• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

    Vizitë zyrtare e Kryetares së Kuvendit Bullgar në Shqipëri, Spiropali: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë

    Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta: Gjyqësori i Pavarur, garanci për Demokracinë

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

    Dështon përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Si e lanë Europën pa gaz në prag të sezonit të ngrohjes të mençurit europianë.

19 Gusht, 2021
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zoran Meter, Gjeopolitika[i]

Përse nuk u ndërmor asnjë veprim? Ishte e mjaftueshme të niseshe nga fakti se dimri  i kaluar ishte i ftohtë, e ftohtë si rrallëherë ishte edhe pranvera (gjë për të cilën shumë veta shtruan pyetjen se ku u zhduk ajo e ashtuquajtura ngrohje globale), duke bërë kështu që sezoni i ngrohjes të zgjaste pothuajse deri në muajin  qershor. Për këtë ishte qartë se magazinat nëntokësore të gazit në Europë do të zbrazeshin deri në nivele të para rrallëherë më parë.

Pasiqë në mesin e muajit korrik presidenti amerikan Xhozef Bajden dhe kancelarja gjermane Anxhela Merkjel nënëshkruan marrëveshjen mbi gazsjellësin rus Rryma e Veriut 2 dhe kompensimet për Ukrainën për shkak të dëmit që ky vend, deri para pak kohësh tranzituesi më i madh i gazit rus për në BE, mund (dhe me siguri që kështu do të ndodhë) të pësojë pas lajmërimit për vënien e shpejtë të tij në punë, dolën në pah probleme të mëdha me të cilët po përballet Europa që lidhen me furnizimin me gaz, si atij të lëngshëm LNG ashtu edhe të atij që vjen nëpërmjet gazsjellësve operativë. Po i lëmë mënjanë tani për tani elementët gjeopolitikë (megjithëse ata i  kanë bërë “mblesëri” shumicës së këtyre problemeve, gjë për të cilën do të bëhet fjalë më poshtë në këtë tekst) dhe po shqyrtojmë fillimisht me cilët probleme po përballet Europa.

Çmimi i gazit dhe i energjisë elektrike po thyejnë rekorde.

Çmimet e gazit në tregun spot europian (shitje nëpërmjet dorëzimit direkt, në ndryshim nga dorëzimet e lidhura me marrëveshjet afatgjatë) nga java në javë po thyejnë rekorde historike, dhe në kohën që po shkruhet ky tekst ata kanë arritur shifrën e pabesueshme 540 dollarë për 1.000 metër kub në nyjen kryesore europiane, në TTF e Hollandës. Për ta kuptuar se për çfarë çmimesh bëhet fjalë, mjafton të themi se në fund të muajit qershor çmimi i së njejtës sasi gazi (1.000 m3) paguhej afro 360 dollarë. Për të dëshmuar akoma më mirë kërcimin e  tanishëm të çmimit në truallin e Europës mjafton të kujtojmë se çmimi i gazit të shitur nga Gazpromi për vitin 2020 për 1.000 metër kub ishte 170 dollarë.

Por kjo nuk është e gjitha: për shkak të rritjes së çmimit të  gazit ka ndodhur edhe rritja e menjëherëshme e çmimit të energjisë elektrike. Kështu shitja me shumicë në kontinentin e vjetër ka arritur shifra rekord,  p.sh. në Gjermani është arritur çmimi më i lartë në 13 vitet e fundit (info: NordPol) dhe akoma më shumë në vendet Balltike të ish BRSS-së.

Cili është shkaku?

