Vlado Vurushiç-Jutarnji List[i]
A u bënë protestat studentore në Serbi e kundërta e asaj frazës së famshme sipas së cilës “revolucioni ha fëmijët e tij”? Çfarë ka mbetur nga përpjekja rinore pozitive që mblodhi simpatitë e shumë vetave në rajon para disa muajsh dhe tubimi i mesit të muajit mars i cili doli se ishte një “kreshendo e humbur” për të cilin ndoshta do të pendohen. A mos vallë Serbia nuk e shfrytëzoi edhe një shans apo mos është ky një pushim dueli para kulmimit me zhvillime të panjohura?
Sepse, tubimi studentor protestues i Vodovdanit, si kulmimi i dytë/i tretë (edhe ky është një prej problemeve të mëdha) të revoltës shtatëmujore kundër regjimit të Aleksandër Vuçiçit, i shkaktuar nga tragjedia në stacionin e hekurudhës në Novi Sad me 1 nëntor u mbyll, sëpari me dhunë të pritshme, konflikte të pjesëmarrësve me policinë dhe me triumfin e pamatë prej fitimtari të pushtetit, dhe, së dyti, gjë që është ndoshta më e rëndësishmja- me zhgënjim të madh.
Sepse Vuçiçi ka kohë që mbështet rrugën e dhunshme për dhënien fund protestave studentore, e këtë tashmë edhe e bëri dhe në fjalimin për publikun në një shkallë të lartë (ndoshta tepër heret!?) “shpalli fitoen” dhe tha se “nuk do të hakmerret” (gjë e cila vështirë se mund të besohet duke parë gjithçka ka bërë dhe si është sjellur). Ekziston përshtypja se, megjithëse në tubimin në sheshin Sllavija u mblodhën 150 mijë njerëz, se ai arriti të provonte se tensioni jo vetëm që është shfryrë, por është bërë kaotik dhe, ç’është më e rëndësishmja, tregoi se “momentumi” politik, ose ai momenti kur diçka me të vërtetë mund të bëhet – ka kaluar, nëse nuk është diçka më e keqe – ka dështuar në mënyrë të tillë atëherë kur dukej se Vuçiçi ka rënë në gjunjë, gjithsesi arriti t’ia dalë edhe për njëfarë kohe, dhe se tani e më vonë studnetët do t’i mbajë parasysh me një dozë kujdesi, dhe jo si një zjarr romantik revolucionar.
Kemi pas paralajmëruar për faktyin se tubime të tilla kundër Slobodan Miloševiçit në vitin 1996 patën dështuar dhe “futur ujë në verë”, si edhe për disa tubime të atëhershme antivuçiç si puna e atij me slloganin “Një ndër pesë milionë” apo “Serbia kundër dhunës”. Përveç kësaj, kemi nënvizuar se Vuçiçi ishte i gatshëm edhe “për versionin serb të Tienanmenit”, dukej qartë se ishte i gatshëm për diçka të tillë, sepse trazirat ishin të mëdha, por gjithsesi tani për tani i’u deshën vetëm shkopinj të fortë dhe topa uji. U tregua se aparati i shtypjes është me të. Mediat servile të regjimit e bënë pjesën e tyre të punës, ndërsa tejzgjatja e protestave, atij dhe jo studentëve, i shkoi për shtat.
Por, në komentin për Al Xhazirën, analisti beogradas Tomisllav Markoviç shkroi: “Në protestën e studentëve ndodhi në kthim radikal djathtas, erdhi puna deri te riaktivizimi i të gjithë ideologjemave nacionaliste, deri te rikthimi në programin e vjetër të bashkimit gjithëserb, sikur të ishim përsëri në vitin 1989”. Gjithashtu u vërtetua ajo pyetja retorike, të cilën që në muajin mars e pati bërë historiani malazez Adnan Prekiç në gazetën Jutarnji List – a janë studentët vërtetë për ndryshime (reforma të vërteta dhe europeizim) apo vetëm për zëvendësimin e Vuçiçit, ose sikurse kemi shprehur frikën po në këtë gazetë se “Vuçiçin t’a zëvendësojë një Vuçiç 2:0”. Sëpaku kjo është përshtypja nga kjo anë e Danubit. Kujtojmë se vazhdimisht kemi shtruar pyetjen pse në tubimet studentore nuk shihen flamuj të BE-së dhe qëndrime preuropiane të cilët do të tregonin se bëhet fjalë për një alternativë të vërtetë ndaj Vuçiçit, ose më mirë të themi politikës së tij. Studentët të cilët ndoshta këtë gjë edhe e deshën u tërhoqën nga protestat, humbën disa grumbullime të rëndësishme prej disa mijëra njerëzish edhe në Beograd edhe në Novi Sad, të cilët ndoshta mund t’a rrëzonin regjimin e tronditur, në mënyrë që tani të komprometojnë egërsinë që patën jo vetëm në Serbi, por edhe në rajon e më gjërë.
