Të mërkurën, u shfaq në Harbin të Kinës Verilindore premiera botërore e filmit “Ligësi pa kufi”, që ekspozon mizoritë e Repartit famëkeq 731 të ushtrisë japoneze. Harbini është qyteti ku e kishte bazën kjo njësi famëkeqe e luftës mikrobiologjike.
Filmi përshkruan historinë e Wang Yongzhang-ut, një shitës vendas, dhe të të burgosurve të tjerë në “burgun e posaçëm” të Repartit 731. Ata u joshën nga premtimet e rreme për liri në këmbim të të ashtuquajturve “kontroll shëndetësor” dhe “studime për parandalimin e sëmundjeve”, duke u bërë viktima të eksperimenteve të tmerrshme mjekësore, duke përfshirë ngrirjen, ekspozimin ndaj gazeve helmuese dhe prerjen e trupit për së gjalli.
Reparti 731 ishte një bazë sekrete kërkimore e armëve biokimike, e vendosur në distriktin Pingfang të qytetit Harbin, e cila shërbente si qendra e luftës biologjike japoneze në Kinë dhe Azinë Juglindore gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Premiera e filmit u shfaq një ditë para publikimit zyrtar të enjten, përvjetori i ngjarjes së 18 Shtatorit 1931, që shënoi fillimin e agresionit 14-vjeçar të Japonisë ndaj Kinës.
Ky vit shënon 80-vjetorin e fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe të Luftës Antifashiste Botërore./cgtn