Gjendja e mësipërme, aspak e këndshme, nuk është pasojë e ndonjë rastësie  ajo ka gjithsesi shkaqet e saj, si objektive, ndaj të cilëve nuk është e mundur të ndikohet dhe që janë të lidhur pikësëpari me ligjësitë e tregut, po ashtu edhe subjektive- të lidhura që ç’ke me të, në këtë dhjetëvjeçarin e fundit me gjeopolitikën e gjithëpranishme  së cilës i nënështrohet në mënyrë jokritike, gjë që pastaj mund të sjellë edhe pasoja serioze. Për më shumë, gjendja e krijuar mund të parashikohej dhe përllogaritej gjatë marrjes së vendimeve të rëndësishme nga ana e udhëheqjes politike të BE-së dhe e shteteve kryesore të saj, gjë që për njëfarë arësyeje nuk u bë.

Përse nuk u ndërmor asnjë veprim? Ishte e mjaftueshme të niseshe nga fakti se dimri  i kaluar ishte i ftohtë, e ftohtë si rrallëherë ishte edhe pranvera (gjë për të cilën shumë veta shtruan pyetjen se ku u zhduk ajo e ashtuquajtura ngrohje globale), duke bërë kështu që sezoni i ngrohjes të zgjaste pothuajse deri në muajin  qershor. Për këtë ishte qartë se magazinat nëntokësore të gazit në Europë do të zbrazeshin deri në nivele të para rrallëherë më parë.

A janë të vetëdijshëm “magët” në BE të përllogarisin, duke menduar se magazinat e zbrazëta do të jetë e mundur të mbushen  shpejt me gazin e lëngshëm të amerikanëve dhe të të tjerëve para së gjithash atë të Katarit i cili përmbnush më shumë se gjysmën e nevojave të përgjithshme për LNG të tregut të BE-së, kjo është e vështirë të thuhet, por gjasat janë se veprohet pikërisht me këtë synim. Me këtë Brukseli pohon besnikërinë e tij politike ndaj Uashingtonit, dhe njëkohësisht i dërgon sinjale të qarta Moskës se Europa, në momente kritike, nuk është më e varur nga Moska (Dorën në zemër, Rusia, pa kurrfarë ngurrimi dhe për dhjetëvjeçarë të tërë i “është gjendur” me sasi gazi shtesë sa herë që ky i është nevojitur Europës, gjë që është fakt i konfirmuar dhe  që daton që nga koha e kulmit të Luftës së Ftohtë në shekullin e kaluar mes Perëndimit dhe BRSS-së. Europianët kurrë nuk janë dridhur nga të ftohtit në dimër për shkak të çfarëdolloj shantazhesh ruse).

Megjithatë erdhi puna deri te një skenar i paparashikuar. Furnizuesit botërorë të gazit të lëngshëm- si ata amerikanë, ashtu edhe ata të Katarit- në vend që ti orientojnëe tankerët e tyre drejt terminaleve europiane të LNG-së, i kanë drejtuar ata në tregun aziatik dhe amerikanojugor, ku marrin çmime shumë më të larta, duke e anashkaluar kësisoj masivisht Europën. Furnizuesit në fjalë të LNG e kanë zvogluar eksportin e gazit të lëngshëm të tyre në Europë me më shumë se 16 miljardë metër kub në shtatë muaj.

