• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Varshava me politikë konfrontimi ndaj Berlinit

6 Maj, 2023
in Bota, NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermania dhe Polonia kanë thelluar marrëdhëniet ekonomike e madje ushtarake. Por Varshava intensifikon fushatën antigjermane, me kërkesa për reparacione e kundërshtim të rolit drejtues gjerman në BE, shkruan Auron Dodi.

Gjermania u ka shërbyer tradicionalisht forcave konservatore nacionale në Poloni për të ngjallur frikë. Me një fantazi të pasur ato e kanë akuzuar Gjermaninë se si përcaktuese e drejtimit të BE synon të kufizojë sovranitetin e Polonisë; herë tjetër ato e kanë paraqitur Gjermaninë si frenuese të zhvillimit ekonomik të Polonisë, për shkak të dominancës ekonomike gjermane në BE; në formën më radikale tani ato i mohojnë Gjermanisë legjitimitetin për të drejtuar BE, për shkak të politikës së mëparshme ndaj Rusisë.

Ka një fiksim të Polonisë te Gjermania, në një kohë kur për Gjermaninë Polonia është njëra ndër disa fqinjet e rëndësishme. Në një artikull në medie vitin e kaluar, ministri i Jashtëm polak Zbigniew Rau u shpreh se BE „nuk ka nevojë për udhëheqje nga Gjermania, por për vetëkufizim gjerman.” Kjo deklaratë tingëllon diametralisht e kundërt me deklaratën e vitit 2011 të ministrit të Jashtëm polak Radoslav Sikorski: “Unë sot kam më pak frikë nga fuqia gjermane se sa nga mosveprimi gjerman.”

Aktualisht, me shpërthimin e luftës në Ukrainë, Polonia e kritikoi publikisht Gjermaninë për ngurimin fillestar që të dërgojë armatime në Ukrainë. E pafalshme sipas qeveritarëve polakë është që Gjermania i injoroi paralajmërimet polake për rrezikun e lidhjeve ekonomike me Rusinë, veçanërisht për gazsjellësin Nordstream.

Varshava i kërkon Gjermanisë reparacione dhe kundërshton rolin drejtues gjerman në BE, shkruan Auron Dodi. Presidenti polak Duda dhe kancelari Scholz, Mynih, 17.02.2023Varshava i kërkon Gjermanisë reparacione dhe kundërshton rolin drejtues gjerman në BE, shkruan Auron Dodi. Presidenti polak Duda dhe kancelari Scholz, Mynih, 17.02.2023
Presidenti polak Duda dhe kancelari Scholz, Mynih, 17.02.2023Fotografi: Wolfgang Rattay/REUTERS

Me një fushatë të mbështetur si nga parlamenti polak, ashtu edhe nga qeveria, Polonia ka shkuar edhe më tej: ajo i kërkon Gjermanisë t’i paguajë reparacione për dëmet në Luftën e Dytë Botërore. 1,3 bilionë euro është shuma e reparacioneve të vendosura nga një komision i parlamentit polak.

Jaroslaw Kaczynski, kreu i partisë në pushtet Ligji dhe Drejtësia (PiS), e akuzoi në dhjetor 2021 Gjermaninë madje se përpiqet ta kthejë BE “në një Rajh të Katërt Gjerman.” Dy muaj më parë Gjykata Evropiane e Drejtësisë e kishte dënuar Poloninë me një gjobë prej 1 milionë eurosh në ditë, për shkelje të rënda ligjore dhe injorim të vendimit të Gjykatës.

Reagimi i qeverisë gjermane dhe historianëve për reparacionet

Ky instrumentalizim i historisë së vjetër dhe të re nga qeveria polake ndiqet më zhgënjim në Gjermani. Për reparacionet qeveria gjermane është përgjigjur me shkrim se i konsideron të mbyllura.  Në tetor 2022, ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock deklaroi në Varshavë se “Gjermania e pranon përgjegjësinë e saj historike, pa asnjë diskutim”. Por shtoi se “çështja e reparacioneve është mbyllur, nga këndvështrimi i qeverisë gjermane”.

Sipas historianëve të pavarur polakë, Polonia ka marrë reparacione pas Luftës së Dytë Botërore. Ato i ka marrë përmes Bashkimit Sovjetik, si qe vendosur më 1945 në konferencën e Potsdamit. Reparacionet qenë në formën e makinerive e pajisjeve, fabrikave, dhe anijeve të mallrave. Mbi të gjitha Bashkimi Sovjetik e dëmshpërbleu Poloninë me territoret lindore të Gjermanisë, prej ku Polonia shpërnguli popullatën gjermane.

