Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 250 të tjerë janë plagosur në sulmet iraniane gjatë natës në Izraelin qendror dhe verior, ndërkohë 18 persona mbeten akoma të zhdukur, transmeton Anadolu.
Transmetuesi izraelit Channel 12 raportoi se numri i vdekjeve në Bat Yam dhe Rehovot në jug të Tel Avitit gjithashtu është rritur në 6, ndërsa 18 persona mbeten të zhdukur nën rrënoja.
Kreu i qytetit Bat Yam tha se sulmet iraniane dëmtuan 61 ndërtesa në Bat Yam, duke i bërë gjashtë prej tyre të pabanueshme, duke shtuar se përpjekjet e shpëtimit dhe ndihmës po vazhdojnë.