Gjeopolitika është e pafuqishme

Dhe këtu nuk vjen në ndihmë gjeopolitika! Madje edhe sikur Uashingtoni të dëshironte të bënte diçka më shumë për këtë çështje dhe ta ndihmonte Europën, ai i ka “duart e lidhura”. Sepse i tërë sektori i prodhimit industrial i gazit të lëngshëm në ShBA është në duart e investitorëve privatë që u nënështrohen  vetëm ligjeve të tregut, dhe nuk u intereson asgjë tjetër veç përfitimit. Përveç kësaj ata duhet të paguajnë kreditë bankare të shtrenjta dhe për këtë biznesi i tyre monitorohet nga bankat më të mëdha amerikane (po ashtu edhe botërore), të cilat mund të jenë gjithçka por jo mëshirëmëdha. Sepse prodhimi i gazit të lëngshëm në ShBA është tejet më i shtrenjtë se në Rusi dhe në Katar, për shkak të faktit se në Amerikë e vetmja mënyrë e prodhimit të tij është ajo me teknologjinë “fracking” me të cilën gazi përfitohet nëpërmjet bluarjes së shkëmbinjve duke injektuar sasi të mëdha uji dhe disa kimikate gjë që vepron në mënyrë të papërshtatshme në ekosistem dhe kur, si rregull, pas braktisjes së shpimeve të shterruara në tërë hapësirën përreth mbetet shkretëtirë e vërtetë. Po e lëmë mënjanë faktin se emetimi i gazit karbonik (CO2) gjatë djegijes së gazit të lëngshëm amerikan, për shkak të specifikës së prodhimit, është shumë më i madh sesa nga djegija që vjen me gazsjellës, si puna e Rrymës së Veriut (1), gjë për të cilën kanë folur haptazi ekspertët gjermanë dhe anglezë kur po e përgatisnin kancelaren Merkel për “larjen përfundimtare të hesapeve” në takimin me presidentin amerikan Bajden, duke e furnizuar atë me argumente të tipit përse Gjermanisë i nevojitet gazsjellësi Rryma e Veriut 2.

Gjithashtu ata sollën në kujtesë se Gjermania e ka ndërtuar terminalin e LNG-së për pranimin e gazit amerikan megjithëse ai objektivisht nuk i nevojitet (është në fakt njëfarë deal-i i kahershëm i Berlinit me administratën e Trampit në këmbim të dhënies nga ana e saj të lejes për përfundimin e gazsjellësit Rryma e Veriut-2 dhe heqjen dorë nga sanksionet) megjithëse ai është ekologjikisht i papranueshëm parë nga këndvështrimi i diskutimit për “transformimin e gjelbër energjetik” me të cilin BE-ja dëshiron të arrijë neutralitetin e karbonit në atmosferë deri në vitin 2050. Ky fakt, natyrisht që nuk u intereson “puritanëve të gjelbër” në Bruksel, ose thënë më saktë ata bëjnë medemek sikur nuk e vënë ré. Natyrisht, shkaqet e vërteta janë ata të lartpërmendurit- shkaqe gjeopolitike. Europa është ngatërruar në to me vetëdije duke dashur mbi të gjitha të disiplinojë Rusinë “kryengritëse”, duke mos e kuptuar kurrsesi se nuk i ka të gjitha levat në dorën e saj për t’ia arritur një gjëje të këtillë.

Për këtë mbetet fakt i pakundërshtueshëm se Gazprom-i rus është i vetmi burim stabël i gazit i cili, sipas nevojës, mund të reagojë me shpejtësi dhe të rrisë shumë sasinë e dorëzuar prej tij në truallin e Europës. Ai përmbush sot të gjithë detyrimet e kontraktuara mbi furnizimin me gaz, por gjithsesi nuk e rrit sasinë në shkallë të mjaftueshme sipas kërkesës së blerësve europianë, duke patur parasysh se ka detyrë parësore gjithashtu mbushjen e magazinave nëntokësore ruse para fillimit të shpejtë të sezonit të ngrohjes.

Gazpromi që nga 31 korriku ka ulur sasinë e gazit të injektuar në magazinat nëntokësore europiane: Haidach në Austri, Rehden në Gjermani dhe Begermeer në Holandë (info: portal Gas Infrastructure Europe). Megjithatë, si prodhuesi më i madh i gazit, Gazprom-i paralajmëron rrtitje të madhe të furnizimit me gaz të Europës pas vënies operative në funksionim të gazsjellësit Rryma e Veriut 2 gjë që pritet të ndodhë në vjeshtë. Kjo kompani në 35 vitet e fundit plotëson pa ndërprerje afro 35% të nevojave të përgjithshme europiane për gaz.

