Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në konferencën e gjashtë botërore të kryetarëve të parlamenteve, e cila organizohet nga Unioni Ndërparlamentar (IPU).
Punimet e kësaj konference zhvillohen në sallën historike dhe ikonike të Lidhjes së Kombeve, në Pallatin e Kombeve të Bashkuara, në Gjenevë.
Konferenca mbledh së bashku kryetarët e parlamenteve nga e gjithë bota për të diskutuar çështje globale që lidhen me paqen, zhvillimin e qëndrueshëm, forcimin e demokracisë dhe bashkëpunimin ndërparlamentar.