• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Themeli i shtetit, apo i sherrnajës politike?

17 Qershor, 2019
in OP/ED, Uncategorized
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zhvillimet politike të ditëve të fundit janë dëshmia më e freskët se Kushtetuta, themeli i shtetit, stabilitetit dhe demokracisë te ne po kthehet sërish në “mollë sherri”. I sheh e dëgjon me vëmendje parlamentarët, politikanët dhe çuditërisht shumë më pak ekspertët të diskutojnë me zell mbi teknikalitetet e pakapshme për publikun e thjeshtë, por shpejt vjen zhgënjimi sepse jemi ndeshur me aq shumë probleme, konflikte dhe kriza të shtetit tonë, jo vetëm kur shkelet, por edhe kur respektohet Kushtetuta; kur sheh se kemi mbi një vit pa prokuror të përhershëm, pa Gjykatë të Lartë dhe mbi të gjitha pa Gjykatë Kushtetuese. Imagjinoni Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut se si mund të funksiononte qoftë edhe një javë pa Gjykatën e saj të Strasburgut! Për fat të keq, me poteren e madhe politike, parlamentare dhe mediatike të ditëve të fundit po rikonfirmojmë se jemi vend “sui generis” dhe në këtë fushë. Sepse gjatë 30 viteve të fundit, me gjithë zhurmën dhe ndryshimet e shpeshta kushtetuese, si në asnjë vend tjetër në Evropë, sërish problemet kanë qenë dhe mbeten të shumta dhe serioze.

Dihet tashmë se në vitin 1991, dispozitat kryesore kushtetuese të miratuara me konsensuin e partive politike shfuqizuan Kushtetutën famëkeqe socialiste të vitit 1975 me pasojat dhe të këqijat e saj të njohura tragjike.  Dispozitat kryesore kushtetuese vunë themelet dhe i çelën rrugën integrimit në BE, NATO, KiE, OSBE, institucionalizuan pluralizmin politik, ekonominë e tregut, pronën private, lirinë e fesë, e ndërgjegjes etj. Vlen të theksohet se kjo ishte hera e parë dhe e vetme kur nuk pati sherre dhe grindje për dokumentin themelor të shtetit; kjo ndoshta sepse ato ishin kalimtare, në pritje të Kushtetutës së re demokratike. Kjo e fundit u hodh për “diskutim të madh popullor” në vitin 1994. Fushata e referendumit kushtetues u zhvillua si një sherrnajë e paparë politike mes debatesh dhe kundërshtish të ashpra nga dy kampe të papajtueshme politike. Kjo, pasi presidenti i asaj kohe kërkonte me çdo kusht  shtimin dhe forcimin e kompetencave presidenciale me jo pak, por 33 nene shtesë tejet të diskutueshme që binin ndesh me Aktin Final të Helsinkit. Kushdo që e ka ndjekur, ose ka qenë i përfshirë në atë referendum si dhe autori i këtij shkrimi brenda e jashtë vendit ka parë se si nga një moment reflektimi, afrimi dhe bashkimi në diversitet, ai provokoi një ndarje dhe betejë plebishitare ndërmjet presidentit Berisha dhe opozitës së bashkuar; jehona e asaj sherrnaje shkoi deri në Venecie, Bruksel, Bon, Uashington, Strasburg dhe gjetkë derisa u hodh poshtë me shumicë të madhe votash.

Viti 1997 me situatën e jashtëzakonshme jep veç të tjerash, shembuj domethënës të dobisë kur veprohet dhe jashtë suazës së Kushtetutës dhe dëmit të madh kur veprohet verbërisht sipas saj. Dihet se atëherë me marrëveshjen e 9 marsit 1997 u krijua qeveria e Pajtimit Kombëtar me kryeministër socialist, edhe pse PD-ja kishte shumicën parlamentare dhe sipas dispozitave kushtetuese i takonte asaj të mbante shumicën e qeverisë dhe postin e kryeministrit. Mirëpo kjo nuk përputhej me “frymën” e ndryshimeve kushtetuese që ishte ruajtja e unitetit dhe stabilitetit të vendit. Natyrisht aty ishte garantor komuniteti ndërkombëtar dhe forcat politike. Edhe rizgjedhja e Berishës si president më 4 mars 1997 përballë kundërshtimit të madh e të dhunshëm të popullsisë, kur skemat piramidale po shpërthenin formalisht ishte në rregull; por nuk ishte e tillë me “frymën” e Kushtetutës.

