Organizatat e shoqërisë civile luajnë një rol thelbësor në monitorimin e zgjedhjeve, duke evidentuar shkeljet e mundshme ligjore dhe inkurajuar pjesëmarrjen qytetare.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato u takua dje me përfaqësues të këtyre organizatave, të cilët ndanë analizat dhe shqetësimet e tyre mbi procesin zgjedhor deri më tani.
Delegacioni i BE bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale, zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 janë veçanërisht të rëndësishme, pasi Shqipëria ka nisur negociatat për anëtarësim në BE.
Proceset zgjedhore demokratike janë pjesë e kritereve kyçe për anëtarësimin në BE, thekson zyra e BE.