Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të nisin sot një takim joformal dyditor në Varshavë, të fokusuar në ndryshimin e marrëdhënieve BE-SHBA dhe luftën e vazhdueshme në Ukrainë.
Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, në fillim të vitit ka ndryshuar ndjeshëm “erërat” politike në BE.
Pas rritjes së vazhdueshme të tregtisë transatlantike, BE është bërë objekt i politikave tregtare të paparashikueshme të Trump.
Blloku shpreson të zgjidhë konfliktin – lidhur me tarifat, aktualisht të pezulluara, ndaj importeve të BE-së në SHBA – me vlerë miliarda euro – përmes negociatave.
Ministrat e BE-së pritet të diskutojnë mënyrat se si të forcojnë pozicionin e Ukrainës – përpara bisedimeve të mundshme të paqes dhe se si të rrisin presionin ndaj Moskës.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha pritet të informojë ministrat e BE-së për të rejat e fundit mbi luftën e Rusisë.
Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy do t’u bashkohet sot homologëve të tij të BE-së.
Bisedimet pritet të përqendrohen në bashkëpunimin në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë – përpara një samiti të ardhshëm BE-BM në Londër, në fund të majit.
Ministrat e Jashtëm të vendeve kandidate për në BE do të marrin pjesë nesër në bisedime -të përqendruara në sigurinë dhe kërcënimet hibride./dpa-argumentum.al