Shumë e madhe ishte edhe sherrnaja politike në vitin 1998, kur u diskutua mbi Kushtetutën e re me ndihmën e madhe të komunitetit ndërkombëtar dhe juristëve nga më të njohurit e asaj kohe, sipas parametrave më të mirë ndërkombëtarë. Edhe pse bashkëkryetarët e komisionit parlamentar për hartimin e saj ishin dy liderë të opozitës së asaj kohe. Lidershipi i saj mendonte gabimisht se i kishte ardhur ora e revanshit për disfatën e vitit 1994 dhe bëri thirrje për bojkotin e saj. Por, Kushtetuta fitoi edhe pse “tangjent” në referendumin e rastit. E megjithatë, as ajo Kushtetutë tejet e përparuar nuk mundi të shmangë afera, skandale, sherrnaja dhe konflikte zgjedhore si brenda mazhorancës së asaj kohe, ashtu edhe në marrëdhëniet e saj me opozitën, siç ishte rasti me zgjedhjet e shumëdiskutuara të vitit 2001.

Gjithsesi, pas disa viteve, kur dukej se gjërat ishin normalizuar dhe nuk kishte probleme, befas, më 1 prill 2008 brenda natës u bënë ndryshimet e njohura  kushtetuese, duke ndryshuar rrënjësisht sistemin zgjedhor nëpërmjet shtimit të kompetencave të kryeministrit, duke dobësuar parlamentarizmin e duke e katandisur Presidentin e Republikës në një “kukull ceremoniale”. Në fakt, ato ndryshime janë në themel të krizave politike deri tek ajo e tanishme. Nuk sollën ndonjë dobi, veç komfortit politik dhe elektoral për liderët e partive kryesore, që të kishin dorë të lirë në caktimin e deputetëve dhe për gjithçka, duke dëmtuar rëndë karrierën dhe konkurrimin partiak, përbërjen dhe cilësinë e trupës sonë  parlamentare. Shija e hidhur e asaj sherrnaje të drejtë politike është ende aty.

Tani, mbi 10 vjet më vonë, veç disa rasteve më të vogla të mëparshme, erdhi sherrnaja e re edhe më e rëndë. Pa hyrë në debate shteruese, dua të theksoj se në vendet perëndimore, në raste të tilla politika nuk nxitohet në deklarata, ca më pak me gjuhë joinstitucionale. Ajo reflekton, konsultohet dhe dëgjon zërin e ekspertëve. Mbi këtë bazë dhe pa panik, ajo vepron me kujdes dhe në mënyrë proporcionale, duke peshuar mirë argumentet ligjore, por edhe interesat politike e me gjerë, tani dhe të ardhmen. Ja shiheni, kancelaritë kryesore perëndimore janë ende në shqyrtim e sipër të dekretit në fjalë. Së dyti, siç u përmend edhe më lart, Kushtetuta dhe çdo ligj kanë “germat (the letters)” dmth., nenet dhe dispozitat, por dhe “frymën” (the spirit) e tyre dmth., moralin, qëllimin dhe kornizën e tyre. Të dyja shkojnë bashkë dhe  ndarja e tyre mekanike çon në përfundime të gabuara. Gjithashtu, edhe nenet e saj merren dhe trajtohen në tërësinë e tyre e jo veç e veç; veç kësaj, nuk mund të kërkosh nga Kushtetuta që të hyjë në çdo detaj, datë dhe shifra teknike, kurrsesi. Ja psh., koncepti i ri “Spitzenkandidat” ose “kandidati kryesor” në zgjedhjet e fundit evropiane për postin e presidentit të Komisionit Evropian; kjo praktikë ka filluar zbatimin në vitin 2014 me nismën gjermane. Në fakt, ky term nuk figuron në “Kushtetutën” evropiane, siç është Traktati i Lisbonës; e megjithatë, kurrkush në BE dhe vendet anëtare, as Presidenti Macron që është kundër këtij sistemi, nuk e ka quajtur shkelje të traktatit apo dhunim të së drejtës së Këshillit Evropian në zgjedhjen e posteve kyçe të BE-së, sepse ai përputhet me “frymën” atij traktati!

