• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

  • POLITIKË

    Kos: Bisedimet e anëtarësimit në BE me Shqipërinë po përparojnë më shpejt se kurrë

    Rama i ftuar nderi në festivalin në Bavari: Të rishpikim veten për të mbrojtur shpirtin e Europës

    The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

    30 Vjet në KiE, po në BE kur?

    Hasani pret zëvendëskryeministren e Ukrainës: Riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

    Rama: Po hetohet pushtimi kriminal i qendrës së Thethit, legalizuam rreth 300 shtëpi të vjetra

    Shqipëria, 30 vjet në KiE – Spiropali: Konsolidimi i demokracisë dhe drejtësisë, prioritet i Kuvendit

    Rama: Bektashizmi thesar kombëtar për Shqipërinë, gjithçka që mos të zhduket

    MEPJ: 30 vite në Këshillin e Evropës, kapitull kyç në rrugëtimin demokratik të Shqipërisë

    Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje – është pjesë e thelbit strategjik të Europës

  • SOCIALE / KULTURË

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED
    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

    Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

    NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Maqedoni e Veriut/ Thellohen përplasjet me Bullgarinë, rritet skepticizmi

    Ndihmëssekretari i Shtetit do të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Si u shfry farsa e ‘tullumbaces’ amerikane të trillimeve perballë të vërtetës së balonës metereologjike kineze

6 Korrik, 2023
in Bota
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Genc Mlloja

Opinioni publik ndërkombëtar e ka akoma të freskët zhurmën e madhe që bëri administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me një mjet ajror shkencor kinez, që rrymat e ajrit e futën në mënyrë të pakontrolluar në hapësirën ajrore të këtij vendi. Të dukej si një garë në të gjitha nivelet administrative e shprehur në rrjetet mediatike për ta paraqitur balonën në një mijë e një mënyra si pjesë e një ‘programi të gjerë’mbikëqyrjeje të drejtuar nga ushtria kineze. Në atë furi hamendësimesh të pashoqe vetë presidenti amerikan Joe Biden pretendoi madje se balona mbante në bord “dy vagona plot me pajisje spiunazhi”. Duke i vënë ‘vulën e spiunazhit’ ngjarjes në hapësirë Pentagoni deklaroi pa pikë përgjegjësie pa pritur të bëheshin ekspertizat e rastit se ajo mbante sensorë dhe pajisje vëzhgimi, ishte e manovrueshme dhe se mund të ndryshonte drejtimin.

Megjithë këmbënguljen e autoriteteve përkatëse kineze se balona ishte thjesht një mjet ajror civil i përdorur kryesisht për kërkime meteorologjike, i cili doli nga kursi i fluturimit për shkak të erërave dhe kishte vetëm aftësi të kufizuara vetëdrejtuese, kreu i Shtëpisë së Bardhë Joe Biden urdhëroi forcat ushtarake që ta rrëzonin. Dhe meqë nuk kanë kaluar shumë kohë nga ajo ditë në shkurt të këtij viti të gjithë e kanë akoma të freskët në mendje angazhimin mediatik, që të transmetohej direkt rrëzimi i balonës (4 shkurt 2023) në një shfaqje teatrale avionësh ushtarakë e luftanijesh që të kujtonte betejat me mullinjt e erës të të famshmit Don Kishoti i Mançes, personazh i shkrimtarit spanjoll me famë botërore Miguel de Cervantes Saavedra.

Sot pas pesë muajsh propagandë të ekzagjeruar lidhur me ‘rrezikshmërinë’ e mjetit ajror ndaj interesave amerikane të pretenduar nga specialistët amerikane Pentagoni pranoi më 29 qershor se mjeti ajror kinez nuk kishte mbledhur asnjë informacion dhe as bëhej fjalë që ai të kishte dërguar të dhëna në Kinë.

Analizat e mbeturinave të gjetura nga balona kineze kanë treguar se “ajo nuk mblodhi asnjë informacion ndërsa ishte duke kaluar tranzit në SHBA”, tha zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Pat Ryder për mediat më 29 qershor.

Ky pranim gabimi duhet vlerësuar se rrallë herë ndodh një gjë e tillë në diplomacinë amerikane, por çështja është nëse është i mjaftueshëm ‘mea culpa’ për të korrigjuar dëmin që shkaktoi ai incident jo vetëm material, por në përkeqësimin e mëtejshëm të mirëbesimit midis dy vendeve, duke bërë që komunikimi midis Kinës dhe SHBA të ndryshojë totalisht, duke humbur një rast të mirë për rikthimin në nivel normal të bashkëpunimit kino-amerikan.

Pikërisht në atë kohë Sekretari i Shtetit Antony Blinken kishte planifikuar një udhëtim diplomatik në Kinë, por sikurse rrodhën ngjarjet plani u shty nga pala amerikane dhe udhëtimi u riplanifikua dhe sikurse dihet Blinken vizitoi Pekinin në qershor.

