• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
20 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

  • POLITIKË

    “AI Albania 2030”, Rama: Hartojmë draftprogramin me përfaqësues të sektorit

    Ministri Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimin e FA

    Spiropali në Turqi: Marrëdhënie e institucionalizuar në forma konkrete bashkëpunimi

    Presidenti i EBA nderohet me Yllin e madh të Mirënjohjes Publike, Rama: Vëllazëria e vërtetë nuk shpallet, ajo jetohet

    Kos: Bisedimet e anëtarësimit në BE me Shqipërinë po përparojnë më shpejt se kurrë

    Rama i ftuar nderi në festivalin në Bavari: Të rishpikim veten për të mbrojtur shpirtin e Europës

    The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

    30 Vjet në KiE, po në BE kur?

    Hasani pret zëvendëskryeministren e Ukrainës: Riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

    Rama: Po hetohet pushtimi kriminal i qendrës së Thethit, legalizuam rreth 300 shtëpi të vjetra

  • SOCIALE / KULTURË

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED
    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Osmani: Serbia në fund të majit kishte plane për destabilizimin e Kosovës

    Vijon saga e dështimit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

    Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

    NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

  • POLITIKË

    “AI Albania 2030”, Rama: Hartojmë draftprogramin me përfaqësues të sektorit

    Ministri Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimin e FA

    Spiropali në Turqi: Marrëdhënie e institucionalizuar në forma konkrete bashkëpunimi

    Presidenti i EBA nderohet me Yllin e madh të Mirënjohjes Publike, Rama: Vëllazëria e vërtetë nuk shpallet, ajo jetohet

    Kos: Bisedimet e anëtarësimit në BE me Shqipërinë po përparojnë më shpejt se kurrë

    Rama i ftuar nderi në festivalin në Bavari: Të rishpikim veten për të mbrojtur shpirtin e Europës

    The European Parliament building in Strasbourg, France with flags waving calmly celebrating peace of the Europe. July 12, 2020.

    30 Vjet në KiE, po në BE kur?

    Hasani pret zëvendëskryeministren e Ukrainës: Riafirmim i mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë

    Rama: Po hetohet pushtimi kriminal i qendrës së Thethit, legalizuam rreth 300 shtëpi të vjetra

  • SOCIALE / KULTURË

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED
    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Osmani: Serbia në fund të majit kishte plane për destabilizimin e Kosovës

    Vijon saga e dështimit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Presidentja Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

    Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

    NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home FOKUS

Botë e çmendur: Senatori i Trumpit kërcënon Moskën me sulm sipas stilit iranian

20 Korrik, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zoran Meter[i]

  • Me zhytjen e thellë në lojërat psikologjike të orientuara për nga “zbutja” e Putinit, si kërcënimet e gjeneralëve të tij si dhe nëpërmjet nënshtrimit të disa liderve europianë të cilët tashmë i kanë veshur çizmet ushtarake ndërsa në fakt kanë dalë mendsh, kanë humbur ndjesinë e realitetit dhe shikimin strategjik në të ardhmen – edhe vetë Trumpi shumë lehtë mund të gjendet në një pozitë të tillë që “kimia” e tij me Putinin shumë shpejt mund të shndërrohet në armiqësi të hapur
  • Vështirë se Putini dhe Xi Jinpingu në fillim të muajit shtator në Pekin do të nënshkruajnë kapitullimin dhe do t’ia përcjellin më kryeultësi Truampit, sikurse ndodhi pas fitores së ShBA-ve në Luftën e Ftohtë ndaj BRSS-së.

