• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    “Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

    Miratohet programi dhe qeveria e re, opozita bllokon foltoren dhe bojkoton votimin

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home EKONOMI

VOA: Inflacioni i lartë, parashikohet rënie ekonomike dhe ulje e konsumit në Shqipëri

25 Nëntor, 2022
in EKONOMI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, Banka Qëndrore ka ndërhyrë disa herë brenda pak muajve, duke rritur normën bazë të interesit, me qëllim për të ulur inflacionin. Ky është një instrument që po përdoret në mjaft vende nga bankat qëndrore, për të frenuar rritjen e çmimeve shkaktuar nga mungesa e ofertës në tregjet ndërkombëtare, pas agresionit rus në Ukrainë. Por edhe pse pritet të ndikojë në uljen e çmimeve, nga ana tjetër, kjo masë, parashikohet të sjellë rënie ekonomike dhe ulje të konsumit gjatë muajve në vazhdim. Bankat tregëtare që preken të parat, gjithashtu pritet të shtrenjtojnë kreditë, për qytetarët dhe bizneset.

Shqipëria po përballet me një rritje të lartë të çmimeve, që prej fillimit të luftës në Ukrainë në shkurt të këtij viti. Inflacioni arriti në 8.3% në muajin tetor, rreth dy herë më e lartë së në fillim të vitit, dhe më e larta që prej dy dekadash. Pasojat e luftës po dëmtojnë në vijimësi gjithë zinxhirin e furnizimeve në tregjet ndërkombëtare pasi Rusia dhe Ukraina janë vende të rëndësishme në eksportin e gazit dhe drithërave. Kërkesat janë më të larta së ofertat dhe shtrenjtimi i burimeve të energjisë në Eurozonë ka sjellë një inflacion të lartë mbi 10%. Bankat qëndrore në mjaft vende të botës, si dhe ajo qëndrore europiane po rrisin normën bazë të interesit me qëllim për të frenuar rritjen e çmimieve, një politikë që po e ndjek dhe Shqipëria. Banka qëndrore ka ndërhyrë 5 herë që prej muajit maj, duke e çuar normën bazë të interesit nga 0.5-2.75%, që gjithsesi mbetet nën mesataren historike të dy dekadave. Kjo masë synon të sjellë ulje të çmimeve përmes përmes uljes së fuqisë blerëse, pra të kërkesës. Por kjo nga ana tjetër pritet të sjellë një rënie ekonomike në 2.6%, gjatë vitit 2023 nga 3.7 që parashikohet të jetë këtë vit. Sektori i parë që ndjen pasojat e ndryshimeve të politikës monetare është ai bankar, pasi me rritjen e normës bazë të interesit, kreditë shtrenjtohen për qytetarët dhe bizneset.

“ Një klient dikur kur merrte një kredi i kushtontë diku tek 3.8%. Kjo përkthehet në një këst mujor x, le të themi sipas maëdhësisë. Ky 3.8 % ka shkuar 7,74%. Pra kujt po i indeksohet kredia do paguajë 37% më shumë në terma mujor. Është e përllogaritur në mënyrë hipotetike në një kredi prej 10 milion lekë që duhen për të blerë një apartament”- tha për Zërin e Amerikës Blodin Çuçi, ekspert i tregjeve financiare, “Caesar Investment Advisory”.

Drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i bankës Intesa Sanpaolo Albania i tha Zërit të Amerikës, se i konsideron të nevojshme masat e Bankës së Shqipërisë, por shpreson që ato në të ardhmen të frenohen. Rritja normës bazë të interesit, mund të sjellë për bankën më shumë të ardhura për momentin, sipas tij, por në një plan afatgjatë ka efekt negativ, pasi kreditimi bie dhe kreditë e këqija rriten.

“Në rast se rritja e normave të interesit është shumë e lartë kjo mund të sjellë një efekt negativ në ekonomi dhe madje ta reflektojë këtë efekt negativ tek klientët që marrin kredi. Këta të fundit do të ndikohen tek aftësia e tyre ripaguese e vlerës së kredisë. Pra, natyrisht, ne jemi të shqetësuar për situatën. Madje ne po përpiqemi të kuptojmë se cili do të ishte ndikimi i këtyre normave të interesit tek klientët tanë, si dhe të përcaktojmë dhe parandalojmë çdo rrezik të mundshëm nga rritja e kredive me probleme”- tha për Zërin e Amerikës Alessandro D’Oria, Drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Bankës Intesa Sanpaolo Albania.

