• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

    Vizitë zyrtare e Kryetares së Kuvendit Bullgar në Shqipëri, Spiropali: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Takim i fshehtë: kancelari gjerman para fillimit të luftës u takua me Zelenskin dhe i paraqiti ofertën të cilën presidenti ukrainas e refuzoi.

28 Prill, 2022
in FOKUS, JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Damir Piliç*

Ndërsa vazhdon agresioni rus ndaj Ukrainës, herë pas here lexojmë se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski po shpreh gatishmërinë që Ukraina të heqë dorë nga antarsimi në NATO- ndër të tjera këtë e tha me 7 mars në një intervistë dhënë televizonit amerikan ABC, pastaj dy javë më  vonë edhe në një intervistë të emetuar në televizionin ukrainas – vështirë të evitohet shija e hidhur e pyetjes logjike: përse nuk e shprehu më parë këtë gatishmëri? Përse nuk e deklaroi një gjë të tillë qysh para fillimit të luftës, ndërsa kishte ende kohë dhe mundësi që kjo luftë të mos fillonte?

Kujtojmë se, përveç heqjes dorë nga hyrja në NATO, Moska i kërkonte Kievit të zbatonte Marrëveshjen e Minskut të vitit 2015, gjë të cilën pushteti ukrainas refuzonte ta bënte. Deri diku edhe mund të kuptohet mosgatishmëria e Kievit në këtë rast, meqënëse ajo marrëveshje parashikonte njëfarë lloj federalizimi të Ukrainës, sepse rajonet Donjeck dhe Lugansk fitonin autonomi të madhe, ndërsa çështja e Krimesë konsiderohej e kryer në atë mënyrë që ajo i përkiste pa asnjë dyshim Rusisë.

Është e qartë se vështirë është të gjesh në botë një kryetar shteti i cili  do të pranonte lehtë të hiqte dorë nga një pjesë e territorit shtetëror në favor të fqinjit të fuqishëm. Por ka akoma më pak shtete në botë që ndodhen në situatën në të cilën gjendet sot Ukraina, e dënuar gjeografikisht: ose të jetë zonë tampon mes fuqive më të mëdha (formalisht Rusia dhe NATO-ja, por faktikisht Rusi-ShBA), ose përndryshe të rrezikojë shtetin e saj dhe humbje territoresh akoma më të mëdha.  Gjeopolitika është e ashpër, ndërsa Ukraina, për shkak të gjeografisë gjendet në zemër të konfliktit global të epokës tonë –  atë mes botës njëpolare dhe shumëpolare, ose më mirë të themi mes hegjemonit të deritanishëm dhe Kremlinit, i cili me sulmin në Ukrainë sfidoi në mënyrë direkte këtë hegjemon dhe këtë botë njëpolare.

Përpjekje e dëshpëruar e Olaf Sholcit

Në një situatë të tillë, shumë veta prisnin – po përmendim këtu vetëm kancelarin gjerman Olaf Sholc- që presidenti i Ukrainës do ta vlerësonte në mënyrë më reale dhe të esëllt realitetin gjeopolitik dhe se, nëpërmjet heqjes dorë nga antarsimi në NATO dhe pranimit të marrëveshjes së Minskut do ta kursente vendin e tij nga një e keqe më e madhe dhe do të evitonte atë që po ndodh- se Rusia, me agresionin ndaj Ukrainës dhe shkeljen brutale të së drejtës ndërkombëtare, do të fillonte për të zgjidhur problemet e saj të sigurisë që buronin nga afrimi i Ukrainës në NATO, ose më mirë të themi afrimin e NATO-s në kufijtë rusë.

Konkretisht, sikur shkruante para pak kohësh gazeta amerikane Wall Street Journal (WSJ), kancelari gjerman me 19 shkurt, në konferencën për sigurinë në Mynih, ku ishte i pranishëm edhe Zelenski, i propozoi presidentit ukrainas ta refuzonte hyrjen në NATO dhe të shpallte statusin neutral të vendit të tij. Paraprakisht, Sholci, me 14 dhe 15 shkurt, vizitoi Kievin dhe Moskën, ku bisedoi me Zelenskin dhe Putinin, e kësisoj  ky propozim i tij mund të thuhet se ishte përpjekja e fundit e dëshpëruar e  elitës europiane për të ndaluar luftën.