Deklarata më e fundit e komandatit të ushtrisë amerikane për Europën dhe Afrikën Chris Donahue sipas të cilës forcat e NATO-s mund të pushtojnë kalanë e fortifikuar rëndshëm në zonën e Kaliningradit për “një afat të shkurtër dhe të paparë kohor” nëse është nevoja – është vetëm një nga deklaratat e ngjashme me karakter luftarak, por edhe një prej lëvizjeve demonstrative me karakter ushtarak, të cilat javët e fundit po i dërgon, para të gjithave, administrata amerikane dhe, pothuajse njëkohësisht, e pranojnë edhe udhëheqësit e vendeve kryesore të shteteve europiane. Megjithëse deklarata e lartpërmendur e gjeneralit amerikan mbi Kaliningradin, për njohësit e mirë të gjeopolitikës dhe tematikave të mbrojtjes nuk është kurrfarë risie (Aleanca e NATO-s ka shumë kohë, qysh në kohën e Luftës së Ftohtë, që brenda planeve dhe strategjive të saj, shqyrton skenarët e pushtimit të rajonit të Kaliningradit dhe i’a adopoton ato kushteve të reja politike dhe teknologjike), por ajo që është e re, dhe e cila të shqetëson, është fakti se kjo është hera e parë kur synime të këtilla dhe për më shumë të cilët vinë nga një nivel kaq i lartë që merret me këtë temë, kanë fituar një nivel kaq të gjërë mediatik. Në lidhje me këto synime (pra të cilat diheshin dhe deri tani e gjenin rrugën e tyre vetëm deri te analistët ekspertë që merren me këtë temë), deri tani zyrtarë të pozicionuar në një nivel kaq të lartë kurrë nuk kanë folur para mediave dhe kjo përbën një dimension të ri, e cila jep edhe një mesazh të qartë të karakterit ushtarak dhe politik – në këtë rast drejtuar Rusisë (mbi këtë temë do flitet më gjërë më poshtë në këtë tekst).

Përsa i përket lëvizjeve demonstrative të lartpërmendura të karakterit ushtarak, në to mbi të gjithë bën pjesë sulmi ajror shkatërrues kundër impianteve bërthmore të Iranit. Këto sulme, në të vërtetë me shumë pak rëndësi ushtarake, (bëhet fjalë për infrastrukturë iraniane civile e cila vetëm potencialisht mund të shpjerë në prodhimin e diçkaje – pasurim të uraniumit deri në nivelin e nevojshëm – gjë që gjithsesi mundet dhe nuk mundet të çojë të substrati përfundimtar për prodhim  armësh – në këtë rast bërthamore) – ndërsa janë shumë më tepër të karakterit psikologjik dhe politik të adresuara, para të gjithave, drejt Rusisë dhe Kinës partneri strategjik i të cilave është Irani dhe të cilët edhe vetë nga ana e tyre janë involvuar thellë në rajonin e Lindjes së Afërt me interesat e tyre kombëtare që janë të kundërta me ato ato amerikane.

Rastësia nuk ekziston

Që asgjë nuk është e rastit këtë e tregon edhe deklarata më e re dhe njëkohësisht shokuese e komandantit të forcave të bashkuara të NATO-s në Europë, gjeneralit amerikan Alexus Grynkevich, i cili deklaroi se lufta e aleancës veriatlantike me Rusinë dhe Kinën mund të nisë në vitin 2027, gjë që e bënë publike edhe mediat ruse, por edhe ato vjetnameze të cilëv gjithçka që po ngjet ka të bëjë me ta që ç’ke me të. Më tej, gjenerali Grynkevich, të cilin e ka emëruar presidenti amerikan Donald Trump si komandant të përgjithshëm të forcave amerikane në Europë, shprehur dhe besimin e plotë se Ukraina mund  ta fitojë luftën kundër Rusisë. Këtë deklaratë të guximshme e dha gjatë seancës dëgjimore para Senatit amerikan, deklaroi USA Today, dhe e ritransmetoi edhe media bullgare Fakti.

Grinkevich-i tha: “Mendoj se Ukraina mund të fitojë”. Tha se ukrainasit luftojnë me një vendosmëri mbresëlënëse kur është kërcënuar atdheu i tyre. Sikurse nënvizon portali gjerman focus.de, fjalët e Grinkevich-it, janë një kundërshti të thellë me qëndrimin e administratës Trump.

