• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
17 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

    Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, reagon Spiropali: Drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë

    Rama për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot komandant. Liri për çlirimtarët”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Zgjerimi midis “kulaçit dhe kërbaçit“!

9 Shkurt, 2020
in NGJARJE, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr. Jorgji KOTE

Metodologjia e re e zgjerimit ka ngjallur diskutime dhe debate të shumta; me  hipoteza, dyshime, parashikime dhe konstatime hera-herës kundrathënëse. Flitet e shkruhet mjaft për dështim dhe sukses të zgjerimit, për konfliktin midis thellimit të brendshëm dhe zgjerimit të jashtëm, etj që natyrisht e çorientojnë njeriun e thjeshtë. Për të kuptuar drejt se ku “rreh“ kjo strategji e re, me avantazhet që më jep përfshirja direkte si diplomat me këtë dosje në 20 vitet e fundit në Belgjikë, Berlin dhe Misionin pranë BE-së në Bruksel po ndalem te kjo tabllo e shkaqeve dhe dukurive kryesore që çuan në këtë dokument të ri, me “pse“-të, “kur“ dhe “si“-të e shumta  dhe raportin “kulaç – kërbaç“, si thelbi i zbatimit të tij.

Së pari, përse po bëhet pikërisht tani reforma e brendshme dhe rifillimi i  procesit të zgjerimit? Sepse tani po fryn  një erë e re, kemi Europarlament të ri, kemi drejtuesit e rinj më të lartë të BE-së, me ide dhe vizione të reja; të cilët janë të vetëdijshëm se “nuk mban më ujë pilafi“, si për elektoratet e tyre dhe për vendet tona; këto të fundit kanë kohë që kanë trokitur në dyert e BE-së por janë ende në “në paradhomë“; sepse, më 9 Maj mbushen 70 vjet qysh kur Shumani legjendar shpalli projektin madhështor të Evropës së Re, me plot arritje dhe suksese por dhe dështime spektakolare; po atë ditë do të fillojë Konferenca Evropiane, e cila për dy vite rresht do të kthehet në një tribunë të madhe qytetare, publike dhe mediatike për të shpalosur ide dhe alternativat për një Evropë të re, që ajo të vijojë të jetë shembull suksesi, mes sfidash të reja dhe tejet serioze, në një botë shumëpolare shumë e largët nga ajo e vitit 1989. Më 6 – 7 Maj do të jetë Samiti i Zagrebit, ku mbi bazën e kësaj metodologjie do të vendoset çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e  Veriut dhe për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perendimor, pa të cilin  BE do të ishte “unifinished business“ Së fundi, sepse reforma e brendshme e BE-së kërkon doemos dhe zgjerimin e jashtëm, veçse tanimë me besueshmëri, dinamizëm dhe të matshëm.

Dokumenti i ri përbën një hap premtues të BE-së, një vlerësim më serioz të Ballkanit Perendimor dhe të ardhmes së tij, pas qëndrimeve të deritanishme “as mish as peshk“ dhe për një efektivitet më të madh të “shkopit dhe karrotës“ ose më shqip të “kulaçit dhe kërbaçit“ Metodologjia e re shërben dhe si qetësues institucional dhe shpirtëror për elektoratet e BE-së për këtë temë me ndjeshmëri të lartë.  Tashmë është e qartë se BE-së i duhet urgjentisht reformimi i brendshëm, për t’i bërë ballë sfidave dhe nevojave të reja të njohura, pa të cilin nuk mund të ketë as  zgjerim, ca më pak të suksesshëm. Por dhe nga ana praktike, sepse 15 vitet e fundit, kur nga 15 tani aajo ka 27 antarë dhe në pritje të 6  kandidatëve nga Ballkanit Perendimor do të bëhej me 32 antarë, BE-së i ka “hasur sharra në gozhdë“dhe në funksionimin e saj organizativ. Aq sa ajo është e paaftë institucionalisht për t’i bërë ballë presionit dhe tendencave që sfidojnë vlerat dhe parimet e saj nga vende të caktuara të njohura tashmë.