Më tej, vërtet që ndryshe nga dekreti i tanishëm i Presidentit Meta, precedentët e shtyrjes së zgjedhjeve lokale dhe parlamentare më 2007-ën dhe 20017-ën ishin rezultat i konsensusit dhe veprimit të gjerë partiak, por nga ana tjetër, vendimi i tanishëm është pasojë dhe përgjigje institucionale ndaj mungesës së këtij dialogu dhe konsensusi, pra e mosveprimit, për herë të parë në 30 vitet e fundit të forcave politike ndaj situatave të reja me plot të panjohura. Mirëpo, si veprimi dhe mosveprimi kanë efekte të ngjashme, madje mosveprimi i forcave politike në kushtet e tanishme është më i dëmshëm dhe në kundërshtim të hapur me Kushtetutën, frymën dhe germat e saj.

Ndaj, krahas gjykimit të mazhorancës, që është në të drejtën e vet, përse të mos mendohet edhe versioni tjetër, që dekreti i Presidentit të Republikës synon shtyrjen në një datë të afërme, por jo mohimin e votës; që zgjedhjet të jenë pluraliste e jo votime moniste, ndryshe ato do të çonin në zgjedhë politike. Ndoshta nga ana formale dekreti i presidentit lë vend për diskutime, shumica parlamentare e quan me të drejtë “akt të paprecedent”, mirëpo edhe situata e tanishme e krizës  është e paprecedentë! Ndryshe, në kushte të tjera normale, shtyrja e zgjedhjeve nga presidenti do të ishte e papranueshme, sepse veç të tjerash, do të dëmtonte/favorizonte njërën apo tjetrën palë. Atëherë, a nuk ka vend të mendohet se në këto rrethana krejt specifike, ndërhyrja e presidentit, edhe pse në “germa” jo shumë e qartë, sërish në “frymë” krijon hapësirë dhe kohën e nevojshme për mendim dhe reflektim nga të gjithë; jo për të “mprehur shpatat” në Kuvend e gjetkë, por për t’u ulur në tryezën e dialogut si kandidatë për në BE që jemi, për të mos dëmtuar më imazhin dhe për të nxitur partnerët tanë që të na japin dritën jeshile për negociatat e shumëpritura. Aq më tepër tani kur mesazhi që ata presin nga ne në këto momente vendimtare nuk është hapja e një fronti të re krize institucionale dhe përshkallëzimi i saj me procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Siç u shpreh së fundi me shqetësim dhe zoti George Tsereteli, president i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, ajo çka ata presin me padurim nga vendi ynë është dialogu dhe kompromisi politik, që të jemi të parët në luftën kundër krimit, korrupsionit, azilit të paligjshëm dhe dukurive të tjera negative. Nuk po flasim pastaj për kohën dhe energjitë e mëdha shtesë që do të shpenzojë politika e të gjitha krahëve dhe diplomacia jonë dhe kështu plot e përplot me konflikte për t’u shpjeguar kancelarive perëndimore  konfliktin më të ri, fajet dhe gjynahet e palëve. Ca më tepër që në fund të fundit, ajo ka të bëjë me një datë zgjedhjesh lokale, as e para dhe as e fundit në politikën tonë. Ca më tepër se më 1 janar 2020 do të marrim kryesimin vjetor të OSBE-së.

Së fundi, në diskutimet dhe debatet e shumta kërkohet distancimi nga demonstrimi i forcës dhe gjuha e drunjtë, si dhe etikë/kulturë më e madhe politike evropiane. Mbi të gjitha, këtu vlen shumë këshilla e Coelhos së famshëm se “eleganca nuk shfaqet në mënyrën si e mbajmë shpatën, por si e shmangim dyluftimin”./gsh

Related- Posts

NGJARJE

Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

12 Shtator, 2025
OP/ED

Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

2 Shtator, 2025
Uncategorized

Deklarata e Këshillit të Kryetarëve të Shteteve të OBSh-së për 80-vjetorin e fitores së Luftës së Dytë Botërore dhe të themelimit të OKB-së

1 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

15 Shtator, 2025

Strategjia “kokëposhtë” e Kissingerit. Iluzioni i Trumpit i cili është i destinuar me dështim

15 Shtator, 2025
The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

Delegacioni i BE-së viziton Shqipërinë dhe Malin e Zi për të vlerësuar përdorimin e fondeve europiane

15 Shtator, 2025

Revista “Qiushi” publikon artikullin e Xi Jinping-ut mbi nxitjen e ndërtimit të një tregu të njësuar kombëtar

15 Shtator, 2025

Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

15 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.