• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Qershor, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

    Risi me DIVA 2025: 48 mijë lekë zbritje nga baza e tatueshme, kompensim arsimor për fëmijët nën 18 vjeç

    Sejko në takimet e FMN dhe BB: Ekonomia shqiptare po ruan trajektore të qëndrueshme

  • POLITIKË

    Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

    Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP-ë: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

    Shqipëria përmbyll Presidencën e SEECP/Ministri Hasani: “Bashkëpunimi rajonal është themel për integrimin në BE”

    Spiropali në samitin “Evropë Juglindore-Ukrainë” në Odesa: Shqipëria përkrah Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme

    Berisha: Dënoj me forcën më të madhe zgjatjen e hetimeve për Metën

    Unioni i Gjyqtarëve kërkon rritjen e pagave/ Reagon Kryeministri Rama: Abuzim madhor, cenon edhe Kushtetutën

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Asambleja Parlamentare e SEECP/ Ministri Hasani: “Shqipëria e sheh SEECP-në si një mekanizëm rajonal gjithëpërfshirës ndaj integrimit evropian”

    Sy m’Sy/ Kryeministri Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

  • SOCIALE / KULTURË

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

    113 vjet nga themelimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”

  • INTERVISTA

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

    Zgjedhjet për Parlamentin Europian, risitë dhe ndikimi i tyre në procesin e integrimit

  • OP/ED

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

    Akuza dhe hije dyshimi mbi Forumin e Davosit!

    Shteti në pritje dhe rivaliteti politik

    enver bytyci

    Pozita gjeopolitike e Shqipërisë dhe Kosovës në zhvillimet e sotme të vendosjes së rendit te ri botëror.

    Pse Annalena dhe jo Helga?!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti: Trysnia duhet bërë mbi Beogradin

    Presidentja Osmani pritet në takim nga Perandori i Japonisë, Naruhito

    Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

    147-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Begaj: Trashëgimia e Lidhjes jeton në çdo përpjekje për zhvillim dhe bashkim kulturor të shqiptarëve

    Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

    Sot 26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviçit

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Zgjedhjet e rëndësishme për Evropën

21 Shkurt, 2025
in Bota, FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Gjermania shkon në këto zgjedhje më e polarizuar se katër vjet më parë. Merz e sheh zgjidhjen te rigjallërimi i ekonomisë dhe kontrolli i migrimit. Industria sheh shanse te investimet ushtarake, shkruan Auron Dodi për DW.

Kandidati me shanse më të mëdha për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz i CDU-së, i ka quajtur këto „zgjedhje për fatin” përballë “zhvendosjes tektonike të qendrave politike dhe ekonomike të pushtetit në botë.” Ai i ka quajtur edhe “një nga mundësitë e fundit për t’i zgjidhur problemet përpara se populistët (të fitojnë) shumicën”.

Në këtë kuadër, disa vëzhgues të huaj i shohin këto zgjedhje gjermane si zgjedhjet më të rëndësishme të Evropës. 

Zgjedhjet zhvillohen në një atmosferë kur çështja e migrimit u katapultua, kryesisht nga atentatet, në çështje kryesore. Në radhë të parë perceptimi për migrimin  ka çuar edhe në forcimin e AfD-së, një parti me tendencë kundër të huajve.

Partitë e qendrës nuk e përfaqësojnë më, si përpara, të gjithë spektrin politik. Por polarizimi në Gjermani nuk ka arritur përmasat e shteteve të tjera evropiane, ai është larg situatës së SHBA. Konsensusi vazhdon të jetë i preferuar nga forcat politike në Gjermani.

Tendenca e sondazheve të fundit për zgjedhjet

Tendenca e përgjithshme e sondazheve të fundit, sheh sot të parën CDU/CSU, parti e qendrës së djathtë, që arrin te 30.1%. E dyta vjen Alternativa për Gjermaninë, AfD, parti pjesërisht ultra e djathtë, te 20.2 përqind. E treta renditet SPD, partia socialdemokrate, e qendrës së majtë, te 15.3%;Të Gjelbrit, parti me fokus ambjentin e klimën, janë te 13.2. %; partia E Majta, parti pjesërisht ultra e majtë, arrin 6.8%.

Kurse partitë e tjera, FDP liberale dhe Aleanca Sara Wagenknecht (BSW), sipas tendencës së sondazheve, nuk pritet të kalojnë 5%, prag për t’u futur në Bundestag.