Po përse u la aq vonë dhe nuk u bë më parë? A mos u desh vetoja Franceze që të ndërmerrej ky projekt i ri politik si zgjerimi? Në fakt, ideja dhe kërkesat përkatëse  kanë qenë të kahhershme. Sidomos pas antarësimit të 10 vendeve ish-komuniste ka patur vazhdimisht tentativa dhe demarshe për një diskutim dhe strategji të tillë, të nxitur dhe nga shenjat e “lodhjes“ nga zgjerimi këtu e 10 vjet më parë. Por kjo ka qenë praktikisht e pamundur për shkak të krizave të rënda financiare që goditën dhe BE-në, kërcënimet e terrorizmit ndërkombëtar, kriza e rëndë e azilit, përshkallëzimi i populizmit dhe ekstremizmit etj; Për hir të së vërtetës, dhe Presidenti Macron pa vënë ende këmbën në Elize më 2017 dhe gjatë dy viteve të fundit e ka shpallur  atë si përparësi të politikës së jashtme dhe në disa forumee ndërkombëtare. Por e pati të pamundur ta çonte përpara diskutimin, sepse krahas problemeve të lartpërmendura, doli në skenë BREXIT; veç kësaj, dy vitet e fundit kanë qenë plot zgjedhje të ndryshme pothuajse kudo në BE vitin e kaluar, përfshirë dhe zgjatjen e procesit të krijimit të qeverisë në Gjermani, ku Merkel ishte fare pranë rrëzimit. Në ato kushte, të kërkojë e të flisje për reformim të brendshëm dhe zgjerim ishte një luks i tepërt dhe i papërballueshëm. Ja pse vetoja e Macron më 18 Tetor nuk ishte për inat ndaj nesh, pavarësisht rezervave; në fakt, ai e shfrytëzoi atë halkë të dobët për të kërkuar me zë të lartë thellimin dhe zgjerimin. Dhe kishte të drejtë, se ja ku e kemi Serbinë, ka mbi 6 vjet dhe  i janë pezulluar negociatat, madje e çuditshme se si u çelën ato aq lehtë! Ja pse metodologjia e re bazohet pothuajse tërësisht në propozimin francez dhe ka shumë pak gjasa të pësojë ndryshime të dukshme.

Lidhur me pyetjen tjetër nëse zgjerimi i deritanishëm është sukses apo dështim, për të shmangur gjykimin “bardhë e zi“  për një proces të tillë aq kompleks, le të shohim shkurt dinamikën e dy dekadave të fundit. Strategjia e zgjerimit e BE-së e shpallur në fillimin e viteve 90 pas përmbysjes së komunizmit në Evropën Qëndrore dhe Lindore dhe përfhsirjes së saj në rrugën e demokracisë pluraliste ishte kryefjala e politikës europiane deri nga fundi i dekadës së parë të viteve 2000. PO, me një  histori suksesi deri në vitin 2004, kur u antarësuan në bllok 8 vende ish-lindore; dhe me ecurinë fillestare pozitive të Procesit të ri të Stabilizim – Asocimit të “prerë“  për Ballkanin Perendim plot 20 vjet më parë. Mirëpo, pas “valës“ së zgjerimit më 2004, entusiazmi filloi të venitej dhe dhe të vinte pothuajse drejt shuarjes për shkak të problemeve të mëdha që filluan të ndeshen në vendet antare të BE-së, të shkaktuara dhe nga vendet e reja që kërkonin përfitime sa më të shpejta, sidomos në tregun e punës; gjithashtu u shtuan përmasat e krimit të organizuar,  u dobësua siguria, u shtua papunësia, varfëria,etj; këto dukuri negative u dhanë zemër forcave ekstremiste dhe populiste që filluan të “luanin“ me frikën e ish-lindjes.

