• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Stinë, jo e mërzitshme, zgjedhjesh

29 Mars, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Di që në të lexuar këtë shkrim jo pak anëtarë të udhëheqjeve partiake kosovare do të pyesin: a thua çka thonë ambasadat, apo Ambasada?

1.

Serbia ka gjasa të mëdha të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare në qershor të këtij viti. Presidenti i këtij vendi u thotë rregullisht diplomatëve evropianë e amerikanë , ka nja dy muaj së paku, se nëse Kosova nuk e heq taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë, atëbotë nuk do të ketë negociata me Kosovën, pra as mundësi që disi shpejt e shpejt të rregullohet puna e këmbimit të territoreve. Rrjedhimisht , Serbia do të shkojë në zgjedhje.

Ky është një interpretim i pjesshëm. Taksa është më shumë shkas sesa shkak për të shkuar në zgjedhje. Por, ç’është e vërteta, Kosova dhe marrëveshja eventuale me të është pa dyshim një motiv i madh për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Megjithatë, për dallim prej vendeve të tjera që kanë nevojë të shkojnë në zgjedhje për të fituar fuqi plotësuese, një shumicë relativisht më të madhe, problemi i Serbisë së Vuçiqit është se me përkrahje prej së paku gjysmës së elektoratit në sondazhet parazgjedhore, nuk është se i mungojnë numrat, por çka të bëjë me to. Partia e presidentit Vuçiq mund t’i fitojë pa problem zgjedhjet-tashmë kontrollon jo vetëm diskursin politik të vendit, por në masë të madhe tërë hapësirën publike të tij-e megjithatë fitorja mund të dalë e Pirros nëse opozita vendos që këto zgjedhje t’i bojkotojë. Një parlament ku edhe pushtetin e edhe opozitën i bën qoftë edhe deri diku figurativisht shëmbëlltyra e vojvodës çetnik Vojislav Sheshel, nuk përbën ndonjë lajm të mirë për Serbinë, e as për ata që mundohen që këtë vend ta evropianizojnë.

Dhe, për më tepër cilësia e fitores zgjedhore për presidentin Vuçiq ka të bëjë edhe me atë që vrojtuesit e jashtëm e kanë vështirë ta kuptojnë nëse nuk hyjnë nën lëkurën e politikës serbe. Në këto zgjedhje duhet të përcaktohet jo vetëm sa numra deputetësh fiton SNS, por çfarë është orientimi i tyre në gjeografi:në mënyrë të thjeshtësuar, a anojnë më shumë nga Gjermania apo nga Rusia? Në çfarëdo procesi negociator me Kosovën, presidenti Vuçiq , ndonëse me fuqi të jashtëzakonshme politike sot për sot, nuk e ka të parëndësishme se çfarë e ka disponimin gjeopolitik brenda grupit të vet parlamentar.

2.

Zgjedhjet serbe përputhen me një palë tjetër zgjedhjesh , ato për Parlamentin Evropian. Edhe për këto zgjedhje ka mbi një vit e ca që ka hyrë narracioni i Kosovës. Gjatë tërë vitit 2018 u tha se Kosova dhe Serbia duhej të arrinin marrëveshje, herë në vjeshtë e herë në fund të vitit. Pastaj , u fol, se duhej mbërritur marrëveshje – gjithsesi, doemos, duhej mbërritur se s’bën- deri në mars të vitit 2019. Ata që flisnin – njerëz të afërt me Hashim Thaçin , përfshirë edhe vetë atë – citonin zgjedhjet e Parlamentit Evropian që do të mbahen në maj të vitit 2019.

Ky narracion u përpoq të krijonte një atmosferë alarmi konspiracionist. Në këtë konspiracion të madh – hollësitë e të cilit i ditkan vetën rrëfimtarët – ekipi i tanishëm evropian, përfaqësuar nga zonja Mogherini, ka mundësi historike për t’i pajtuar Kosovën dhe Serbinë, ndërsa komisioni i ardhshëm evropian , që do të përbëhet nga djajtë, demonët , mefistofelët dhe belzebubët, do të ketë disponim të madh që të mos mbërrijnë kurrfarë marrëveshjeje pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë.

Në fakt, këto zgjedhje për Parlament Evropian kanë të bëjnë aq me Kosovën sa edhe të kaluarat. Komisioni Evropian, të cilit i skadon mandati sivjet, nuk ka me çka të lëvdohet – as si investim mendor e as si rezultat – në pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë. Synimi për “normalizim” ilustrohet më së miri me pesë vjet të kota negociatash për targa automobilistike (me cilat targa mund të hyhet në Serbi e me cilat në Kosovë) dhe në fund me taksën 100 për qind, shenjë e abnormalitetit të plotë.

Kur të dalin për të votuar, ata të paktë që dalin për të votuar (në Sllovaki në zgjedhjet e kaluara dolën vetëm 13 për qind të votuesve, në nivel të BE-së mezi 40) nuk do të kenë në mendje as K-në e Kosovës e as S-në e Serbisë. Problemi i parë me të cilin ballafaqohet votuesi evropian sot është dobësimi i lidhshmërisë mes tij (interesave, identitetit etj.) dhe Bashkimit Evropian , funksionimit institucional të tij.