Duke iu përmbajtur qëndrimit parimor në mbrojtje të integritetit dhe dinjitetit si shtet sovran, si një ndër fuqitë më të mëdha në botë, por edhe sepse kishte te drejtën në anën e saj, Kina ishte e prerë në qëndrimin e vet duke e dënuar këtë veprim amerikan menjëherë pas rrëzimit të balonës dhe kësisoj Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi se përdorimi i forcës nga SHBA ishte “një reagim i dukshëm i tepruar dhe një shkelje serioze e praktikës ndërkombëtare”. Deklarata theksoi ndër të tjera: “Kina do të mbështesë me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime të kompanisë përkatëse, dhe në të njëjtën kohë do të rezervojë të drejtën për të ndërmarrë veprime të mëtejshme në përgjigje”.

Nëqoftëse në rastin e incidentit në shkurt SHBA, por në mënyrë të veçantë qarqet ushtarake dhe të zbulimit ishin aktiv në përhapjen e trillimeve nga më të ndryshme lidhur me misionin e balonës, se ajo madje po drejtohej të fluturonte mbi baza sensitive ushtarake amerikane, tani po mundohen të minimizojnë daljet në publik, duke u mjaftuar me njoftimin e shkurtër të Pentagonit të 29 qershorit.

Ndërsa Uashingtoni reagoi në mënyrën më arrogante në shkurt ndaj një mjeti ajror shkencor kinez dhe po përpiqet ta mbyllë atë kapitull,  administrata amerikane nuk heq dorë nga qëndrimet e saj provokuese ndaj Kinës, duke vazhduar furnizimin me armatime të Tajvanit, provincë e pandarë e territorit të Republikës Popullore të Kinës. Ndër veprimet më të fundit bie në sy njoftimi se Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së miratoi më 20 qershor shitje të reja armësh në Tajvan me vlerë 440 milionë dollarë. Sipas të dhënave, paketa e armëve do të përfshijë municion 30 mm, pjesë rezervë për automjete me rrota dhe sende të tjera, sipas raporteve të mediave. Kjo është paketa e 10-të e shitjes së armëve për Tajvanin e bërë në presidencen e SHBA të Joe Biden.

Kina i ka kërkuar SHBA-së të respektojë parimin e një Kine dhe dispozitat e tre komunikatave të përbashkëta Kinë-SHBA, të ndalojë shitjen e armëve në ishullin e Tajvanit, të ndalojë krijimin e faktorëve që çojnë në tensione në ngushticat e Tajvanit dhe të ndalojë dëmtimin e paqes dhe stabilitetit në rajoni, tha Mao Ning në përgjigje të marrëveshjes në konferencën për shtyp më 30 qershor.

SHBA po e kthen ishullin e Tajvanit në një fuçi baruti dhe depo municioni. Kjo nuk është “mbrojtje” e ishullit, por dëmtim dhe shkatërrim i tij, tha Zyra e Çështjeve të Tajvanit në Këshillin e Shtetit të Kinës, duke kritikuar marrëveshjen.

Ndërkohë ditët e fundit, një delegacion dypartiak i Kongresit të SHBA, i kryesuar nga Kryetari i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Rogers, ishte në Tajvan për një vizitë tre-ditore.

Këto veprime në fakt janë vazhdim i kursit të pandryshueshëm të politikës amerikane ndaj Kinës sa i përket Tajvanit dhe askush nuk e vë në dyshim karakterin e tyre provokues, që mbart rreziqe të paparashikuara në ngushticat e Tajvanit dhe Detin e Kinës Jugore. Por tullumbacja amerikane e shkurtit të këtij viti që plasi pas pak muajsh me turp risjell në vëmendje karakterin me dy fytyra të politikës amerikane, që nuk heziton të ndërmarrë veprime të rrezikshme si rrëzimi i balonës shkencore kineze dhe ndërkohë provokon në mënyrë arrogante në ishullin e Tajvanit dhe ujërat përreth Kinës.

Sekretari i Shtetit Amerikan Antony Blinken

“Ne duhet të përballemi me faktin se diplomacia amerikane do të vazhdojë të tregojë karakterin e të qenit me dy fytyra, pasi e sheh Kinën si një kundërshtar kryesor strategjik dhe nuk do të ndryshojë strategjinë e saj të frenimit të Kinës përpara se të rifitojë një avantazh absolut ndaj Kinës”, Lü Xiang, një studiues. në Akademinë Kineze të Shkencave Sociale, tha për Global Times më 30 qershor. Sipas tij, qeveria qendrore kineze duhet të jetë e vetëdijshme për këtë dhe po bën rregullime në strategjinë e saj në ngushticat e Tajvanit dhe Detin e Kinës Jugore për të mbajtur kontrollin praktik të Kinës mbi rajonet përkundrejt provokimeve të SHBA-së.

