• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Maj, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

    OKB: Ekonomia globale në rrezik real recesioni në 2025-n

    Si Lufta Tregtare SHBA-Kinë po i Dëmton të Gjithë

    FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump holds a "Foreign Trade Barriers" document as he delivers remarks on tariffs in the Rose Garden at the White House in Washington, D.C., U.S., April 2, 2025. REUTERS/Carlos Barria TPX IMAGES OF THE DAY/File Photo

    Pezullimi i tarifave: Çfarë fshihet pas kthesës së Trump?

  • POLITIKË

    Berisha: Zgjedhjet më të grabitura në histori, protestë paqësore më 16 maj

    Rama për “Correire della sera”: Vota e emigrantëve për PS është besim, po u japim një imazh që i bën krenarë

    Zgjedhjet Parlamentare 2025/ Numërohen mbi 60% e kutive të votimit në rang kombëtar. Partia Socialiste kryeson me 83 mandate

    Mediat ndërkombëtare/ Votimet në Shqipëri, test për rrugën drejt BE-së

    Exit Poll i Albanian Post: Fitore bindëse e PS me 79 mandate 

    Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare.

    SPAK, BKH dhe forcat policore në terren për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

    Kryetari i KQZ-së mesazh qytetarëve për 11 majin: Merrni pjesë në këtë proces vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

    Java kulturore e Maqedonisë së Veriut nis në Tiranë: Art, traditë dhe risi në zemër të Shqipërisë

    “Ecim së bashku si vëllezër” – Kisha Ortodokse shqiptare nderon trashëgiminë bashkuese të Papa Françeskut

    Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Jezu Krishtit

    Arkiva Marubi, shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

    Kina, një fuqi globale në rendin e ri botëror

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    “Defender Europe 2025”/ Albin Kurti: Kosova më 13 qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA

    AFET - Confirmation hearing of Marta KOS, European Commissioner-designate for Enlargement

    Ngërçi politik në Kosovë, reagon BE

    “Si po (vazhdon të) zhbëhet shqipja në Maqedoni të Veriut. Dhe nga vetë shqiptarët.

    LDK fton partitë parlamentare në Kosovë për qeveri tranzitore

    Për të dhjetën herë dështon konstituimi i Kuvendit i Kosovës

    Hapet Ambasada e Kosovës në Kuala Lumpur, Osmani-Ibrahim: Moment historik

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Speciale/ Erdogan viziton Shqipërinë: Marrëveshje të reja dhe Inaugurimi i Xhamisë së Namaszgjasë, në fokus Dronët kamikazë

10 Tetor, 2024
in Kryesore, POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi një vizitë zyrtare në Shqipëri, (10.10) ku u njoftuan disa marrëveshje të rëndësishme. Gjatë kësaj vizite, u inaugurua xhamia më e madhe në Ballkan.

Në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë, Erdoğan theksoi rëndësinë e këtij projekti për forcimin e lidhjeve kulturore dhe historike mes Turqisë dhe Shqipërisë. Xhamia, e cila pritet të jetë një qendër e rëndësishme për komunitetin mysliman, është një simbol i besimit dhe bashkimit mes dy popujve.

Gjatë kësaj vizite u nënshkruan disa marrëveshje që përfshijnë projekte në infrastrukturë, arsim dhe turizëm, që synojnë të forcojnë më tej partneritetin strategjik midis dy vendeve. Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve turko-shqiptare dhe në promovimin e stabilitetit dhe zhvillimit në rajon.

Erdogan gjithashtu risolli në vëmendje kërcënimin nga Organizata FETO, e cila, sipas tij vijon të jetë ekzistent edhe në Shqipëri.

Kjo vizitë ka si qëllim edhe përmirësimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan, në një kohë kur sfidat rajonale kërkojnë përgjigje të përbashkëta. Si një shenjë e forcimit të bashkëpunimit ushtarak, Turqia ofroi dy dronë kamikaze, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik midis dy vendeve.

Në axhendën e tij një ditore Presidenti turk dhe delegacioni i tij zhvilluan një takim në Presidencë me presidentin e Shqipërisë, z. Bajram Begaj.

