Sergio Mattarella është rizgjedhur president i Italisë për një mandat tjetër 7-vjeçar.
Në raundin e tetë të votimit, Parlamenti italian vendosi rizgjedhjen e 80-vjeçaritmandati i të cilit përfundonte në 3 shkurt.
Vendimi për rizgjedhjen e tij erdhi pas një takimi të krerëve të grupeve parlamentare, të cilët i kërkuan rikandidimin.
Emri i tij ishte vetmi që bashkonte shumicën e votave duke shmangur kështu sherret dhe përplasjet prej një jave në politikën italiane.
Pas takimit, Parlamenti votoi me 685 vota kandidaturën e tij duke u bërë kështu Presidenti i 13-të i republikës italiane.
“Kisha projekte të tjera pas mbarimit të mandatit, por duhet të respektojë kërkesën e Parlamentit”, është shprehur Mattarella pas votimit në Kuvend.