Kjo sasi me siguri ka për tu zvogluar nëse realizohet në mënyrë intensive  i ashtuquajturi “transformim i gjelbër” i BE-së, por kombinimet e Gazprom-it edhe në këtë segment mbeten serioze. Strategët e kësaj kompanie vlerësojnë se gazi natyror i nevojshëm për BE-në do të zëvendësohet nga “hidrogjeni i gjelbër” i Gazprom-it (i cili teknologjikisht ndahet nga gazi dhe nafta, ndërsa gazi karbonik që mbetet magazinohet për të mos kaluar në atmosferë), si formë më ekologjike e energjisë para se të vihet në përdorim i ashtuquajturi “hidrogjen i gjelbër” që merret nëpërmjet elektrolizës së ujit duke përdorur energjinë e “gjelbër” të shtrenjtë të erës dhe të diellit.

Natyrisht, është e vështirë të largosh përshtypjen se në tërë këtë histori janë gjithsesi të pranishme edhe doza kënaqësie të kreut shtetëror rus i cili praktikisht i tregoi Brukselit se ku është vendi i tij i vërtetë në skenën globale gjeopolitike.

Shpëtimi përsëri nga rusët e “këqinj”

BE-në dhe Gjermaninë tani i ngushëllon pikërisht Rryma e Veriut 2. Ky gasjellës do të përfundojë së ndërtuari në fund të muajit gusht të këtij viti, më pas do të bëhet mbushja e tij me gaz dhe testimi, gjë pas së cilës gazi edhe zyrtarisht do të fillojë të rrjedhë drejt konsumatorëve europianë. Kapaciteti i gazsjellësit është 55 miljardë metër kub në vit, po aq sa edhe “binjaku” i tij Rryma e Veriut (1)

Absurdi qëndron në faktin se këtij gazsjellësi i janë kundërvënë për vite të tëra, ashpër dhe me këmbëngulje, një sërë antarësh të BE-së, para të gjithëve ata të “krahut të tij Lindor” të udhëhequr nga Polonia, por edhe vetë Brukseli- mgjithatë ky i dyti duke deklaruar se nuk mund të ndikojë në ndërtimin e tij sepse bëhet fjalë për një projekt privat. Por kjo nuk e pengoi që këtë gazsjellës ta vërë gjithsesi nën goditjen e të ashtuquajturës paketë të tretë energjetike të BE-së (vendim mjaft i çuditshëm duke patur parasysh faktin se konstruksioni projektues dhe financiar i Rrymës së Veriuit 2 si dhe fillimi i ndërtimit të tij kanë filluar shumë më përpara se kjo e famshmja “paketë e tretë energjetike” të hynte në fuqi, ndërsa nga ana tjetër, dispozitave të paketës në fjalë nuk i nënështrohet gazsjellësi Koridori Jugor i gazit i filluar më vonë, i cili është konkurenti i drejtpërdrejtë i gazit rus, sepse nëpër të arrin në BE gazi azerbejxhanas nga deti Kaspik).

Shpjegojmë se “paketa e tretë energjetike” nuk ia lejon pronarit të gazsjellësit (në rastin e Rrymës së veriut 2 ky është Gazpromi) mbushjen e këtij gazsjellësi me gazin e tij në sasi më të mëdha se  50% e kapacitetit të plotë të vetë gazsjellësit. Gjysmën tjetër të kapacitetit mund ta përdorin vetëm furnizues të tjerë, gjë që është absurd i plotë, sepse askush nuk do ta transportojë gazin e tij në Rusi, kjo do të thotë në pikënisjen e Rrymës së Veriut 2 dhe atje pastaj ta injektojë, domethënë ta depozitojë për synime shitje me destinacion tregun gjerman dhe europian.  Kjo do të ishte tërësisht jorentabël. Por ja, kjo është gjeopolitika dhe tregues se ajo nganjëherë nuk ka asgjë të përbashkët me arësyen e shëndoshë,

Në lojën e çmendur energjetike të BE-së më mirë po ia dalin antarët më të varfër të saj nga Ballkani.

