Kur Londra i frikësohet ndërprerjes së kontakteve me Moskën, është e qartë se ku gjendet Europa
Zoran Meter- geopolitika.news[i]
- Ukraina, me sulmet e saj kundër Rusisë, i shkakton asaj dëme të cilët janë soje më të vogla se ato që Rusia i shkakton asaj, sepse gjithsejt deri në 9% të municionit të hedhur nga ana e ushtrisë ukrainase arrin në shenjestër, ndërsa 100% e municionit rus godet shënjestrat e synuara në Ukrainë. Ky përpjestim, këtë e di mirë çdo analist – tregon qartë se cili është në pozitat e fituesit dhe cili në atë të humbësit. Për këtë nuk të çudit aspak teksti i Bloomberg-ut i datës 8 gusht, në të cilin nënvizohet se Perëndimi dhe Ukraina do të jenë të detyruar të plotësojnë kërkesën e Vladimir Putinit për tërheqjen e trupave ukrainase nga Donbasi në mënyrë që të përfundojë lufta, përveç rastit në të cilin sistemeve të mbrojtjes antiajrore ukrainase do t’u jepen raketat gjurmuese.
- A dëshiron Perëndimi të rrezikojë asgjësimin e tij për shkakun e Ukrainës? Nuk e besoj, pa marrë parasysh përpjeket se edhe ai vetë e paraqet luftën ukrainase si ekzistenciale. Sepse ajo me siguri nuk është e këtillë – sidomos në kuptimin e formimit të raporteve të reja reciproke mbi bazën e multipolaritetit – gjë të cilën Perëndimi, mbi të gjithë ShBA-të ende e kundërshtojnë. Por multipolariteti, sadoqë ai mund të jetë i pakëndshëm për dikë që është mësuar për 200 vite të drejtojë proceset globale – është ku e ku e keqe më e vogël se asgjësimi.
- Tani për tani forcohet vetëm pesimizmi. Kjo sepse, nuk do të mbahet takimi i paralajmëruar kësaj jave i besnikëve të Trumpit Steve Witkoff dhe Jared Kushner me Putinin në Moskë . Është e qartë se ata nuk kanë çfarë të ofrojnë duke patur parasysh pozitat e kundërvëna të palëve në konflikt. Me siguri Putini do t’i pyeste çfarë kanë të re për të afruar pasi amerikanët shkelën propozimin e tyre të marrëveshjes nga Anchorage në cilin ai e pati pranuar (duhet thënë edhe përkundër kundërshtimit të përfaqësuesve rusë të vijës së ashpër të cilët ende ëndërrojnë për Odesën dhe jo vetëm për atë)?
Bota është në prag të konfliktit të madh dhe koha para nesh sëshpejti do të jetë ajo në të cilën do të duhet të merren vendime strategjike të rëndësishme – si kontinentale (europiane) ashtue dhe globale. Është akoma e vështirë të dihet se në cilin drejtim do të shkojë – drejt përshkallëzimit apo depërshkallëzimit, por dihet se çfarë vjen domosdoshmërisht, sepse gjendja në vatrat e krizës është e tillë që nuk do të mund të vazhdojë për një kohë të gjatë të mbetet realtivisht e administrueshme, sikurse është tani – me mundësinë e “formimit të numurit” dhe ngritjen e receptorit të telefoni mes Moskës dhe Uashingtonit, nëse një gjë e tillë nuk mundet më mes Moskës dhe Londrës.
Sepse, mes Rusisë dhe Britanisë së Madhe pothuajse që prej katër vitesh një gjë e tillë nuk ishte e mundur, gjë e cila te kjo e fundit ka nisur të shkaktojë, do të thoja frikë të shëndetshme. Dhe meqë është kësisoj, është e qartë se bota dhe Europa nuk po ecin në drejtimin e duhur – sepse Londra, nëse vërtetë nuk i drejton më proceset kryesore gjeopolitike sikurse bënte gjatë Luftës së Dytë Botërore, por është shndërruar një ekspoziturë të Uashingtonit – ajo soje merr pjesë që ç’ke me të në këto procese, gjë do të thotë se ka ndjesinë e zhvilluar instinktive të shkelë frenat para se kjo të jetë tejet vonë. Megjithatë, pyetja është nëse kjo ndjesi e ka mashtruar kësaj here, në kuptimin se ka ardhur tejet vonë?
Sikurse shkruante javën e kaluar The Times-i britanik në teksin e autores Larise Brown, Britania e Madhe dëshiron të rinovojë kontaktet ushtarake në nivel të lartë me Rusinë për shkak të frikës së diplomatëve se mosmarrëveshja në det të hapur mund të shkaktojë konflikt më të gjërë. Megjithatë, sikurse shihet nga konkluzioni i vetë këtij teksti –Moska nuk e ngre më telefonin për thirrjet që i vinë nga Londra. Personalisht një gjë e tillë nuk më çudit. Moska, me të filluar lufta ukrainase nisi ta konsiderojë Britaninë e Madhe si armikun më të madh – armik i cili këtë luftë e shfrytëzon për larje llogarish me ndërmjetësim (proxy) me Rusinë, ekskluzivisht në përfitim të interesave të saj kombëtare.