Konflikti i papërfunduar mes Serbisë dhe Kosovës duket aq i largët sot, sa ka qenë i largët edhe para pesë vjetësh; do të trajtohet nga pasardhësja apo pasardhësi i zonjës Mogherini. Nëse do të ketë fat, pasuesja apo pasuesi do të ketë më shumë besueshmëri, invencion, dinamikë dhe përkushtim, dhe nëse do të ketë fat, do të kërkojë më shumë ndihmë prej shteteve anëtare dhe diplomacive të tyre. Nëse jo, mund të vazhdojë të merret me targat automobilistike, ngase kjo çështje edhe pas pesë vjetësh nuk është zgjidhur.

3.

Ndoshta është kohë e mirë për të menduar për zgjedhje të parakohshme në Kosovë. Legjitimiteti politik i Qeverisë kaherë ka rënë nën tehun e funksionalitetit parlamentar, por arsyeja kryesore pse kryeministri dhe Qeveria e tij kanë vazhduar me përkrahje tej fuqisë parlamentare ka qenë pozicionimi i drejtë ndaj dëmeve që i ka sjellë Kosovës Hashim Thaçi me negociatat sekrete dhe josekrete me përfaqësuesit e Serbisë. Kryeministri dhe kundërshtuesit e “këmbimit” në e jashtë Qeverisë kanë arritur që në masë të madhe ta amortizojnë hovin që kishte marrë iniciativa për këmbim territoresh e popullatash, e filluar para mbi çerek shekulli nga Dobrica Qosiqi dhe e vazhduar këto ditë nga Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit e Serbisë.

Rreziku që, në fjalët e Daniel Serwerit, ky “zombi i ndarjeve etnike” të paraqitet edhe një herë është ende këtu, ndonëse me gjasa të vogla. Këto ditë përtypet, edhe pse me zë gjithnjë e më të ulët, ideja që Kosova e Serbia , edhe para zgjedhjeve të Serbisë , të arrijnë një “marrëveshje kornizë”. Kjo “marrëveshje kornizë” do të ishte arsyetim , në njëfarë mënyre, se Komisioni Evropian ka bërë diçka në “dialog” dhe po ia servon Komisionit të ardhshëm tryezën e përgatitur për të vazhduar “dialogun”.

Një ide e këtillë nuk do të ishte as e mirë e as e efektshme. Nuk do të ishte e mirë, sepse procesi i “dialogut” ka nevojë për një kornizim më ambicioz, inventiv dhe efikas, e këtë nuk mund ta bëjë ekipi i cili ka prodhuar procesin epokal të targave automobilistike. Për arsye të njëjtë nuk do të ishte e efektshme: një proces i ri nuk duhet t’i ngarkojë zgjedhjet në Serbi e as ato në BE. Rrjedhimisht, nuk duhet të jetë barrë për Kosovën; partitë kosovare duhet të dalin në zgjedhje pa u ngarkuar me druajtje se dikush në Bruksel në fund të mandatit do të prodhojë diçka që i bie hise Komisionit të ardhshëm Evropian.

4.

Di që në të lexuar këtë shkrim jo pak anëtarë të udhëheqjeve partiake kosovare do të pyesin: a thua çka thonë ambasadat, apo Ambasada? Me muaj të tërë, madje gjatë tërë vitit 2018, kam dëgjuar këtë dhe atë anëtar të udhëheqjes së kësaj apo asaj partie duke thënë se ambasadat, apo ambasada, nuk po lejojnë të shkohet në zgjedhje.

Nëse e ngremë këtë relacion përtej trishtimit të mekanizmit operacional (idesë që partitë marrin udhëzime nga ambasadat apo shkojnë për të kërkuar mendim vetjak në ambasadë, siç thuhej në kohën e komunizmit kur shkohej në Komitet) dhe mbërrijmë tek ideja e krijimit të kushteve të një energjie të rifreskuar politike, atëherë ndoshta përgjigjja e natyrshme do të ishte që Kosova duhet të mbajë zgjedhjet e veta të hershme së bashku me ato të Parlamentit Evropian, dhe koincidentalisht , Serbisë . Këtë duhet ta bëjë, nëse nuk ka arsye tjetër, për shkak të negociatave me Serbinë dhe nevojës që në një proces më ambicioz e serioz të arrihet një marrëveshje paqeje mes dy vendeve , madje nëse është e mundur , edhe brenda vitit 2019./kohanet

Related- Posts

OP/ED

Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

2 Shtator, 2025
OP/ED

Pse “hesht” Kina?

28 Gusht, 2025
OP/ED

Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

25 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

15 Shtator, 2025

Strategjia “kokëposhtë” e Kissingerit. Iluzioni i Trumpit i cili është i destinuar me dështim

15 Shtator, 2025
The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

Delegacioni i BE-së viziton Shqipërinë dhe Malin e Zi për të vlerësuar përdorimin e fondeve europiane

15 Shtator, 2025

Revista “Qiushi” publikon artikullin e Xi Jinping-ut mbi nxitjen e ndërtimit të një tregu të njësuar kombëtar

15 Shtator, 2025

Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

15 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.