Nga Eljanos Kasaj |Argumentum
Beteja e Normandisë ( 6 qershor-30 gusht) dhe thyrja e trupave të Gjermanisë Naziste dhe Republikë Sociale Italiane, futën mbi dy milionë trupa amerikane,britanike,kanadeze në vijën e frontit dhe trupa mbështetëse(prej kolonive britanke dhe franceze) të Koalicionit të Aleatëve Perëndimorë në Francë në vitin 1944.
Ajo u ndoq nga Beteja e Parisit, e cila filloi më 19 gusht dhe përfundoi me Çlirimin e Parisit(Libération de Paris) më 25 gusht, ndërsa shumica e trupave naziste të Wermacht-it ishin shtyrë prapa në Vijën e Siegfried deri në fund të vitit 1944. Pas përfundimit të luftës, riatdhesimi për çmobilizimin e trupave aleate mori kohë. Edhe në vitin 1946, muaj pas Ditës së Fitores në Evropë, kishte ende rreth 1.5 milion trupa aleate në Evropë.
Gjatë kësaj kohe(pra,gjatë viteve të Luftës) revista popullore amerikane “LIFE” (një nga revistata më të vjetra dhe popullore të kohës në SHBA) i bëri jehonë përfytyrimit të përhapur midis trupave amerikane mbi Francën si “një bordello e gjigande e banuar nga 40 milionë hedonistë që e kalonin gjithë kohën duke ngrënë, pirë, duke bërë dashuri dhe, në përgjithësi, duke kaluar një kohë shumë të mirë”-si pjesë e propagandë amerikane për të motivuar trupat amerikane për të shkuar në luftë në një kontinent tjetër,një oqean larg shtëpive dhe vendit të tyre.
Madje dhe Gazeta e Ushtrisë Amerikane “Stars and Stripes” ishte plot me fotografi që tregonin gra bukuroshe franceze duke puthur ushtarët amerikanët fitimtarë.
“Ja për çfarë po luftojmë”, shkruhej në një titull kryesor më 9 shtator 1944, së bashku me një fotografi të grave franceze që brohorisnin dhe mbishkrimin: “Francezet janë të çmendur pas jankëve(një emër i përdorur prej popujve latino-amerikan për të quajtur amerikanët)”.
Nxitja e seksit “ishte të motivonte ushtarët amerikanë”, tha historiania amerikane Mary Louise Roberts, një nga të paktat që ka studiuar atë që ajo e ka quajtur “një tabu” të Luftës së Dytë Botërore.
“Seksi, dhe dua të them prostitucioni dhe përdhunimi, ishte një mënyrë që amerikanët të tregonin dominim mbi Francën, duke dominuar burrat francezë, pasi ata nuk kishin qenë në gjendje të mbronin vendin dhe gratë e tyre nga gjermanët”, shtoi më tej ajo.
Deri në fund të verës së vitit 1944, menjëherë pas çlirimit të Normandisë, gratë normande filluan të raportonin raste të shumta dhune seksuale nga ushtarët amerikanë…
Kjo situatë vijoj edhe gjatë vitit 1945, pas përfundimit të luftës në Evropë dhe fitores së Forcave Aleate mbi Gjermaninë Naziste.
Qyteti-port normand i Le Havre ishte në këtë kohë plot me ushtarakë amerikanë që prisnin kthimin në Shtetet e Bashkuara. Një qytetar i Le Havre i shkroi kryetarit të bashkisë se njerëzit e Le Havre ishin “sulmuar, grabitur, shkelur si në rrugë ashtu edhe në shtëpitë tona” dhe “Ky është një regjim terrori, i imponuar nga banditë me uniformë”.Ndërsa një pronar kafeneje nga Le Havre dëshmoi: “Ne prisnim miq që nuk do të na bënin të turpëroheshim për humbjen tonë. Në vend të kësaj, erdhi vetëm moskuptim, arrogancë, sjellje tepër të këqija dhe arrogancë e pushtuesve”. Një sjellje e tillë ishte gjithashtu e zakonshme në Cherbourg. Ekzistonte një shprehje vendase midis popullsisë lokale që “Me gjermanët, burrat duhej të kamuflonin veten – por me amerikanët, ne duhej t’i fshihnim gratë”.
Një tjetër fakt fort interesant është se ushtarët e bardhë amerikanë nuk u ekzekutuan për përdhunim dhe për ta pati pak ose pothuanse aspak dënime mbi sjelljet e tyre kundrejt popullsisë civile(sidomos vajzave dhe grave të reja franceze).
130 nga 180 trupat e akuzuara për përdhunim nga Ushtria Amerikane në Francë ishin afrikano-amerikanë.
Sipas raporteve zyrtare forcat amerikane ekzekutuan 29 ushtarë për përdhunim, 25 prej të cilëve afrikano-amerikanë. Disa dënime kundër afrikano-amerikanëve u bazuan në prova rrethanore-si në faktin se ushtarët afro-amerikan ishin më fort të dallueshëm prej prej paraqitjes,akcentit ose aromës,por dhe për faktin se ushtarët e bardh amerikan gjithmonë largoheshin pasi kishin “mbaruar punë”,ndryshe nga ata afro-amerikan.
Sipas raporteve zyrtare trupat amerikane kryen 208 akte përdhunimi dhe rreth 30 vrasje në departamentin e Manche.
Ndërkaq mbi këtë çështje, profesori amerikan i sociologjisë dhe kriminologjisë në Universitetin e Kentucky-t Verior, Robert Lilly, raportoi në librin e tij “Taken by Force: Rape and American GIs in Europe in World War II” vlerësimin e tij se 14,000 raste përdhunimi u kryen nga ushtarët amerikanë në Francë, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar midis viteve 1942 dhe 1945.
Më konkretisht, profesor Lilly vlerësoi se 4,500 raste sulmi seksual ishin kryer nga ushtarakët amerikanë në Francë nga qershori 1944 deri në fund të luftës në maj 1945!
Për pothuaj tetë dekada këto ngjarje mbetën në hije dhe në vendet eveopiane, sidomos ato Evropiano Perëndimore, deri më sot ekzistonte vetëm përfytyrimi i ushtarit sovjetik të viteve 1940′ ose atij jugosllav të viteve 1990′ si “përdhunues, grabitës dhe të dhunshëm”, por zbulimet e reja të nxjera në dritë prej investigimeve gazetareske të mediave franceze dhe dëshmive të aty pak dëshmitarëve dhe viktimave që sot ende jetojnë janë duke thyer një nga imazhet porpagandistike më të mëdha të kujtesës kolektive të popujve të Evropës dhe duke sjellë një imazh më të qartë të viteve të Luftës së Madhe.
Njëkohësisht ajo është një mësim për çdo popull, se si nëse ai nuk është i aftë për të luftuar dhe për ta mbrojtur lirinë e tij, ka për të përfunduar nga thundra nën thundër, qoftë edhe prej “aleatëve” të tij…
© 2025 Argumentum