Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të hënën një mesazh urimi Panairit të 25-të Ndërkombëtar për Investimet dhe Tregtinë të Kinës.
Xi vuri në dukje se ky panar, me temën e përhershme “Zgjerimi i investimeve të ndërsjella, nxitja e zhvillimit global”, ka luajtur një rol pozitiv për nxitjen e ekonomisë së hapur botërore dhe është bërë një platformë efikase për thellimin e bashkëpunimit pragmatik të investitorëve të mbarë globit.
foto nga VCG
Xi theksoi se si kontribues dhe stabilizues kryesor i rritjes së ekonomisë botërore, Kina do të ngulë këmbë në hapjen e nivelit të lartë, nxitjen e liberalizimit dhe lehtësimin e tregtisë dhe investimeve, në vijimin e ndarjes së mundësive të zhvillimit dhe në sjelljen e më shumë energjive pozitive dhe sigurisë së zhvillimit global. Kina është e gatshme që së bashku me palë të ndryshme, të nxisë globalizimin ekonomik gjithpërfshirës dhe të krijojë një të ardhme të bukur me zhvillim të lulëzuar.
Panairi i 25-të Ndërkombëtar për Investimet dhe Tregtinë i Kinës, i organizuar nga Ministria e Tregtisë e Kinës, u hap të hënën në Xiamen të provincës Fujian të Kinës Juglindore.
foto nga VCG
/cgtn