Historiani serb Milivoj Beshlin edhe më parë ka thënë se nevojitet një artikulim i qartë i protestave dhe ekspozimi i një politike tjetër, ndërsa në tubimin e Vidovdanit pamë vetëm përbindshat e së kaluarës. Kësaj here studentët u kthyen një gjurmët e rrugës nacionaliste kosovare (të viteve 1990-të dhe fillimet e viteve 2000 në Serbi. Shën i përkth.), ndërsa ata që deshën ndryshe, një Serbi njerzore me vlera europiane (e Serbia, çfarëdo që të mendojë ndokush, është pjesë e saj), mbetën gojëhapur, pa forcë që pikërisht ata të ishin në radhët e para. Erdhi puna që në tubim u fol jo vetëm për Kosovën si zemra e Serbisë, por folën studentë me kapele tipike serbe në kokë, u citua episkopi Nikollaj Velimiroviç, simpatzanti i hapur i nazistëve, u kënduar miti kosovar, folën veteranë të dyshimtë të luftës në Kosovë, u hodhën insinuata për “integralizmin rajonal serb” si eufemizëm për “botën serbe” (profesori i Fakultetit Filozofik në Beograd Millo Llompar), ndërsa reformat, kërkesat për shtetin ligjor dhe zgjedhjet e Europën humbën diku nëpër qoshe të protestave dhe u dëmtuan rrugës gjatë këtyre shtatë muajve. Protestuesit në përplasje me policinë thirrën “SNS shiptari, Kosovu ste izdali” (“Shiptarë- emërtim pezhorativ për shqiptarët- të partisë Përparimtare serbe, Kosovën e tradhtuat. Shën. i përkth.), gjë që është për fat të keq identike me thirrjet fodulle të regjimit se studentët janë “ustashë”.
A ka dalë gjithçka jashtë kontrollit? Sikurse nënvizon Markoviçi: “Tash disa muaj filtet mbi atë se studentët kanë marrë nga Vuçiçi dhe regjimi i tij, tapinë dhe flamurin serb, himnin, patriotizmin dhe koncepte të tilla (…) ndërsa vëzhguesi dhe dëgjuesi fatkeq pati përshtypjen se është kthyer me makinën e kohës në vitin 1989 dhe po shihte Sllobodan Millosheviçin në Gazimestan. Një student me shajkaçën në kokë (kapele tipike fshatare serbe. Shën. i përkth.) foli për atë sesi Vidovdani “nuk është vetëm një datë e zakonshme dhe vit, ose vetëm një numur në kalendar, ai është simbol i identitetit tonë shpirtëror dhe kulturor”, dhe se kjo është “ditë kur qielli dhe toka puqen, kur edhe lutja dhe gjaku bëhen një, kur e kaluara dhe e tanishmja i përshpërisin njëra tjetrës këngën për pavdeksinë e shpirti të një populli”, shkruan më tej Markoviçi.
Njëkohësisht, edhe përkundër kësaj, mediat pro regjimit thërrisnin me të madhe dhe me egërsi duke i quajtur studentët “terroristë” dhe “kërma nazizte”, ndërsa krimineli i luftës, gjoja këshilltari kryesor i Vuçiçit, Vojisllav Shesheli nga studioja e TV-së i bënte thirrje regjimit që të “arrestojë, arrestojë, arrestojë”. Ndërsa Vuçiçi në fjalimin e tij drejtuar “popullit” tha se “nuk do të nënshkruajë asnjë falje” dhe e suall sikur vërtetë të kishte fituar, megjithëse e gjitha kjo është ende larg përfundimit. Kami akoma një pat-stiuatë – as ai nuk fitoi, por as studentët nuk mundën t’a rrëzojnë, megjithëse tani mund të priten përçarje mes protestuesve, ose më mirë të themi të pakënaqurve.
