• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Shërbimet sekrete dhe mitet e spiunazhit

8 Qershor, 2019
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Një sërë mitesh janë ngritur për shërbimet sekrete. Jo gjithmonë ato janë të pavërteta. Por që të shkunden këto mite, kjo është ndër parimet e një qendrimi demokratik ndaj shërbimeve sekrete, mendon Christopher Nehring.

Nganjëherë të krijohet përshtypja, se bota ka dalë nga binarët dhe se shërbimet sekrete janë në qendër të gjithçkaje. Në Angli sulm me helm, në Mal të Zi përpjekje për grusht shteti, në Gjermani sulme kibernetike në Ministrinë e Jashtme, tentativa për të influencuar zgjedhjet në SHBA dhe Francë, apo ish-agjentë të sigurimit komunist të shtetit në krye të politikës, ekonomisë dhe shoqërisë në Çeki, Rusi dhe Ballkan. Skandali i fundit në listë është „videoja Strache”, që e tregon zv-kancelarin austriak duke bërë pazare ilegale me një gjoja mbesë të një oligarku rus. Gjithnjë e më shumë zëra thonë se edhe pas kësaj qëndrojnë shërbimet sekrete, se kush tjetër do të kishte mundësinë për ta bërë.

Por shumë gjëra, që u atribuohen shërbimeve sekrete, dalin se janë mite, po t‘i shohësh me vemendje. Për të shmangur keqkuptimin: Nuk është fjala as për t‘i minimizuar dhe as për t’i demonizuar shërbimet sekrete në punën e tyre. Pothuajse asnjë institucion shtetëror nuk është kaq i mbivlerësuar dhe i nënvlerësuar në të njëjtën kohë. Misteret e sekreteve gati okulte mbi shërbimet sekrete kanë krijuar një sërë mitesh lidhur me to. Në vendet ish- socialiste të Evropës lindore dhe juglindore, ku këto shërbime kanë shërbyer si represion shtetëror, paragjykimet janë të theksuara e të palëkundshme.

Mitet nuk janë gjithmonë të pavërteta. Përkundrazi, siç thoshte filozofi francez Roland Barthes, ato janë një formë komunikimi dhe kuptimi. Mitet plotësojnë vakuumin, që krijon mungesa e njohurive publike për këtë institucion shumë të veçantë shtetëror. Çmitizimi është një kontribut për kontrollin demokratik. Sepse një gjë është e qartë: Shërbimet sekrete janë pjesë e jetës së përditshme edhe në një Evropë demokratike dhe do të na shoqërojnë edhe në të ardhmen. Lëkundja e këtyre miteve është parakushti i nje qëndrimi të pavarur dhe demokratik ndaj shërbimeve sekrete – kudo në Evropë.

Miti Nr. 1 – Vetëm shtetet kanë shërbime sekrete

Po të ndjekësh diskutimet lidhur me videon „Strache” në Austri, të çudit vlerësimi i shpejtë, që bënë disa ekspertë se i gjithë „operacioni” mund të jetë kryer vetëm nga një shërbim sekret, sepse vetëm ata kanë mjetet përkatëse. Por ky është një mit! Kudo në Evropë, në Perëndimin e vjetër dhe në Lindjen e re, prej dekadash shtohen si kërpudhat shërbimet private të sigurisë. Të quajtura „Business Intelligence” apo thjesht firma sigurie, ato ofrojnë „mbledhje informacioni” të çdo lloji për klientët që paguajnë. Në mesin e tyre janë shumë firma, të cilat ose janë themeluar nga ish-punonjës të shërbimit të fshehtë, ose që preferojnë t‘i punësojnë me shumë dëshirë ato. Në të gjithë bllokun e Lindjes pas rënies së komunizmit firmat private të sigurisë mblodhën punonjës të shërbimit të fshehtë. Në Perëndim p.sh. Orbis Business Intelligence, firma e ish-punonjësit të MI6 Christopher Steele në Britaninë e Madhe, u bë e njohur, sepse prej këtu erdhën me sa duket informacionet për të ashtuquajturën „Dosja Trump”. Këtu kanë vepruar profesionistë të shërbimeve sekrete, që si firmë private ofrojnë avantazhin, që lidhjet me klientët politikë ose privatë të jenë të vështira për t‘u dëshmuar.

Miti Nr. 2 – Fake news janë të reja

Fake news si term për të pavërtetat e përhapura qëllimisht për të bërë një efekt të caktuar, u bë i modës në pesë vitet e fundit. Termi u përhap me shpejtësi në gjithë botën. Në fakt ai është termi për dezinformatat e përhapura me qëllim nga agjencitë shtetërore për të krijuar ndikim. Tani ai po shndërrohet në një koncept të luftës politike mes shteteve, partive dhe mendimeve. Ai është i lidhur ngushtë me internetin dhe digjitalizimin, të cilat u japin fake news një fytyrë të veçantë në formën e tweeteve, videove, postimeve dhe lajmeve të shkurtra. Por ama është mit, që fake news janë një fenomen i ri i epokës digjitale! Dezinformimi në shërbim të shtetit, i kryer nga shërbime sekrete, është diçka e vjetër. Sidomos shërbimet socialiste të Evropës Juglindore për dekada me radhë kanë patur sektorë, detyra e vetme e të cilëve ka qenë fabrikimi dhe shpërndarja e dezinformimit. Gjë që në fakt nuk u ndërpre kurrë, pas 1990-ës u fsheh vetëm poshtë sipërfaqes së sistemit politik, për t‘u rikthyer sot me gjithë fuqinë në rendin e ditës.