Më pas, Presidenti turk vijoi axhendën e tij me takimin kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama.

Takimi u pasua nga firmosja e disa marrëveshjeve bilaterale dhe një konferencë e përbashkët shtypi.

Më pas, Presidenti Erdoğan së bashku me kreun e qeverisë shqiptare, inauguruan xhaminë e Namazgjasë në Tiranë.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Erdoğan po shoqërohet nga zonja e parë Emine Erdoğan, ministri i Jashtëm Hakan Fidan, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mehmet Fatih Kacır, ministri i Tregtisë Ömer Bolat, ministri i Rinisë dhe Sportit Osman Aşkın Bak, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë İbrahim Yumaklı, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Uraloğlu, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Alparslan Bayraktar, kreu i Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës Fahrettin Altun, kreu i inteligjencës (MIT) İbrahim Kalın, kreu i Çështjeve Fetare Ali Erbaş, kryekëshilltari i Presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çağatay Kılıç dhe kreu i Industrisë së Mbrojtjes, Haluk Görgün.

Argumentum.al sjell disa nga pikat kyçe të zhvillimit të kësaj axhende gjatë vizitës së tij në Shqipëri:

Pritja në aeroport në Tiranë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan mbërriti sot në Shqipëri, ndërsa u prit në aeroportin e Rinasit nga zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Presidentët Begaj-Erdogan takim kokë më kokë

Presidenti Begaj dhe Presidenti Erdogan zhvilluan takimin kokë më kokë dhe më pas takimin me delegacionet përkatëse.

Biseda u fokusua në marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe në mundësitë që këto marrëdhënie të thellohen e të forcohen.

“Mik të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, e konsideroi Presidenti Begaj Presidentin Erdogan.

“Jam shumë i përkushtuar që të fuqizojmë bashkëpunimin tonë vëllazëror, – u shpreh Presidenti i Republikës së Shqipërisë, – një bashkëpunim që mbetet prioriteti ynë, një bashkëpunim që u dëshmua me solidaritetin e popujve tanë përgjatë situatave të shkaktuara nga tërmetet”.

“Ky bashkëpunim, – vijoi Presidenti Begaj, do të një njohë rritje të mëtejshme me këtë vizitë dhe me nënshkrimin e marrëveshjeve përkatëse.

“Konfirmoj se Shqipëria ka një vullnet të fortë për të vijuar me avancimin e marrëdhënieve në çdo fushë të bashkëpunimit dypalësh. Mbajtja e Takimit të Dytë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë është mundësi e mirë për të diskutuar në mënyrë më të thellë dhe më konkrete bashkëpunimin dypalësh në fusha, si: siguria, mbrojtja, energjia e rinovueshme, ekonomia dhe tregtia, infrastruktura, turizmi, mjedisi dhe çështje të tjera thelbësore”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit Shqipëri-Turqi, kontributi reciprok në organizmat ndërkombëtarë, ku dy vendet janë anëtare.

Kreu i Shtetit e falënderoi Presidentin Erdogan për ndihmën që Turqia ka dhënë para dhe gjatë procesit të integrimit të Shqipërisë në NATO, si dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera që efektivët tanë kanë në misionet dhe operacionet e përbashkëta.

Gjithashtu, Presidenti Begaj e falënderoi Presidentin Erdogan për ndihmën që Turqia ka dhënë në edukimin, trajnimin dhe modernizimin e forcave tona të Armatosura.

Presidenti i Republikës u shpreh se Shqipëria mbetet e angazhuar për të shkëmbyer pikëpamje dhe opinione mbi çështjet e sigurisë, të cilat lidhen dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rajonin tonë dhe në Lindjen e Mesme.

Këshill bashkëpunimi i nivelit të lartë Shqipëri-Turqi, nënshkruhen dhe 3 marrëveshje bashkëpunimi

Gjatë vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në Shqipëri janë nënshkruar 4 marrëveshje midis Türkiyes dhe Shqipërisë në fushat e bashkëpunimit, komunikimit, arsimit dhe bujqësisë.

