• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Si do të financohet rindërtimi i Evropës nga Covid-19?

25 Prill, 2020
in NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Sensacioni në samitin e BE ishte deklarimi i mundësisë së dhënies së granteve nga BE. BE do të ngarkojë me borxhe jo vetëm shtetet e pasura, por edhe shtetet më të varfra për të ndihmuar nevojtarët, shkruan Auron Dodi.

Për paketën e parë për ndihmë të menjëhershme, 540 miliardë euro, në dispozicion që në qershor, qe rënë dakord para disa ditësh. Dje (23.04.) ajo u aprovua edhe formalisht në samitin virtual të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të BE. Debati kryesor në BE tani është për programin konjukturor, për paketën e dytë, të rindërtimit.

Prej saj do të përfitonin kryesisht shtetet e goditura më rëndë nga Covid-19 dhe që nuk kanë burime vetjake të mjaftueshme, si p.sh. shtetet e jugut: Italia, Spanja (ndoshta edhe Franca).

Ende nuk është përcaktuar vëllimi përfundimtar i kësaj pakete. Por mosmarrëveshje të thella ka për faktin nëse paketa do të japë kredi apo edhe grante, pra para që marrësit nuk do t’i kthejnë më.

Si do të financohet rindërtimi i Evropës nga Covid-19, shkruan Auron Dodi

Për vëllimin e ndihmës (e cila do të lidhet me madhësinë e buxhetit të ri të BE) Komisioni Evropian ka përfytyrimet e tij. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha dje se “nuk flasim për miliarda, por më tepër për një bilion” euro.

Me kërkesën e shteteve anëtare, Komisioni Evropian do të analizojë tani cilët sektorë ekonomikë janë goditur më fort nga kriza e Coronas dhe do të paraqesë një propozim: në datën 6 maj, ose më e vonta në javën e dytë apo të tretë të majit.

Sensacioni në samitin e djeshëm virtual të BE ishte gjithsesi pranimi i mundësisë së dhënies së granteve nga BE. Ursula von der Leyen foli dje për herë të parë se shtetet në nevojë do të marrin edhe grante. “Duhet gjetur një balancë midis granteve dhe kredive”, tha von der Leyen.

Fakti që von der Leyen e bëri një deklaratë të tillë tregon se pas perdeve shtetet më të pasura të BE kanë rënë në parim dakord për këtë ofertë.

Dhe që këmbëngulja e shteteve jugore, që edhe ato të fitojnë mundësinë t’i përgjigjen „në mënyrë simetrike” goditjes simetrike ndaj BE prej virusit Covid-19, ka shënuar një sukses. Por megjithë përparimin e bërë, kjo do të kërkojë negociata të reja në BE.

Shkaku për rezervat për grante është nga njëra anë parimor: me grantet institucionalizohet transferta e pasurisë drejt jugut të Evropës, ankohen shtetet veriore. Nga ana tjetër, mënyra e financimit të fondit të rindërtimit të BE e bën edhe më të vështirë argumentimin e subvencioneve për disa shtete.

Kufizimi i përgjegjësisë me instrumentin e ri të BE

Negociatat pas dyerve të mbyllura këto ditë kanë arritur një konsensus për mënyrën e financimit të fondit të rindërtimit: ky fond do të financohet me borxhe të reja, të cilat do t’i marrë në tregje Komisioni Evropian, në emër të BE. Paratë nga borxhet do të derdhen pastaj në buxhetin e ri, shumë më të gjerë se të mëparshmit të BE, për vitet 2021-2027. Dhe ky buxhet do t’u japë para shteteve në nevojë për investime publike.

Kjo është rruga më e shpejtë ligjore, e lejuar nga marrëveshjet në fuqi të Bashkimit Evropian. Modeli i ri i bondeve të BE bazohet në instrumentin e solidaritetit të marrëveshjeve të BE, neni 122, paragrafi i dytë. Këtë e theksoi në fillim të kësaj jave kancelarja gjermane Merkel, në një konferencë për mediat.

Me këtë instrument të ri, përgjegjësinë për paratë që do të marrin shtetet në nevojë për rindërtimin, pra për kreditë apo grantet nga BE do ta mbajnë shtetet anëtare, por në përputhje me pjesën e tyre në prodhimin ekonomik të BE. Sipas gazetës gjermane Handelsblatt, për Gjermaninë kjo pjesë është 26,9 përqind, për Francën 20,2 përqind.

Si do të financohet rindërtimi i Evropës nga Covid-19, shkruan Auron Dodi

Është një formë Eurobondesh, por nuk quhet zyrtarisht e tillë, pasi përkufizimi i termit Eurobond solli shumë debate. Në këtë kuadër Gjermanisë do t’i duhet t’i rrisë “përkohësisht” kontributet në buxhetin e BE, tha dje (23.04.) kancelarja Angela Merkel para Bundestagut Gjerman.