“Sholci bëri përpjekje e fundit për një pajtim mes Moskës dhe Kievit. Ai, me 19 shkurt në Mynih, i tha Zelenskit se Ukraina do të duhet të heqë dorë nga synimi për në NATO dhe të shpallë neutralitetin e saj si pjesë e një marrëveshje më të gjërë mes Perëndimit dhe Rusisë. Marrëveshjen, sipas propozimit të tij, do të duhej ta nënëshkruanin presidenti rus Putin dhe presidenti amerikan Bajden, të cilët sëbashku do të garantonin kësisoj sigurinë e Ukrains”, informon WSJ.

Megjithatë, Zelenski e refuzoi  këtë propozim të Sholcit, duke thënë se “Putinit nuk mund ti besohet se do ta respektojë një marrëveshje të tillë”, dhe se “shumica e ukrainasve dëshiron të hyjë në NATO”.

“Përgjigja e tij i la të shqetësuar zyrtarët e lartë gjermanë, dukej qartë se shanset për paqe tashmë ishin zbehur”, nënvizon gazeta amerikane.

Dhe vërtetë, paqja zgjati vetëm pesë ditë: me 24 shkurt nisi lufta.

Sindromi kuban

Pritej që pikërisht Zelenski të ishte i vetëdijshëm për pikpamjen i fituar nga eksperienca e atyre ata që kanë bërë tregti me rusët dhe e cila është: oferta e parë e rusëve zakonisht  është më e mira, çdo ofertë pasardhëse është gjithnjë e më e keqe.

Në këtë rast, oferta e parë e rusëve  ishte që Ukraina të mos ishte antare e NATO-s, ose të ishte ushtarakisht neutrale. Duke pranuar këtë variant, Ukraina nuk do  të ishte e vetmja në Europë: vetëm në BE ka pesë shtete të këtillë – Suedia, Finlanda, Austria, Irlanda dhe Malta. Të gjithë këto vende, për nga madhësia e parametrave ekonomikë, bëjnë pjesë në dhomën e lartë të familjes europiane, kësisoj statusi neutral i Ukrainës nuk do ta dëmtonte këtë vend.  Gjithsesi, Ukraina do të bënte pjesë në shoqërinë e shteteve të suksesshme europiane.

Por Zelenski vlerësoi dhe vendosi ndryshe dhe ja ku tani kemi  këtë që kemi: luftë të madhe në Lindje të Europs e cila kërcënon të përhapet edhe jashtë kufinjve të Ukrainës. Për këtë, mbi gërmadhat e sigurisë europiane do të qëndrojnë pezull pyetjet: çfarë do të kishte ndodhur sikur Zelenski, në prag të luftës, do  të kishte pranuar kërkesën e rusëve mbi neutralitetin ushtarak të Ukrainës? Çfarë do të kishte ndodhur në këtë rast?

Shumë veta mendojnë se Putini gjithsesi do ta kishte filluar pushtimin e Ukrainës, madje edhe sikur Zelenski,  si president i Ukrainës, do ti kishte pranuar të gjitha kërkesat e rusëve. Ndoshta kjo është e vërtetë, por në këtë rast pyetja “a mund të ndodhte ndryshe” do të ishte plotësisht e pakuptimtë.

Për këtë, në këtë tekst po shqyrtojmë obsesionin sipas të cilit shpallja e neutralitetit nga ana e Ukrainës do të kishte parandaluar luftën, gjë në të cilën besoi dhe kancelari gjerman, si emisari i fundit i Perëndimit para luftës. Kjo do të thotë se nuk do të ishin vrarë mijëra ushtarë ukrainas dhe rusë, si dhe mijëra civilë ukrainas, nuk do të kishim miliona refugjatë (me 18 prill 2022, Komisari i lartë i OKB-së për refugjatët deklaroi se deri tani Ukrainën e kanë braktisur 5 milionë njerëz).