Para se me disa fjali, të them se çfarë analistët rusë, të afërt me Kremlinin, në muajt e fundit, flasin publikisht në mediat publike shtetërore ruse mbi Britaninë e Madhe, shkurt po sjell se çfarë saktësisht shkrihet në tekstin e lartpërmendur të The Times-it.
Filimisht konstatohet se bisedimet e fundit në nivel të lartë mes dy shteteve janë mbajtur në muajin shtator të vitit 2022. Ata bisedime, “një burim” i përshkroi si “shumë të sinqerta” mes Valerij Gerasimovit dhe Toni Radakinit, shefit të shtabit të atëhershëm të mbrojtjes.
“Pasi marshalli i RAF-it Sër Richard Kninghton, shtatorin e kaluar zëvendësoi Radakinin në postin e komandantti të lartë, edhe ky u përpoq të kontaktojë me Gerasimovin. Gerasimovi nuk u përgjigj, Tani, pas incidenteve të para pak kohëve në la Mansh, në Detin e Norvegjisë dhe vende të tjera, ministri i ri Wes Streeting dhe komandanti i tij kryesor janë në presion për të “rinovuar” kanalet e komunikimit nga frika e “përshallëzimit të paqëllimshëm”.
The Times-i mori vesh se zyrtarët e lartë dhe diplomatët shprehin shqetësim për shkakun e mungesës së komunikimit mes palëve dhe rreziku se ndonjë mosmarrëveshje në det të hapur mund të bëhet katalizator për ndonjë konflikt më të gjërë me Rusinë.
John Foreman, ish atashé ushtarak në Moskë dhe në Kiev tha se “ekiston nevoja urgjente për rinisjen e bisedimeve nëse Britania dëshiron të veprojë në Veriun e Largët, rajon i cili mund të bëhet fushë potenciale beteje për shkak të tensioneve në ngritje mes aleatëve perëndimorë dhe Rusisë. “Nëse komandanti i Shtabit të përgjithshëm mendon se është koha më e rrezikshme në këta 30 vitet e tij në shërbim, atëherë ndoshta është koha për ide të reja”, shtoi Foremani. Tha se “Pa dialoig, nuk mund të arrihet zgjidhje”.
Për atë se gjendja është tejet serioze flasin e incidentet e njohura nga opinioni publik mes ushtrive të të dy shteteve. Kësisoj, media britanike nënvizon disa prej tyre:
Në muajin qershor anija luftarake ruse lëshoi disa predha paralajmëruese kundër një jahti britanik në La Mansh… kur fregata Admiral Grigorovich ua preu rrugën. Muajin e kaluar, avioni luftarak rus i’u afrua rrezikshëm anijes drejtuese të Flotës detare mbretërore dhe lëshoi një sasi të madhe mjetesh për kontroll detar në ujërat rreth saj. Bear-F (Tu-142, rus), avioni i madh antinëndetëse me rreze të largët veprimi, bëri shumë herë manovra “joprofesionale dhe të pasigurta” në afërsi të aeroplanmbajtëses HMS Prince of Wales, Fotografitë shënuan se ai po fluturonte “pakuptueshmërisht afër” anijes më të madhe luftarake të Mbretërisë së Bashkuar ndërsa ajo po lundronte në Detin e Norvegjisë nën komandën e NATO-s”.
Media konstaton edhe këtë: “Pasardhësi i Wallace, John Healey nuk ka komunikuar asnjëherë me Sergej Shojgun ose me pasardhësin e tij Andrej Bellousov. Këto ftesa janë rregulluar zakonisht nëpërmjet atasheut ushtarak, por në muajin maj të vitit 2024 Britania e Madhe e dëboi atë nga Londra me akuzën për spiunazh – si “oficer i parregjistruar i shërbimit informativ ushtarak”. Për hakmarrje, Moska dëboi Adrian Coghillin, atasheun ushtarak britanik për shkak të “veprimeve armiqësore dhe antiruse” nga ana e Britanisë së Madhe... këtë vendim Foremani e quajti vetëvrasës (për Britaninë e Madhe. shën. i aut.)
Burimi qeveritar deklaron” “Çështja e kanaleve të komunikimit po e humbet rëndësinë, meqënëse pala ruse nuk dëshiron t’u përgjigjet thirrjeve telefonike”.
Zëdhënësi i qeverisë britanike nënvizoi se dialogu ushtarak me Rusinë “… ndihmon në mbrojtjen e interesave të Mbretërisë së Bashkuar dhe drejtimin e rrezikut nga përshkallëzimi”. “Si fuqi ushtarake e përgjegjshme, pohojmë me vetëdije të plotë se dialogu në nivel të lartë me Rusinë është kryesor. Na vjen keq që Rusia nuk ka vullnet të marrë pjesë në këtë dialog”.
