• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË
    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

    Presidenti Begaj mandaton Ramën për formimin e qeverisë së re

    Sot Seanca e Parë e Legjislaturës XI të Kuvendit

    Rama: 11 komisione të përhershme parlamentare, 4 do të drejtohen nga opozita

    Kryeministri Rama zyrtarizon emrat e kabinetit të ri qeveritar

    Sulmet e 11 shtatorit, Begaj: Solidaritet i plotë me popullin dhe institucionet e SHBA

    Presidenti Begaj dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

    Rama: Transferimi i njohurive dhe teknologjia, dy aleatët në procesin e integrimit në BE

    Kryeministri Edi Rama njofton paketën e re ligjore për Reformën Territoriale

  • SOCIALE / KULTURË

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

    “9 Vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës: Bamirësja Shqiptare që Ndryshoi Botën”

    “Parada kineze dhe mrekullia e pafajësisë”

    Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

    KFOR dhe BE nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për përkrahje në raste emergjente

    Qeveria e Kosovës reagon pas pezullimit të dialogut strategjik: “Kosova, partner serioz i SHBA-së për paqe dhe stabilitet në rajon”

    SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, shkak deklaratat e Kryeministrit Kurti

    Maqedonia e Veriut shënon 34-vjetorin e Pavarësisë

    Albin Kurti propozohet për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Vladimir Putin përgjithmonë!

30 Janar, 2024
in Bota, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Boshko Jakshiç-[i]

Këtë vit shënohet numuri më i madh i zgjedhësve që do t’u drejtohen kutive të votimit në rreth 50 shtete të botës, nga Taivani dhe Finlanda në muajin janar, deri te Kroacia dhe Gana në muajin dhjetor. Edhe dy fuqitë e mëdha, ShBA dhe Rusia, do të zgjedhin këtë vit liderët e tyre duke vërtetuar edhe një herë dallimet kolosale mes autokracisë dhe demokracisë. Vladimir Putini nuk ka arësye të shqetësohet në muajin mars për mandatin e pestë, ndërsa Xho Bajdenin në muajin nëntor e pret një luftë tejet e panjohur për mandatin e dytë dhe të fundit. Në fushatë është përfshirë edhe super presidenti rus. Me pohimin se zgjedhjet në vitin 2020 janë vjedhur nëpërmjet votimeve me postë, ai u deklarua në favor të Donald Trampit.

Brenda vendit Putini punon në mënyrë metodike për eliminimin edhe të asaj pak opozite ndaj qeverisjes së tij autoritare e cila, ka mundësi të jetë më pak stabël sesa e mendojmë, por pushtetari nga Kremlini ka treguar se eliminon me efikasitet të gjithë sfidat që ka para vetes. Rivalët e tij ose janë në emigrim ose në burg ose kanë humbur jetën në rrethana të pasqaruara.

Mihail Hodorovski, dikur rusi më i pasur, u arrestua dhe u burgos para se të arrinte të arratisej në Londër. Në Britani përfundoi edhe kundërshtari politik i Putinit, Boris Berezovski, i cili në vitin 2013 u gjend i varur në shtëpinë e tij pa gjurmë dhune. Në Rusi nuk ka më oligarkë- nëse Putini nuk u’a lejon këtë.

Aleksej Navalni, lideri opozitar i cili është gjithsesi kritiku më i njohur i Vladimirit të fuqishëm, mund të qëndorjë në burg deri në dhjetor të vitit 2038. Është dërguar për të kryer dënimin diku në tokat e largëta ruse të mbërthyera nga akulli, në një burg në qarkun polar i cili përshkruhet si një prej më të ashpërve në vend. “Unë jam Babagjyshi juaj i dimrit… por unë jam Babagjysh i veçantë sepse vetëm ata që sillen keq do të marrin dhurata nga unë” u tha simpatizantëve nëpërmjet avokatit të tij Navalni i cili në muajin qershor nisi një aksion online për t’i bindur rusët të jenë “kundër kandidatit që urrejmë: kandidatit Putin dhe kandidatit Luftë”

Opozitari Vladimir Kara Murza në muajin prill të vitit 2023 është dënuar me 25 vite burg me akuzën se ka përhapur informacione të rreme mbi “operacionin special rus”. Kush përmend luftën, mund të kalojë 15 vjetët e ardhshëm në burg. Shkrimtari dhe gazetari Dimitrij Glluhovski u dënua me tetë vite burg për shkak të përhapjes së “lajmeve të rremë” mbi ushtrinë ruse.

