Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar sot nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe një kompanie amerikane për sigurimin e hapsirës ajrore mirëmbajtjen e sistemit mbikqyrës të hapsirës detare.
Në një njoftim në Facebook, ambasada bën me dije se marrëveshja e nënshkruar në kuadër të NATO-s kap vlerën e 750 mijë dollarëve. Ajo është nënshkruar me kompaninë Lockheed Martin.
“Sot, Ambasada e Shteteve të Bashkuara priti me kënaqësi nënshkrimin e marrëveshjes prej më shumë se 750,000 dollarësh midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Lockheed Martin, një kompani amerikane globale për sigurinë dhe hapësirën ajrore, për mbështetje dhe mirëmbajtje të Sistemit të Integruar të Mbikëqyrjes së Hapësirës Detare (ISSSS). Ky sistem e mundëson Shqipërinë të bëhet një aleate më e fortë në NATO duke e ndihmuar vendin të mbrojë territorin e tij”, shkruan Ambasada e SHBA.