“Nëse nuk e mbajmë mend historinë, mund të përsëritim të njëjtin gabim,” u shpreh Kyoko Nakai, vullnetar i një shoqate popullore japoneze në një ekspozitë për mizoritë e forcave pushtuese japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore. Si sot, 80 vjet më parë, më 15 gusht të vitit 1945, Japonia shpalli dorëzimin pa kushte.
Duhet ta mbajmë mend historinë, të mësojmë prej saj dhe ta çmojmë paqen e fituar me shumë sakrifica. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, luftërat agresive të nisura nga ushtria japoneze dhe sundimi kolonial i zbatuar nga militarizmi japonez sollën fatkeqësi të rënda në shumë vende. Ndër to, Lufta e Rezistencës e Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez filloi më herët dhe zgjati më shumë, me më shumë se 35 milionë viktima në radhët e ushtarakëve dhe të civilëve kinezë. Më 15 gusht të vitit 1945, Japonia pranoi Deklaratën e Potsdamit dhe deklaroi dorëzimin pa kushte, gjë që shënoi fitoren përfundimtare të Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe të Luftës Antifashiste Botërore.
prova mbi të dhënat e eksperimenteve me njerëz të Repartit 731 të Ushtrisë/VCG
Pas 80 vjetësh, disa politikanë japonezë dhe forca të krahut të djathtë po përpiqen të shmangin përgjegjësinë e tyre për luftën dhe ta quajnë kundërsulmin e ligjshëm vetëmbrojtës të Kinës si një “provokim”. Në të njëjtën kohë, ata po ndryshojnë tekstet e historisë, duke e mohuar Masakrën e Nankinit dhe çështjen e “grave ngushëlluese”, të cilat janë dëshmuar me prova të pakundërshtueshme. Ata gjithashtu përpiqen ta minimizojnë faktin se ishin të parët që e nisën luftën dhe e zmadhojnë qëllimisht identitetin e tyre si “viktima të bombës atomike”.
Vitet e fundit, me publikimin e një sërë dokumentesh, duke përfshirë pamjet reale të Masakrës së Nankinit dhe të dhënat e eksperimenteve me njerëz të Repartit 731 të Ushtrisë Perandorake të Japonisë, gënjeshtrat nga e djathta japoneze janë demaskuar vazhdimisht. Disa japonezë janë të tronditur nga historia e vërtetë. Studiuesi japonez Takahiro Ishida vuri në dukje se standardet e dyfishta të qeverisë japoneze në pranimin e historisë nuk mund t’i bindin aspak viktimat e luftës. Në të njëjtën kohë, bashkësia ndërkombëtare e ka kritikuar Japoninë për lavdërimin e historisë së saj të agresionit dhe zgjerimin e saj ushtarak. Ish-ministri i Jashtëm i Indonezisë Marty Natalegawa theksoi që rritja e shpenzimeve të mbrojtjes nga Japonia është kundër premtimit të saj për të mos u bërë superfuqi ushtarake. Duke folur për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes të Japonisë, ish-kryeministri i Malajzisë Mahathir Mohamad u shpreh që lufta nuk është rruga për zgjidhjen e problemeve dhe se Japonia duhet të pakësojë provokimet.
ushtarët kinezë në luftën kundër agresionit të Japonisë/Foto nga Xinhua
Kanë kaluar 80 vjet dhe gjykimi i historisë ende nuk ka mbaruar. Ish-pjesëtari i Repartit 731 të ushtrisë japoneze, Hideo Shimizu, tha: “Nëse nuk u mësojmë fëmijëve tanë historinë e vërtetë, Japonia nuk do të ketë të ardhme.” Vetëm nëse Japonia e pranon me një qëndrim objektiv historinë, kërkon falje sinqerisht dhe lidh një miqësi të vërtetë me vendet fqinje, mund të ecet drejt një të ardhmeje paqësore. Më 15 gusht të vitit 2025, Japonia duhet të kujtojë historinë e vërtetë të saj në Luftën e Dytë Botërore./cgtn