Këtu po përmendim se Trumpi beson shumë se Rusia është ajo që po e fiton luftën, se Vollodimir Zelenski “nuk ka karta në dorë” dhe se lëkundja për nënshkrimin e marrëveshjes për armëpushimin (pa marrë parasysh se cila palë heziton) vetëm e dëmton Kievin, në kuptimin se mbetet pa territoret e tij. Ndërkohë, duke patur parasysh deklaratat e gjeneralit, të cilin e ka propozuar Trumpi personalisht për këtë detyrë të lartë ushtarake në Europë, kjo mund të thotë se “shteti i thellë” amerikan po bën presion mbi Trumpin që t’i kthehet retorikës së Bajdenit mbi “fitoren urkainase”: dhje “dështimin strategjik të Rusisë”, ose e ka pranuar edhe vetë Trumpi një gjë të tillë. Sepse, është e vështirë të besohet se gjenerali amerikan, sado i pozicionuar lart të jetë, guxon të deklarojë diçka të tillë pa patur paraprakisht lejen e politikës.

Megjithatë jam i prirur të mendoj se nuk është as rasti i parë dhe as i dyti, por detyra kryesore e Grynkevich-it, gjë që në të vërtetë e kërkon nga ai Trumpi – është që nëpërmjet retorikës së lartpëmendur të thyejë rezistencën e atyre shteteve europiane të cilët i rezistojnë blerjeve të armëve moderne amerikane- qoftë për nevojat e tyre ndërsa Ukrainës t’i dërgojnë armatimet e tyre të vjetëruara, ose t’i ato blejnë për Ukrainën, dhe më pas të presin që amerikanët t’u dërgojnë armatime të reja të cilat, natyrisht, ata vetë do t’i paguajnë të tëra në të dy rastet.

Dhe përfundimisht, zyrtarët e lartë amerikanë ditët e fundit nisën, në truallin e Lindjes së Largët një sërë vizitash të (Pete Hegseth – shef i Pentagonit nëpërmjet vizitës te aleatët amerikanë, Marko Rubio – sekretar shteti, i cili mori pjesë në takimin e formatit ASEAN+). Paralelisht po zhvillohen edhe stërvitjet amerikane me Filipinet të karakterit plotësisht antikinez, të lidhur me sigurimin e lundrimit të lirë nëpër rrugët e atjeshme detare, sikurse interpretohet zyrtarisht, si dhe ato ajrore, në format tresh me Japoninë dhe Korenë e Jugut – me karakter kundër Koresë së Jugut.

Njëkohësisht ministri rus i punëve të jashtme Sergej Lavrov (i cili gjithashtu ishte në takimin e ASEAN+, ku madje edhe bisedoi me Marko Rubion) ishte për vizitë zyrtare në Kinë dhe pas saj në Korenë e Jugut ku u nënshkruan  marrëveshje të rëndësishme me karakter ushtarak mes aleatësh.

Gjithçka sa më sipër do të thotë vetëm vazhdim i përshpejtuar i tensioneve gjeopolitike globale dhe ashpërsim i përshpejtuar i gjendjes së sigurisë në Lindjen e Largët dhe në Europë, sëbashku me atë se Lindja e Afërt pas bombardimeve amerikane në Iran është bërë gjithçka vetëm jo rajon stabël në të cilin së shpejti do të ketë paqe dhe begati.

Lindsey Graham kërcënoi Rusinë me bombardime

Senatori kontravers amerikan i partisë republikane (nga radhët e neocons-ave dhe jo përfaqësues i MAGA-s brenda saj) Lindesy Graham, i njohur për atë se gjatë mandatit të parë të Trumpit mbështeti këtë të fundit, dhe më pas do të ndahej nga ai madje edhe t’i bashkohej sulmeve të ashpra të demokratëve kundër Trumpit, pas protestave të famshme në Capitol Hill në fillim të muajit janar të vitit 2021, e përsëri më pas bëri një përmbysje kopernikane dhe mbështeti Trumpin në fazën përmbyllëse të zgjedhjeve partiake duke shpresuar për funksionin e sekretarit të shtetit në qeverinë e ardhshme të Trumpit – është bërë i njohur kohët e fundit për opinionin e gjërë publik. Ai, si bashkëautor i propozimit ligjor mbi vendosjen e tarifave të stërmëdha doganore madje deri në masën 500 përqind, me të cilat Trumpi do të duhej t’i jepte “elasticitetin” e nevojshëm në bisedimet me Putinit (lexo: detyrimin e këtij të fundit të pranonte planin paqesor të Trumpit). Sesi përfundoi kjo punë u bë e qartë të hënën, kur Trump në vend të vendosjes së tarifave i dha Putinit edhe 50 ditë kohë për pranimin e planit të tij, dhe ndërkohë lajmëroi për dërgesa të reja armësh në Kiev. Në ç’mënyrë dhe mbi shpinën e kujt, u tha më lart në këtë tekst.