Këto situata të pafat e kapën BE-në të papërgatitur në dilemën e pranimit ose jo të  Rumanisë dhe Bullgarisë, për të plotësuar tabllonë e zgjerimit drejt lindjes. Më në fund, këto dy vende u pranuan falë një kompromisi të madh dhe një sërë kushtesh. Mirëpo “Dhimbjet e kokës“ prej tyre  vijojnë ende dhe kanë kontribuar jo pak në “lodhjen“ nga zgjerimi“. Edhe pse atmosferën pro-zgjerim e ngrohu disi pranimi më 2013 i Kroacisë, por dhe ajo me një kusht për të zgjidhur një mosmarrëveshje mbi ujrat detare me Sloveninë fqinje. Në fakt,  kjo çështje është ende e pazgjidhur, çka ka detyruar BE-në ta vendosë si kusht për pranim zgjidhjen e tyre përpara antarësimit në BE. Më vonë, ishin katër vendet e Grupit të Visegradit që krijuan  probleme dhe fërkime me BE-në lidhur me mospranimin e azil-kërkuesve  dhe sidomos  miratimin e  një  sërë ligjesh  që devijojnë nga  parimet dhe vlerat evropiane lidhur me shoqërinë civile, shtypin e lirë, ndarjen e pushteteve, drejtësinë e pavarur, pra thelbin e “shtetit të së drejtës“. Madje, duke pohuar hapur se  duan “ta ribëjnë BE-në“ tashmë si “demokraci joliberale“  Ndikimi i tyre në frikën nga zgjerimi është i madh. Sepse me të drejtë shtrohet pyetja që kur në pozita të tilla bien vende pararojë të shembjes së komunizmit dhe reformave evropiane, çmund të ndodhë me  kandidatë të tjerë më të prapambetur në Ballkanin Perendimor? Kur dihet tashmë  se këto vende , përfshi dhe Shqipërinë janë bërë burim i madh i vërshimit të azilantëve drejt BE-së, veç sëmundjeve të tjera sociale, krizave të vazhdueshme të brendshme e që nuk i zgjidhin dot vetë, etj.

Ja pse ka kohë që zgjerimi është kthyer në një alergji të vërtetë. Sipas sondazheve më të fundit,  në Gjermani jaanë kundër tij mbi 60 për qind e popullsisë. Aq sa kur Komisioni Evropian dy vite më parë nxorri strategjine e re të zgjerimit, në median e disa vendeve kjo u konsiderua si shaka politike pa kripë!Nga ana tjetër, ngjarjet dhe zhvillimet në Ballkanin Perendimor megjithë ndërhyrjet e shumëllojshme të BE-së përfshirë së fundmi dhe “Procesin e Berlinit“ në vend që të kishin ndikim pozitiv në klimën/humorin e zgjerimit, kanë bërë të kundërtën, duke shtuar dozat e “alergjisë“ ndaj tij.

Në këto kushte, për hir të realpolitikës, dmth stabilitetit, paqes dhe sigurisë, argumenti themelor për zgjerimin në Ballkan mbetet kryesisht në lëmin gjeopolitik; më thjeshtë akoma, frika nga depërtimi i Rusisë, Kinës, Turqisë, etj Mirëpo disa vende antare, përfshi Francën e kundërshtojnë këtë logjikë me faktin se përsa i përket aspektit politik dhe të sigurisë, disa vende të Balkanit, në rastin konkret  Shqipëria, dhe Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, etj  janë antare të NATOS dhe në partneritet me të. Ashtu sikundër Serbia, ndonëse i ka çelur këto negociata shquhet për afrimin me Rusinë pa “i hyrë asnjë gjemb në këmbë“. Së dyti, vetë BE është duke rishikuar pozicionin e saj politik ndaj Rusisë, duke zbutur qëndrimet e saj, për shkak të interesave të realpolitikës së saj, tashmë dhe në Lindjen e Mesme.  Së treti, Rusia nuk ka pritur që një vend të çelë negociatat ose të hyjë në BE, por ka depërtuar atje më herët, si në Italinë dhe gjetkë. Kështu që  dhe ky argument bie, sepse jo vetëm çelja e negociatave, por as antarësimi në BE e NATO nuk krijon imunitet nga ndërhyrjet e huaja të jashtme apo dhe difektet e brendshme.