Këtu do të sillja në kujtesë edhe deklaratat e javës së kaluar të udhëheqësit rus Vladimir Putin me rastin e pjesëmarrjes në stërvitjen përmbyllëse të flotës ruse të oqeanit të Qetë. Foli, mes tjerash, edhe mbi deklaratat europiane (nga paketa e re e 21-të e sanksioneve të BE-së) për konfiskimin e anijeve ruse. Fillimisht po sqaroj se vendet perëndimore, relativisht rrallë, por gjithsesi i ndalojnë tankerët që i përkasin “flotës hije” ruse, por më pas i lëhsojnë menjëherë pasi paguajnë gjobën. Megjithatë, në fund të muajit korrik BE-ja miratoi blerjen e naftës dhe ngarkesave të konfiskuara nga këta tankerë. Tani vendet e BE-së mund të shesin naftë dhe mallra të tjera të konfiskuara nga tankerët rusë pas ndalimit të tyre gjatë operacioneve të realizuara për sanksionet detare. Deri tani vendet europiane nuk kishin mundësi ta zotëronin mallin pasi anijet mbaheshin. Por tashmë nuk do të bëhet vetëm për naftën. Në rast konfiskimi, edhe gruri rus gjithashtu mund të nxirret në shitje- sikurse bëri me dije Euractiv-i.
Tani le të shohim se çfarë tha saktësisht Putini, pak a shumë me qetësi (ekziston regjistrimi në Youtube), por dukshëm me vendosmëri, veshur me uniformë ushtarake, para oficerëve të lartë të marinës detare:
“Dëshiroj të drejton vëmendjen te vendimet e para pak kohëve të Bashkimit Europian. Shohim se qeveritë e disa vendeve, duke shkalur të drejtën detare, përpiqen të kufizojnë lëvizjen e mjeteve lundruese pronë e subjekteve tona ekonimike. Para pak kohësh madje shqyrtuan konfiskimin e mjeteve tona lundruse dhe shitjen e pronës së vjedhur. Natyrisht, kjo nuk është asgjë më pak veçse pirateri dhe plaçktije. Nëse një gjë e tillë realizohet, do të jemi të detyruar të përgjigjemi me të njëjtën masë. Kjo nuk do të ndodhë detyrimisht në të njëjtat ujera ku janë planifikuar sulmet ndaj anijeve ruse. Por atje ku do t’a shohim të nevojshme dhe të përshtatshme, kudoqoftë, përfshirë edhe brenda zonave nën përgjegjësinë e Flotës së Pacifikut. Një urdhër i tillë tashmë i është dhënë Ministrisë së mbrojtjes, di gjithashtu se i është përcjellë Flotës së Pacifikut…”.
Këtu nuk dëshiroj të komentoj, por po u’a lë të gjithëve të mendoni. Tani do t’u kthehem deklaratave mbi raportet e Rusisë dhe Britanisë së Madhe të cilat vinë nga goja e analistëve kryesorë rusë.
“Do t’i zhytim ishujt Britanikë”
E para, Britaninë e konsideorjnë si armiken më të madhe të Rusisë qysh nga koha e ekzistencës së dy perandorive të mëdha- asaj Britanike dhe Ruse – ndërsa operaciuonet e tanishme në Ukrainë i konsiderojnë pothuajse shpallje e hapur lufte kundër Rusisë. Për këtë nënvizojnë se politika e Londrës ndaj Rusisë fshihet pas çadrës bërthamore amerikane, megjithëse edhe Britania vetë ka kapacitete bërthamore.
Megjithatë, analistët rusë shprehen se raketat bërthamore angleze (bashkë me ato franceze- diçka më pak se 600 koka sëbashku), mund t’i bëjnë dëme të mëdha Rusisë, por jo ekzistenciale, domethënë Rusia do t’i mbijetonte sulmeve të tyre. Por raketet strategjike ndërkontinentale ruse – të cilat këto të dyja as që i kanë fare – “do t’i zhysnin ishujt britanikë”, domethënë nuk do të kishte jetë më në to.
Në një retorikë të këtillë, dhe krahas faktit se Moska, ose më mirë të themi komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ruse nuk e ngre më telefonin për thirrjet që i viunë nga Londra (me Uashingtonin kjo është gjë tjetër e cila trego qartë se cili është ai që tërheq të gjithë fijet në Perëndim dhe se me cilin dëshiron të bisedojë Moska) – është e dukshme se në cilin drejtim po ecën, po e quaj kështu, kriza e sigurisë në Europë megjithëse kjo nuk quhet kështu zyrtarisht, megjithëse shumë shpejt edhe mund të quhet e tillë.
