Kina mirëpret Vietnamin që të bashkohet si vend partner i BRICS, deklaroi të hënën në një konferencë shtypi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, kur iu kërkua të komentonte lajmin se Brazili, kryesues i BRICS-it, njoftoi pranimin zyrtar të Vietnamit si vend partner i grupit, shkruan “Xinhua”.
Foto nga VCGGuo vuri në dukje se pjesëmarrja e Vietnamit në bashkëpunimin e BRICS-it jo vetëm që do të përfitojë nga zhvillimi, por do të jetë në përputhje edhe me interesat e përbashkëta të grupit dhe Jugut Global.
“Ne besojmë se Vietnami do të japë kontribute pozitive në mekanizmin e BRICS-it”,- shtoi zëdhënësi.
Foto nga VCG“Një partner i ri në familjen BRICS shënon një rritje të mëtejshme të përfaqësimit të mekanizmit dhe thekson tërheqjen dhe ndikimin e tij”,- tha Guo, duke vënë në dukje se Kina është e gatshme të punojë me vendet e tjera anëtare dhe partnere për të ndërtuar një partneritet më gjithëpërfshirës, të ngushtë dhe praktik, për të çuar përpara zhvillimin me cilësi të lartë të bashkëpunimit “BRICS Plus”, si dhe për të dhënë kontribute më të mëdha në mbështetjen e multilateralizmit, mbrojtjen e drejtësisë dhe promovimin e zhvillimit të përbashkët./cgtn