Kryeprioriteti i Legjislaturës së XI të Kuvendit do të jetë anëtarësimi në BE.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në një takim ambasadorin e bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali u shpreh se me ambasadorin Gonzato po koordinojnë veprimet për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit dhe institucioneve, ndërtimin e konsensusit politik, komunikimin me publikun, përafrimin e ligjeve, si dhe garantimin e gjithëpërfshirjes dhe transparencës.
“Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë, një mundësi më shumë për thellimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave më të mira për reformimin e mëtejshëm të Kuvendit, si garant i procesit të integrimit dhe standardeve demokratike”, theksoi Spiropali.