Në konfliktin ukrainas “hidhet benzinë” me shpejtësi
Ne qendër të kësaj krize, natyrisht, është Ukraina dhe konflikti i atjeshëm luftarak të cilit gjithnjë e më shumë po “i hidhet bezninë” e kësisoj flaka e saj, nëse nuk ndryshon shpejt ndonjë gjë për mirë, shumë lehtë mund të përhapet jashtë kufinjve të këtij vendi. Për më shumë, konflikti është zgjeruar edhe në Rusi. Dhe kur është kështu, dhe ku bëhet fjalë për një superfuqi bërhamore të përfshirë në një luftë të cilën ajo nuk guxon kurrsesi t’a humbasë sepse ajo humbet gjithçka (ndikimin gjeopolitik, stabilitetin e brendshëm e ndoshta edhe formën e tanishme gjeografike) është e qartë se për çfarë po paralajmëroj,
Luftën ukrainase deri tani e karakterizojnë, e para goditjet me raketa balistike, gjurmuese dhe supersonike, si dhe me dronë, të cilët janë bërë sistematike dhe me intensitet më të pakët – që po vazhdojnë që nga fundi i qershorit. Seri tani janë shkëmbyer në intervale të ndryshme kohore, jo rrallë edhe si pasojë e lëvizjeve të caktuara ushtarake ukrainase ndaj Rusisë gjë e cila e ka irrituar opinionin publik rus por edhe qarqet analitike të afërta me Kremlinin. Për këtë ishin me vëllim të vogël dhe të përqëndruar kryesisht në objekte energjetike ose ato të lidhura me prodhimet ushtarake. Dhe e dyta, luftën e karakterisojnë goditjet ukrainase me shumicë të madhe dronë në thellësi të Rusisë, të cilët vazhdojnë pothuajse paralelisht me nisjen e luftës amerikano-izraelite kundër Iranit, domethenë që nga fundi i muajit shkurt.
Megjithatë, ajo q ënë të gjithë këtë është e keqe për Ukrainën është se sulmet ruse kanë ku e ku efekt më të madh shkatërrues duke patur parasysh ndryshimin në sasitë e ngarkesave eksplozive të raketave ruse në raport me dronët relativisht të vegjël ukrainas të cilët godasin gjithandej nëpër Rusi. Mjafton të vëmë në duke një problem të ri dhe të madh për Kievin, e cili gjithnjë e më shumë po merr karakter ndërkombëtar (Ukraina është eksportuese e madhe e prodhimeve bujqësore dhe jo vetëm atyre); goditjet sistematike ajrore ruse nëpër portet e Detit të Zi dhe anijeve që lundrojnë në të, të cilat de facto kanë shkaktuar bllokadën detare të këtij vendi. Portet ukrainase në Detin e Zi janë jashtë përdorimit që nga 22 korriku! Është paralizuar edhe eksporti i prodhimeve kryesore ukrainase (bujqësore dhe metalurgjike nga të cilët vendi merr shumicën e mjeteve financiare për buxhetin e tij), si dhe importi i prodhimeve të domosdoshme (mes tjerash edhe shumicës së armatimeve). Mendoj se së shpejti do të nisin e të merren vesh për “marrëveshjen e re mbi grurin”, si puna e asaj të vitit 2022, sepse një numur i madhe vendesh të botës varet nga gruri rus dhe ai ukrainas, ndërsa destabiliteti ose mungesa e tij që mund të shkaktojë në ato vende nuk i lë ata indiferentë. Këtu mendoj edhe për vendet arabe, si dhe ato afrikane. Shumë prej tyre kanë raporte miqësore me Rusinë e kësisoj për atë është e vështirë t’i lërë të uritur. Për më shumë se me 13 gusht Zalenski propozoi ndërprerjen e njëanshme të luftimeve dhe sulmeve në akuatoriumin e Detit të Zi (Moska e hodhi poshtë).
Në lidhje me këtë nuk të çudit fakti se Turqia javën e kaluar propozoi një inicitivë të re mbi krijimin e dy koridoreve të reja për lundrim në Detin e Zi – njëri për Ukrainën dhe tjetri për Rusinë (sepse edhe prtet ruse janë sulmuar, si edhe infrastruktura në Krime dhe në zonën e Novorosijskut, në bregun lindor të këtij deti). Për këtë është i dukshëm fakti se kjo iniciativë erdhi vetëm pas bllokadës nga ana e rusëve të portit të Odesës së Madhe, dhe jo pas sulmeve të mëparshme ajrore ukraianse me dronë ajrorë dhe detarë nëpër kapacitetet portuale ruse dhe anijet në Detin e Zi ku Ukraina, sipas infornacioneve të saj, ka asgjësuar mes 20 dhe 30 anije tregtare, kryesisht të klasës së vogël dhe të mesme.