Nënshkrimi i marrëveshjeve është bërë para konferencës së përbashkët për media.

Presidenti Erdoğan dhe kryeministri Rama nënshkruan Deklaratën e Përbashkët për Thellimin e Partneritetit Strategjik të vendosur me krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Türkiyes dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Memorandumi i Mirëkuptimit për Bashkëpunimin në fushën e Marrëdhënieve me Publikun dhe Komunikimit ndërmjet Türkiyes dhe Shqipërisë u nënshkrua nga kreu i Komunikimeve pranë Presidencës turke, Fahrettin Altun, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim i Republikës së Shqipërisë, Alteo Hysi.

Deklarata e synimit për bashkëpunim në fushën e sigurimeve bujqësore të mbështetura nga shteti ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe të Pylltarisë së Republikës së Türkiyes dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe të Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë u nënshkrua nga ministri turk Ibrahim Yumaklı dhe ministrja shqiptare Anila Denaj.

Ndërkaq, protokolli për Hapjen e Degëve dhe Programeve Akademike të Universitetit Teknik të Istanbulit në Shqipëri, ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë të Republikës së Türkiyes, u nënshkrua nga kryetari i Këshilli të Arsimit të Lartë (YÖK), Erol Özvar, dhe ministrja shqiptare Ogerta Manastirliu.​​​​​​​

Po ashtu, mes dy vendeve u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin. Për palën shqiptare memorandumi u firmos Alteo Hysi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim dhe për palën turke  Fahrettin Altun, Drejtor i Komunikimit të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë.

Konferenca e përbashkët Erdogan-Rama

Presidenti Erdoğan dhe kryeministri shqiptar Edi Rama zhvilluan konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit të tyre në Kryeministri, Takimit të Dytë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë dhe ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve midis dy vendeve.

Duke u shprehur se është i lumtur që ndodhet në vendin mik dhe vëllazëror të Shqipërisë, Erdoğan tha: “Siç e dini, vitin e kaluar ne festuam 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike me Shqipërinë. Marrëdhëniet tona miqësore me Shqipërinë, të forcuara nga lidhjet historike dhe afërsia kulturore, në fakt shtrihen përtej një shekulli”.

Ai tha se me diskutimet e sotme e thelluan më tej partneritetin strategjik të vendosur në vitin 2021 mbi këtë themel historik, njerëzor dhe kulturor, duke shtuar se gjatë takimit shkëmbyen mendime të detajuara për fushat e bashkëpunimit të përcaktuara në takimin e parë të Këshillit të mbajtur në Ankara në shkurt 2023.

Erdoğan tha se me Deklaratën e Përbashkët të nënshkruar theksuan vendosmërinë për të zhvilluar dhe thelluar Këshillin në fusha të ndryshme.

Ai tha se kanë “konfirmuar vullnetin e dy vendeve për të avancuar bashkëpunimin” me marrëveshjet që u nënshkruan sot në fushën e bujqësisë, arsimit të lartë dhe marrëdhënieve me publikun dhe komunikimit.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama u ndal edhe te bashkëpunimi dhe rritja e ndërveprimit ekonomik mes dy vendeve.

“Së pari, dua të përsëris edhe  njëherë, për të disatën herë qysh kur presidenti ka ngjitur shkallët e kësaj godine, falënderimet dhe shprehjen më të sinqertë të mirënjohjes për vizitën sot në Tiranë, së bashku me një pjesë të konsiderueshme të ekipit të tij qeveritar. Ejvallah!

Jam vërtetë shumë i kënaqur që zhvilluam takimin e dytë të Këshillit të nivelit të lartë të Bashkëpunimit ku jo vetëm konfirmuam vendosmërinë për ta forcuar më tej karakterin strategjik të këtij bashkëpunimi por edhe mundën të vlerësojmë zbatimin konkret të marrëveshjeve të bëra si edhe potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj marrëdhënieje.