Me instrumentin e ri, dallimi nga Corona-bondet ose Eurobondet e zakonshme qëndron në faktin se me këtë formë të re, çdo shtet nuk do të përgjigjet për gjithë shumën e borxhit të marrë te kapitali i krijuar me borxhet. Kurse me Eurobonde të zakonshme, kur një shtet nuk do ta paguante dot borxhin (siç druhen shtetet veriore për shtetet jugore), boshllëkun duhet ta kompensonin gjithë të tjerët.

Italia më e kënaqur se më parë

Italia u detyrua të heqë dorë nga kërkesa për Corona-bonde, pasi mbeti e vetme. Megjithë favorizimin për Eurobonde të zakonshme (që do të kërkonin megjithatë ndryshimin e marrëveshjeve të BE) edhe Spanja e Franca thanë se e mbështesin modelin e ri të huave.

Që në samitin e së enjtes (23.04.) u shqiptua mundësia e dhënies së granteve duhet të ketë kënaqur kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte. Për më tepër kur Italia, Spanja e disa shtete të tjera kanë edhe një arsye tjetër për të qenë të kënaqura. Banka Qendrore Evropiane deklaroi të mërkurën se do t’u blejë shteteve anëtare bonde, letra me vlerë me rrezik të lartë.

Kjo bëhet që besueshmëria e këtyre shtete të mos degradohet në treg nga agjencitë e vlerësimit të riskut, për shkak të krizës së Covid-19. Ky është hapi i parë i këtij lloji nga Banka Qendrore Evropiane, të cilin disa vëzhgues e shikojnë si shkelje të parimeve të deritashme të BE.

Si do të financohet rindërtimi i Evropës nga Covid-19, shkruan Auron Dodi

Por diskutimi për raportin grante-kredi në fondin e rindërtimit, si dhe për faktin e dhënies së granteve mbetet i hapur.

Franca, Italia dhe Spanja favorizojnë grantet

Italia dhe Franca janë qartësisht që huatë që do të marrin shtetet nevojtare nga ky fond i BE të jenë grante, pra paratë të mos kthehen. Këtë e kërkoi prerazi këtë javë ministri i Financave të Francës, Bruno Le Maire.

Ç’kuptim ka që të thellohet edhe më tej borxhi kombëtar i shteteve në nevojë me kredi të reja, kur shtetet e jugut janë të zhytyra edhe tani në borxhe, pyesin në Paris. Në një intervistë dhënë gazetës Financial Times para disa ditësh (16.04.), Presidenti i Francës Emmanuel Macron tërhoqi vëmendjen se disa shtete anëtare nuk i ndihmojnë dot me garanci të gjera (si shtetet veriore) ndërmarrjet vendase, pasi nuk kanë rezerva të mjaftueshme kapitali. Edhe pa Covid-19, borxhi i Italisë është rreth 130 përqind e prodhimit ekonomik (madje edhe borxhi i Francës pritet të arrijë 115 përqind të prodhimit ekonomik).

Nga ana tjetër: është e vështirë që disa shteteve më të varfra se Italia të BE, si p.sh. Rumanisë apo Bullgarisë t’u shpjegosh që duhet të marrin përmes BE borxhe (të cilat kanë kosto për ta) për t’ia falur paratë pastaj me grante Italisë, Spanjës e ndoshta edhe Francës.

Ndaj kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha dje në Bruksel se po qe fjala për grante, pra për dhurata, paratë duhet të sigurohen nga programe të tjera evropiane.

Related- Posts

NGJARJE

Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

15 Shtator, 2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump talks to the press on the South Lawn of the White House, in Washington, U.S., September 7, 2025. REUTERS/Annabelle Gordon/File Photo
Bota

Trump: Vendet e NATO-s të ndalojnë blerjen e naftës ruse

13 Shtator, 2025
Bota

Me 142 vota në OKB miratohet deklarata për zgjidhjen me dy shtete Izrael-Palestinë. Shqipëria abstenon

12 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

15 Shtator, 2025

Strategjia “kokëposhtë” e Kissingerit. Iluzioni i Trumpit i cili është i destinuar me dështim

15 Shtator, 2025
The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

Delegacioni i BE-së viziton Shqipërinë dhe Malin e Zi për të vlerësuar përdorimin e fondeve europiane

15 Shtator, 2025

Revista “Qiushi” publikon artikullin e Xi Jinping-ut mbi nxitjen e ndërtimit të një tregu të njësuar kombëtar

15 Shtator, 2025

Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

15 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.