Por vështirë se mund të realziohet kjo iniciativë e Ankarasë. Këtë iniciativë, Moska e lidh direkt me presionet e Departamentit të Shtetit ndaj Turqisë për të rritur eksportin e armëve të tij drejt Ukrainës, dhe përveç kësaj, të gjithë këtë e kushtëzon me nisjen e negociatave, natyrisht, sipas kushteve të tij. Në saktë, sipas marrëveshjes e cila është arritur në samitin mes Donald Trumpit dhe Vladimir Putini para një viti në Alaksë, nën të cilën Rusai nuk dëshiron të shkohet aspak. Kësaj teme do t’i rikthehemi më poshtë në këtë teskt.
Rusia deri tani ka kartat më të forta
Nga arësyet e përmendura me sipër, nëse vazhdohet kështu edhe më tej – “loja” e cfilitjes reciproke të Rusisë dhe Ukrainës e përcaktuar që më përpara në kuptimin e fituesit përfundimtar. Javën e kaluar zyrtari i lartë ushtarak ukrainas, zëvendësi i Drejtorisë qaendrore të zbulimit (GUR) të Ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës, Vadim Skibitsky, tha se Rusia plotëson dhe tejkalon planet e saj për prodhimin e llojeve kryesore të raketave, e soje nuk pritet pauzë e gjatë në granatimin e Ukrainës. Sipas fjalëve të tij, Rusia momentalisht ka reth 400 predha për komplekset e saj S-400, 130 predha raketore Iskandder-M dhe 100 KN-24 koreanoverviore. Gjithsejt Rusia e përmbush planin e saj mujor për këto lloje armësh raketore në masën 110-120%, tha Skibitsky, duke sjellë në kujtesë përgagtitjet për ndëprerjen e furnizimit me energji elektrike dhe gaz. (Intervistë dhënë “RBK-Ukraina”).
Por, meqënëse Rusia po zhvillon më shpejt se pritej versionin e saj të Starlink-ut (të miliadrderit amerikan Elon Musk i cili ia dorëzoi Pentagonit përdorimin e të cilit Kievi i shfrytëzon për goditje precize në thellësi të territorit të Rusisë) – sistemin satelitor Rassvet, i cili mundëson realizimin e goditjeve precize në shënjestrat ukrainase.
Para se ta zhvilloj më tej mendimin tim mbi këtë temë, po i drejtohem një teksti interesant sepse flet për atë që unë e kam thënë prej një kohe të gjatë. Me datë 11 gusht, agjensia amerikane AF në artikullin e saj me titull “Trump hold Ukraine It had no cards. Then Kyiv took War to Russia“ (mund ta lexoni të plotë në portalin www.Inquirer të datës 13 gusht) konstaton se”… Kievi e forcoi fushatën e goditjeve me largësihedhje të madhe brenda Rusisë dhe në territoret që ka pushtuar Rusia, rriti prodhimin e armëve shënjestroi mbrojtjen kundërajrore ruse dhe goditi infrastrukturën dhe magazinat e një tregtari të madh duke menduar se rusët e zakonshëm do t’i ndjejnë pasojat e konfliktit”.…”Por meqënëse sulmet ukrainase janë intensifikuar, po ashtu janë intensifikuar edhe ata ruse – ndërsa Kievi përballet me sfida të mëdha në mbrojtje nga ato për shkak të mungesës së raketave kundërajrore Patriot”…”Megjithëse duket se përpjekjet ukrainase e kanë ndryshuar rrëfimin mbi luftën në Uashington, ende nuk është e qartë nëse do të arrijnë ta shtyjnë Putinin në tryezën e biseëdimeve. Sulmet ukrainase kanë si qëllim groposjen e idesë se Rusia mund t’ia lejojë vetes që “kjo të lihet të vazhdojë”, tha Jack Watling, bashkëpuntor i lartë në think thankun londinez RUSI.
Problemi është se, nëse do të arrijë, e kjo varet nga sa dëme mund të japë Ukraina. “Është e logjikshme, deri mbi një prag të caktuar kjo funksionon, por nëse mund t’a arrijë këtë prag kjo është çështje interesante”- edhe ajo e cila sëpaku pjesërisht varet nga faktorë jashtë kontrollit të Kievit, si puna e ndihmës financiare europiane”.
Më poshtë ne tesktin në fjalë numurohet se këtë vit Ukraina i ka intensifikuar sulmet në thellësi të Rusisë, kundër infrastrukturës së saj energjetike dhe magazinave të Wildberries (analogu popullor rus i Amazonit amerikan – për blerjen e mallrave nëpërmjet internetit), por nënvizon edhe si më poshtë: “Nuk është akoma e qartë nëse sulmet ukrainase janë të efektshme – disa ndoshta kanë rezultuar me dëme minimale ose kurrfarë dëmesh. Në maj dhe në qershor Ukraina deklaroi se ka goditur disa objekte satelitore, përgjuese ose infromative në Rusi, por pamjet satelitore që ka analizuar FP nuk treguan dëme të mëdha”.