Jevgeni Prigozhini, pronar i ushtrisë private Vagner dhe miku i dikurshëm i afërt i Putinit nga Shën Pjetërburgu, i cili ishte ndër të rrallët që guxoi të kritikojë publikisht kreun e ushtrisë për shkak të mënyrës së drejtimit të luftës urkainase, vdiq në mënyrë misterioze në aksident ajror, pasiqë më përpara kreu një kryengritje shokuese të armatosur. Pavel Antov, politikan i cili gjithashtu foli kundër luftës, u gjend i vdekur, pas rënies nga dritarja e hotelit në fundin e vitit 2022. Ravil Maganov, president i Kompanisë së naftës “Lukoil”, edhe ky kritik i luftës, ra nga dritarja e spitalit.

Putini bën gjithçka që të eliminojë në kohë të gjithë rivalët potencialë, jo sepse ka frikë se mund të fitojnë kundër tij, por që gjatë fushatës elektorale të mos dëgjohen zëra kritikë kundër pushtetit të tij autoritar. Bashkëpuntorja e afërt e Navalnit, Ksenija Fadajeva, avokate dhe këshilltare komunale në qytetin siberian Tomsk, sapo është dënuar me nëntë vite e gjysëm burg për shkak të drejtimit të një “organizate ekstremiste”- fondacioni i luftës kundër korrupsionit. Komisioni qendror i zgjedhjeve eliminon rregullisht kandidatët e padëshirueshëm. E fundmja në këtë varg është Jekaterina Duncova, ish gazetare në TV, e cila propagandonte paqe dhe vlera demokratike pas të cilave qëndrojnë me miliona qytetarë rusë por të cilët nuk kanë mundësi t’u dëgjohet zëri.

Është kufizuar gjithashtu edhe liria e grumbullimit, janë forcuar masat e sigurisë dhe janë ashpërsuar dënimet kundër atyre që përhapin “lajme të rremë”, “diskretitojnë ushtrinë” ose kritikojnë gjendjen në ekonominë e vendit të goditur nga një seri sanksionesh perëndimore. Putini është i vendosur të çimentojë pozitën e tij me stazhin më të gjatë pas Josif Visarionoviç Stalinit. Ai do të marrë pjesë përsëri në zgjedhje si kandidat i pavarur, por jo në listën e partisë në pushtet Ujedinjena Rosija, megjithëse do të ketë mbështetjen e plotë të 3,5 milionë anëtarëve të saj.

Ish kagebeisti u bë për herë të parë president në vitin 2000, duke e marrë pozicionin pas dorëheqjes së befasishme të Boris Jelcinit. U zgjodh përsëri në vitin 2004, ndërsa katër vite më vonë u emërua si kryeministër. Mandatin e tretë e siguroi në vitin 2012 – përkundër protestave masive dhe akuzave kundër kushteve dhe mashtrimeve zgjedhore. La të kalojë pak kohë që elita ruse të merrej me çështjen se çfarë do të bëhet kur të mbarojë limiti kushtetues prej dy mandatesh dhe nëse putinizmi do të vazhdojë edhe pa Putinin. Deklaroi dëshirën që të dobësojë pushtetin e presidentit dhe të rrisë atë të parlamentit, dhe atëherë doli në dukje fuqia e tij për të reaguar me shpejtësi, vendosmëri dhe – në mënyrë të papritur.

Në vitin 2018 Putini siguroi mandatin e katërt, dy vite më vonë lançoi një seri reformash kushtetuese duke ua lënë në dorë marrjen e vendimeve pushtetit ligjvënës dhe më tej zërit të opinionit publik. U thirr në Dumën shtetërore që të deklarohej nëse mendon se duhet të mbetet limitimi i dy mandateve. Në menyrë melodramatike deklaroi se mendon se duhet të ekzistojnë dy mandate dhe pastaj, pas një frymëmarrje të thellë, pranoi se, nëse Gjykata kushtetues është dakord, do t’i pranojë ndryshimet që i mundësuan për të kandiduar edhe për dy mandatë të tjerë gjashtëvjeçarë – gjë që i mundëson të qeverisë pa pengesa deri në vitin 2036, kur do të jetë 83 vjeç. Por ndoshta edhe përjetë.

