Ding, gjithashtu anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, i bëri këto komente gjatë një fjalimi të titulluar “Mbrojtja e vlerave të përbashkëta të njerëzimit dhe nxitja e një bote shumëpolare” në seancën plenare të Forumit të 28-të Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.
Zv/Kryeministri i Kinës paraqiti një propozim me katër pika:
Së pari, të mbrohet koncepti i qeverisjes globale me pjesëmarrje të gjerë, kontribut të përbashkët dhe përfitime të përbashkëta. Të promovohet barazia në të drejta, mundësi dhe rregulla për të gjitha vendet dhe të mbrohet autoriteti i OKB-së dhe drejtësia ndërkombëtare.
Së dyti, të ndërtohet së bashku një ekonomi botërore e hapur dhe pluraliste. Duhen ndërmarrë hapa konkretë për të mbrojtur sistemin shumëpalësh tregtar dhe rendin ekonomik ndërkombëtar, për të zgjeruar dhe ndarë në mënyrë të drejtë “tortën” e globalizimit ekonomik, duke krijuar më shumë mundësi për vendet e Jugut Global.
Së treti, të promovohen shkëmbimet dhe mësimi i ndërsjellë mes qytetërimeve. Duhet të respektohet shumëllojshmëria e qytetërimeve njerëzore, të mbështetet çdo vend në gjetjen e rrugës së vet për realizimin e vlerave, dhe të kundërshtohet çdo “Luftë e re e Ftohtë” apo përplasje ideologjike.
Së katërti, duhet të ruhet paqja dhe zhvillimi global përmes ndërtimit të besimit, zgjidhjes së konflikteve dhe forcimit të sigurisë përmes dialogut, duke ua kaluar pishtarin e paqes brezave të ardhshëm për stabilitet të qëndrueshëm dhe prosperitet të përbashkët.
Ding tha se pavarësisht ndikimit në rritje të goditjeve të jashtme, ekonomia e Kinës vazhdon të tregojë një prirje pozitive, duke demonstruar vitalitet dhe qëndrueshmëri të fortë ndaj botës.
Pavarësisht se si ndryshon mjedisi i jashtëm, dera e Kinës do të hapet gjithnjë e më shumë, tha Ding. Kina sinqerisht mirëpret ndërmarrjet nga të gjitha vendet që të investojnë dhe të fillojnë biznese në Kinë, të marrin pjesë aktive në procesin e modernizimit kinez dhe të ndajnë mundësitë e zhvillimit të Kinës./cgtn