Më pas në tekst thuhet se Ukraina ka përparësi sepse përdor sistemin satelitor amerikan të navigimit Starlink por menjëherë më pas shton fjalët e komandantit ukrainas të sektorit të luftës me dronë, togerit Robert “Magyar” Brovdi, i cili paralajmëron se rusët gjithashtu për ndërtojnë versionin e tyre të Starlinkut dhe po instalojnë sisteme të cilët pengojnë lidhjet e Starlinkut.
Dhe ajo që është për mua elementi më i rëndësishëm në këtë tekst të medias amerikane është ajo që thotë analisti i lartpërmendut Jack Watling: “Ukraina ende nuk është në gjendje të prodhojë predhat që i nevojiten. Gjithashtu Ukrainës i duhet kohë të përpunojë sisteme të cilët mund të qëllojnë mjaft me saktësi ata objekte të cilët Kievi është ndjerë rehat për goditjet në thellsi të Rusisë”. Edhe pse Ukraina ka nisur të zgjidhë problemet e navigimit të raketave të saj, si puna e Flamongos, kjo armë ende nuk është mjaftueshëm e saktë – ose edhe e fshehtë – sikurse analogët e saj perëndimorë. Kjo shpesh do të thotë se mund të hedhen me qindra dronë nëse mënyrë që të mbizotërohet mbrojtja kundërajrore ruse dhe t’u mundësojë raketave të kalojnë. Kjo është mënyrë e shtrenjtë dhe afatgjatë e të bërit të luftës meqënse vetëm 5% deri në 9% e atyre që lëshon Ukraina mund të depërtojnë mbrojtjen kundërajrore ruse, sipas Watlingut.
Ekuacioni që shqetëson Perëndimin
Tani po i kthehem përsëri analizës time. Fraza e fundit e tekstit të lartpërmendur edhe kryesore. Kur asaj i shtojmë edhe ato që të gjithë tashmë i dinë – edhe në Ukrainë edhe në Perëndim, dhe kjo është se Ukraina nuk ka më antiraketa për asgjësimin e rakletave balistike ruse dhe projektilëve të tjerë – vimë të ekuacioni ose konkluzioni logjik si më poshtë:
Ukraina me sulmet e mëdha dhe të shtrenjta (si për veten e saj ashtue dhe për Perëndimin) kundër Rusisë po i shkakton asaj dëme të pakëndshme të cilët janë soje shumë më të vogla se ato që i shkakton asaj Rusia, sepse gjithsjet 9% e raketave të hedhura nga ana e Ukrianës arrin në shënjestër, ndërsa 100% e raketave ruse godasin shenjëstrat e synuara në Ukrainë. Ky përpjestim, këtë e di mirë çdo analist – tregon qartë se cili është në anën humbëse e cili në atë fituese.
Për këtë nuk, të çudit aspak teksti i Bloomberg-ut i datës 8 gusht të autorit Marc Champion me titull: „Westwrn Allies Are about To Far Ukraine, Agein“.
Në këtë tekst nënvizohet se Perëndimi dhe Ukraina mund të detyrohen të kënaqin kërkesën e presidentit rus Vladimir Putin për tërheqjen e trupave ukranase nga Donbasi në mënyrë që të përfundojë lufta, nëse sistemet e mbojtjes së forcave kundërajrore ukrianase nuk furnizohen me gjurmes raketorë.
Media në fjalë shkruan se sulmet ukrainase kundër Rusisë kanë patur ndikim me rëndësi, por nuk mund të mbahen për një kohë të gjatë për shkak të ngadalsimit të dërgimit të raketave të mbrojtjes antiajrore. Në këtë fazë çdo përpjekje për bisedime duket pak e mundshme, sepse Vladimir Putini sheh në horizont ndryshime të mëdha në favor të tij” Për këtë Bloombeg-u nënvizon se Italia dhe Franca bisedojnë për transferimin në Ukrainë të të municioneve të tyre antiajrore për sistemet e tyre të mbrojtjes antiajrore SAMP/T, por rezervat e tyre janë akoma më të kufizuara se ato në Shtetet e Bashkuara. Më tej, ato nuk janë në gjendje të ndërpresin raketat balkistike ruse. Për këtë në Perëndim mbeten tri mundësi: të gjenden urgjentisht armë të cilat i nevojiten Ukrainës, të pranohen kërkesat ruse për tërheqjen e trupave nga Donbasi ose të vazhdohet lufta sëpaku deri në vitin 2027, edhe përkundër faktit se dimri do të jetë jashtëzakonisht i vështirë për Ukrainën.
Ky tekst përputhet në shumë gjëra me tekstin e përmendur të medias POLITICO, e cila, mes tjerash nënvizon se gjithnjë e më shumë shtete europiane flasin se nuk janë më në gjendje të dërgojnë raketa në Ukrainë për shkak të rerzikut që paraqet kjo për interesat e tyre kombëtare.