Përse atëherë mbahen zgjedhjet? Formalitet, farsë e pastër. Fasadë demokracie. Gjeth fiku për autokracinë.

Putini kontrollon të gjithë informacionet dhe bën qartë me dije se çdo kritikë të shpie në katastrofë personale apo familjare. Në mënyrë të veçantë kur bëhet fjalë për kritikat ndaj luftës në Ukrainë. Duke luajtur me kartën e epopesë së vërtetë të Luftës së Madhe Patriotike, Vladimir Vladimiroviçi ka krijuar ambentin se vendi është sulmuar – nga naizstët. Kujtimi i veprave heroike të Ushtrisë së Kuqe transformohet me dinakëri në grumbullim patriotik rreth shpëtimtarit – personalisht Putini.

Lufta, sipas vlerësimeve të Perëndimit, u ka ofruar rastin që numuri i madh i rusëve të vrarë të shkaktojnë pakënaqësinë e opinionit publik. Gabuan, megjithëse për shkak të luftës në Ukrainë, Rusia një të tretën e aktiviteteve të saj ekonomike paqesore të para luftës e ka kaluar në prodhimin e armëve dhe municioneve. Pasojat afatgjatë të kësaj përmbysje do të jenë shumë serioze për afro 140 milionë rusë. Putini bashkëatdhetarët e tij i ka dënuar me vite durimi, por me propagandën që ka në dispozicion, edhe me dënimet drakoniane që kërcënojnë kritikët dhe, suksesi i dukshëm i kundërofensivës ruse, i ka siguruar gjithçka i duhet.

Rusia nuk është në rrugën për të eliminuar eliminuesin. Qendra ruse “Lavada” e mat popullaritetin e Putinit me 83 përqind, megjithëse 59 përqind frikësohen nga mobilizimi total, ndërsa 52 përqind shprehen se nuk i ndjekin ngjarjet në frontin e luftës.

Putini, pas dy dekadash në pushtet, ka para vetes edhe 12 vite qeverisje. Ka eliminuar të gjithë rivalët politikë. Ky është model të cilin me shumë dëshirë do ta pranonte edhe një prej dy rivalëve të pritshëm të zgjedhjeve amerikane në muajin nëntor. Trampi do ta mbajë shënim me vëmendje eksperiencën e Putinit. Planet dhe ambicjet e tyre janë të ngjashme.

*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i] https://www.politika.rs/sr/clanak/596084/Pogledi/Vladimir-Putin-zauvek

Related- Posts

Bota

Çfarë nënkupton sulmi izraelit në Katar për Iranin dhe rajonin?

13 Shtator, 2025
Warszawa, 30.08.2019. Flagi Polski i NATO w siedzibie Ministerstwa Obrony Narodowej, 30 bm. w Warszawie. (al/doro) PAP/Andrzej Lange
JO VETEM LAJM

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon sulmin rus me dronë në territorin polak

13 Shtator, 2025
Bota

Me 142 vota në OKB miratohet deklarata për zgjidhjen me dy shtete Izrael-Palestinë. Shqipëria abstenon

12 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rotacioni, jo përrallë por domosdoshmëri demokratike!

13 Shtator, 2025

Çfarë nënkupton sulmi izraelit në Katar për Iranin dhe rajonin?

13 Shtator, 2025

Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

13 Shtator, 2025
epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

Kryeministri Rama: Më 16 shtator hapim 4 kapituj të tjerë negociatash me BE,

13 Shtator, 2025
Warszawa, 30.08.2019. Flagi Polski i NATO w siedzibie Ministerstwa Obrony Narodowej, 30 bm. w Warszawie. (al/doro) PAP/Andrzej Lange

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon sulmin rus me dronë në territorin polak

13 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.