Nënkryetari i Hamasit, Saleh al-Arouri, është vrarë gjatë një sulmi izraelit me dron në Bejrut.
Sipas televizionit shtetëror libanez, një raketë drone izraelite shënjestroi një zyrë rajonale të Hamasit në periferinë jugore të Bejrutit, ku Arouri besohej të ishte i pranishëm.
Hamasi ka konfirmuar vdekjen e nënkryetarit të byrosë së tij politike, Saleh al-Arouri, nga një shpërthim në jug të Bejrutit.
Al-Arouri njihej si një person që ishte thellësisht i përfshirë në çështjet ushtarake të Hamasit.
Media e Hamasit Al Aqsa TV tha se “Zëvendëskryetari i Byrosë Politike të Hamasit, udhëheqësi martir Saleh Al Arouri, u martirizua në një sulm ajror tradhtar sionist në Bejrut”.
Al Arouri konsiderohej një nga anëtarët themelues të krahut ushtarak të grupit, Brigadave Izz ad-Din al-Qassam, dhe ishte i vendosur në Bejrut.