Konkluzion
Perëndimi dhe Ukraina, nëpërmjet sulmeve në shënjestrat ruse këmbëngulin t’a destabilizojnë Rusinë nga brenda. Në Rusi, në muajin shtator, mbahen zgjedhjet parlamentare, Për këtë, ende ekziston shpresa se ndoshta mund të fillojë ndonjë ofensivë e re ukrainase në fushën e luftës, ndërsa këmbëngulet që të zgjidhet problemi me Patriotët për Mbrojtjen kundërajrore të Ukrainës (MKA). Qëllimi përfundimtar – jo më fitorja ukrainase ose më mirë të themi perëndimore, por detyrimi i Putinit për të bërë lëshime dhe për të përfunduar luftën sipas kushteve perëndimore.
Për gjithçka sa më sipër afati është vjeshta, në të kundërt, nëse Putini nuk përkulet nën presionet qoftë të brendshme, qoftë të jashtme – vijon vazhdimi i luftës edhe gjatë dimrit, tejet i papërshtatshëm për Ukrainën për shkak të mungesës së mjeteve të MKA-së dhe saktësisë vrastare të raketave ruse të cilat duket qartë se nuk po shterojnë. Kjo i hap rrugën vazhdimit të agonisë së luftës edhe vitin e ardhshëm me të gjitha pasojat financiare dhe të sigurisë edhe për Perëndimin.
Alternativa e këtij skenari në fakt më të mundshëm (vazhdimit të luftës edhe gjatë dimrit dhe vitit të ardhshëm) duke patur parasysh se në Rusi nuk ka ende mjaftueshëm potencial rezistence të brendshme ndaj pushtetit dhe luftës në përgjithësi, ndërsa Putini duket i vendosur në këmbënguljen për të realizuar synimet e luftës – e vetmja gjë që mbetet është të pranohen kushtet e miratuara nga Trumpi dhe Putini në Alaska para një viti, ose të vazhdohet me luftën e rrezikshme me shanse gjithnjë e më të mëdha për përshkallëzimin e saj edhe në Europë, me mundësinë e kalimit në konflikt bërthamor.
Sepse, nëse gjendja në fushëbeteja, për ndonjë arësye bëhet kritike për Moskën, ose nëse goditjet ukrainase bëhen më të forta nëpërmjet përdorimit intensiv të raketave balistike (gjë që nuk përjashtohet, sepse edhe tani po përdoren raketat ukrainase Flamengo, por pak a shumë rrallë dhe me jo shumë precizion por me kalimin e kohës me siguri që kjo mund të ndreqet) ose shteti përballet me presione serioze me bllokadën e eksportit të naftës gjë të cilën po e përgatit BE-ja por edhe ShBA-të me ligjin e propozuar të saj mbi “sanksionet e ferrit” (kryesisht kundër Indisë dhe Kinës nëse do të vazhdojnë të blejnë naftën ruse) gjë për të cilën Dhoma e përfaqësuesve ndoshta do ta votojë në mesin e muajit shtatir – është shumë i mundshëm përshkallëzimi rus në Europë, me kërcënimin që të shkojë deri në fund me çfarëdo çmimi- sipas nevojës edhe duke përdorur armën bërthamore.
Me këtë akt Perëndimi do të vihej para dilemës kyçe: a ia vlen më të këmbëngulet në dëshirat e tij të lartpërmendura të lidhura me sulmet në thellësi të territorit rus, apo është më mirë të pranohet ajo për të cilën është rënë dakord në Alaskë?
Putini di mjaft mirë për këtë mundësi, por edhe për rreziqet që ajo mbart për vetë Rusinë nëse Perëndimi (lexo: ShBA-të) vendosin për vazhdimin e konfliktit me çdo çmim, përfshirë edhe luftën bërthamore. Por, nëse Rusia vjen në një situatë të paparë e cila kërcënon me humbjen e luftës me të gjitha pasojat që vinë pas saj – Putini me siguri do të rreziokjë sipas asaj frazës “të dalë ku të dalë”, sepse rrugëdalje tjetër nuk do të ketë. Për këtë, më besoni, ka mbështetje të mjaftueshme në opinionin publik rus i cili tani, edhe përkundër sulmeve aspak të këndshme ukrainase, është gjithnjë e më i kënaqur me përgjigjen luftarake kundër Ukrainës gjë të cilën e ka kërkuar prej kohësh. Këtë e dëshiron ku e ku më shumë sesa kompromiset nga ana e rusëve, për të mos folur pastaj për humbjen. Ai që nuk e njeh historinë ruse dhe mentalitetin rus ndoshta këtë nuk mund t’a kuptojë, por gjithsesi kështu është.
