Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe udhëheqësi i Mianmarit Min Aung Hlaing shkëmbyen mesazhe urimi për 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.
Xi Jinping theksoi se Kina i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Mianmarin dhe është e gatshme të punojë me Mianmarin për ta shfrytëzuar 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike si një mundësi për të përshpejtuar promovimin e bashkëpunimit me cilësi të lartë në ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë”, për të zbatuar së bashku Nismën e Zhvillimit Global, Nismën e Sigurisë Globale dhe Nismën e Qytetërimit Global, si edhe për të nxitur konsolidimin e ndërtimit të një bashkësie me një të ardhme të përbashkët Kinë-Mianmar, duke sjellë më shumë përfitime për popujt e të dy vendeve.
Min Aung Hlaing shprehu mirënjohjen ndaj Kinës për mbështetjen e fortë që i ka dhënë Mianmarit për të arritur paqen, qëndrueshmërinë, pajtimin kombëtar dhe zhvillimin ekonomik. Ai mirëpret përshpejtimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fusha të ndryshme dhe krijimin e një partneriteti më të fortë e më të qëndrueshëm me leverdi të ndërsjellë.
Në të njëjtën ditë, edhe kryeministri kinez Li Qiang dhe Min Aung Hlaing shkëmbyen mesazhe urimi me këtë rast./cgtn