• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
8 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Konferenca “Diplo 2025”: Diplomacia shqiptare drejt objektivit “Shqipëria 2030 në BE”

    Spiropali viziton Institutin e të Miturve në Kavajë: Prioritet riedukimi dhe parandalimi, jo ndëshkimi

    Kodi i ri Penal, Manja: Miratohet pas konsultimeve dhe “vulës” nga Brukseli

    Turizmi 2030/ Rama: Prioriteti ynë, rritja e cilësisë dhe turistëve që konsumojnë në vendin tonë

    Krijohet Operatori i Ujit, Rama: Shërbim më cilësor për qytetarët, fragmentarizimi ishte katastrofë

    Forumi Strategjik i Bled/ Hasani: “Rinia, motori kryesor i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor”

    Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të “Interreg Europe”, vendi i parë kandidat që mban këtë rol

    92% e shqiptarëve mbështesin integrimin në BE, Rama: E vetmja “perandori” e zgjedhur lirisht

    Forumi Strategjik i Bledit, i pranishëm dhe kryeministri Rama

  • SOCIALE / KULTURË

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

    Kryepeshkopi Joan pret në takim një delegacion nga Kisha Ortodokse e Rusisë

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Albin Kurti propozohet për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje

    “Rama në prapaskenë, Batoni në publik”/ Bytyçi me deklaratë të fortë: Ja si u lobua për ndarjen e Kosovës

    Kushtetuesja vendos masë të përkohshme që ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë së Kosovës

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    LVV-ja pritet ta rikonfirmojë të dielën Albin Kurtin si mandatar për kryeministër

    Ndërkombëtarët të shqetësuar me ngërçin politik në Kosovë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Suedi/Spanjë, sfida pa sensacione! Kroacia në Schengen! Ec e ja, por dialog s’ka! “ Shkupi me 3 kunguj nën një sqetull“! Trampizmi “plagoset” në Uashington dhe në Brazil!

16 Janar, 2023
in Kryesore, Realpolitik
A A
Detail of the national flag of Sweden waving in the wind with blurred european union flag in the background on a clear day. Democracy and politics. European country. Selective focus.

Detail of the national flag of Sweden waving in the wind with blurred european union flag in the background on a clear day. Democracy and politics. European country. Selective focus.

Share on FacebookShare on Twitter

Realpolitik “ Flash” No. 61 

 2 – 16 JANAR 2023

EKSKLUZIVISHT PER  ARGUMENTUM

 Shkurt dhe Shqip mbi 5 ngjarjet kryesore diplomatike me vetëm 1000 fjalë nga analisti i njohur diplomatik

     Dr. Jorgji KOTE

1. Suedi/Spanjë, sfida pa sensacione pritet të jetë Presidenca e radhës e BE-së nga Suedia për gjysmën e parë dhe Spanja për gjysmën e dytë të vitit 2023. Themi kështu, sepse siç e përmendëm dhe në rubrikën e kaluar, Presidenca Çeke i realizoi të gjitha objektivat e saj, që shtrihen dhe në vitin 2023, përfshirë në veçanti Ballkanin Perendimor. Kësisoj, Suedisë dhe më vonë Spanjës, nuk i mbetet ndonjë kulminacion tjetër apo arritje sensacionale;  veç zbatimit dhe vijimit të punës së bërë deri tani nga  gjithë BE-ja. Natyrisht agresioni rus në Ukrainë me pasojat e tij në të gjitha fushat do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes, krahas masave të tjera të gjithanshme politike dhe ekonomike për shmangien e pasojave të saj të mëdha. Po, highlight politik dhe diplomatik pritet të jetë Samiti II i Komunitetit Politik Europian ( KPE) në Moldavi, ca më tepër për të bërë specifikimet e  rastit lidhur me karakterin dhe objektivat e  tij që mbeten  ende të paqarta. Po ashtu, në Ballkanin Perendimor “topi” tanimë do të luhet në portën e vendeve të tij. Shqipëria dhe Shkupi do të vijojnë me fazën e skanimit, në pritje të fillimit të vërtetë të negociatave, shpresojmë më 1 Janar 2024; Shkupi duhet të bëjë ndryshimet e nevojshme kushtetuese, me qëllim që të hiqet përfundimisht vetoja bullgare mbi të; me Kosovën do të pritet liberalizimi i vizave me formalitetet teknike të rastit, sepse vendimi politik është marrë, ndërsa Bosnia me procedurat përkatëse si vend kandidat për në BE me plot “ detyra shtëpie”. Problem shqetësues mbetet Dialogu Prishtinë – Beograd, por ai i kapërcën kufijtë e Presidencës suedeze dhe spanjolle të BE-së.

Ja pse, ndryshe nga presidencat franceze dhe çeke, ato suedeze dhe spanjolle do të jenë rutinore dhe pa ndonjë aspekt të veçantë, natyrisht nëse nuk del ndonjë e papritur tjetër gjatë vitit.

2.“3 Kunguj nën një sqetull” do të mundohet të mbajë Maqedonia e Veriut këtë vit; ajo kryeson Nismën e Kartës së Adriatikut me 5 vende, tre prej të cilave janë në NATO, OSBE-në në një periudhë plot sfida dhe ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim që të zbatohet Marrëveshja me Sofjen për t’i hapur rrugën çeljes së negociatave. Shumë e vështirë për lidershipin politik në Shkup, nisur dhe nga gjendja e vështirë politike brenda vendit, përballë kërkesave të opozitës për zgjedhje të parakohshme. Më të vështira politikisht janë ndryshimet kushtetuese, sepse Karta e Adriatikut dhe OSBE-ja realisht janë më shumë formalitete diplomatike, pâ ndonjë ndikim dhe interes publik.

