• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
15 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

    Vizitë zyrtare e Kryetares së Kuvendit Bullgar në Shqipëri, Spiropali: Vlerësojmë mbështetjen e Bullgarisë për integrimin europian të Shqipërisë

    Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta: Gjyqësori i Pavarur, garanci për Demokracinë

    Bread & Heart Festival mbledh në Tiranë arkitektë nga gjithë bota, Rama: Shqipëria hyn në një tjetër hartë prestigjioze të Europës

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

    Dështon përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Edicion Special (Kina&Europa)

Vizitë e mirëpritur e Presidentit Xi Jinping në Europë!

4 Maj, 2024
in Edicion Special (Kina&Europa)
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr. Jorgji KOTE

Mjeshtër i Madh në diplomaci

Më 5 – 10 Maj 2024, Presidenti kinez Xi Jinping do të vizitojë Parisin, Beogradin dhe Budapestin. Ky tur kinez i nivelit më të lartë në Europë përbën një ngjarje të shënuar politike. Kur Europa ka hyrë në fushatën e zgjedhjeve përcaktuese për Parlamentin Europian më 6 – 9 Qershor. Ndërkohë që po kërkon përgjigje për sfida të shumta, ku megjithë tensionet ekzistuese, kontributi kinez është i domosdoshëm. Mjaft të përmendim ndryshimet klimatike, tregtinë botërore, krizën në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, të cilat janë vendimtare për paqen, sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar.  

Ndalesa e parë dhe kryesore e Presidentit Xi Jinping në Paris rikonfirmon marrëdhëniet dhe rolin e veçantë kino-franceze në skenën botërore. Kjo “vizitë shteti” d.m.th me ceremonialin më të lartë protokollar përkon me 60-vjetorin e marrëdhënieve të tyre diplomatike; një mundësi dhe sfond i përshtatshëm historik për bisedime me qasje konstruktive, megjithë “ujërat e turbulluara” që kanë rrjedhur  vitet e fundit.  Kina është partneri i tretë më i madh për Francën  në Azi; të dyja janë anëtare të përhershme e KS të OKB-së, me shumë ndikim në institucionet e tjera ndërkombëtare. Dihet se Presidenti Macron ka shprehur dëshirën që çdo vit të vizitojë Pekinin dhe të ftojë homologun kinez në Paris.

Ndalesa e dytë në Beograd dëshmon se Serbia është mjaft aktive në marrëdhëniet me Kinën, sidomos në Projektin “Një brez një rrugë”. Veç kësaj, siç e cilësojnë dhe BE me SHBA, Serbia është vend kyç  për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, ku Kina tregon vëmendje të posaçme. Në vitin 2009 Pekini nënshkroi me Beogradin një aleancë strategjike dhe marrëveshjen e parë të tregtisë së lirë me një vend të Europës Qendrore dhe Lindore.

Edhe ndalesa në Budapest tregon nivelin e lartë të marrëdhënieve me Hungarinë, përfaqësues i Europës Qendrore dhe Lindore dhe aktive në mekanizmin e bashkëpunimit Kinë-EQL, me tregues domethënës në fusha jetike dypalëshe.

Nëpërmjet Serbisë dhe Hungarisë, Kina synon të forcojë bashkëpunimin dhe partneritetin me  Europën Qendrore dhe Lindore.

Sfondit dhe “skenografisë” së kësaj vizite i kanë paraprirë takimet nëntorin e kaluar në SHBA me Presidentin Joe Biden, çka solli ulje të tensioneve mes tyre; dhjetorin e  kaluar Xi Jinping priti në Pekin të tri krerët e BE-së, më 15 Prill Kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe më 25 Prill Sekretarin amerikan të Shtetit Blinken, mbas rritjes së tensioneve dypalëshe.

Pa dyshim që vizita e tanishme është një rast i volitshëm për të analizuar politikat e këtyre tri vendeve dhe ato perëndimore në përgjithësi ndaj Pekinit; pse jo, duke parë realisht dhe se ku dhe si ato kanë gabuar dhe pasojat, pa përjashtuar dhe  “mëkatet“ kineze. Mbi këtë bazë, të ofrohen zgjidhje të qëndrueshme, veçse me pragmatizëm realpolitik, jo me ballafaqime ideologjike dhe ushtarake.

Për disa arsye bindëse besohet se kjo vizitë do të mishërojë diplomacinë e njohur kineze të “sharmit dhe fuqisë së butë“. Ajo ka të ngjarë të shoqërohet me demarshe pozitive, me tone të moderuara, në përpjekje për të çtendosur dhe qetësuar situatat dhe me vështrim nga e ardhmja bashkëpunuese. Me një ndër synimet kryesore, sqarimin dhe sheshimin e keqkuptimeve dhe keqperceptimeve për të gjitha palët.

Pritet që Presidenti Xi Jinping të përcjellë mesazhe afruese dhe pajtuese, duke u ndalur kryesisht në komponentët bashkues, duke lënë mënjanë vijat ndarëse.