Parashikimet në sondazhe, për partitë kryesore, thuajse nuk kanë ndryshuar muajin e fundit. Megjithatë, më shumë se një e treta, apo 3,9% e votuesve janë ende të pavendosur për kë do të votojnë.

Qeverinë mund ta formojë partia ose koalicionet partiake që arrijnë gjysmën e mandateve në Bundestag, pra që arrijnë të paktën 316 mandate.

Partneri i preferuar i CDU/CSU

I pyetur për preferencat, kryetari i CDU-së Friedrich Merz, u përgjigj së fundi: “ndoshta me SPD, ndoshta me Të Gjelbrit. Për FDP-në kam dyshime të mëdha”.

Sipas sondazheve, gjasat më të mëdha i ka një koalicion mes CDU/CSU dhe socialdemokratëve, SPD. Një koalicion i tillë e ka drejtuar Gjermaninë katër herë pas Luftës së Dytë Botërore.

Por mund të nevojiten edhe tre parti, për të formuar qeverinë. Pra është e mundur që të kërkohen edhe Të Gjelbrit në bord.

Kjo mund ta vështirësonte formimin e qeverisë. Sepse Merzi ka deklaruar se mund të kthehet te energjia atomike; se do të ndërtojë me shpejtësi 50 centrale me gaz dhe mund të zgjasë përdorimin e motorit me djegie në automjete. Kjo do të kërkonte tolerim nga Të Gjelbrit dhe negociata me ta.

Por Merzi dëshiron ta shohë të formuar shpejt qeverinë, më e vonta deri në 20 prill.

E veçanta e Bundestagut të ri

Pas reformës zgjedhore, të miratuar nga koalicioni tripartiak që u shpërbë, Bundestagu i ri do të jetë më i vogël. Ai do të ketë maksimumi 630 deputetë, pra mbi 100 deputetë më pak se aktualisht. Mandate shtesë nuk do të ketë më.

Në fletën e votimit mund të vendoset për dy preferenca, siç e kërkon sistemi proporcional i personalizuar i Gjermanisë. Me preferencën e parë zgjidhet kandidati direkt i zonës elektorale. Me preferencën e dytë zgjidhet një parti, nga lista e landit federal.

Të drejtë votimi kanë të paktën 59,1 milionë gjermanë, që janë të paktën 18 vjeç.

Për herë të parë mund të votojnë 2,3 milionë zgjedhës, sepse kanë mbushur moshën për votim.

Në këto zgjedhje votojnë rreth 7 milionë votues me origjinë të huaj. Shumica e tyre si tendencë (76%) zgjedhin SPD, pastaj CDU/CSU (71%) dhe pastaj Të Gjelbrit (57%). Afd-në e mbështesin rreth 21% e të huajve në Gjermani.

Evropa dhe një qeveri gjermane Merz

Gjermania ofron një të katërtën e prodhimit të të gjithë Bashkimit Evropian. Friedrich Merz mbështet mbështet tregtinë e lirë, mbështet tregjet e hapura dhe Aleancën Transatlantike.

Ai ka deklaruar se për të drejtuar Evropën do të riforcojë kontaktin me Francën, duke e zgjeruar drejtimin edhe me Poloninë.

Merzi ka mbështetur, në parim, idenë e “rrathëve koncentrikë” për organizimin e Evropës: disa vende ecin drejt integrimit më të thellë në BE; të tjera integrohen më pak, duke dorëzuar edhe më pak sovranitet në Bruksel.

Ballkanin Perëndimor Friedrich Merz dhe CDU/CSU e konsideron me rëndësi strategjike për t’u anëtarësuar në BE. Në një seri pyetjesh që Merzi dhe CDU/CSU në Bundestag i drejtojnë Ministrisë së Jashtme gjermane (30.01.2025) ata interesohen nëse qeveria federale ka ndërmarrë hapa konkretë, “për t’u ofruar kandidatëve strategjikisht të rëndësishëm për anëtarësim (veçanërisht shteteve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Moldavisë)…një perspektivë evropiane, që siç mendojnë pyetësit, duhet të ishte e shpejtë dhe e ndjeshme”.

Merzi do ta forcojë Gjermaninë. Ai ka deklaruar se “ne e dimë, të paktën që nga Bismarcku, se kjo Evropë funksionon vetëm nëse Gjermania luan një rol të fortë”. “…pa ne, kundër nesh, asgjë nuk do të ecë përpara në Evropë”.