 Varshava i kërkon Gjermanisë reparacione dhe kundërshton rolin drejtues gjerman në BE, shkruan Auron Dodi. Annalena Baerbock dhe Zbigniew Rau, Varshave, 04.10.2022 Varshava i kërkon Gjermanisë reparacione dhe kundërshton rolin drejtues gjerman në BE, shkruan Auron Dodi. Annalena Baerbock dhe Zbigniew Rau, Varshave, 04.10.2022
Annalena Baerbock dhe Zbigniew Rau, Varshavë, 04.10.2022Fotografi: Aleksander Rajewski/DW

Në vitin 1957, me një deklaratë të vlefshme edhe sot, qeveria polake hoqi dorë nga reparacionet e mëtejshme ndaj të dyja Gjermanive. Këtë hap e kishte bërë edhe Bashkimi Sovjetik, pas kryengritjes në RDGJ në vitin 1956. Polonia thotë tani se e bëri këtë nga presioni sovjetik.

Pas vitit 1990, qeveria gjermane pagoi 500 milionë marka gjermane në një fond global për Poloninë.  Më parë qenë zhdëmtuar punonjësit me detyrim dhe viktimat e eksperimenteve shëndetësore.

Shtypit britanik i tërhoqi së fundi vëmendjen se Polonia nuk i kërkon reparacione edhe Rusisë, për planet e fshehta të ndarjes së Polonisë me Gjermaninë në Luftën e Dytë Botërore. Rusia për Poloninë është “civilizim tjetër” që e ka radhën pas Gjermanisë. Kjo qe përgjigjia e një sekretari shteti të Polonisë për gazetën Financial Times.

Gjermania – furnizuesja e tretë në botë e armëve për Ukrainën

Përsa u përket armatimeve për Ukrainën, autoritetet gjermane kujtojnë se Gjermania është sot furnizuesja e tretë në botë e armëve për Ukrainën. Gjermania strehon sot numrin më të madh të refugjatëve ukrainas ndër shtetet perëndimore: 1,1 milionë refugjatë nga Ukraina ndodhen aktualisht në Gjermani.

Përsa u përket lidhjeve ekonomike gjermano-ruse, autoritetet kujtojnë se Polonia ka importuar vetë më parë qymyr nga Rusia.

Qeveria polake i regjistron ndryshimet në politikën gjermane të sigurisë dhe ato ndaj Lindjes. Por i sheh ato thjesht si të pamjaftueshme. Ambasadori gjerman në Poloni Thomas Bagger u tha mediave se ai sqaron atje më këmbëngulje, se “ndryshimi i epokave” në Gjermani është i pakthyeshëm. Kemi të bëjmë me një ndryshim të vërtetë politik dhe mendor.

Por Polonia kërkon qëndrim radikal izolues për Rusinë, nga Gjermania dhe nga BE.  Në Varshavë druhen se Gjermania dhe Perëndimi mund të përpiqen për negociata paqeje me Rusinë, për të frenuar një përshkallëzim të luftës.

Një nga shpjegimet për këtë sjellje është trauma historike polake, që ka të bëjë me humbjen e sovranitetit dhe të lirisë. Kurse trauma historike e Gjermanisë (dhe e Perëndimit) është përshkallëzimi i gjendjes dhe shkatërrimi.

VarshavaVarshava
VarshavaFotografi: Fotolia/Artur Bogacki

Marrëdhëniet ekonomike Berlin-Varshavë me zhvillim të dukshëm

Analistë gjermanë tërheqin vëmendjen se marrëdhënia Berlin-Varshavë është bërë e rëndësishme për Evropën, në pikëpamje gjeostrategjike dhe politike.

Në pikëpamje ekonomike, Polonia ka avancuar në partnerin e pestë tregtar të Gjermanisë. Vëllimi i bashkëpunimit ekonomik të Gjermanisë me Poloninë tani është vetëm pak më i vogël se ai Gjermani-Francë.

Në vitin 2022 tregtia mes dy vendeve u rrit 14 përqind, duke u bërë trefishi i vëllimit të shkëmbimit tregtar të Gjermanisë me Rusinë. Rëndësia e Polonisë pritet të rritet, si furnizuese alternative për Gjermaninë, pas sanksioneve kundër Rusisë.

Koncerni Mercedes-Benz vendosi në dhjetor 2022 të investojë 1 miliardë dollarë në Poloni: për të ndërtuar atje një fabrikë furgonash krejt elektrikë. Kurse Polonia furnizon me naftë rafineritë gjermane në Schwedt dhe Leuna, pas ndërprerjes së furnizimit nga Rusia.

