• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

    Vizitë zyrtare e Kryetares së Kuvendit Bullgar në Shqipëri, Spiropali: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Trump, Biden ofrojnë zgjidhje të kundërta për katër vitet e ardhshme

28 Tetor, 2020
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Votuesit që zgjedhin midis Presidentit Donald Trump dhe ish- nënpresidentit Joe Biden në garën presidenciale të Shteteve të Bashkuara nuk duhet të kenë vështirësi të bëjnë dallimin mes tyre përsa u takon çështjeve politike.

Dallimet në qëndrimet e kandidatëve për një larmi të madhe çështjesh – klima, taksat, tregëtia, marrëdhëniet racore, siguria kombëtare, imigracioni dhe mbi të gjitha trajtimi i pandemisë së koronavirusit – janë të mëdha dhe u ofrojnë votuesve dy alternativa shumë të ndryshme për drejtimin e vendit gjatë katër viteve të ardhshme.

Në përgjithësi, Presidenti Trump ka qeverisur ashtu siç bëri fushatë katër vjet më parë, si një republikan që thyen normat që ndjek një rrugë jotradicinale. Kjo është e vërtetë si në marrëdhëniet e tij me vendet e tjera, ku filozofia e tij “Amerika e Para” ka vënë në provë lidhjet midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj prej kohësh, edhe në politikën e brendshme, ku ai vazhdimisht ka shtyrë kufijtë e autoritetit ekzekutiv, i frenuar shpesh nga gjyqësori.

Zoti Biden, në të kundërt,ka bërë një fushatë që ndërthur pozicionet kryesisht progresiste të shoqëruara me një premtim se ai do ta kthejë vendin në një formë më tradicionale të politikës – më pak e përqendruar në Twitter dhe tubime masive dhe më shumë në debate të hollësishme të politikave dhe marrëveshje legjislative.

Përgjigja ndaj koronavirusit

Me më shumë se 225,000 amerikanë të vdekur në pandeminë e koronavirusit dhe raste të reja të përditshme në nivelin më të lartë ndonjëherë, është bërë e qartë se plani i administratës Trump për trajtimin e virusit mbështetet kryesisht tek zhvillimi i vaksinave dhe trajtimet terapeutike për personat e infektuar, në vend të një përpjekjeje të përbashkët për të ngadalësuar ritmet e përhapjes së virusit.

Të dielën, Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows tha shprehimisht se administrata nuk beson se mund të “kontrollojë” virusin. Administrata dhe vetë presidenti kanë minimizuar rëndësinë e mbajtjes së maskave, për të cilat ekspertët e shëndetit publik thonë se do të ulnin ndjeshëm normat e infeksionit dhe do të shpëtonin jetë.

Zoti Biden mbështet zhvillimin e vaksinave dhe trajtimeve terapeutike, por në të njëjtën kohë është për një qasje më aktive federale për kontrollin e virusit. Ai ka thënë në mënyrë të përsëritur se ai beson se një vendim për përdorimin e detyruar të maskës në të gjithë vendin do të ishte i ligjshëm dhe i nevojshëm.

Si zoti Trump edhe zoti Biden mbështesin rihapjen e shkollave, por ndërsa ish nënpresidenti Biden propozon sigurimin e fondeve federale për të ndihmuar shkollat të hapen në mënyrë të sigurt, Presidenti Trump ka propozuar bllokimin e fondeve federale nga shkollat që nuk arrijnë të rihapen.

Ndryshimet klimatike

Megjithëse ai shpesh thotë se dëshiron që të gjithë amerikanët të kenë ujë të pastër dhe ajër të pastër, Presidenti Trump ka treguar pak interes për të ndërmarrë hapin që ekspertët besojnë se do të realizonte më shumë drejt sigurimit të të dyjave: reduktimin e përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Protestues mblidhen para Shtëpisë së Bardhë për të kundërshtuar daljen nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, në vitin 2017.

Zoti Trump i nxorri Shetet e Bashkuara nga Marrëveshja Parisit për Klimën dhe ka ndërmarrë hapa të shumtë për të zgjeruar shpimet e naftës dhe nxjerrjen e qymyrit në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Biden ka propozuar një plan prej 2 trilionë dollarësh për të ulur çlirimin e gazeve serë, nxitësi kryesor i ngrohjes globale dhe do të nxisë që ta bëjë prodhimin e energjisë elektrike në SHBA 100 për qind neutral nga karboni deri në vitin 2035. Megjithëse ai nuk e ka miratuar programin Marrëveshja e Re e Gjelbër të mbështetur nga shumë demokratë progresistë, ai mbështet disa elementë të tij. Ai do që Shtetet e Bashkuara të jenë në pararojë të zgjerimit të tregut të automjeteve elektrike dhe premton të rikthejë vendin tek Marrëveshja e Parisit.