Paradoksale që në shikimin e parë, por më pak probleme me sasitë e marra të gazit kanë antarët më të varfër të BE-së nga Juglindja e saj, domethënë nga Gadishulli i Ballkanit,  para të gjithëve Bullgaria dhe Rumania. Nëse atyre u shtojmë edhe Hungarinë e Europës së Mesme, e cila ka kohë që përkujdeset në mënyrë të pavarur për mbrojtjen e interesave të saj energjetike, atëherë paradoksi duket më i madh.

Ku qëndron ai dhe përse është kështu? Për arësyen e vetme dhe të thjeshtë: asnjëri prej këtyre shteteve nuk iu përbashkua politikës së çmendur të disa shteteve të veçantë të BE-së (para të gjithëve të atyre që udhëhiqen nga Polonia) të heqjes dorë nga siguria e furnizimit me gaz me çmim të lirë në emër të njëfarë qëllimesh të mjegullta gjeopolitike dhe kjo kryesisht për interesa të të tjerëve, lojtarë më të fortë, por më pak të tillë për interesat e tyre.

Si shembull nënvizojmë sesi deri para pak kohësh gazsjellësi BRUA (Bullgaria, Rumania, Hungaria, Austria), i cili duhej të transportonte gazin rumun nga deti i Zi dhe atë     azerbejxhanas nga deti Kaspik në Europën Qendrore, tani shërben për tranzitimin e gazit rus nëpërmjet gazsjellësit Rryma turke në Hungari, gjë që e pohon edhe operatori rumun i gazit Tranzgaz.

Paradoksi qëndroin në faktin se ndërtimin e këtij gazsjellësi me gjatësi 481 kilometër, që përfundoi së ndërtuari me 30 nëntor 2020, e bashkëfinancoi Komisioni Europian dhe Rumania për këtë qëllim pati marrë 179 milionë euro. Në fillim në gazsjellësin BRUA ishte parashikuar të rridhte gazi rumun nga deti i Zi,  si dhe gazi azerbejxhanas nga Koridori Jugor i gazit i lartpërtmendur në Ballkan dhe në Europën Qendrore. Ndërkohë, për shkak të kuadrit ligjor taksues të Rumanisë, projekti në detin e Zi në të cilin marrin pjesë amerikanët, është shtyrë për më së paku pesë vjet, ndërsa gazi azerbejxhanas nuk mund të dorëzohet meqënëse ende nuk është përfunduar interkonektori Greqi-Bullgari.

Kësisoj gazsjellësi Rryma turke mbetet i vetmi burim gazi për Ballkanin, nëpërmjet të cilit Bullgaria furnizohet vetëm me gaz rus. Me 1 prill 2021, Rumania e ndërpreu furnizimin me gaz nëpërmjet Ukrainës (gjë që është edhe një goditjen tjetër për Kievin) dhe kaloi te gazi rus nëpërmjet Rrymës turke. Me këtë rrugë vazhdon edhe furnizimi me gaz i Hungarisë, e cila tani merr gaz rus nga dy drejtime- nëpërmjet Ukrainës (gazsjellësi Druzhba) dhe nga Rumania.

Duke patur parasysh se Serbia dhe Hungaria planifikojnë që deri me 1 tetor të vënë në punë interkonektorin e ndërtuar që në muajin qershor, do të fillojë dorëzimi i sasive të mëdha të gazit rus nga Rryma turke nëpërmjet territorit serb. Në fund të muajit korrik të këtij viti, operatorët e gazit të të dy vendeve nënëshkruan një marrëveshje mbi sasitë vjetore të transportimit të gazit në Hungari deri në 8,5 miliardë metër kub gazi rus nëpërmjet këtij gazsjellësi.

Triumfi gjerman dhe gjeografia ruse.