A dëshiron atëherë Perëndimi të rrezikojë asgjësimin reciprok për shkak të Ukrainës? Nuk e besoj një gjë të tillë, pa marrë parasysh të gjitha përpjekjet që ai ta paraqesë luftën ukrianase si ekzistenciale për veten e tij. Sepse, me siguri, ajo nuk është e tillë- megjithëse do të ketë pasoja të mëdha gjeopolitike – sidomos në kuptimin e formimit të raporteve të reja ndërkombëtare mbi bazën e multipolaritetit – gjë të cilën Perëndimi, para të gjithëve ShBA-të ende e kundërshtojnë. Por multipolariteti, sadoqë ai mund të jetë i pakëndshëm për dikë që është mësuar për 200 vite të drejtojë proceset globale – është soje e keqe shumë më e vogël se asgjësimi reciprok
Zëra të pakonfirmuar
Me këtë rast dëshiroj të theksoj se kohët e fundit janë shfaqur zëra sipas të cilave rrethi më i ngushtë i Trumpit dëshiron t’i ofrojë Putinit një version të përpuanuar të marrëveshjes së Alaskës, e cila i lejon Kievit që ai të mos i tërheqë forcat e tij nga pjesët e Donbasit që aktualisht i kontrollon, domethënë që konflikti të “ngrihet” në linjat e tanishme të ndarjes gjë e cila do t’a lehtësonte atë për t’ia paraqitur popullit ukrainas si njëfarë fitoreje, ndërsa Rusisë dy qytetet e mëdhenj të cilët nuk janë ende nën kotrollin e saj-Krakatorsk dhe Sllavjansk, nuk do të thonë ndonjë gjë të madhe për të. Për më shumë që Moskës në këtë rast ndoshta do të duhet t’i bëhen lëshime të mëdha – mbi të gjtiha në sferën e sigurisë, ekonomisë dhe statusit të territoreve të pushtuara të cilët do të njiheshin si territore ruse.
Ndoshta do të bëhet fjalë edhe për garanci që Ukraina nuk do të hyjë në NATO dhe se do të mbetet shtet jobërthamor, mbi heqjen e sanksioneve amerikane dhe “vetëm” njohjen amerikane të juridiksionit rus në territoret e pushtuara – ndooshta pa atë që këtë gjë t’a bëjë edhe Ukraina dhe vendet europiane. Për Rusinë, sikurse shpresojnë propozuesit (nëse zërat janë të vërtetë) ndoshta do të ishte e mjaftueshme që pas kësaj marrëveshje të qëndrojnë vetëm ShBA-të, sepse atëherë, në rast përpjekjeje të shkeljes së marrëveshjes nga ana e Ukrainës ose Europës (përpjekje të kalimit të kufirit të ngrirë me synim rikthimin nën kontroll të territoreve të okupuara) Moska do të kishte të drejtën për një përgjigje të fortë luftarake, pa frikën se asaj mund t’i kundërvihen ShBA-të.
Megjithatë, nuk ka bash kurfarë garancish që këtë obsion (nëse shqyrtohet seriozisht) t’a pranojë Kievi, madje as Moska – megjithëse më duket se ajo në një rast të tillë do të fitonte më shumë. Sepse thjesht ka shumë mosbesime dhe interesa plotësisht të kundërvëna mes ShBA-ve dhe Europës rreth Ukrainës në njërën anë dhe Rusisë në anën tjetër që të mund të ishim sëpaku lehtësisht optimistë.
Por nëse shkohet drejt përshkallëzimit të lartpërmendur në drejtimin e konfliktit bërthamor gjërat mund të ecin në drejtim tjetër – gjë e cila përsëri do të varet nga Uashnigtni, domethënë nga vendimi sesi ai do të reagonte ndaj kërcënimit rus ultimativ, pas të cilit nuk ka më vend për provim në vjeshtë.
Tani për tani forocohet vetëm pesimizmi. Në të vërtetë, vizita e përmendur e kësaj jave e Steve Witkoffit dhe Jared Kushnerit në Kiev e më pas në Moskë nuk do të mbahet. Është e qartë se nuk kanë se çfarë të ofrojnë në lidhje me pozicionet e palëve në konflikt. Me siguri Putini do t’i pyeste çfarë kanë të re për të afruar pasi amerikanët shkelën propozimin e tyre të marrëveshjes nga Anchorage në cilin ai e pati pranuar (duhet thënë edhe përkundër kundërshtimit të përfaqësuesve rusë të vijës së ashpër të cilët ende ëndërrojnë për Odesën dhe jo vetëm për atë)?
[i] https://www.geopolitika.news/analize/tjedna-analiza-zorana-metera/tjedna-analiza-zorana-metera-kad-se-london-boji-prekida-kontakata-s-moskvom-jasno-je-u-cemu-se-nasla-eu/
Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA




























