Zbatimi i ligjit dhe marrëdhëniet racore Marshim i protestuesve kundër padrejtësive racore në Atlanta.

Gjatë vitit të kaluar, ndërsa protestat mbi vdekjet e afrikano amerikanëve të shumtë të paarmatosur në duart e policisë, trazuan qytete në të gjithë vendin, Presidenti Trump e ka bërë të qartë se ai qëndron plotësisht në anën e komunitetit të forcave të zbatimit të ligjit. Ai ka mbështetur politika të ashpra ndaj demonstruesve, veçanërisht atyre që përdorin taktika të dhunshme dhe në rastin më të mirë ka qenë jo i drejtpërdrejtë, kur bëhet fjalë për denoncimin e grupeve supremaciste të bardha që kanë mbajtur kundërprotesta.

Zoti Biden është përpjekur të ndjekë një ekuilibër delikat mes thirrjes për rend dhe dënimit të dhunës nga të gjitha palët, dhe një lëvizjeje në rritje brenda partisë së tij për të reformuar rrënjësisht praktikat e zbatimit të ligjit. Ai nuk i ka mbështetur përpjekjet për “t’i hequr fondet policisë”. Përkundrazi, ai ka thënë se është i hapur që të ofrojë më shumë mbështetje për programet që do t’u japin komuniteteve një alternativë ndaj reagimit të armatosur të policisë kur përballet me individë që kanë kriza shëndeti mendor ose abuzim substancash.

Kujdesi shëndetësor

Administrata e Presidentit Trump ka aktualisht një rast para Gjykatës së Lartë, duke argumentuar se Ligji për Kujdesin Shëndetësor të Përballueshëm, i njohur gjerësisht si Obamacare, të anulohet në tërësinë e tij.

Nëse është e suksesshme, lëvizja do të vërë në pikëpyetje statusin e sigurimeve të rreth 23 milionë amerikanëve që mbështeten tek subvencionet që parashikon ligji dhe do të eleminojë shumë përfitime që kanë zgjeruar mbulimin, siç është kaluzola që i ndalon kompanitë e sigurimeve të diskriminojnë njerëzit me sëmundje para-ekzistuese. Megjithëse zoti Trump ka premtuar prej kohësh që të sigurojë një plan më të mirë dhe më të lirë se Obamacare, një plan i tillë nuk është bërë ndonjëherë publik.

Zoti Biden, që ishte nënpresident kur u miratua ligji nga Presidenti Barack Obama, dëshiron të zgjerojë programin duke ofruar një “opsion publik” për sigurimet që do t’i lejonte njerëzit të blinin një program të ngjashëm me Medicare nëse do të donin. Ai gjithashtu propozon uljen e moshës për pranimin e Medicare nga 65 në 60 vjeç. Medicare është programi shëndetësor për pensionistët.

Taksat

Presidenti Trump ka bërë fushatë duke përdorur si argument miratimin e suksesshëm të programit të tij për uljen e taksave në vitin 2017 dhe premton për ulje të mëtejshme në të ardhmen. Ai ka lënë të kuptohet se dëshiron të ulë taksat mbi fitimet e kapitalit, fitimet që investitorët bëjnë kur shesin aksione dhe bono që janë rritur në vlerë dhe ka thënë se po konsideron shtyrjen ose faljen e taksave të pagave si një formë stimuli ekonomik. Duke qenë se taksat mbi pagat financojnë fondet e Sigurimeve Shoqërore për pensionet e miliona amerikanëve, propozimi ka shkaktuar shqetësim për të ardhmen e programit.

Zoti Biden e ka shprehur qartë synimin e tij për të rritur taksat për të pasurit dhe korporatat. Ai do të kthejë mbrapsht shumë nga lehtësimet e taksave në legjislacionin e vitit 2017, ndërsa premton se individët e vetëm të cilëve do t’u rriten taksat janë ata që bëjnë më shumë se 400,000 dollarë në vit. Biden gjithashtu propozon rritjen e taksës mbi fitimet e korporatave nga 21% në 28%.

Tregëtia

Politika tregtare e Presidentit Trump është përqendruar kryesisht, megjithëse jo plotësisht, në diskutime dypalëshe sesa në llojin e pakteve tregtare shumëpalëshe që ndiqeshin para se ai të merrte detyrën. Ai ka vendosur tarifa ndëshkuese për mallrat nga vendet që, ai beson se nuk i trajtojnë Shtetet e Bashkuara me drejtësi, veçanërisht Kina.