Megjithatë, Lindsey Grahami, propozimi ligjor i të cilit ndërkohë u la mënjanë (ka shumë mundësi përgjithmonë), nuk u dorëzua nga një gjë e tillë por përsëri dëshiron t’i serviloset Trumpit dhe ta ndihmojë atë në përpjekjet për disiplinimin e Putinit. Për këtë më mirë dëshmon teksti i sotëm e medias amerikane të specializuar Military Watch Magazine (MGW) të cilin po e përcjellim më poshtë, pas të cilit do të japim konkluzionet:

Senatori amerikan Lindsey Graham  i karakterizoi sulmet e forcave ajrore amerikane kundër impjanteve bërthmore në Iran si kërcënim  për Rusinë dhe partnerët e saj tregtarë, duke paralajmëruar për pasoja serioze për Moskën nëse ajo nuk mbështet kërkesat amerikane në lidhje me fushatën ushtarake që po vijon në Ukrainë në një afat prej 50 ditësh.

“Nëse Putini dhe të tjerët pyesin se çfarë do të ndodhë pas 50 ditësh, u propozoj të thërrësin në telefon ajatollahun (Ali Hamnein)”, deklaroi Grahami. Në sulmin për të cilin ështe fasla, të nisur në kuadrin e operacionit Mignight Hammer, shtatë stealth bombardues interkontinentalë B-s Spirit fluturuan  nga baza ajrore Whiteman në Misuri me plan fluturimi që tregonte Guamin si destinacion i tyre, para se me 21 qershor sulmuan në mënyrë të papritur impjantet bërthamore Fardow dhe Natanz në Iran.

Mbifluturimet zgjatën 37 orë. Aftësia e bobarduesve për të realizuar sulme në shënjestrat gjithandej botës me pak ose aspak paralajmërim nga baza në truallin amerikan, ndërsa shfrytëzonin aftësitë e tre stelth të avancuara për të evituar zbulimin nga radarët, i bën ata kërcënim  potencial qëkur janë vënë për herë të parë në përdorim në fundin e viteve 1990-të. B-2 është i zhvilluar në mënyrë të veçantë që të jetë në gjendje të veprojë në thellësi të hapësirës ajrore sovjetike gjatë viteve të fundit të Luftës së Ftohtë, megjithëse përmirësimet e shpejta të aftësive sovjetike për mbrojtjen ajrore shkaktuan  porobleme serioze në forcat amerikane në lidhje me mbijetesën e tyre shumë para se kjo klasë të hynte në përdorim. Megjithëse aftësitë ruse në mbrojtjen antiajrore janë zhvilluar shumë më ngadalë se në BRSS, vjetërsia e dizajnit Stealth B-2  do të thotë se ai nuk pritet të jetë i qëndrueshëm ndaj sulmeve në shenjestra të mbrojtura mirë. në ndryshim nga gjuajtësit Stealth si puna e F-35, të cilët nuk janë dizajnuar për të mos u diktuar nga radarët për paralajmërimin e hershëm në gjatësi vale të gjata, por është shumë e vështirë të diktohen, aftësia e evitimit të zbulimit nga radarët në të gjitha gjatësitë e valëve është kyçe për mbijetesën e B-2. Pritet që shpejtsia e vogël e avionit, mungesave e aftësive manovruese dhe mungesa e obsioneve për shoqërim me gjuajtës gjatë misioneve me largësi të mëdha i bën shumë të brishtë nëse avionët zbulohen. Shpërndarja e veçantë dhe e madhe e radarëve të valëve të gjata nga ana e Rusisë, si puna e Rezonans –NE dhe Voronjezh-DM, e bën teritorine  tyre më sfiduesin për sulmet e B-2.