Presidenti i Republikës së Turqisë e përsërit sa herë takohemi dhe me shumë të drejtë që niveli i shkëmbimeve tregtare mes Turqisë dhe Shqipërisë nuk e pasqyron ashtu siç duhet potencialin mes dy vendeve dhe sikundër e dëgjuat dhe nga ai vetë, ambicia jonë është që sa më shpejt ne të arrijmë tavanin e 2 miliardë eurove për të çelur pastaj një fazë të dytë me edhe më shumë zhvillim të këtyre shkëmbimeve.

Nga ana tjetër, ndava me Presidentin kënaqësinë që në tërësinë e zhvillimit shumë inkurajues të turizmit në vendin tonë, numri i qytetarëve turq që kanë vizituar Shqipërinë gjatë 8 muajve të parë të këtij viti është rritur me 85% dhe nga ana tjetër, duke parë interesimin në rritje të përditshme të agjencive dhe të operatorëve turistikë të vendit mik, ne jemi besimplotë që vitin e ardhshëm, numri i qytetarëve turk që do të vizitojnë Shqipërisë do të jetë ende më mbresëlënës”, tha më tej Rama.

Turqia dhuron dronë kamikazë, Rama: Mesazh i qartë se Shqipëria është e pagoditshme

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se se Turqia i ka dhuruar Shqipërisë disa dronë kamikazë.

Në deklaratën e përbashkët për shtyp me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili po viziton sot Tiranën, Rama tha se sot nis një etapë e re në fuqizimin e industrisë ushtarake të Shqipërisë.

“Ne jemi të interesuar dhe të përmbushur sot pas konfirmimit të një etape të re në fuqizimin e industrisë ushtarake të Shqipërisë dhe fuqizimin e kësaj marrëdhënie në aspektin ushtarak, ku dihet botërisht se Turqia ka arritur nivel shumë të lartë për prodhimin e industrisë ushtarake. E çmoj dhuratën e Presidentit sot në këtë kohë të trazuar, ku bota ka marrë një drejtim të çuditshëm, thënë me një fjalë të butë, për t’i dhënë ushtrisë shqiptare një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë“, tha kryeministri Rama.

Rama tha se ky është një mesazh i qartë se Shqipëria është e pagoditshme.

“Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria, por që përmban brenda një mesazh të qartë të Turqisë në raport me këtë marrëdhënie, atë që Shqipëria është e pagoditshme”, deklaroi Rama.

Gaza dhe FETO, – dy pakënaqësitë e Presidentit Erdogan

Presidenti turk Erdogan, gjatë deklaratës për shtyp, me kryeministrin Rama tha se shpreson që bashkë me Shqipërinë të vazhdojnë luftën kundër organizatave terroriste, kundër FETO. Diskutuam edhe çështjen e luftës kundër organizatave terroriste, kundër FETO, me mikun tim të dashur Ramën. Shpresoj që ta vazhdojmë luftën tonë kundër organizatave terroristeve përmes vendimeve që kemi marrë sot.  

Njëkohësisht Presidenti turk Erdogan u ndal dhe tek lufta në Lindjen e Mesme, duke theksuar se Genocidi në Gaza eshte turpi i njerëzimit, madje kerkoi qe dhe Shqipëria të bëjë pjesën e saj.

“Ne ndjekim përpjekjet për të vendosur paqe dhe stabilitet në rajon. Mizoritë izraelite në territoret palestineze ishin ndër pikat prioritare të agjendës sonë. Unë ndava pikëpamjet tona për agresionin e Netanyahut. Gjenocidi në Gazë është turpi ynë i përbashkët, i të gjithë njerëzimit. Ne si ndërkombëtar duhet të bëjmë çmos të sigurojmë armëpushim të përhershëm për të ofruar ndihma humanitare dhe të bëjmë presionin e nevojshëm mbi Izraelin. Sinqerisht besoj se Shqipëria do të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim”, tha ai.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama bëri me dije se kanë diskutuar edhe për çështjet globale dhe rajonale.

Erdoğan deklaroi se genocidi në Gaza është turpi i përbashkët i të gjithë njerëzimit, ku shtoi se duhet të bëhet presion ndaj Izraelit për armëpushim. Gjithashtu, Erdoğan i përsëriti kryeministrit Edi Rama për luftën kundër organizatës “FETO”, siç e konsideron ai, njerëzit e filantropit Fethullah Gülen.