Ukraina nuk do të ishte shkatërruar, as ekonomia e saj për këtë vit nuk do të kishte rënie me 45%, sikurse parashikon raporti i kësaj jave i bankës Botërore. Për krahasim, kur në vitin 1991 u shpërbë BRSS-ja dhe Kuba komuniste mbeti pa ndihmën sovjetike, PBB-ja kubaneze ra me 35 përqind dhe për këtë qeveria në Havanë vuri në përdorim “tallonat” (gjë që në Kubë ende vazhdon edhe sot e kësaj dite). Ndërsa rënia e parashikuar e PBB-së për Ukrainën është akoma më e madhe se ajo e Kubës.

Kolapsi i industrisë europiane

Pastaj, Perëndimi nuk do ti vinte sanksione Rusisë, e kësisoj çmimet e energjentëve dhe ushqimeve në tregjet  botërore nuk do të “çmendeshin” duke kërcënuar me recesion dhe inflacion, si dhe mungesa ushqimesh në shumë vende, veçanërisht në Botën e Tretë. Megjithese edhe Perëndimi i begatë nuk është imun ndaj kësaj katastrofe, e cila në vendet perëndimore ka filluar të ndjehet  nëpërmjet shtrenjtimit drastik të një sërë produktesh, përfshirë edhe artikujt i konsumit të gjërë, nga buka dhe vaji e deri te kafja dhe benzina.

Për pasojë tashmë pritet edhe zvoglimi drastik i standartit qytetar në Perëndim, sidomos nëse Britania e Madhe dhe ShBA-të arrijnë të detyrojnë vendet europiane të heqin dorë nga energjentët rusë – gjë e cila do të shkaktonte kolaps të industrisë europiane, siç bënë me dije publikisht kohët e fundit krerët e sindikatave më të mëdha gjermane, kur paralajmëruan se pa energjinë ruse shumë uzina gjermane do të jenë të detyruara në një afat prej disa javësh të ndërpresin prodhimin.

“Do të humbasin shumë vende pune, por do të ndodhë edhe kolapsi i shpejtë i zinxhirëve të prodhimeve industriale në Europë, gjë që do të ketë pasoja globale”, paralajmëroi Michael Vasilidis, kreu i sindikatës së punëtorëve të prodhimeve kimike IGBCE.

Pasoja të ngjashme do të shkaktoheshin edhe nga bojkoti europian i naftës ruse, veçanërisht në situatën kur vendet e OPEC-ut shprehen se nuk mund të zëvendsojnë prodhimin e naftës ruse dhe as kanë ndërmend të rrisin prodhimin e tyre. 

Më tej, në një situatë ekonomike postpandemike edhe kështu të vështirë nuk do të ndodhte rritja e buxheteve ushtarake  të vendeve perëndimore, gjë që do ta dobësojë akoma më shumë shtetin social të Perëndimit dhe do të vështirësojë rimëkëmbjen e ekonomive të kërcënuara nga lufta dhe sanksionet.

Përve kësaj, nuk do të na duhej të jetonim në një paranojë të vazhdueshme nëse NATO-ja do të përfshihet në mënyrë direkte në luftën ukranase, gjë që do të shkaktonte një konflikt potencialisht armagedonik mes Rusisë (me mundësi edhe e përforcuar nga Kina) dhe komplet Perëndimit. Nuk do të ndodhte që neve të na ofrohej si ilaç pikërisht ajo që solli këtë krizë – forcimi  NATO-os në Lindje të Europës. Megjithëse në historinë e njerzimit ende nuk ka ndodhur që ndokush të ketë arritur ta shuajë zjarrin me benzinë.

