Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi që ta shpallë të pranueshëm dekretin e presidentit Hashim Thaçi, për ta mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit. Në vendimin e Gjyaktës Kushtetuese u tha se dekreti i presidentit Thaçi është në përputhje me Kushtetutën dhe se mocioni i mosbesimit ndaj një qeverie në Kuvend nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të kuvendit.
“Dekreti i kontestuar i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës.
Në vendim thuhet më tej se “dekreti i kontestuar është në përputhshmëri me paragrafin 14 të nenit 84 të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës.
Më 30 prill presidenti Thaçi shpalli dekretin me të cilin i propozon parlamentit të Kosovës, Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike për formimin e qeverisë së re të Kosovës.
Kushtetuesja vlerësoi se presidenti ka vepruar në përputhshmëri me nenin 82, paragrafi 2, të Kushtetutës me rastin e mandatimit të Avdullah Hotit për kryeministër nga LDK-ja.
Ky vendim u bë i njohur vetë m disa ore pas protestes “provë ” të mbështetësve të Lëvizjes Vet vendosje, protesta te cilat në ditet në vijim duket se nuk do ti shohim më kaq të qeta apo në pë rputhje me masat ndaj Covid-19
Reagimet e ashpra nga zyrtare të Vetëvendosjes kanë qene të menjehershme. Kështu Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, e cilësoi “skandaloz” dhe që mund të çojë në “revoltë qytetare”.
Ndërsa Ministrja (në detyre) e Drejtësisë, Albulena Haxhiut. ne nje postim ne rrejtin social facebook e quajti vendimin e GJK-së, si skandaloz. ” Gjykata Kushtetuese i dha grusht vullnetit të popullit!”,
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka reaguar Presidenti Hashim Thaçi
Presidenti ka thënë se e mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit tim.
Postimi i plotë:
E mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit tim për mandatimin e z. Hoti, kandidat për kryeministër. Kam qenë i bindur se çdo hap që kam ndërmarr ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe më vjen mirë që këtë e konfirmoi edhe Gjykata Kushtetuese.
Partitë politike dhe të gjitha institucionet duhet të tregojnë pjekuri politike, respekt dhe përkushtim për rendin, ligjin dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Ato duhet t’i respektojnë, pranojnë dhe zbatojnë vendimet e autoritetit përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve e akteve të tjera me Kushtetutën.
Kosovën e presin shumë sfida përpara, prandaj tash nuk duhet të humbet më kohë për formimin e Qeverisë së re, me legjitimitet të plotë nga Kuvendi i Kosovës. HTH
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka bërë thirrje që partitë politike të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese përmes së cilit i dha të drejt presidentit Hashim Thaçi për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re, Avdullah Hotit të LDK-së.
Sipas Mustafës, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese dëshmon se shteti i Kosovës dhe drejtësia po funksionon.
“Vendimi i Gjykatë nuk i destinohet një partie dhe një grupi, por një zgjidhjeje kushtetuese e cila do të vlejë për të gjithë ne, tani dhe në të ardhmen. I takon qeverisë së ardhshme, të drejtuar nga LDK-ja që të mbajë peshën e demokracisë dhe të kësaj drejtësie të ndarë nga Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Mandatari për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti tha se si mandatar për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Postimi i plotë:
Si mandatar për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë.
Askush nuk ka humbur. Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët.
Bashkë me miqtë tanë strategjikë, SHBA-të dhe BE-në, do të punojmë me përkushtim për jetësimin e aspiratave tona për integrime euroatlantike.
Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha institucioneve dhe partive politike të zbatojnë vendimin e sotëm dhe të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
“Ne kërkojmë nga të gjithë liderët të punojnë së bashku për një tranzicion të rregullt në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës’, thuhet në Deklaratë e Sh.B.A-ve për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
I dërguari special i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.
Në një komunikatë për media theksohet se Grenelli ka thënë se “mezi pret të vazhdojë punën me Kosovën”.
“Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të siguruar paqen dhe stabilitetin – dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës – të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe punë në rajon”, ka thënë Grenell.
Haradinaj kërkon që sa më shpejtë të votohet qeveria e re
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth formimit të Qeverisë së re të Kosovës.
Ai u shpreh se i mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, duket që sa më shpejtë të formojë ekzekutivin e ri.
“Në rrethanat e krijuara, çdo ditë e humbur ka kosto për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve. Kosova nuk ka kohë për të humbur”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Vendimi final për tërheqje të LDK-së nga koalicioni me Vetëvendosjen u mor pasi kryeministri Albin Kurti, shkarkoi nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliun, një prej figurave kyçe të LDK-së.
Pas këtij vendimi LDK-ja mblodhi nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme ku do të votohej mocion mosbesimi për qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.
Më 25 mars, me shumicë votash, Kuvendi i Kosovës rrëzoi qeverinë.
© Argumentum