Dhe në fakt janë domethënëse veprimet e vendosura të Kinës në Ngushticat e Tajvanit që nga viti i kaluar, duke përfshirë stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë dhe fluturimin e avionëve luftarakë nëpër të ashtuquajturën vijë mesatare të ngushticave të Tajvanit, të cilën Republika Popullore e Kinës e ka shpallur një koncept inekzistent.

Ndërsa bota po përjeton një situatë dramatike si në ekonomi ashtu edhe në aspekte të tjera sociale kur edhe vendet më të zhvilluara janë në një krizë të thellë të gjithanshme gjendje që po bëhet edhe më shpërthyese si pasojë e përkeqësimit të luftës në Ukrainë ndalimin e të cilës angazhimi ushtarak i disa vendeve perëndimore të kryesuara nga SHBA po e bën më të pamundur, askush nuk do të donte një acarim të mëtejshëm të marrëdhënieve kino-amerikane. Përkundrazi opinioni publik ndërkombëtar por edhe qarqet politike konstruktive në SHBA presin me shpresë që arsyeja të dominojë mbi arrogancën, mirëkuptimi dhe vetëpërmbajtja të mposhtin impulsivitetin agresiv të disa qarqeve militariste amerikane.

Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen

Vizita e Sekretarit të Shtetit Blinken ishte fillimi i një shkrirje të akujve politikë, por vizita e parashikuar e Sekretares amerikane të Thesarit Janet Yellen mund të jetë një rivitalizim i marrëdhënieve në fushën ekonomike, tregtare e financiare në të mirë të të dy vendeve por edhe të mbarë botës.

“E rëndësishme është se ata po flasin”, David Loevinger, i cili ndihmoi në koordinimin e bisedimeve ekonomike SHBA-Kinë për administratën Obama, tani drejtor menaxhues për Grupin TCW në Los Anxhelos, i tha Washington Post më 2 korrik. “Është e habitshme sa pak komunikim po ndodh në të gjitha nivelet e qeverisë së SHBA dhe Kinës.  Ne duhet të jemi në gjendje të flasim dhe të kemi marrëdhënie ku njerëzit mund ti përgjigjen telefonit”.

 ish-ambasadori kinez në Uashington Cui Tiankai

Kurse ish-ambasadori kinez në Uashington Cui Tiankai i pyetur nga Global Times më 29 qershor se a ka ende një dritare mundësie për të riparuar lidhjet Kinë-SHBA përpara zgjedhjeve amerikane, ai deklaroi se nuk është kurrë tepër vonë nëse ka vullnet politik. “Kina ka treguar angazhimin e saj politik për përmirësimin e marrëdhënieve”, tha diplomati i lartë kinez.

Janë të gjitha mundësitë që marrëdhëniet kino-amerikane të kthehen në normalitet dhe të mos përsëriten incidente si ai i ‘balonës’, por mbi të gjitha SHBA duhet të heqin dorë nga synimi për të frenuar Kinën dhe këtë duhet ta bëjnë me vepra jo me fjalë se vetëm kështu mund të rivendoset mirëbesimi midis dy fuqive më të mëdha në botë në të mirë të dy popujve kinez e amerikan por edhe të mbarë njerëzimit.

Genc Mlloja

Related- Posts

Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy looks on during a visit to a military training area to find out about the training of Ukrainian soldiers on the “Patriot” anti-aircraft missile system, at an undisclosed location, in Germany, June 11, 2024.   Jens Buttner/Pool via REUTERS
Bota

Marrëveshje e re amerikane për armët në Ukrainë: Çfarë do të marrë Kievi dhe kush do ta paguajë atë

15 Korrik, 2025
Bota

Në vend të “aksioneve të tmerrshme”, Trumpi i dha Putinit edhe 50 ditë që të përfundojë punën në Ukrainë

15 Korrik, 2025
Bota

Lavrov: Rusia kërkon të dijë se çfarë nënkupton Trump me afatin 50-ditor për Ukrainën

15 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Gjykata Speciale: drejtësi apo kurth?

16 Korrik, 2025

Kos: Bisedimet e anëtarësimit në BE me Shqipërinë po përparojnë më shpejt se kurrë

16 Korrik, 2025

Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

16 Korrik, 2025
Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy looks on during a visit to a military training area to find out about the training of Ukrainian soldiers on the “Patriot” anti-aircraft missile system, at an undisclosed location, in Germany, June 11, 2024.   Jens Buttner/Pool via REUTERS

Marrëveshje e re amerikane për armët në Ukrainë: Çfarë do të marrë Kievi dhe kush do ta paguajë atë

15 Korrik, 2025

Në vend të “aksioneve të tmerrshme”, Trumpi i dha Putinit edhe 50 ditë që të përfundojë punën në Ukrainë

15 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.