Faktor me rëndësi në favor të flotës së B-2 në rast sulmi mbi Rusinë është madhësia e territorit rus prej 17 milionë kilometër katror, gjë që i bën sistemet e tyre të mbrojtjes antiajrore, gjuajtësit dhe ndërperësit të shpërndarë dobët. Në mënyrë të veçantë në rajonet e largëta ruse të Arktikut, Azisë së Mesme dhe Pacifikut mundësitë e mbrojtjes antiajrore mbeten të kufizuara. Kjo situatë është përkeqësuar akoma më shumë pasiqë janë bërë zvoglime të mëdha të flotës së ndëprerësve MiG 31 që mbrojnë këto territore, dhe pasiqë dy programe për zhvillimin e pasuesve të këtyre avionëve janë ndërprerë, ndërsa i treti është shtyrë seriozisht. Si rezultat i kësaj, edhe nëse zbulohen B-2, potencialisht mund të shfrytëzohen  për sulme kundër objekteve të largëta me rëndësi ekonomike, si puna e impianteve ruse të naftës në Arktik. Nëse forcat e armatosura ruse nuk arrijnë ta parashikojnë lokacionin e sulmit, shërbimet mund të përballen me kërcënime, në mënyrë të veçantë sepse aftësiutë e mbulimit të B-2 do të kërkojnë që avionët të angazhohen në largësi të vogla.

Rusia nuk është Irani

Në ndryshim nga Irani, Rusia ka investuar mjete të mëdha financiare për aftësitë e saj të mbrotjes antiajrore, dhe boshtin e këtij rrjeti e përbën sistemi me largësihedhje të gjatë S-400. Para pak kohësh është vënë në përdorim sistemi S-500, i cili është optimizuar veçanërisht mirë për neutralizimin e avionëve të mëdhenj startegjikë si puna e bombrduesve me largësi hedhje deri në 600 kilometra. Këto sisteme megjithatë kanë kufizime lidhur me aftësinë e mbulimit të territoreve me sipërfaqe të mëdha nga gjuajtësit ose ndëprerësit, dhe arësyeja kryesore për zhvillimin e MiG 31 në Bashkimin Sovjetik ishte pikërisht pamundësia e sistemeve tokësore për të siguruar mbulim të mjaftueshëm në rajonet e largëta.

Pasuesi i MiG 31 momentalisht po zhvillohet në kuadrin e programit PAK DP, i cili konsiderohet kyç në mbrojtjen e territoreve ruse arktike dhe ata të Azisë së Mesme ndërsa ShBA-të po modernizojnë aftësitë e tyre strategjike bombarduese me futjen e B-21 në fillim të viteve 2030. Megjithatë, vonesat e mëdha në programin PAK DP, për të cilin zyrtarët në fillim deklaruan se është i destinuar me futjen në përdoim të ndëprerësve, në fund të vitit 2020, e ka rritur mundësinë që territori rus të jetë i brishtë si rezultat i futjes së B-21. Vonesa prej gati një dhjetëvjeçari për futjen në përdorim të S-500 e ka përkeqësuar akoma më shumë problemin, sepse e vetmja njësi e S-500 në përdorim  aktualisht është dislokuar për mbrojtjen e Krimesë në Europën Lindore.

Megjithëse aftësitë e mbrojtjes antiajrore ruse janë tejet më superiore se ato të Iranit, faktori primar që mbron vendin nga goditejet e bombarduesve B-2 ose mjeteve të tjera amerikane është aftësia tejet më e madhe e hakmarrjes. Ndërsa Irani, me mbështetjen koreanoveriore, zhvilloi arsenalin e raketave balistike të afta për të kërcënuar objektet ushtarake amerikane në mbarë Lindjen e Afërt dhe në pjesën më të madhe të Europës Lindore, Rusia mund të nisë sulme hakmarrëse jo vetëm në terrirorin e Shteteve të Bashkuara, por edhe në objektet ushtarake amerikane dhe interesat ekonomike amerikane në mbarë botën. Mjetet e tyre për këtë fillojnë nga flotat e mëdha të nëndetëseve bërthamore tejet të sofistikuara deri te flota e vogël, por me rritje të shpejtë e bombarduesve  Tu-160M, nga të cilat dy kanë mjaft aftësi për nisjen e sulmeve me predha në cilëndo shenjestër të botës.