Presidenti Xi Jinping i mëshon idesë se tani që bota ka hyrë në një epokë turbulencash dhe rreziqesh deri te ato bërthamore, bashkëpunimi midis liderëve të fuqive të mëdha është domosdoshmëri parësore urgjente.

Ndaj pritet që ai të ripërtërijë mesazhin që “së bashku mund t’i japim më shumë stabilitet dhe siguri botës”.

Kjo vlen veçanërisht për luftën në Ukrainë, e cila sidomos në Paris do të jetë në krye të “menusë“ presidenciale, në përpjekje për të përafruar këndvështrimet e ndryshme të palëve. Më konkretisht, lidhur me Konferencën e Paqes, e propozuar për t’u mbajtur në Zvicër më 15 – 16 Qershor, Kina kërkon praninë e Rusisë; ndryshe konferenca nuk ka kuptim ose duhet të ketë emër tjetër por sërish pa kuptim. Këtu do përmendur fjalia domethënëse e Presidentit kinez ”të gjithë në tryezë dhe asnjë në kartën e menusë” çka nënkupton praninë ruse por ndoshta dhe kundërshtimin nën zë të pushtimit të Ukrainës. Kjo çështje është përcaktuese për marrëdhëniet e Perëndimit me Kinën dhe fatet e luftës në Ukrainë. Ndaj, diplomacia perëndimore e krizës duhet t’i dëgjojë të gjithë aktorët dhe faktorët, pa përjashtuar asnjë alternativë, ca më tepër kur vjen nga Kina.

Aspekt tjetër madhor, sidomos gjatë takimit me Presidentin Macron, do të jetë forcimi i marrëdhënieve kino-europiane, pa dëmtuar por dhe pa qenë të varur totalisht nga aleanca me SHBA-të. Mbas vizitës vitin e kaluar në Kinë, por dhe më 24 Prill në Sorbonë, Macron nënvizoi ”autonominë strategjike”; duke u shprehur kundër krizave që nuk i takojnë Europës dhe që pengojnë funksionimin e saj”. Kjo është një pikë delikate për BE-në, nisur nga interesat e sigurisë me SHBA-të, për të cilat Kina shpreh mirëkuptim dhe po tregohet më realiste kohët e fundit, pavarësisht kritikave hera herës me doza të tepruara për këtë varësi europiane.

Gjithsesi, Presidenti Xi do të përqendrohet në dosjet më të rëndësishme politike, diplomatike, ekonomike dhe kulturore; diçka e natyrshme, mbasi aty çështjet me përfitim dhe interes të përbashkët janë mbizotëruese; por dhe dallimet apo kundërshtitë kapërcehen më lehtë, duke ndihmuar  në zgjidhjen e problemeve  më komplekse.

Kina mbron pikëpamjen se ”për aq kohë sa do t’i përmbahemi respektit të ndërsjellë dhe kërkimit të elementëve të përbashkët, pavarësisht diferencave përkatëse, marrëdhëniet dypalëshe mund të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme”.

Më konkretisht, Presidenti Xi Jinping do të përsëritë mesazhin e Samitit BE – Kinë dhjetorin e kaluar në Pekin se “ndarja“ e marrëdhënieve dhe de-riskimi me Kinën nuk janë opsione realiste dhe produktive“. Apo siç theksoi gjatë takimit me Kancelarin Scholz në Pekin “ Marrëdhëniet me Kinën nuk janë risk, por shans dhe mundësi zhvillimi”. Në këtë drejtim, Kina kërkon dialog të vazhdueshëm në vend të sanksioneve dhe reprezaljeve ekonomike, të cilat nuk kanë dhënë rezultate.

Ja pse nga Franca, por dhe vendet e tjera perëndimore në marrëdhëniet me Kinën kërkohet realizëm gjeopolitik. Strategjitë e reja të disa vendeve perëndimore e cilësojnë Kinën partnere, konkurrente dhe rivale sistematike, ndërsa  pretendimet e tyre për një “politikë të jashtme të mbështetur në vlera dhe parime” tingëllojnë vërtet “muzikë e bukur“. Mirëpo, siç kanë ardhur punët, zbatimi i tyre në praktikë dhe veçanërisht në fushën jetike ekonomike dhe të investimeve dypalëshe është pothuajse i pamundur.

Këto faktorë ndoshta ndikuan që Kancelari Scholz ta niste vizitën tre ditore në Kinë në Schongqingun tregtar, ndër qytetet më të mëdha të botës me 32 milion banorë, ku janë aktive 84 kompani gjermane, vijoi në Shangain ekonomik dhe përfundoi në Pekinin politik. Dhe kjo ishte vizita e dytë e tij brenda 2 viteve, ndërsa paraardhësja e tij, Kancelarja Merkel ishte atje plot 14 herë në 16 vite në pushtet!