Miti Nr. 3 – BE (s)ka shërbim sekret

Bashkimi Europian është një strukturë e komplikuar politike. Politika e jashtme dhe e sigurisë është një sektor i vjetër i shteteve anëtare dhe jo i bashkësisë, (BE). Kështu thonë traktatet e Lisbonës. Në këtë mënyrë eleminohet çështja e një shërbimi sekret të BE. Dhe megjithatë ka një zyrë në Bruksel, e cila merr informacione nga shërbimet sekrete të vendeve anëtare, i pasuron ato me informacione publike, bën analizat e veta dhe i shpërndan në agjencitë e BE: INCTEN – EU Intelligence Analysis Centre, e vendosur pranë Shërbimit të Jashtëm Evropian. Dallimi nga një shërbim i fshehtë i „vërtetë„ është: INCTEN nuk lejohet të sigurojë informacione të vetat me mjete të fshehta, zbulimi (burime, përgjime etj), por mbështetet në informacione të hapura dhe në informacionet nga shtetet anëtare.

Miti Nr. 4 – Shërbimet e fshehta janë të pakontrolluara

Në çdo skandal të shërbimeve sekrete shtypi gjëmon: shërbimet e fshehta nuk kontrollohen, janë të pakontrollueshme, ato janë gjithsesi një trup i huaj në demokraci! Sidomos në vendet, ku shoqëritë kanë përvoja historike me shërbimet e fshehta, që u përdorën nga udhëheqjet politike në diktatura si polici të fshehta, mosbesimi është shumë i përhapur (dhe i kuptueshëm). Kështu ka qenë në dy diktatura në Gjermani, por veçanërisht në shtetet postkomuniste të Evropës lindore dhe juglindore. Atje procesi i reformave nuk ka përfunduar ende as 30 vjet pas rënies së komunizmit.

Por edhe në Europën Perëndimore zgjati gati 50 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, derisa u zhvilluan format e kontrollit demokratik. Organet e kontrollit parlamentar nuk kanë qenë të vetëkuptueshme. Zhvillimi i vazhdueshëm i tyre, përshtatja me sfidat e reja është një pjesë e rëndësishme e demokracisë. Kontrolli i shërbimeve sekrete prej instancave të kontrollit, organeve parlamentare, gjykatave, zyrtarëve për mbrojtjen e të dhënave, mediave apo shkencës nuk është perfekt. Por ai ekziston!

Miti Nr. 5 –Shërbimet e fshehta të afta për komplotet botërore

Dhe në fund miti më i madh për shërbimet sekrete: Shërbimet e fshehta bëjnë komplotet e mëdha (botërore). Sidomos në shtetet postkomuniste, ku shërbimet sekrete ishin të mbyllura hermetikisht dhe përhapnin një klimë frike, e cila i tejkalonte mundësitë e tyre reale, është ende shumë i përhapur miti për shërbimet sekrete të gjithëpushtetshme. Shumë shpesh në qendër është Rusia. Në fakt edhe ky mit ka një sfond real, përfshirjet e vërteta të shërbimeve sekrete në rrëzime, atentate, përpjekje për grushte shteti dhe „aksione të tjera të fshehta”. Nga Afganistani deri në Panama shërbimet e fshehta – të ngarkuara nga qeveritë e tyre – janë përfshirë në punë të pandershme. Por ama zhvillimet botërore ato i kontrollojnë vetëm në idetë e çmendura të atyre, që merren me teori konspirative. Shërbimet sekrete janë agjenci zyrtare, kanë burime të kufizuara njerëzore dhe financiare, varen nga qeveritë e tyre dhe s‘mund t‘i mbajnë kurrë me të vërtetë sekret të gjitha të fshehtat e tyre. Sidomos në epokën digjitale, kur rrethi i atyre që kanë dijeni, rritet tej mase. Kur sherbimet sekrete me të vërtetë komplotojnë, atëherë janë instrumente dhe vegla. Dhe jo më të mirat!

Christopher Nehring, lindur më 1984, është drejtor i Muzeut Gjerman në Spiunazhit në Berlin. Ai ka studiuar historinë e Europës Lindore dhe historinë e re në Heildeberg dhe në Shën Peterburg dhe ka mbrojtur dokotoraturën më 2016 me temën e historisë së shërbimeve sekrete. Libri i tij i fundit „77 mitet më të mëdha të spiunazhit” është botuar nga shtepia botuese Hyne në Mynih më 2019. DW

Related- Posts

FOKUS

Demokracia si perde për absolutizmin personal dhe partiak

16 Shtator, 2025
FOKUS

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 Shtator, 2025
FOKUS

Strategjia “kokëposhtë” e Kissingerit. Iluzioni i Trumpit i cili është i destinuar me dështim

15 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

17 Shtator, 2025

Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

17 Shtator, 2025

Lufta në Gaza/ BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit

17 Shtator, 2025

Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

17 Shtator, 2025

Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

17 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.