“Diskutuam edhe çështjen e luftës së përbashkët kundër organizatave terroriste, FETO-s me mikun tim të dashur kryeministrin Rama. Shpresojmë që ta vazhdojmë luftën kundër organizatave terroriste përmes vendimeve që kemi marrë sot.

Me zotin kryeministër shkëmbyem ide edhe për çështje globale dhe rajonale. Ndjekim me admirim përpjekjet e Shqipërisë për vendosjet e paqes dhe stabilitetit si në rajon dhe në arenën ndërkombëtare. Mizoritë izraelite në territoret e pushtuara palestineze, në Gaza dhe Liban, ishin ndër pikat prioritare të takimit tonë. Unë ndava pikëpamjet tona për agresionit e qeverisë Netanyahu që shkojnë përtej fushëveprimit rajonal dhe janë bërë kërcënim për rendin global. Gjenocidi prej 1 viti në Gazë është turpi i përbashkët i të gjithë njerëzimit. Për këtë arsye, ne si komunitet ndërkombëtar duhet të bëjmë çmos për një armëpushim të përhershëm për të ofruar ndihma humanitare dhe presion ndaj Izraelit. Besoj se Shqipëria do të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim.”, u shpreh Erdogan.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama deklaroi se pika ku ndahen Tirana dhe Ankaraja sa i përket qëndrimit për konfliktin mes Izraelit dhe Gazës është Hamasi dhe terrori i ushtruar prej tyre.

Shefi i qeverisë shqiptare u shpreh se Shqipëria është pro një armëpushimi që duhet të kushtëzohet me lirimin e pengjeve dhe zgjidhjes për paqe afatgjatë me dy shtete, duke pranuar se duhet të krijohet shteti i Palestinës.

“Në një pikë kemi një këndvështrim të ndryshëm, sepse duke qenë tërësisht të vendosur bashkë me Republikën e Turqisë dhe me shumë të tjerë, po flas për këtë marrëdhënie kundër terrorizimit, kundër terrorit. Për ne terrori në çdo formë dhe me çdo pamje që të shfaqet është i pa tolerueshëm. Ne jemi absolutisht dhe kemi votuar në Këshillin e Sigurimit për një armëpushim,  që patjetër duhet të nënkuptojë dhe lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve, por për ne Hamasi dhe çdo burim tjetër i terrorit nuk ka vend në të ardhmen paqësore”, tha Rama.

Në vijim kryeministri deklaroi se ai dhe Erdogan ndajnë të njëjtin qëndrim për faktin se populli palestinez ka të drejtën të jetojë i lirë, duke pranuar se duhet të krijohet shteti i Palestinës.

– Xhamia e Namazgjasë-Simbol i Unitetit

Në fund të kësaj vizite u mbajt dhe ngjarja e shumëpritur për besimtarët myslimanë.

Xhamia e shumëpritur e Namazgjasë hap dyert për besimtarët myslimanë

Xhamia e Namazgjasë çel dyert për besimtarët myslimanë. Kryeministri Edi Rama së bashku me Presidentin e Republikës Turke, Recep Tayyip Erdoğan inauguruan xhaminë.

Kryeministri Rama dhe Presidenti i Turqisë iu drejtuan me një fjalë të gjithë besimtarëve të mbledhur me rastin e hapjes së xhamisë, çka shënon dhe një ditë të rëndësishme për të gjithë komunitetit mysliman shqiptar.

Xhamia e Namazgjasë në Tiranë u përurua në një ceremoni të veçantë ku ishte i pranishëm edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni, kryeministri Edi Rama vlerësoi se çelja e kësaj xhamie ishte e shumëpritur nga komuniteti mysliman.

“Ja ku erdhi dita e çeljes së këtij tempulli të adhurimit të krijuesit të botëve, kaq i shumëpritur nga komuniteti mysliman në rrjedhën e viteve për aq shumë arsye. Kjo faltore që frymo nga një besim universal, Xhamia e Madhe e Namazgjasë, është tanimë trashëgimia e një popullit të tërë, e cila mishëron atë që Profeti, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka thënë për veten: ‘Unë jam lutja e Ibrahimit, sihariqi i saj dhe ëndrra e nënës time’”, tha Rama në fjalën e tij.