Kështu foli Bzhezinski

Shumë analistë mendojnë se kjo luftë do të ishte evituar në mënyrën më të lehtë, vetëm sikur Zelenski do të kishte deklaruar në kohën e duhur se Ukraina do të qëndronte ushtarakisht neutrale dhe nuk do të vendoste në territorin e saj raketat e NATO-s. Sot Ukraina ndoshta nuk do të ishte një vend i shkatërruar nëse Zelenski do të kishte lexuar me vëmendje atë që pati thënë mendimtari i madh gjeopolitik amerikan i shekullit 21, i ndjeri Zbignjev Bzhezhinski.

“Rusisë duhet ti garantohet se Ukraina, e lirë dhe demokratike nuk do të synojë hyrjen në NATO”, tha Bzhezhinski në vitin 2015 në Poloni, pasiqë një vit më parë pati propozuar një “kompromis konstruktiv” sipas të cilit politika e brendshme dhe e jashtme ukrainase të jetë të ngjashme me politikën e Finlandës neutrale. E cila, bash si Ukraina, ndan një kufi të përbashkët me Rusinë me një gjatësi prej 1.300 kilometër.

Por Zelenski nuk e dëgjoi Bzhezhinskin. Në vend të kësaj, me 17 shkurt – një javë para fillimit të agresionit rus – deklaroi se për Ukrainën “nuk ka rrugë tjetër përveç asaj të antarsimit në NATO”, në mënyrë që pastaj, pas dy ditësh në Konferencën për sigurinë në Mynih do të deklaronte se Ukraina mund ta braktisë memorandumin e Budapestit të vitit 1994, gjë me të cilën kërcënoi direkt se Kievi ishte i gatshëm të prodhonte armë bërthamore.

Këtë Zelenski e deklaroi të shtunën. Të hënën pasardhëse Putini njohu Republikat secesioniste të Donjeckut dhe Luganskut dhe të enjten nisi luftën.

Në analizën e kësaj lufte nuk mund të injorohet një renditje e këtillë e ngjarjeve, sepse ajo lind pyetjen e rëndësishme: çfarë garancish kishte marrë (dhe eventualisht u kishte besuar) Zelenski, i cili në agim të luftës kërcënonte bash me atë që Rusia paraprakisht kishte muaj që e nënvizonte si “vijë të kuqe”, pas së cilës vinin “masat ushtarako-teknike”?

Ndërsa në mediat mainstrim Perëndimore Zelenski, në mënyrë dominante, përshkruhet si lider heroik i cili lufton me duar e këmbë për vendin e tij të sulmuar, jashtë kësaj fushe propagandistike të kuptueshme mendimet ndahen. Disa thonë se Zelenski është naiv politik, i cili besoi se Perëndimi kishte mundësi (me ndihmën e NATO-s) t’ia kthente ushtarakisht Krimenë dhe t’ia çlironte Donbasin, në mënyrë që më në fund të mbyllej lufta, e cila në Ukrainë zien që në vitin 2014, kur shpërtheu kriza ukrainase.

Për këtë dihet edhe çmimi i saktë  që pagoi Amerika për shpërthimin e “krizës ukrainase”: pesë miljardë dollarë.

Shkolla e Bobi Fisherit

Këtë shifër e dimë në sajë të nënsekretares aktuale për çështjet politike të ShBA-ve, Viktorija Nuland, e njohur për atë që në vitin 2014, në Euromajdan u ndante biskota protestuesve (të cilët me rrëzimin e presidentit prorus Viktor Janukoviç shkaktuan kryengritjen në Donbas, gjë me të cilën faktikisht filloi edhe lufta ukrainase që shohim sot) dhe për atë të famshmen “Fuck EU” në bisedën telefonike me ambasadorin amerikan në Ukrainë, Xhefrei Pjatt, nga e cila shihet qartë se pas puçit të rrugës në Kiev, ishte Uashingtoni që do ta përcaktonte se cili do  të ishte në krye të Ukrainës.

