• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
18 Gusht, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

  • POLITIKË

    Trump letër Presdientit Begaj: Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë, më të fortë dhe me të sukseshme.

    Gonzato: BE solidaritet me Shqipërinë

    Presidenti Begaj dekreton për një mandat të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji

    Shembet me shpërthim të kontrolluar objekti 3-katësh në Vlorë, Rama: Kapitulli i fundit i betejës me ndërtimet pa leje

    Rama thirrje qytetarëve: Denonconi shkeljet te “Hapësira ime publike”, autorët para drejtësisë

    Kryeministri Rama reagon pas protestës për lirimin e ish-krerëve të UÇK: Pse Kuvendi i Kosovës nuk ngre zërin me një rezolutë, pa dallime partish?

    Protesta në Prishtinë, Spiropali: Rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë

    Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund kësaj lufte

    “Politico” artikull për kryeministrin Rama: Ambicia për Shqipërinë pa para në dorë deri në 2030-ën

  • SOCIALE / KULTURË

    Kryepeshkopi Joan pret në takim një delegacion nga Kisha Ortodokse e Rusisë

    “Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

    Ndre Mjeda, poeti i “Vajit të Bylbylit” dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare

    Libër me vlera për  Arbëreshët e Zarës

    Shën Klementi i Ohrit dhe zëri që në kohë i një prejardhjeje të mundshme shqiptare nga Kelmendi

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ngrihet akt-akuza e parë për dëbimin e 800 mijë shqiptarëve nga Kosova gjatë periudhës së luftës, 21 të pandehur

    Kushtetutesja në Kosovë: Votim i hapur për kryeparlamentarin

    Mijëra qytetarë protestojnë në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale: Drejtësi!

    Kosovë/ Ambasada britanike: Të respektohen pavarësia dhe vendimet e Kushtetueses

    Kryeministri Kurti priti në takim emisarin e BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen

    Përplasja mes presidentit Milatoviq dhe zëvendëskryeministrit Gjeloshaj përfundon në Prokurori

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home POLITIKË

Speciale/ Kuvendi i Shqipërisë voton zgjatjen e mandatit të Vettingut deri në vitin 2024

10 Shkurt, 2022
in POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot (10.02) me 118 vota pro, 0 kundër dhe 4 abstenime projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar”.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se deputetëte PD-së dhe PS-së  bashkuan sot votat për të votuar pro zgjatjes së afateve të Vetting-ut.

Ndërsa kemi hyrë në vitin e 6-të që nga votimi i reformës në drejtësi, sot është ende e nevojshme zgjatja e mandatit të “Vettingut” që përkthehet si  “Ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Reforma në drejtësi parashikonte që vettingu të kryhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor pas qershorit të vitit 2022, duke i dhënë fund mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionit të Pavarur të Apelimit.

Ndërsa me votimin nga Kuvendi i Shqipërisë, mandati i organeve të Vettingut zgjatet deri në 31 dhjetor 2024.

Ndërkombëtarët kanë reaguar duke përshëndetur këtë votim nga parlamenti i Shqipërisë duke thënë njëzëri se  “Kjo ishte një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE”.

Deklaratat e politikaneve dhe ndërkombëtarëve përpara votimit të zgjatjes së mandatit të vettingut

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim pak para votimit në Kuvend për zgjatjen e afateve të Vetting-ut, i ka bërë thirrje palëve politike të bëhen bashkë dhe të votojnë pro.

“Amendamenti për zgjatjen e Vetting-ut del para Kuvendit. Disa e kanë keqkuptuar ose keqinterpretuar atë si një çështje partiake, ose si një kurth. Në fakt, është një vendim i rëndësishëm që kapërcen politikat e përditshme. Shpresojmë që deputetët të lënë mënjanë politikën dhe të votojnë për Shqipërinë në BE. Ne jemi me ju”, deklaroi ambasadorja Kim.

Gjithashtu, ambasadorja ripublikoi deklaratën e përbashkët SHBA-BE për mbështetjen e reformës në drejtësi.

Basha i përgjigjet thirrjes së ambasadores Yuri Kim: Pro zgjatjes së Vetingut, votojmë për Shqipërinë në BE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se “PD do të votojë pro shtyrjes së afateve të institucioneve të Vetingut në Kuvend”.

Në një prononcim për mediet, Basha theksoi se ka vetëm një shans që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës, që politikanët të shkojnë në burg.

“Reforma në drejtësi ka patur ecejaket e saj. Brenda pak ditëve trekëndëshi i Bermudës, Edi Rama në krye, Berisha e Meta bënë gjithçka të largojnë ONM nga Shqipëria e Vetingu të shkojë në drejtim të paditur. Ka një dhe vetëm një shans që Shqipëria të bëhet pjesë e Europës, që politikanët të shkojnë në burg dhe kriminelët mos jenë në parlament e bashki, dhe kjo është një drejtësi që funksionon. Sot nuk është drejtësia që duam, por do ishte akoma më keq nëse një proces i nisur me qëllim që të përfundonte me një drejtësi që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar, do mbetej në mes dhe po kështu do të ndërpritej integrimi europian i vendit“, tha Basha.