Autoritetet e Bankës së Shqipërisë nuk shohin rrezik për bankat tregëtare, pasi sipas tyre, ato janë të mirëkapitalizuara, kanë likuiditet dhe rezistencë të lartë ndaj goditjeve. Por bizneset që kanë ose duan të marrin kredi, sipas ekspertëve, pritet t’i transferojnë kostot më të larta të kredive në produktet që shesin dhe shërbimet që ofrojnë. Ndaj dhe Banka Qëndrore parashikon inflacion në rritje gjatë muajve në vazhdim dhe më pas gjatë vitit të ardhshëm një reduktim të tij. Por rreziku mbetet gjithnjë prezent për ekonominë, kjo dhe në varësi të ecurisë së tregjeve ndërkombëtare, sipas autoriteteve të Bankës së Shqipërisë.

“Dy janë faktorët që do ndikojnë në këtë reduktim, stabilizimi i çmimeve në tregjet e huaja dhe të dhënat e fundit tregojnë që një gjë e tillë ka nisur, si dhe politikat monetare, pra rritja e normës bazë të interesit. Këto do të sjellin një ekuilibër të mirë mes kërkesës dhe ofertës, dhe do të lehtësojë presionet inflacioniste. Aktualisht pasiguria dhe parashikimet shoqërohen me skenar rreziku në kahun lart për inflacionin dhe në kahun rënës për rritjen ekonomike. Kjo veçanërisht, nëse kemi lajme të këqija nga Europa”– tha për Zërin e Amerikës Zv. Drejtorja e departamentit të politikës monetare në Bankën e Shqipërisë

Një prej rreziqeve që bart rritja e normës bazë të interesit lidhet edhe me shtrenjtimin e borxhit publik. Qeveria në vijim do të paguajë më shumë interesa për këtë borxh, i cili gjithsesi vijon të mbetet i lartë.

“Në kuadër të buxhetit të përgjithshëm të shtetit nënkupton rritje e shpenzimeve për diçka që nuk prodhon para. Pra janë shpenzime pasive të qeverisë, ndërkohë që këto para asaj i duhet t’i heqë diku. Dhe nëse nuk do të rrisë taksat, do të rishpërndajë shpenzimet në ekonomi. Kjo do të thotë më pak para në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, etj pra një shtrëngesë e mëtejshme në mirëqenien e përgjithshme”- u shpreh për Zërin e Amerikës Elvin Meka, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, UET.

Qeveria është zotuar ta ulë këtë vit borxhin në rreth 71% të PBB, nga 73 që ishte në vitin 2021. Autoritetet e Bankës së Shqipërisë mendojnë se efektet negative të rritjes së kostove të këtij borxhi, pritet të zbuten nga rritja ekonomike, e cila për vitin e ardhshëm parashikohet e ngadalësuar, por gjithsesi pozitive, rreth 2.%.

“Por në një moment që ekonomia është në rritje dhe në fakt politikat fiskale janë në kahun konsolidues borxhi publik do të ulet”– vijoi Zv. Drejtorja e departamentit të politikës monetare në Bankën e Shqipërisë

Në vlerësimet e FMN në muajin tetor, edhe pse nënvizohet se ekonomia shqiptare ka përballuar goditje të shumta relativisht mirë, sërish autoriteteve u vihen në dukje vështirësitë që sjell borxhi i lartë publik në përballimin e krizës globale të ushqimeve dhe energjisë. Fondi këshillon konsolidim fiskal, mbështetje buxhetore të përkohshme për shtresat në nevojë, shtrëngim të mëtejshëm të politikës monetare, pra rritje të normës bazë të interesit, si dhe rritje të efiçensës dhe besueshmërisë tek financat publike. Dhe në një terren të panjohur si pasojë e luftës në Ukrainë dhe ecurisë e tregjeve globale, sfidat për të patur një ekonomi të qëndrueshme mbeten të mëdha./VOA

Related- Posts

EKONOMI

Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

2 Shtator, 2025
EKONOMI

Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

21 Gusht, 2025
EKONOMI

Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

7 Gusht, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ministri i Jashtëm i Sirisë në Uashington, në vizitën e parë të një zyrtari të Damaskut në 25 vjet

18 Shtator, 2025

“Zapad 2025-a po farkëtohet një aleancë e re midis rusëve, amerikanëve dhe bjellorusëve?”

18 Shtator, 2025

Kosova në Zemër të Politikës Britanike: Londra Pret Debatin mbi Sigurinë e Ballkanit

18 Shtator, 2025

“Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

18 Shtator, 2025

Filmi rreth Repartit 731 të ushtrisë japoneze në Luftën e Dytë Botërore shënon rekord për të ardhurat nga biletat në ditën e parë të shfaqjes

18 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.