Dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit, SPAK ka vënë në dispozicion një numër të gjelbër telefoni për denoncimin e rasteve të paligjshmërisë që mund të ndodhin gjatë procesit zgjedhor.
Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të ligjit gjatë ditës së zgjedhjeve përmes numrit të gjelbër 0800 04 05, i cili do të jetë në shërbim falas nga ora 07:00 deri në 19:00, gjatë orarit të votimit.

Në njoftimin e SPAK, theksohet se ky numër do të jetë aktiv vetëm gjatë ditës së zgjedhjeve, për të mundësuar denoncimin e çdo abuzimi dhe për të siguruar një proces më të ndershëm dhe transparent.
Të gjithë qytetarët që hasin paligjshmëri janë inkurajuar të kontaktojnë SPAK përmes këtij numri.