Që ShBA-të investuan pesë miljardë dollarë “për mbështetjen dhe zhvillimin e demokracisë në Ukrainë”- përfshirë edhe rrëzimin nëpërmjet protestave të rrugës të Janukoviçit dhe vendosjen e një qeverie properëndimore në Kiev – bota e mori vesh bash nga Viktorija Nulandi, e cila në muajin prill të vitit 2014 e pranoi këtë fakt në një intervistë dhënë CNN-së (ndërsa në muajin dhjetor të vitit 2013 edhe në National Press Club në Uashington).

Fakti që ky grusht shteti i vitit 2014, të cilin ShBA-të e mbështetën me kaq zjarr dhe haptazi, dhe i cili përbën pikënisjen e krizës ukrainase – sepse çoi në kryengritjen në Donbas dhe në fund  të fundit edhe te kjo luftë – flet qartë për atë se Amerika ka ndikuar me të madhe në ngjarjet në Ukrainë, megjithëse e dinte se një përzierje e tillë në një vend kaq thellësisht të ndarë do të përfundonte me katastrofë.

Por kjo katastrofë po del se është fitim për Amerikën – arriti ta izolojë Rusinë nga Perëndimi, ta forcojë NATO-n dhe ta shtrojë Europën, ndërsa nuk viktimizoi asnjë ushtar të sajin (përveç ndonjë instruktori i cili nuk arriti të largohej në kohë nga Ukraina). Në vend të ushtarëve amerikanë, për interesat e ShBA-ve po vriten ushtarët ukrainas. Kjo është tregues se Bobi Fisheri nuk është i vetmi shahist i madh amerikan.

Për këtë mbetet dyshimi se Zelenski, megjithëse edhe mund të mos jetë “njeri i  amerikanëve”, në njëfarë mënyre është peng i interesave amerikane. Sikur ti kishte pranuar që më parë propozimet ruse, luftë ndoshta nuk do të kishte, ndërsa Amerika në këtë rast do të humbiste pjesërisht levën për destabilizimin e Rusisë. Por kur në një projekt investohen  pesë miljardë dollarë, është e qartë se asgjë nuk i lihet rastësisë.

Problemi neonazist

Përveç Amerikës, Zelenskit nuk do  t’ia lejonin kompromisin me Rusinë  edhe neonazistët ukrainas. Për këtë u bind personalisht paraardhësi i  tij Petro  Poroshenko: kur në vitin 2015 u përpoq të vinte në jetë Marrëveshjen e Minskut – madje parlamenti ukrainas kaloi edhe leximin e parë të Ligjit për ndryshimin e Kushtetutës me synim implementimin e Marrëveshjes – radikalët e djathtë zhvilluan demonstrata të dhunshme para parlamentit gjatë të cilave u  vranë dy  policë. Më vonë Poroshenkoja hoqi dorë nga realizimi  i Marrëveshjes në fjalë, ndërsa Zelenski as që tentoi.

Në një botë më të lumtur, Zelenski  nuk do  të ishte i detyruar të ishte njëkohësisht nën ndikimin e ShBA-ve dhe të frikësohej  nga neonazistët e tij, sepse Amerika e fuqishme antifashiste do të përkudjesej që këta radikalë të mos ekzistonin, ose të reduktoheshin në masën periferike, si në vendet e tjera të Perëndimit. Në rastin më të mirë do ta pengonte bataljonin neonazist Azov që në vitin 2014 që të bëhej pjesë e forcave të armatosura të Ukrainës.

Por në këtë botë ishte pikërisht Amerika e cila për vite me radhë financoi Azovin dhe këtë e bëri praktikisht që nga momenti i  formimit të kësaj njësie ushtarake. Natyrisht jo sepse Uashingtoni  i do neonazistët ukrainas, por sepse këta neonazistë janë më të gatshmit dhe të eturit për të luftuar kundër rusëve (gjë që prej javësh po e tregojnë në Mariupol).