Bashkëpunimi ecën pa probleme edhe në fushën ushtarake: Polonia dhe Gjermania dërgojnë së bashku tanke luftarake në Ukrainë. Së fundi, Gjermania i vuri në dispozicion Polonisë së fundi një sistem raketëmbrojtës Patriot. 300 ushtarë gjermanë për të komanduar systemin janë stacionuar në jug të Polonisë, fillimisht deri në qershor.

Motive të qëndrimit polak ndaj Gjermanisë 

Vëzhgues të ndryshëm shohin në fushatën antigjermane dhe antievropiane të qeverisë polake motive afatshkurtra dhe afatgjata.

Motivet afatshkurtra kanë të bëjnë me zgjedhjet parlamentare në Poloni këtë vjeshtë. Qeveria e partisë Ligji dhe Drejtësia druhet se mund të humbasë shumicën. Ndaj mendon se duke e kthyer Gjermaninë në tabelë qitjeje, kënaq sidomos një pjesë të elektoratit të vjetër, që është rritur në komunizëm me tregime antigjermane.

Nga ana tjetër, qeveria polake synon të demaskojë opozitën liberale rreth Donald Tuskut, ish-Presidentit të Këshillit Evropian, të cilin për ta denigruar e paraqet si agjent të interesave gjermane. Për t’i shpëtuar akuzës për qëndrim jopatriotik, edhe opozita polake votoi së fundi pro kërkesës për reparacione ndaj Gjermanisë.

Politikanët konservatorë polakë e shohin Poloninë tani në një fazë fuqie, kurse Gjermaninë në një fazë dobësie. Dobësinë e lidhin me dështimin e politikës së mëparshme gjermane ndaj Lindjes dhe me vështirësitë për burime energjetike të Gjermanisë.

Treni Berlin VarshaveTreni Berlin Varshave
Fotografi: Imago-Images/R. Wölk

Në plan afatgjatë, fitimin papritur të rëndësisë gjeopolitike, kjo qeveri polake preferon ta përdorë si kundërpeshë ndaj Gjermanisë në BE.

Kjo ka traditë. Që në 30 janar 2003, ende pa hyrë në BE, Polonia u bë pjesë e “Deklaratës së tetë vendeve”. Ato nuk mbështesnin refuzimin nga Franca dhe Gjermania të ndërhyrjes amerikane në Irak dhe mbështesnin sulmin amerikan atje.

Marrëdhënia e posaçme me SHBA e ka forcuar tani pozicionin gjeostrategjik të Polonisë. Por SHBA nuk janë të interesuara për një konflikt midis Polonisë dhe Gjermanisë, edhe nëse në Varshavë tregohen euforikë për marrëdhënien me Uashingtonin.

Aktualisht, Polonia kundërshton si “utopike dhe prandaj të rrezikshme (Morawiecki)” çdo tendencë për thellim e federalizim të BE, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca.  Ajo përpiqet t’i kundërvërë kësaj një aleancë shtetesh nacionale p.sh. me Rumaninë, Shtetet Baltike e Finlandën.

Sa sukses ka qeveria polake me agjendën antigjermane

Por sukseset polake për të krijuar një koalicion shtetesh kritike ndaj Gjermanisë (e Francës) lënë për të dëshiruar. Kjo pasi shtetet e tjera nuk janë të interesuara për cënimin e marrëdhënieve me Gjermaninë.

Metodat jokonstruktive që ndjekin partitë konservatore në Poloni ndaj Gjermanisë, sidomos 20 vitet e fundit, nuk të ngjallin simpati për kërkesat polake. Edhe sipas politikanëve opozitarë polakë, kjo qasje vë në rrezik rolin drejtues që dëshiron të marrë Polonia në rajon pas luftës së Ukrainës.

Ish-ministri i jashtëm polak, Radoslav Sikorski u tha së fundi medieve perëndimore se rolin e Polonisë mund ta marrë edhe Rumania. Ajo vërtet është sa gjysma e Polonisë, por nuk përfshihet në luftëra të kota me Evropën, si qeveria polake.

Related- Posts

NGJARJE

Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

17 Shtator, 2025
Bota

Lufta në Gaza/ BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit

17 Shtator, 2025
Bota

Izraeli konfirmon fillimin e ofensivës tokësore në Gazë

16 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

17 Shtator, 2025

Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

17 Shtator, 2025

Lufta në Gaza/ BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit

17 Shtator, 2025

Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

17 Shtator, 2025

Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

17 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.