Kthehemi tani te filimi i këtij teksti. Gjermania luftoi me mjaft zgjuarsi për interesat e saj, duke shfrytëzuar në bisedimet me ShBA-të të gjithë përparësitë e saj si fuqi kyçe ekonomike dhe politike në Bashkimin Europian pa të cilën ShBA-të nuk mund të bëjnë asgjë në këto territore.

Energjetika është kyçi i gjithçkaje dhe themeli i zhvillimit ekonomik të çdo vendi. Furnizimi afatgjatë i lirë dhe i sigurtë me energji e bën secilin vend ekonomikisht konkurues dhe më të sigurtë nga çfarëdolloj goditjesh direkte apo indirekte gjeopolitike. Për këtë edhe nuk të çudit fakti se kancelarja gjermane Anxhela Merkel dhe presidenti rus Vladimir Putin, menjëherë pas nënëshkrimit të marrëveshjes amerikano-gjermane, biseduan në telefon, në mënyrë që të mos ndodhte eventualisht që “sindromi ukrainas” të pengonte në mënyrë të paplanifikuar atë që të dyja palët e kanë ndërtuar për vite të tëra dhe me mjaft mundime, duke anashkaluar gjatë kësaj edhe shumë “stërkëmbëca”

Gjermanisë i nevojitenm energjentët rusë, njëlloj si edhe Rusisë i nevojitet shitja e energjentëve në Gjermani dhe në vendet e tjera europiane. Për Moskën ky është produkti i vetëm eksportues në BE që i mundëson asaj mbajtjen e njëfarë marrëdhëniesh me Europën. Nëse kjo nuk do të ishte e mundur (në një kohë që pjesa tjetër e bashkëpunimit ekonomik është reduktuar në zero për shkak të sanksioneve dhe kundërsanksioneve politike),  kthimi rus drejt Azisë dhe kthimi i shpinës Europës do të ishte i plotë dhe afatgjatë, gjë të cilën nuk e duan as Moska dhe as Berlini.

Sepse pa Rusinë nuk është i mundur ndërtimi i arkitekturës së sigurisë në Europë. Ajo është gjeografikisht pjesë e kontinentit europian- dhe kjo madje pjesë e madhe e për më shumë edhe superfuqi ushtarake. Përveç kësaj Rusia është edhe “ura” më e afërt e BE-së drejt Lindjes së Largët dhe tregjeve të atjeshme globale. Kush nuk i ka parasysh këto elementë ose është i kufizuar ose nuk ia do të mirën Europës.

Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA

[i] https://www.geopolitika.neës/analize/z-meter-kako-su-eu-mudraci-ostavili-europu-bez-plina-uoci-sezone-grijanja/

Tags: europagazigermanianordstreamRusia

Related- Posts

President Donald Trump walks on the South Lawn upon arrival at the White House in Washington, Saturday, Jan. 19, 2019, after attending the casualty return at Dover Air Force Base, Del., for the four Americans killed in a suicide bomb attack in Syria. (AP Photo/Manuel Balce Ceneta)
FOKUS

Ballkani pa Amerikën

16 Qershor, 2025
FOKUS

Paradoks: Ndërsa politika godet Moskën me sanksione shkatërruese, kompanitë perëndimore vazhdojnë të jenë të gjithëpranishme në Rusi

14 Qershor, 2025
FOKUS

Paradoksi i Politikës së Jashtme të Ramës

11 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

President Donald Trump walks on the South Lawn upon arrival at the White House in Washington, Saturday, Jan. 19, 2019, after attending the casualty return at Dover Air Force Base, Del., for the four Americans killed in a suicide bomb attack in Syria. (AP Photo/Manuel Balce Ceneta)

Ballkani pa Amerikën

16 Qershor, 2025

Kancelari Merz e “kaloi provimin“! 

16 Qershor, 2025

Trump dhe udhëheqës të tjerë botërorë mbërrijnë në Kanada për samitin e G7-ës

16 Qershor, 2025

Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

16 Qershor, 2025

Bashkëpunimi tregtar është zgjedhja e duhur

16 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.