Këto tarifa, në kundërshtim me deklaratat e tij të shpeshta, janë në të vërtetë një taksë për konsumatorët amerikanë që kërkojnë të blejnë mallra nga vendet e prekura. Ai rinegocioi me sukses Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut, por bisedimet afatgjata që synonin përmirësimin e marrëdhënieve me Kinën duket se kanë ngecur.

Zoti Biden ka thënë se ai do të rishikojë një nga lëvizjet e para që Trump bëri kur mori detyrën: tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Partneriteti Trans-Paqësor, një marrëveshje masive tregtare që përfshin kompani nga gjithë Unaza e Paqësorit. Ai ka premtuar gjithashtu të rivlerësojë tarifat e zotit Trump, duke sugjeruar se ai do t’i heqë të paktën disa prej tyre.

Gjykatat federale

Me ndihmën e Senatit Amerikan të kontrolluar nga Republikanët, Presidenti Trump ka qenë në gjendje të emërojë qindra gjyqtarë konservatorë në poste të përjetshme në gjykatat federale në të gjitha nivelet.

Anëtarja e re e Gjykatës së Lartë amerikane, Amy Coney Barrett bën betimin.

Dhe me konfirmimin e anëtares Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë të hënën në mbrëmje, emërimi i tij i tretë në panelin nëntë anëtarësh, Trump duket se ka konsoliduar një shumicë konservatore 6-3 në atë organ për një kohë të gjatë.

Shumë demokratë besojnë se republikanët e Senatit kanë mbushur padrejtësisht gjykatat me konservatorë, së pari duke bllokuar kandidatët e gjykatave të ulëta të bëra nga paraardhësi i zotit Trump, Barack Obama, dhe më pas duke refuzuar të votojnë për të emëruarin e zotit Obama për anëtar në Gjykatën e Lartë në vitin zgjedhor 2016. Vendosmëria e Udhëheqësit të shumicës së Senatit Mitch McConnell dhe zotit Trump për të konfirmuar zonjën Barrett vetëm tetë ditë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit ka bindur shumë vetë se një administratë e zotit Biden duhet të rrisë numrin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, duke shtuar më shumë se nëntë gjyqtarë që ka aktualisht.

Zoti Biden nuk e ka mbështetur hapur zgjerimin e gjykatës së lartë por ka thënë se ai do të krijonte një komision për të studiuar idenë.

Siguria Kombetare

Qasja e Presidentit Trump për sigurinë kombëtare është përqendruar tek izolacionizmi – forcimi i ushtrisë amerikane përmes rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes ndërsa përpiqet të zvogëlojë numrin e forcave të dislokuara jashtë shtetit, si në zonat me konflikt të lartë si Afganistani dhe Iraku, ashtu edhe në vende aleate me SHBA si Koreja e Jugut dhe Gjermania.

Pretendimi që ai ka përsëritur shpesh se anëtarët e tjerë të NATO-s “i detyrohen” para Shteteve të Bashkuara dhe sugjerimi i tij se SHBA mund të mos respektojë detyrimet e saj të mbrojtjes së ndërsjellë ndaj anëtarëve të tjerë, kanë tronditur aleancat e vjetra.

Zoti Biden, megjithëse një mbështetës i fortë i ushtrisë dhe një avokat i një dislokimi të arsyeshëm të forcave amerikane jashtë vendit, është më internacionalist sesa zoti Trump. Një ish Kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, ai ka marrëdhënie të forta me shumë udhëheqës të aleatëve tradicionalë të Amerikës dhe pritet që të fillojë rindërtimin e këtyre lidhjeve nëse zgjidhet./VOA

Tags: bidenelectionSHBATrump

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Rreziqet bërthamore po rriten ndërsa një garë e re armësh po afrohet, paralajmëron SIPRI

16 Qershor, 2025
JO VETEM LAJM

“Parada ushtarake e presidentit Trump-çelja e një etape të re në historinë e politikave amerikane dhe botërore”

15 Qershor, 2025
Bota

Cilët janë skenarët më të këqij të konfliktit izraelito-iranian?

15 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

16 Qershor, 2025

Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

16 Qershor, 2025

Presidenti Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me homologun rus Putin

16 Qershor, 2025

Muzeu i Murit të Madh Kinez hapet në Kinën veriore

16 Qershor, 2025

Rreziqet bërthamore po rriten ndërsa një garë e re armësh po afrohet, paralajmëron SIPRI

16 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.