Kryeministri vlerësoi se kjo xhami i jep domethënien e plotë dhe kuptimplotë katrorit të katër faltoreve të kryeqytetit.

Rama tha se “si çdo faltore tjetër e këtij vendi ku gjen paqe çdo shqiptar që i falet Zotit në besimin e vetë, kjo Xhami e Madhe e Namazgjasë është tani një vend i shenjtë”.

“E këtij vendi nuk mund t’i këndohet sot më mirë se sa në shqipen e Haxhi Hafiz Ibrahim Dalliut: I dashuri im kujtoje edhe atë kohë kur ne me madhërinë tonë e bëmë Qabenë vend shpërblimi dhe kthimi për njerëzit, e bëmë edhe vend të sigurt. Epo qoftë me jetë dhe gjithëjetë kjo foltore një shëmbëlltyrë e vizionit të Qabesë, një shtëpi e shpërblimit dhe e kthimit, vend i sigurt për të gjithë fëmijët e Ibrahimit”, tha Rama.

Dhjetëra besimtarë ishin mbledhur para xhamisë, në pritje të kësaj ngjarjeje të shënuar për komunitetin mysliman shqiptar.

Xhamia e Namazgjasë konsiderohet më e madhja në Ballkan dhe është realizuar si një dhuratë e popullit turk për besimtarët myslimanë në Shqipëri.

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë në Tiranë ka deklaruar se kjo xhami do të jetë një simbol i lidhjeve miqësore midis Türkiyes dhe Shqipërisë.

“Nuk kam dyshim se (Xhamia e Namazgjasë) do të jetë një simbol i miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes nesh”, tha presidenti Erdoğan.

Së bashku me shtetin, institucionet dhe organizatat joqeveritare, theksoi më tej Erdoğan, “edhe më tej do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Shqipërisë”.

“Nuk duhet të shkëputemi nga vlerat e larta të Islamit, fesë së paqes, nuk duhet t’u lëmë hapësirë grupeve të interesit që shfrytëzojnë fenë e shenjtë për qëllime personale”, tha Erdoğan.

Më tej, presidenti turk iu referua edhe sulmeve të vazhdueshme izraelite në Gaza dhe Liban.

“Është detyrim i ndërgjegjshëm për të gjithë ne që të qëndrojmë përballë terrorizmit shtetëror që zbaton Izraeli”, theksoi Erdoğan.

Sipas presidentit Erdoğan, qeveria e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, duke sulmuar Libanin së fundmi, ka treguar sërish se “nuk ka ndërmend të vendosë paqen në rajon”.

“I bëj thirrje edhe një herë të gjithë botës së ndërgjegjshme, veçanërisht muslimanëve, që të marrin një qëndrim të përbashkët kundër agresionit të Izraelit”, apeloi presidenti turk.

/Argumentum.al

© 2024 Argumentum

Related- Posts

POLITIKË

Berisha: Zgjedhjet më të grabitura në histori, protestë paqësore më 16 maj

13 Maj, 2025
POLITIKË

Rama për “Correire della sera”: Vota e emigrantëve për PS është besim, po u japim një imazh që i bën krenarë

13 Maj, 2025
JO VETEM LAJM

Shqipëria do të presë Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian

13 Maj, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Berisha: Zgjedhjet më të grabitura në histori, protestë paqësore më 16 maj

13 Maj, 2025

Presidenti Erdoğan pret në takim kreun e NATO-s, Mark Rutte

13 Maj, 2025

Zgjedhjet bëhen për të ofruar zgjidhje. 11 maji e humbi këtë shans

13 Maj, 2025

Trump nis vizitën e parë zyrtare në Lindjen e Mesme si President

13 Maj, 2025

Rama për “Correire della sera”: Vota e emigrantëve për PS është besim, po u japim një imazh që i bën krenarë

13 Maj, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.