Pra, edhe nëse sulmet me bombardus B-2, krahas rrezikut të lartë mund të shfrytëzohen për sulme kundër shënjestrave strategjike në rajonet e largëta aruse, mundësia e madhe e hakmarrjes e zvoglon rëndshëm qëndrueshmërinë e sulmeve të këtilla.

Konkluzion

Kur bëjmë përmbledhjen e tekstit të MGW-së amerikane ose qëndrimet e bëra publike në të të senatorit Lindesy Graham dhe qëndrimet e mëparshme të gjeneralëve të lartë amerikan, si dhe lëvizjet që është duke bërë Uashingtoni në Lindjen e Largët  në kontekstin e stërbitjeve ushtarake me vendet aleate, mund të nxjerrim konkulzionin që përbëhet pikërisht nga dy aspekte:

I pari, administrata e Trumpit synon me ngut që qendrën e rëndesës së politikës së saj të mbrojtjes t’a kalojë nga Europa dhe Lindja e Afërt në teatrin aziatik të përballjes ushtarake – para së gjithash me Kinën, dhe vetëm shumë më vonë me vende si puna e Koresë së Veriut etj. Këto vende “dytësore” tani i shërbejnë ekskluzivisht për mobilizimin e partnerëve të tyre për veprime të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara në kuadrin e strategjisë kyçe amerikane, sepse përshembull, programi bërthamor koreanoverior nuk ka sesi të mos shkaktojë shqetësim në Korenë e Jugut dhe Japoni, domethënë ato duhet t’a përceptojnë  si kërcënim. Dhe nga ky kërcënim atëherë – në mënyrë logjike – mund t’i shpëtojnë vetëm Shtete e Bashkuara. Askush nuk e pyet Tokion apo Seulin, sesi do të reflektohen këto gjëra në marrëdhëniet e tyre me Kinën. Në këtë aspekt duhet vështruar edhe kërkesa e pazakontë e ShBA-ve drejtuar Australisë dhe Japonisë mbi atë që duhet t’i bashkohen luftës amerikane kundër Kinës nëse ajo ndodh një ditë (në konteksin e sulmit kinez mbi Tajvanin).

Dhe përfundimisht, aspekti i dytë. Deklaratat e lartpërmendura të gjeneralëve amerikanë dhe Lindesy Grahamit pa dyshim kanë qëllim të kryejnë presion psikologjik mbi presidnetin rus Vladimir Putin që të pranojë planin paqesor Trumpit për Ukrainën. Në të vërtetë kjo është jo vetëm një punë Sizifi e cila kurrsesi nuk do të shpjerë në qëllimin e dëshiruar, por mund të jetë kontraproduktive edhe për vetë Trumpin. Ajo që gjithmonë pohoj dhe di si njohës i lëvizjeve politike dhe shoqërore ruse është se Putini kurrë nuk ka për të hequr dorë nga kërkesat e  tij për nisjen e negociatave (për to kemi folur disa herë dhe nuk po i përsëritim), të cilat gjithsesi i konsideron minimaliste në raport me ato të mëparshmet – dëshirat e pabëra kurrë publike mbi atë se çfarë dëshiron të fitojë me invazionin në Ukrianë në kuptimin e përfitimeve territoriale (ato, në nivel psikologjik dhe në vetëdijen e rusëve, janë të qarta që ç’ke me të dhe janë shumë më të mëdha se sa ato që synon të mbajë Putini). Thënë më saktë, i konsideron realiste, domethënë nga ato për të cilat nuk ka më kthim prapa. Trumpi këtë e di mirë dhe pikërisht për këtë anashkalon Putinin duke blerë kohë për të rreshtuar politikisht pazëll-in politik në ShBA dhe Europë në mënyrën sipas të cilës gjithsecili në fund mund ta tregojë si sukses gjë që për të është më e rëndësishmja.