Duhet thënë edhe kjo: pasiqë Kongresi amerikan në fund të vitit 2014 miratoi Ligjin për financimin e programit që lidhej me Pentagonin – i cili përfshinte edhe trajnimin luftarak të batalionit Azov – nisi beteja shumëvjeçare e një pjese të kongresmenëve të arësyeshëm që ky vendim të shfuqizohej.

Ndihmësit e fuqishëm të Azovit

Kështu, në muajin qershor të vitit 2015, përfaqësuesi demokrat Xhon Koniers dhe kolegu i tij republikan Ted Yoho ofruan amendamente dypartiake nëpëremjet të cilëve ndalohej ndihma ushtarake amerikane për Azovin, të cilën ata e quanin “milici paramilitare neonaziste”. Dhoma e përfaqësuesve në fillim i miratoi amendamentet e tyre dhe ndaloi bashkëpunimin me Azovin, por nën presionin e Pentagonit ky ndalim u hoq. 

Ndaj këtij ndalimi protestoi Qendra “Simon Viesental”, e cila deklaroi se heqja e ndalimit potencon rrezikun e shtrembërimit të Holokaustit në Ukrainë. Por kjo nuk e pengoi delegacionin amerikan- senatoren demokrate Emi Kllobuçar dhe senatorët republikanë XhonMekein dhe Lindsej Graham- që gjatë vizitës në Ukrainë, në muajin dhjetor 20126, të fotografoheshin me pjestarë të Azovit.

Vetëm në vitin 2018,  Kongresi i ShhBA-ve bllokoi ndihmën ushtarake për Azovin, me argumentin kjo njësi mëkon “ideologjinë e supremacisë së racës së bardhë”. Në muajin tetor të vitit 2019, një grup prej 40 pjestarësh të Kongresit amerikan i kërkoi Departamentit të Shtetit ta shpallte Azovin “organizatë e huaj terroriste”, por Departamneti i Shtetit nuk e mori parasysh kërkesën e tyre. Në muajin prill të vitit 2021, kongresmenja demokrate Elisa Slotkin ia përsëriti këtë kërkesë edhe kreut të ShBA-ve, Xhon Bajdenit, por edhe ai nuk e mori parasysh.

Kësisoj, në tri administrata të nëpasnjëshme amerikane, batalioni Azov ka mbrojtës në nivel të lartë, gjë që është e qartë edhe për Zelenskin. Edhe sikur të dëshironte të evitonte luftën nuk do ta lejonin. Me sa duket janë të shumtë aktorët që e deshën këtë luftë dhe nuk janë të gjithë nga Rusia. Por gjithsesi, kjo nuk e amniston përgjegjësinë e agresorit.

Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

https://slobodnadalmacija.hr/vijesti/svijet/tajni-susret-njemacki-kancelar-se-prije-rata-sastao-sa-zelenskim-iznio-je-ponudu-koju-je-ukrajinski-predsjednik-odbio-otrkivena-i-uloga-amerikanaca-evo-velike-price-o-sukobu-koji-se-mozda-i-nije-trebao-dogoditi-1186715

Tags: scholzUkrainezelensky

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Rreziqet bërthamore po rriten ndërsa një garë e re armësh po afrohet, paralajmëron SIPRI

16 Qershor, 2025
President Donald Trump walks on the South Lawn upon arrival at the White House in Washington, Saturday, Jan. 19, 2019, after attending the casualty return at Dover Air Force Base, Del., for the four Americans killed in a suicide bomb attack in Syria. (AP Photo/Manuel Balce Ceneta)
FOKUS

Ballkani pa Amerikën

16 Qershor, 2025
JO VETEM LAJM

“Parada ushtarake e presidentit Trump-çelja e një etape të re në historinë e politikave amerikane dhe botërore”

15 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

16 Qershor, 2025

Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

16 Qershor, 2025

Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus Putin

16 Qershor, 2025

Muzeu i Murit të Madh Kinez hapet në Kinën veriore

16 Qershor, 2025

Rreziqet bërthamore po rriten ndërsa një garë e re armësh po afrohet, paralajmëron SIPRI

16 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.