Sepse  OSBE-ja nuk është më ajo e  20 viteve më parë, pesha dhe roli i saj ka rënë ndjeshëm; krijimi i Komunitetit të ri Politik Europian mund të shihet dhe si një përpjekje për zëvendësimin e OSBE-së, tani që Rusia e “ka shkelur atë me të dyja këmbët”. Nuk thonë kot “ nuk mbahen dy kunguj nën një sqetull” e jo më tre, sa ka tani Maqedonia e Veriut!

3.“Ec e ja, po dialog s’ka”! Kështu mund të thuhet për odisenë e dialogut politik Prishtinë – Beograd; zhurmë, fjalë, ec e jake pa fund nga Brukseli, Uashingtoni, Berlini, Parisi drejt Beogradit dhe Prishtinës, me thirje për dialog por dialog s’ka! Ka vetëm monologë, veç njeri e veç tjetri. Me premtimin që në Mars  të bëhet Marrëveshja përfundimtare. Çfarë wishfuil thinking ose “ dëshirore”! Kur jo vetëm gjuha që përdoret në Beograd, por sidomos gjendja në terrenin konkret flet vetëm për mosmarrëveshje, kërcënime, presione… Serbia vazhdon të përdorë gjuhë të drunjtë, me asnjë shenjë distancimi nga e kaluara kriminale, asnjë afrim drejt njohjes së Kosovës por me zell drejt çnjohjeve! Vuçiç prapë deklaroi sapo takoi Këshilltarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Zotin  Chollet se 500 herë do ta them se nuk e njohim Kosovën!

Dhe prapë SHBA dhe BE vazhdojnë ta mbajnë “ ta përkëdhelin dhe mbajnë me hatër” Beogradin, në emër të stabilitetit. Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të themi “ Inshallah” për këtë dialog vendimtar!

4.Kroacia në Schengen! Më 1 Janar, Hapësira “Schengen” u zgjerua me hyrjen e Kroacisë në këtë zonë të madhe të lirisë. Sukses vërtet i madh historik politik, eonomik  dhe diplomatik i Kroacisë; ajo është bërë vërtet pikë reference dhe për integrimin tonë në BE. Në fakt, gjithmonë ajo ka qenë në pararojë. I mbaroi në një kohë rekord negociatat, brenda 4 viteve më 2008; u vonua vetëm për shkak të bllokadës slovene për pesë vit rresht. Sivjet bën 10 vjet që është antarësuar në BE. Sukses i bujshëm  në këtë jubile! Ndërsa ne mburremi se BE-ja bëri një Samit në Tiranë, 13 vite mbas kërkesës sonë për antarësim, Kroacia ka bërë plot samite të tilla, shumë më herët, ama pa bujë e pa zhurmë!

5.Trampizmi “ plagoset” në Uashington dhe në Brazil! Vërtet,  pas humbjes së Senatit dhe dështimit të “ valës së kuqe” në Kongres, ku fitoi fare ngushtë, Trump dhe republikanët pësuan  një shuplakë tjetër politike javën e kaluar në Kongres. Vetëm mbas 15 raundeve me debate të ashpra u zgjodh Kryetari i ri i Kongresit,  republikani Kevin Mc Carthy. Ama pas shumë lëshimeve ndaj kundërshtarëve të tij, çka i dobëson pozitat e tij dhe të republikanëve në vendimarrje. Dështimin tjetër jashtë vendit, Trumpi e pësoi në Brazil, ku “ vëllai” i vet politik Bolsonaro humbi përballë socialistit Lula. Ky i fundit erdhi për herë të tretë në pushtet, si për të vërtetuar thënien  “ E treta,  e vërteta”! Një javë pas inaugurimit të Lulas, mijra mbështetës të Bolsonaros mësynë dhe plaçkitën mjediset e parlamentit brazilian dhe institucioneve të tjera të larta. Një imitim i keq i 6 Janarit 2021 në Capitol Hill në Uashington, duke dhënë një  imazh të keq për demokracinë braziliane, mu në zemër të saj! Me të drejtë u dënua nga të gjitha anët politike nga SHBA-të dhe Europa, por jo Trumpi. Brenda vendit, vetëm 20 për qind e mbështetin këtë rebelim ndaj një qeverie të ligjshme e të zgjedhur demokratikisht. Këto janë humbje të dhimbëshme për Trump dhe trampizmin në përgjithësi, ogur jo i mirë për kandidaturën e tij për zgjedhjet e ardhëshme presidenciale 2024. Gjithsesi, ka vend dhe kohë për të nxjerrë mësimet e duhura, sepse gjithçka do të varet nga ecuria e demokratëve në SHBA dhe e Lulas në Brazil gjatë dy viteve të ardhëshme.

/Argumentum.al

© 2023 Argumentum

Related- Posts

Kryesore

Konferenca “Diplo 2025”: Diplomacia shqiptare drejt objektivit “Shqipëria 2030 në BE”

7 Shtator, 2025
Bota

Ish-ministrja e Jashtme e Gjermanisë merr drejtimin e Asamblesë së OKB

6 Shtator, 2025
Kryesore

“9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

5 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Hijet e ’90-ave, Vuçiçi dhe mosangazhimi i Perëndimit

7 Shtator, 2025

Rusia lëshon 805 dronë mbi Ukrainë – Ndërtesa qeveritare në Kiev në flakë

7 Shtator, 2025

Albin Kurti propozohet për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje

7 Shtator, 2025

Xi shpreh urime për sesionin plenar të komitetit të miqësisë Kinë-Rusi  

7 Shtator, 2025

Sondazhi i CGTN-it: ShBA-ja nuk e ndalon luftën as në emër – Departamenti i Luftës u rikthye

7 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.