Mgjithatë, me zhytjen e thellë në lojërat psikologjike të orientuara për nga “zbutja” e Putinit, si kërcënimet e gjeneralëve të tij ose nëpërmjet nënshktrimit të disa liderve europianë të cilët tashmë i kanë veshur çizmet ushtarake ndërsa në fakt kanë dalë mendsh, kanë humbur ndjesinë e realitetit dhe shikimin strategjik në të ardhmen – edhe vetë Trumpi shumë lehtë mund të gjendet në një pozitë të tillë që “kimia” e tij me Putinin shumë shpejt mund të shndërrohet në armiqësi të hapur. Një gjë të tillë, për fat të mirë, deri tani nuk duket se ka (sadoqë disa të çmendur do ta dëshironin) – por sa do të zgjasë kjo? Afati prej 50 ditësh dikur do të përfundojë pa dyshim. Kushedi se çfarë do të ndodhë pas tij, ndoshta edhe vetë Trumpi nuk e di?

Dhe për fundin. Është shumë domethënëse, 50-ditëshi i përmendur i Trumpit (disa e quajnë gabimisht – ultimatum), dhënë Putinit për të pranuar planin e  tij paqesor – përfundon një ditë para vizitës së Putinit te Xi Jinpingu në Pekin, me 2 shtator!

Kushedi ndoshta atje shkon edhe Trumpi në festimin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (shtator 1945- Dorëzimi pa kushte i Japonisë. Shën. i përkth.), e kështu që jemi që jemi, le të mbajmë  të gjithë sëbashku në samit të llojit të atij të Jaltës! Bota gjithsesi është e hutuar mjaftueshëm, e përse të mos e mendojmë nëj gjë të tillë?

Sepse është e vështirë që Putini dhe Xi-ja, në Pekin, pa Trumpin, të nënshkruajnë kapitullimin dhe pastaj me kryeultësi t’ia dërgojnë  atij, në mënyrë që ai më pas në Shtëpinë e Bardhë të organizojë festën e madhe të fitores. Nuk do të nëshkruajë ai sëbashku me ata, por sëpaku do t’u japë shkak për justifikim.

Festimi i përmendur në Shtëpinë e Bardhë për shkak të kapitullimin të dëshiruar ruso-kinez do të ishte i ngjashëm me atë në të cilin, pas një litre shampanjë të pirë për fitoren mbi Bashkimin Sovjetik në Luftën e Ftohtë, shumë heret e festonin zyrtarët e atëhershëm amerikanë edhe përkundër paralajmërimeve të njohësve analitikë mendjekthjellët të asaj kohe se poshtërimi i Rusisë që po lindte pikërisht në atë kohë mund të jetë – kontraproduktiv!


[i] https://www.geopolitika.news/analize/geopolitika/zoran-meter-pomahnitali-svijet-trumpov-senator-prijeti-moskvi-napadom-u-iranskom-stilu/

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

Related- Posts

FOKUS

Lindja e Mesme – ku dhe kur do të jetë më pas?

19 Korrik, 2025
FOKUS

Prof. Muhaj dhe “Historia e Retushuar”: Kur Pushtimi 5-shekullor serviret si Bashkëjetesë.

18 Korrik, 2025
Bota

Teherani mendon se Siria dhe Azerbajxhani po bëjnë “komplot” kundër Iranit

16 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ukraina fton Rusinë për raundin e radhës të bisedimeve javën e ardhshme

20 Korrik, 2025

Po e forcon pikërisht Donald Trump Evropën?

20 Korrik, 2025

Mijëra protestues mbushin rrugët e Tel-Avivit, kërkohet marrëveshje për Gazën

20 Korrik, 2025

Botë e çmendur: Senatori i Trumpit kërcënon Moskën me sulm sipas stilit iranian

20 Korrik, 2025

UNRWA: Izraeli po i lë civilët të uritur në Gaza,1 Milion Fëmijë në rrezik

20 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.