Këtu nga Perëndimi kërkohet në radhë të parë sinqeritet, “për të mos i rënë në qafë“ Kinës për çdo gabim gjeopolitik. Qoftë dhe për shpenzimet ushtarake, kur sipas të dhënave të Institutit suedez për Paqe për vitin 2023, Kina zë vetëm 12 për qind, ndërsa SHBA-të 37 për qind të këtyre shpenzimeve botërore; mbi gjysmën e tyre e zënë vendet e NATO-s! 

Më tej, nuk ia ka fajin askush Gjermanisë, Francës dhe BE-së në përgjithësi për varësinë e tyre të madhe ekonomike nga Kina, ndonëse dhe përfitimet e tyre kanë qenë të konsiderueshme. Kështu, vitin e kaluar, shitjet gjermane në Kinë përfaqësonin 48,5 për qind të eksporteve europiane; ose 99,8 për qind e eksportit francez të konjakut shkon në Kinë. Mirëpo, ekonomia për gjermanët, francezët dhe krejt Europën tani është kthyer në faktor vendimtar për mbijetesën e qeverisë dhe suksesin në zgjedhje. Gjatë vitit 2023, BE-ja pati një rritje ekonomike 1 për qind, Gjermania 0,1 nga 1, 3 për qind e parashikuar, ndërsa ajo franceze 0,8 për qind, nga 2,9 për qind më 2022. Ndërsa ekonomia kineze u rrit 5,3 nga 4,5 për qind e parashikuar. Kështu, për të tetin vit rresht, Kina është partneri më i madh tregtar për Gjermaninë dhe i treti më i madh për Francën në Azi. Rrjedhimisht, pa eksporte dhe investime në Kinë, ekonomitë europiane, sidomos ajo gjermane dhe franceze, etj. kanë pak shanse të mbijetojnë; mirëpo mbas tyre fshihen premtime të shumta zgjedhore.

Pohimi i Ding Chun, profesor i studimeve europiane në Universitetin e Fudanit se” Gjermania jo vetëm nuk “shkëputet“ dot, por ajo ka nevojë të mbajë dhe thellojë shkëmbimet ekonomike dhe tregtare me Kinën” vlen dhe për Francën dhe vende të tjera të BE-së.

Gjithsesi, pavarësisht nga debatet dhe problemet, po ndodh ajo që theksonte në muajin Mars në Berlin ambasadori kinez, Wu Ken, se firmat gjermane ia kanë dhënë “votëbesimin“ tregut kinez, duke treguar fuqinë e raporteve ekonomike dypalëshe“

Faktikisht, e “vërteta e shëmtuar“ siç thuhet është se vitet e fundit në Europë, sidomos në Gjermani dhe Francë, megjithë debatet kundërthënëse mbi bashkëpunimin ekonomik me Kinën, fuqia gjermane, franceze, europiane është e lidhur ngushtë me marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me Kinën.

Natyrisht grindjet dhe konfliktet tregtare me Kinën mund të vijojnë, madje, ato janë të pashmangshme dhe midis vendeve perëndimore; kujtojmë këtu luftën e gjatë tregtare SHBA – BE për çelikun dhe tekstilet.

Gjithsesi, takimet e Presidentit kinez në Uashington, Pekin dhe besojmë dhe tani në Europë dëshmojnë se nga pikëpamja gjeopolitike, realizmi dhe instinkti i mbijetesës në vendet perëndimore do të vazhdojë të sundojë mbi idealizmin, dhe realpolitika mbi diplomacinë misionare. Shkurt hesapi, pa një “aleancë konvenjence“ me Kinën, shtetet europiane vështirë se mund t’ia dalin në politikat e tyre sociale, ekonomike, mjedisore, etj.

Ja pse turi i tanishëm Europian i Presidentit kinez Xi Jinping është i mirëpritur!

© 2024 Argumentum

Related- Posts

Edicion Special (Kina&Europa)

Paris, Belgrade, Budapest: An overview of Xi Jinping’s European tour

9 Maj, 2024
Edicion Special (Kina&Europa)

Paris, Beograd, Budapest: Një vështrim brenda turneut evropian të Xi Jinping

9 Maj, 2024
Edicion Special (Kina&Europa)

Prezenca e Kinës në Evropën Qendrore dhe Lindore në kontekstin e vizitës së Xi Jinping

8 Maj, 2024

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

“Parada ushtarake e presidentit Trump-çelja e një etape të re në historinë e politikave amerikane dhe botërore”

15 Qershor, 2025

Të paktën 10 të vrarë dhe 250 të plagosur në Izraelin qendror dhe verior pas sulmeve iraniane

15 Qershor, 2025

“Unë ndalova luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do bëjnë marrëveshje, së shpejti do kemi paqe!

15 Qershor, 2025

“Jam biri i tokës së verdhë përgjithmonë”

15 Qershor, 2025

Sondazhi CGTN: Bashkëpunimi Kinë-Azi Qendrore sjell më shumë stabilitet në një botë të trazuar

15 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.