Argumenti tjetër është se për shkak të gjeopolitikës, edhe BE mund ta bëjë “një sy qorr dhe një vesh shurdh“ sikurse ka vepruar në jo pak raste; por jo deri aty sa të bëjë kurban demokracinë dhe shtetin e të drejtës dhe të lejojnë lulzimin e diktatorëve të rinj, siç ppo noddh aktualisht. Ndryshe, të këqiat dhe problemet për BE-në me antarësimin e këtyre vendeve do të depërtonin fare lehtë në BE me pasoja më të dëmshme se nga Rusia. Ja pse Metodologjia e re e thekson ndjeshëm aspektin politik, sundimin e ligjit, etj.

Së fundi, siç u shpreh Presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen, me këtë metodologji kompromisi të gjitha palët janë fituese. Praktikishtt, është pothuajse e sigurt se negociatat me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut do të çelen gjatë këtij viti. POR, jo si më parë, me më shumë “bishta“ se sa dhe vetë 9 kushtet e famshme të  Bundestagut; sipas strategjisë së re,  ato mund të kthehen fare lehtë në “JO“, në pezullim, ndërprerje dhe rikthim nga e para të gjithë procesit të deritanishëm, nëse nuk realizohen në çdo etapë kushtet dhe kriteret e kërkuara. Edhe përfitimet, dmth “ kulaçi“ do të shtohen, por gjithmonë pasi “të kemi kaluar në vrimën e gjilpërës“, jo vetëm të Komisionit Evropian, por dhe të vendeve antare, shumë më tepër se deri më tani. Këtu ka skepticizëm, sepse përvoja e 3 dekadave të fundit ka dëshmuar se politikanët tanë e kanë shumë më lehtë të prodhojnë kriza dhe konflikte se sa t’i zgjidhin ato dhe të ofrojnë alternativa të qëndrueshme. Për pasojë,  nëse politika jonë nuk do të verë mend, atëhere vonesat dhe shtyrjet e antarësimit në BE do të mbeten bashkëudhëtaret tona të përhershme dhe nuk do të ketë më njeri të na mbrojë dhe justifikojë si deri tani.

Ja pse “Po-ja“ e pritshme nuk na jep kurfarë arsye për festë dhe shampanjë apo për euforizma te tipit  “ditë historike“ Sepse ajo nuk është sukses i askujt, por vetëm një hap i rëndësishëm, gjithsesi tejet i vonuar për faj të politikës sonë. Madje kjo “Po“ i ngjan “dardhës që e ka bishtin prapa “ sepse qysh tani “kemi shumë borxhe“ ndaj kërkesave të metodologjisë së re. Ndaj, nuk ka fare vend  për propagandë boshe dhe nihilizëm absurd; negociatat të mos përdoren më si qëllim në vetvehte dhe as si “municion“ në beteja elektorale; por si hallka të vështira me plot peripeci e të panjohura në rrugtimin e gjatë drejt antarësimit në BE.  Ndryshe, ka rrezik të hamë “më pak kulaç dhe më shumë kërbaç“./gsh

Related- Posts

NGJARJE

Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

17 Shtator, 2025
NGJARJE

Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

15 Shtator, 2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump talks to the press on the South Lawn of the White House, in Washington, U.S., September 7, 2025. REUTERS/Annabelle Gordon/File Photo
Bota

Trump: Vendet e NATO-s të ndalojnë blerjen e naftës ruse

13 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

17 Shtator, 2025

Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

17 Shtator, 2025

Lufta në Gaza/ BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit

17 Shtator, 2025

Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

17 Shtator, 2025

Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

17 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.