Zgjatja e vetingut/ Basha sulmon Ramën, Metën dhe Berishën:

Në vijim, Basha shtoi se “jo vetëm nuk po i biem ndesh asaj që kemi thënë, por po bëjmë atë që kemi thënë, për hir të integrimit europian të vendit do të bëjmë gjithçka, aq më shumë t’i japim shanse një drejtësie që të korrigjohet, të ngrihet në këmbë, të shkundet nga frika dhe t’u hedhë prangat çdo qytetari që shkel ligjin, jo vetëm qytetarëve dhe njerëz pa akses, apo që detyrohen në krim nga varfëria, por duke e nisur nga të pushtetshmit, nga politikanët dhe bosët e krimit të organizuar”.

“Sot Kuvendi i Shqipërisë do të kalojë miratimin e dy komisioneve të rëndësishme që janë  prioritete kombëtare: Reforma Zgjedhor dhe Reforma Territoriale. Këto janë dy zotime para shqiptarëve. Në veçanti, sa i takon Reformës Zgjedhore është arsyeja kryesore e vetme që ndodhemi në atë parlament t’i kthejmë legjitimitetin dhe demokracinë këtij vendi. Ndërsa sa i takon të dytës, një nga shqetësimet e njerëzve ka qenë Reforma Territoriale. Sot po hedhim një hap të madh përpara duke detyruar ngritjen e dy komisioneve: Reformës Territoriale dhe Reformës Zgjedhore”, tha ai.

Basha tha se “vetingu në politikë, ndalimi që kryeministri të ketë më shumë se dy mandate, forcimi i rolit të parlamentit, ndryshimi i sistemi zgjedhor të pastër mazhoritar që e lidh deputetin drejtpërdrejt me zgjedhësit, janë pjesë e një pakete më të gjerë kushtetuese e cila nuk mund të ndodhte në kushtet kur kishte ardhur kërkesa për zgjatjen e Vetingut në drejtësi se kjo kërkesë lidhet me disa afate procedurale, por në mënyrën më absolute, vetingu i politikanëve mbetet prioritet i PD-së”.

Monika Kryemadhi: Do abstenojmë. Të bëhet një analizë reformës në drejtësi, çfarë ka ndodhur?!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi sot në Kuvend se, LSI mbështet një sistem drejtësie të pavarur, të pakapur dhe që i shërben qytetarëve dhe drejtësisë së vërtetë.

Ajo shtoi se, procesi i Vetingut është një element që duhet të vazhdojë.

“Reforma në Drejtësi që ka qenë një nga sfidat e këtij Parlamenti, i cili në datën 21-22 korrik të 2016, po të kenë gojë të flasin muret e kësaj salle do të tregojnë se ç’ka ndodhur për të arritur me konsensus të plotë një votim unanim me 140 vota për një reformë në drejtësi, që të gjithë qytetarët shqiptarë e prisnin me entuziazëm të madh”, tha Kryemadhi.

“Ne mbështesim një sistem drejtësie të pavarur, të pakapur dhe që i shërben qytetarëve dhe drejtësisë së vërtetë. E kemi votuar në 2016, me bindje të plotë për të pasur një unanimitet të plotë, sepse një reformë drejtësie pa një konsensus të plotë nuk do t’i shërbente drejtësisë, por përkundrazi do të ishte një element i cili që do të shërbente për kapjen e tij. Kemi votuar të gjitha ligjet e reformës në drejtësi, duke u angazhuar dhe për realizimin e kësaj reforme. Nëse e mbani mend, ligjet të cilat u votuan me 88 vota”, u shpreh ajo.

Abstenoi për zgjatjen e afatit të vettingut, Monika Kryemadhi zbulon

Kryemadhi theksoi se, “procesi i Vetingut është një element që duhet të vazhdojë. Shumë pak prej jush janë deputetë të Kuvendit të kaluar ku në shkurt të vitit 2018, grupi i LSI propozoi një paketë të tillë, për shtyrjen e afateve të komisionit të Vetingut apo edhe për zhbllokimin e kësaj situate në të cilën jemi ne sot. Por me arrogancë u hodh dhe nuk u pranua dhe nuk u vendos as në rendin e ditës. Dhe sot pas 3 viteve vijmë në propozimet që LSI i ka bërë këtij Kuvendi. Jo më kot dua ta theksoj sepse edhe në Komisionin e Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit prezenca e LSI edhe pse modeste, por jo në vota modeste ka marrë pjesë në mbledhje prej 4 muajsh ku ka bërë dhe një oponencë prej 13 faqesh”.