Pyetja që shtrohet në këtë rast është përse studentët ranë në kurthin e propagandës së lirë populiste duke dashur t’i tregojnë Vuçiçit se ata nuk janë “as ustashë dhe as tradhëtarë”, sikur i kishte quajtur ai për muaj të tërë? A është kjo faturë e atmosferës shumëvjeçare arsimore-shoqërore që mbretëron në Serbi apo ata ngritën vërtetë krye? Ose çështja është e dështuar tashmë dhe maskat kanë rënë dhe doli fytyra e tyre e vërtetë. Markoviçi për këtë nënvizon se nëse “kjo tymnajë prej katolikësh më të katolikë se Papa me përmbajtje memorandumo-çosiçiane (aluzion për memorandumin e Akademisë serbe të shkencave dhe arteve të vitit 1986, që ishte në themel të luftërave në ish Jugosllavi në vitet 1990-të. Çosici- Dobrica Çosiçi, shkrimtar dhe politikan serb i quajtur “babi i nacionalizmit serb”. Shën. i përkth) do të jetë programi studentor për zgjedhjet (kujtojmë se studentët kanë deklaruar pjesëmarrjen në zgjedhje me listën e tyre) kjo nuk shpie askund. Shoqëria serbe është e mbushur deri në grykë me nacionalizëm, por gjithsesi qytetarët janë të prirur për variante më të matura. Ajo që dëgjuam në protestë të kujton programet e “Dveri”, “Zavetnikëve” (parti të ekstremit të djathtë në Serbi. Shën. i përkth.), radikalëve dhe partive të ngjashme që sillen rreth censzusit ose janë nën të. Kur programi serbomadh ekspozohet në formën e qartë dhe të qëruar – ai nuk fiton mbështetje të madhe të zgjedhësve. Dyshoj se edhe shumica e studentëve ndan ideologjinë e shpallur në protestë.
Çdo përmbysje radikale djathtas e pakënaqësisë qytetare shpie në dështim të sigurtë të protestave, kjo është recetë tashmë e provuar. Në këtë rast Aleksandër Vuçiçi dhe banda e tij e plaçiktësve do të jenë duke fërkuar duart nga gëzimi, konkludon Markoviçi. Dhe çudia më e madhe e asaj që ndodhi në Beograd qëndron në atë disa folës ishin pikërisht në linjën e ideologjisë serbomadhe, por edhe përkundër kësaj u akuzuan si tradhëtarë, pikërisht sepse nuk janë pjesë e ekipit të regjimit. Ndoshta kjo të kujtonm më shumë protestat e marsit të vitit 1991, kur Vuk Drashkoviçi (shkrimtar dhe politikan serb, ish ministër i jashtëm, i quajtur edhe “mbreti i shesheve”, për aftësitë e tij në organizimin protestave në fillim të viteve 1990-të. shën. i përkth.) ka organizuar protesta kundër Sllobodan Millosheviçit, por jo nga pozita antiluftë, por përkundrazi proluftë.
Natyrisht nuk duhet leçitur protesta studnetore kaq shpejt, ka atje ende “stof” dhe me siguri qëndrime të ndryshme. Sepse, sikurse ka thënë analisti Dragan Popoviç para pak kohësh në gazetën Jutarnji List, pa marrë parasysh njëfarë ngadalsimi – Rubikoni tashmë është kaluar dhe protestat nuk kanë për t’u shuar. Por gjithsesi, një prekje e fatit dhe një moment i lumtur ka mbetur e shprishur.
[i] https://www.jutarnji.hr/vijesti/svijet/studenti-su-nasjeli-na-vucicevu-jeftinu-propagandu-dogodio-se-radikalan-zaokret-udesno-bunt-je-izgubio-smisao-a-prilika-je-propala-15598957?cx_linkref=jl_home_g1
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA