Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se ishte gati të vendoste sanksione të reja kundër Rusisë, por vetëm nëse vendet e NATO-s ndalojnë blerjen e naftës ruse.
“Jam gati të vendos sanksione të rëndësishme kundër Rusisë, sapo të gjitha vendet e NATO-s të vendosin ta bëjnë këtë, dhe kur të gjitha vendet e NATO-s TË NDALOJNË BLERJEN E NAFTËS NGA RUSIA”, shkroi Donald Trump në Truth Social duke e përfunduar fjalinë me germa të mëdha, siç bën zakonisht.
Donald Trump ngre rregullisht mundësinë e sanksioneve kundër bankave ruse dhe sektorit të naftës, pa marrë ndonjë angazhim të prerë.
Ai gjithashtu sugjeroi që vendet anëtare të NATO-s të shqyrtojnë vendosjen e tarifave të konsiderueshme ndaj Kinës për të zvogëluar mbështetjen e saj për Moskën.
Në fillim të shtatorit, Donald Trump kishte shprehur tashmë “pakënaqësinë e tij të madhe” me blerjet e naftës ruse nga vendet e BE-së gjatë një bisede telefonike midis presidentit amerikan dhe udhëheqësve evropianë nga Parisi, sipas udhëheqësit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Pas fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, BE vendosi një ndalim për shumicën e importeve të naftës nga Rusia.
Por, naftësjellësi ”Druzhba” (“Miqësia” në rusisht) u përjashtua përkohësisht për t’u dhënë kohë vendeve të Evropës Qendrore për të gjetur zgjidhje të reja.
Republika Çeke njoftoi në prill, pas një investimi prej 60 milionë eurosh, se nuk do të merrte më naftë ruse, pas 60 vitesh varësie.
Hungaria dhe Sllovakia, të dyja anëtare të BE-së, megjithatë, vazhdojnë të importojnë naftë ruse përmes naftësjellësi, i cili është shënjestruar vazhdimisht nga sulmet ukrainase në javët e fundit.
Rusia, nga ana e saj, ka ridrejtuar disa nga shitjet e saj të naftës dhe gazit te partnerë të tjerë si India, Kina dhe Turqia.
Megjithatë, ajo vazhdon të shesë sasi të konsiderueshme të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në vendet e BE-së, veçanërisht në Francë.
“Unë besoj se nëse NATO do të rriste tarifat ndaj Kinës me 50 deri në 100%, deri në fund të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, do të ishte një ndihmë e madhe në përfundimin e kësaj lufte qesharake”, shkroi po sot presidenti Trum