“Ajo që më bën për t’u çuditur që kolegët tanë demokratë nuk morën pjesë asnjë ditë dhe në asnjë mbledhje. Dhe më lë të dyshoj që ky votim pro për shtyrjen e afateve të këtij komisioni do t’i shërbejë drejtësisë apo do t’i shërbejë 17 majit. Si ndryshoi ky vendim brenda një nate, pa marrë pjesë asnjëherë në mbledhje. Si ndryshoi ky vendim brenda një ore pa marrë pjesë asnjëherë dhe pa shkruar asnjë rresht për oponencën e këtyre ndryshimeve? Si ndryshoi ky vendim i menjëhershëm pa qenë asnjë lloj konsultimi qoftë edhe me ekspertë?”, tha ajo.

Pas daljes nga seanca plenare, Kryemadhi ka folur për mediet, duke u shprehur se ka abstenuar për zgjatjen e afateve të Vetingut.

“Vendimi ynë ka qenë për abstenim. Dhe vazhdojmë të kërkojmë që të bëhet një analizë reformës në drejtësi, çfarë ka ndodhur. Asgjë më shumë nga ajo çfarë kërkojnë raportet e partnerëve tanë ndërkombëtare dhe ato që kanë bërë shoqatat joqeveritare”, u shpreh Kryemadhi.

Ish-kryeministri Berisha: Shqiptarët kanë humbur të drejtën e të paturit një proces gjyqësor të ndershëm.

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se nuk do të votojë për shtyrjen e mandatit të institucioneve të Vetingut.

Berisha tha në Kuvend se “këtu po diskutohet për njërën nga pseudoreformat me pasojat më katastrofale në historinë e këtij vendi, të ashtuquajturën reformë të drejtësisë, që i preu, i këputi shtyllën kurrizore shtetit shqiptar”.

“Kjo reformë pati pasoja nga më katastrofalet për qytetarët shqiptarë, për shtetin dhe Shqipërinë. Në themel të këtyre pasojave qëndron manipulimi dhe përdorimi i procesit të Vetingut si hanxhar politik për gjahun e shtrigave, për spastrimin e drejtësisë mbi baza krahinore, fetare dhe politike. Në këtë sallë, por dhe jashtë saj kam paralajmëruar me dhjetëra herë Edi Ramën për këtë katastrofë që do të vijë. Është përpjekur të lajë duart për çdo gjë, duke u përpjekur të fajësojë të huajt. Jam përballur dhe me faktorët ndërkombëtarë, sepse kam mbrojtur interesin e qytetarëve, por në mënyrë absolute përgjegjësia totale është e Edi Ramës”, tha ai.

Berisha shtoi se përdorimi i Vetingut nga lart-poshtë është i njohur si metodë destruktive.

Proces gjigand korruptiv”, Berisha kundër zgjatjes së afatit për organet e vettingut: U përdor për spastrime krahinore e fetare në drejtësi – Balkanweb.com – News24

“Një kryeministër që pranon që vendi i tij të mbetet pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë, një kryeministër që pranon që vendi të mbetet pa shtet ligjor, ai nuk është kryeministër. Ai në çdo variant është një përbindësh i ethshëm për pushtet dhe që do të kaparojë të gjitha pushtetet. Të arrijë sot kur është me 10% pushtet, sa diktatori i fundit komunist në Europë. Kush janë pasojat e kësaj reforme? Me dhjetëra e dhjetëra gjykatës të rinj u përzunë nga drejtësia. Komisioni i Venecias thotë se nuk ishte objekt shqyrtimi i Vetingu, por Komisioni konstatoi se afatet trejavore të paraqitjes së dokumenteve ishin përdorur si hanxharë për të larguar njerëzit që nuk sillnin dokumente, ndërsa të tjerëve në kundërshtim me ligjin dhe pa asnjë bazë ligjore, thotë Komisioni, u viheshin në dispozicion muaj të tërë”, tha ai.

Ai shtoi se shqiptarët kanë humbur të drejtën e të paturit një proces gjyqësor të ndershëm.

“Shqipëria u bllokua me integrimin për tre vite. Një ‘jo’ e prerë, për shkak të bllokimit të gjykatave. Shqipëria u shndërrua në vendin e trafiqeve, të drogërave të gjitha vendeve. Nga burgjet dalin kriminelë. Tani ju kërkoni këtë anije të mbytur për të cilën shqiptarët janë shprehur”, tha Berisha.

