Ka përfunduar pas disa orësh mbledhja e Kryesisë së PS, ku dhe janë përcaktuar kandidatatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë.
Për Bashkinë e Shkodrës, PS ka zgjedhur si kandidate Majlinda Angonin, e cila prej shtator 2020 është prefekte e këtij qarku.
Në Bashkinë e Durrësit, PS do të paraqitet në zgjedhjet e pjesshme me Ermirjana Sakon, e cila drejton bashkinë prej dorëheqjes së Valbona Sakos pas deklaratës për tërmetin.
Konkretisht:
Në bashkinë e Durrësit është pëcaktuar si kandidate Emirjona Sako.
Në bashkinë e Dibrës është pëcaktuar si kandidat Rrahim Spahiu.
Në bashkinë në Shkodrës është pëcaktuar si kandidate Majlinda Angoni.
Në bashkinë e Rrogozhinës është pëcaktuar si kandidat Edison Memolla
Në bashkinë e Vorës është pëcaktuar si kandidat Blerim Shera.
Ndërkohë Taulant Balla ka bërë me dije se të martën bëhet publik emri i kandidatit për bashkinë e Lushnjes.
Zgjedhjet do të mbahen me 6 mars në 6 bashki.