë.

Është kuptimplotë një artikull i publikuar në uebsajtin e gazetës spanjolle “El País” më 14 nëntor 2021, i cili vinte në dukje se demokracia nuk është “patentë” e vendeve perëndimore dhe çdo vend ka të drejtë të zgjedhë rrugën e vet për zhvillimin e demokracisë. “Gjatë 100 vjetëve të kaluar, rruga e demokracisë popullore gjatë të gjithë procesit në Kinë theu “mitin e demokracisë” të vendeve perëndimore dhe u shërben si përvojë vendeve në zhvillim në kërkimin e modelit të demokracisë në përputhje me gjendjen konkrete të brendshme”, thekson gazeta spanjolle.

Veç anës propagandistike nuk pritet që ‘Samiti për Demokracinë’ të sjellë ndonjë gjë konkrete në funksion të zbatimit dhe zhvillimit të demokracinë së popullit dhe për popullin sepse pa nisur punimet duket qartë aspekti i politizuar dhe përçarës i saj me angazhimin e sa më shumë aletëve të saj besnikë amerikanë në bazë të tendencave ideologjike. Por sikurse vinte në dukje një analist shumë vende aleate ndjehen të lehtësuar se asnjë nga angazhimet në çdo dokument të takimit nuk është ndërkombëtarisht detyrues për askënd.

Në hyrje të Kartës së OKB-së më 1945 theksohej “Ne popujt e Kombeve të Bashkuara…”, dhe janë pikërisht popujt që vendosin për fatin e tyre; ata janë zot i vetes dhe si të tillë ata zgjedhin dhe zhvillojnë sistemin e tyre demokratik në të mirë të tyre dhe të interesave kombëtare të vendit. Nga ana tjetër, OKB-ja është dhe do të jetë institucioni pan- botëror, ku dëgjohet zëri i të gjithë vendeve anëtare, të mëdhenj dhe më të vegjël, ku diskutohet e vlerësohet si e sa demokratike janë sistemet e vendeve anëtare, sa i respektojnë ata liritë dhe të drejtat e njeriut. Ka mbaruar koha e super arbitrave që bëjnë përcaktimet: ‘Ju jeni demokraci; ju nuk jeni demokraci’!/cri

Tags: bidengenc mllojakina

Related- Posts

FOKUS

Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën

29 Gusht, 2025
FOKUS

Pse Vuçiç dhe Dodiku po vrapojnë pas Trumpit?

27 Gusht, 2025
FOKUS

Fitoret taktike në bisedimet e paqes në Ukrainë do të çojnë vetëm në humbje strategjike

25 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

BE i kërkon SHBA-së t’i lejojë hyrjen Presidentit palestinez

31 Gusht, 2025

“Dongji Rescue” preku audiencën e Hong Kongut me historinë e guximit dhe dhembshurisë

31 Gusht, 2025

Pekin, mbahet Simpoziumi i Komunikimit Ndërkombëtar për 80-vjetorin e fitores së luftës kundër agresionit japonez

31 Gusht, 2025

Xi Jinping: SCO mban përgjegjësi më të mëdha për ruajtjen e paqes dhe nxitjen e zhvillimit në botë me pasiguri

31 Gusht, 2025

Merz paralajmëron evropianët të përgatiten për luftë të zgjatur në Ukrainë

31 Gusht, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.