Fatmir Xhafa “Arkitekti” i reformës në drejtësi kritikon organet e vettingut

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj i cilësuar si ‘arkitetkti” i reformës në drejtësi ka qenë skeptik që në krye të herës gjatë diskutimit në Kuvend për zgjatjen e afateve kushtetuese të tyre, ndërsa nuk u gjet as konsensusi i opozitës, ku ngriti pikëpyetje për eficencën dhe integritetin e organeve të vettingut.

Edhe në fjalën e tij në Kuvend, ndërsa diskutonin përpara votimit të zgjatjes së mandatit të vettingut, Z.Xhafa ndër të tjera nuk kurseu kritikat e tij ndaj disa organeve të drejtësisë të dala nga reforma në drejtësi .

E vlerësoj shqetësues faktin që për disa komisioner për efekt hakmarrjeje dhe shantazhi janë inicuar kallzime penale që mbahen prej muajsh pa veprime dhe përmes tyre tentohet të ndikohet për vendimmarje të caktuara. Ju kërkoj publikisht institucioneve përgjegjëse (ILD, PP, SPAK, KLP) të monitorojnë me kujdes këto praktika dhe të përdorin gjithë instrumentet e nevojshme për të frenuar praktika të tilla korruptive dhe abuzimi nga prokurorë të veçantë.

Këto dukuri në asnjë rast nuk e zhbëjnë qëllimin dhe arritjet e rëndësishme të vettingut, por meritojnë të analizohen dhe gjykohen me përgjegjësi e maturi si domosdoshmëri për të përmirësuar më tej këtë proces në pjesën e mbetur të tij, por edhe si reflektim për kohën post-vetting që të parandalojmë rishfaqjen e fenomeneve të tilla në të ardhmen.

Në vlerësimin tim Bordi Ndërkombëtar Menaxhues i këtij procesi do të duhej të kishte dëshmuar një rol më proaktiv në proces, por fakt është se pa ta, pa ONM ky proces nuk do ishte ky që kemi sot. Duhet t’ju jemi realisht mirënjohës BE dhe veçanërisht SHBA pasi janë duke luajtur një rol kyç për besueshmërinë, integritetin dhe standardet e këtij procesi, por edhe për ta mbrojtur atë nga përpjekjet e parreshtura për delegjitimim e deformim ashtu edhe nga ndikimet e paligjshme e korruptive apo interferencat për ndikim interesash personale.

Siç e kam theksuar edhe më parë kur jam shprehur për reformën dhe zhvillimet e saj, personalisht vazhdoj të besoj fort te reforma në drejtësi, te e tashmja dhe e ardhmja e saj. Është koha për të rikthyer drejtësinë e munguar, drejtësinë e mohuar, drejtësinë e penguar, drejtësinë që do bëjë drejtësi, tha Z.Xhafa.

Bilanci i  procesit të vettingut që nga viti 2016-të e deri sot.

Që nga votimi  i reformës në drejtësi  në vitin 2016 e deri sot, rreth 60% e trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri i janë nënshtruar vetingut.

Në totalin e vendimeve të dhëna nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, 185 gjyqtarë e prokurorë janë shkarkuar nga detyra.

Nga sistemi janë larguar 76 gjyqtarë e prokurorë për të cilët është ndërprerë procesi i rivlerësimit si pasojë e dorëheqjeve.

Nga 500 gjyqtarë e prokuror të vetuar vetëm 195 prej tyre kanë arritur të kalojnë filtrat për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

/Argumentum.al

Tags: kuvendiPDPSzgjatja e vettingut

Related- Posts

POLITIKË

Trump letër Presdientit Begaj: Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë, më të fortë dhe me të sukseshme.

15 Gusht, 2025
POLITIKË

Gonzato: BE solidaritet me Shqipërinë

14 Gusht, 2025
POLITIKË

Presidenti Begaj dekreton për një mandat të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, Arben Kingji

11 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rusia nuk mund ta pushtojë të gjithë rajonin e Donetskut nëse Ukraina nuk tërhiqet prej tij

18 Gusht, 2025
18 August 2025, Japan, Tokyo: German Foreign Minister Johann Wadephul (L) and Japan's Prime Minister Shigeru Ishiba (R) greet each other before their talks. Photo: Soeren Stache/dpa

Gjermania synon të forcojë lidhjet me Japoninë mes shqetësimeve në rritje të Kinës

18 Gusht, 2025
Palestinians look at the site of an Israeli strike on a house, amid the ongoing conflict between Israel and Hamas, in Rafah, in the southern Gaza Strip May 5, 2024. REUTERS/Hatem Khaled

Hamasi u thotë ndërmjetësve se pranon propozimin e fundit për armëpushim në Gaza

18 Gusht, 2025

Udhëheqësit evropianë kanë mbërritur në Shtëpinë e Bardhë përpara bisedimeve të paqes në Ukrainë

18 Gusht, 2025

Trump thotë se ka “ndaluar 6 luftëra në 6 muajt e fundit”

18 Gusht, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.