Siguria e ndryshimi i strukturës së industrisë gjermane

Çështja e sigurisë ka qenë përgjithësisht e para në fjalimet elektorale të Merzit. Së fundi ai deklaroi se “vendimtare është që të jemi në gjendje të mbrohemi”. 2% të PBB  për mbrojtjen ai e sheh si minimumin, që duhet të shpenzojë Gjermania. Për këtë ai nuk e përjashton reformimin e frenës së borxhit, në kushtetutën gjermane. Kjo do të lejonte marrjen e borxheve për të investuar, pasi Gjermania nuk do të detyrohej të shpenzonte vetëm aq sa prodhonte në një vit.

Përballë situatës gjeopolitike, buxheti shtesë për mbrojtjen mund të jetë nga hapat e parë të qeverisë së re. Sidomos pas tronditjes së re në marrëdhëniet me SHBA, te e cila Gjermania është mbështetur për sigurinë e saj që pas Luftës së Dytë Botërore.

Disa institutucione, si Instituti Ekonomik Ifo i Mynihut, presin një ndryshim të strukturës së industrisë gjermane në drejtim të sektorit të mbrojtjes. Disa analistë e shohin industrinë gjermane të armatimit në një bum zhvillimi.

Roli i pritshëm i AfD-së në politikën e Gjermanisë

Në nivel drejtimi federal nuk pritet që AfD të luajë ndonjë rol. Të gjitha partitë e kanë përjashtuar bashkëpunimin me të. Por prania më e madhe në Bundestag dhe në forume dhe retorika e AfD-së mund të ndikojë në normalizimin e radikalizimit të disa njerëzve në Gjermani.

Megjithë skepticizmin e kritikëve, Merzi e ka theksuar disa herë distancimin nga AfD. Kjo megjithë hapin e guximshëm të tij, marrjen parasysh të një vote të përbashkët me AfD-në për migrimin në Bundestag. Merzi thotë se një bashkëpunim me AfD-në do të thotë fund i CDU-së.

Mbështetja nga Uashingtoni për AfD-në, kërkesa për ta rrëzuar “kordonin sanitar” ndaj AfD-së, duket se ka forcuar distancimin nga AfD në CDU.

Synimi i Merzit është që AfD të bjerë nën 5% e të mos futet në të ardhmen Bundestag. Për këtë ai synon të zgjidhë problemin e migrimit, p.sh. me dëbime e sprapsje të emigrantëve të paligjshëm që në kufi. Dhe të nxisë ekonominë, p.sh. duke ulur taksat e burokracinë.

Kjo mund të shpresohet pasi është rritur numri i të zhgënjyerve nga politika tradicionale, që ia japin votën AfD-së. Gjithashtu për AfD duket se votojnë mjaft të rinjtë dhe shumë gjermanolindorë.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve

Të dielën, në orën 17.45 pritet të përcillet një rezultat i parë paraprak për votimin. Tendencën, partitë, e marrin megjithatë zakonisht që prej orës 12. Nëse do të kemi surpriza nga votuesit, kjo del e qartë më vonë./DW

Related- Posts

Bota

Trump: SHBA-ja nuk do ta vrasë Khamenein tani për tani

17 Qershor, 2025
Chinese flag in beijing tiananmen square
Bota

Kina rreth konfliktit Izrael-Iran: Trump “po i hedh benzinë ​​zjarrit”

17 Qershor, 2025
Bota

“Tetë Pikat” që ndryshuan qeverisjen në Kinë/ PKK fillon fushatë për forcimin e disiplinës në radhët e saj

17 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump: SHBA-ja nuk do ta vrasë Khamenein tani për tani

17 Qershor, 2025

Draftraporti i KE për Shqipërinë: SPAK, rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit

17 Qershor, 2025
Chinese flag in beijing tiananmen square

Kina rreth konfliktit Izrael-Iran: Trump “po i hedh benzinë ​​zjarrit”

17 Qershor, 2025

Bisedimet Kinë-SHBA shënojnë një hap konstruktiv drejt stabilizimit ekonomik

17 Qershor, 2025

“Tetë Pikat” që ndryshuan qeverisjen në Kinë/ PKK fillon fushatë për forcimin e disiplinës në radhët e saj

17 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.